Bulqiza ime

Bulqiza ime Bulqizaime.al është nën pronësinë e BI MEDIA.

Bulqizaime.al është portal lajmesh në rajonin e Dibrës, me informacione për ngjarjet lokale, kulturën, ekonominë, politikën dhe gazetarinë hulumtuese duke siguruar një informim të paanshëm dhe të besueshëm.

Qeveria po avancon me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040, një dokument që synon të transf...
07/08/2026

Qeveria po avancon me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Sektorit Minerar 2026–2040, një dokument që synon të transformojë industrinë minerare shqiptare përmes zgjerimit të kërkimeve gjeologjike, modernizimit të sektorit dhe rritjes së investimeve private.

Lajmi në koment 👇

07/08/2026

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu mesditën e së premtes fshatin Plan i Bardhë, në Klos, duke rrezikuar banesa dhe detyruar autoritetet të ndërhyjnë me forca të shumta për vënien e flakëve nën kontroll.

Për shkak të përhapjes së zjarrit pranë zonës së banuar, Bashkia Klos bëri një thirrje publike për ndihmë, duke e cilësuar situatën si të rëndë dhe duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe vullnetarëve në përballimin e emergjencës.

Gjatë ndërhyrjes u evakua një i moshuar me aftësi të kufizuar, i cili u shpëtua pa pësuar lëndime apo dëme. Disa banesa të braktisura u dogjën plotësisht.

Pas disa orësh pune në terren, autoritetet njoftuan se vatra e zjarrit u vendos nën kontroll falë një operacioni të koordinuar mes Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse të Dibrës, Bulqizës, Klosit dhe Matit, si edhe me ndihmën e punonjësve të Bashkisë Klos, vullnetarëve dhe banorëve të zonës.

Ende nuk ka një bilanc zyrtar mbi sipërfaqen e djegur apo dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Kjo nuk është hera e parë që Plani i Bardhë përballet me një situatë të tillë. Edhe gjatë verës së kaluar, në të njëjtën zonë u regjistrua një zjarr i përmasave të mëdha, i cili dogji disa hektarë pyje me pisha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis.

Këshilli Bashkiak i Klosit nuk votoi ende rezolutën kundër shkrirjes së bashkisë, por vendosi të nisë dëgjesat publike s...
06/08/2026

Këshilli Bashkiak i Klosit nuk votoi ende rezolutën kundër shkrirjes së bashkisë, por vendosi të nisë dëgjesat publike së bashku me Bashkinë Klos për të marrë opinionin e qytetarëve.

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme, këshilltarët ngritën shqetësime për humbjen e përfaqësimit dhe largimin e mundshëm të shërbimeve në rast të bashkimit me Bashkinë Mat. Ata kërkuan që vendimi përfundimtar të merret pas konsultimit me komunitetin.

Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, deklaroi se qëndrimi i saj do të përcaktohet nga vullneti i qytetarëve.

Këshilli Bashkiak i Klosit zhvilloi këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar qëndrimin institucional ndaj projektit të reformës administrativo-territoriale, që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Mbledhja u zhvillua pas kërk...

06/08/2026

Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, deklaroi se institucioni që ajo drejton është njohur zyrtarisht me projektin vetëm pak ditë më parë dhe se procesi do të zhvillohet sipas afateve ligjore.

Ajo bëri të ditur se propozimi për reformën territoriale ka një afat 60-ditor për shqyrtim dhe se gjatë kësaj kohe do të zhvillohen dëgjesa publike në të gjithë territorin e bashkisë.

“Brenda këtyre 60 ditëve kemi kohën e mjaftueshme për të dalë, për të bërë dëgjesat publike në çdo cep të territorit dhe për të dëgjuar mendimin e të gjithë qytetarëve”, tha Kola.

Kryebashkiakja theksoi se qëndrimi i saj do të jetë i lidhur me vullnetin e komunitetit.

“Kryetari i bashkisë është thjesht një shërbëtor i komunitetit të cilin e ka besuar dhe e ka votuar. Karrigia e bashkisë është e qytetarëve. Unë si e zgjedhur do të jem me mendimin e qytetarëve. Nëse qytetarët do të jenë pro, do të jem pro. Nëse qytetarët do të jenë kundër, do të jem kundër”, deklaroi Kola.

Këshilli Bashkiak i Klosit nuk votoi ende rezolutën kundër shkrirjes së bashkisë, por vendosi të nisë dëgjesat publike s...
06/08/2026

Këshilli Bashkiak i Klosit nuk votoi ende rezolutën kundër shkrirjes së bashkisë, por vendosi të nisë dëgjesat publike së bashku me Bashkinë Klos për të marrë opinionin e qytetarëve.

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme, këshilltarët ngritën shqetësime për humbjen e përfaqësimit dhe largimin e mundshëm të shërbimeve në rast të bashkimit me Bashkinë Mat. Ata kërkuan që vendimi përfundimtar të merret pas konsultimit me komunitetin.

Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, deklaroi se qëndrimi i saj do të përcaktohet nga vullneti i qytetarëve.

https://www.bulqizaime.al/sherbimet-largohen-jo-afrohen-keshilli-bashkiak-i-klosit-dhe-bashkia-nisin-degjesat-per-reformen-territoriale/

Rruga Qafa e Buallit–Martanesh bëhet një investim me vlerë afro 22 milionë euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur ...
06/08/2026

Rruga Qafa e Buallit–Martanesh bëhet një investim me vlerë afro 22 milionë euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një tender të ri me fond limit 11.17 milionë euro për plotësimin e punimeve, ndërsa kontrata e parë kishte një vlerë prej rreth 11 milionë euro.

Për një aks prej vetëm 16.5 kilometrash, kostoja totale e projektit arrin në rreth 22 milionë euro, ose afro 1.34 milionë euro për kilometër. Punimet e reja parashikohen të zgjasin edhe 24 muaj, ndërsa rruga, e nisur në shkurt 2024, mbetet ende e papërfunduar.

Mbi dy vjet pasi nisën punimet për rehabilitimin e rrugës Qafa e Buallit–Martanesh, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një procedurë të re prokurimi me vlerë mbi 11.2 milionë euro për të përfunduar investimin, duke konfirmuar se segmenti 16.5 kilometra mbetet ende larg përfundimit....

05/08/2026

Protesta në Klos u kthye edhe në një tribunë ku qytetarët ngritën shqetësimet e tyre për shërbimet publike. Një banor i fshatit Fullqet denoncoi problemet me furnizimin me ujë të pijshëm, duke deklaruar se banorëve u kërkohet të lidhin kontrata dhe të paguajnë faturat, ndërsa uji vjen vetëm për një kohë të shkurtër dhe më pas mungon për disa ditë. Sipas tij, megjithëse projekti parashikon furnizim 24 orë me ujë, banorët përballen me mungesa të vazhdueshme, ndërsa shprehu shqetësimin se me shkrirjen e Bashkisë Klos zgjidhja e këtyre problemeve do të bëhet edhe më e vështirë.

05/08/2026

Qytetarët e Klosit u mblodhën në protestën e dytë kundër projektit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Gjatë tubimit, banorët kërkuan ruajtjen e statusit të bashkisë, organizimin e një referendumi lokal dhe një qëndrim më të fortë nga përfaqësuesit politikë të zonës. Kritikat u drejtuan veçanërisht ndaj deputetit socialist Agron Malaj, për të cilin protestuesit thanë se duhet të mbrojë publikisht interesat e Klosit. Protesta u shoqërua me thirrje për unitet, duke theksuar se çështja e Bashkisë Klos është mbi ndarjet politike.

Qytetarët e Klosit u mblodhën në protestën e dytë kundër projektit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin...
05/08/2026

Qytetarët e Klosit u mblodhën në protestën e dytë kundër projektit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Gjatë tubimit, banorët kërkuan ruajtjen e statusit të bashkisë, organizimin e një referendumi lokal dhe një qëndrim më të fortë nga përfaqësuesit politikë të zonës. Kritikat u drejtuan veçanërisht ndaj deputetit socialist Agron Malaj, për të cilin protestuesit thanë se duhet të mbrojë publikisht interesat e Klosit. Protesta u shoqërua me thirrje për unitet, duke theksuar se çështja e Bashkisë Klos është mbi ndarjet politike.

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të markurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale, i cili parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Ashtu si në protestën e parë, pjesëmarrësit kërkuan që...

Address

Bulqizë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bulqiza ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bulqiza ime:

Shortcuts

Share