ALB-Newspaper

ALB-Newspaper Përshëndetje
Kjo është një faqe e re e cila do të ju j*p informacionin e nevojshëm për lajm

27/03/2016

Urimet më të përzemërta nga ALB-Newspaper me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve te besimit Katolik! 😇

14/03/2016

Plagosja e trefishtë në Durrës, policia jep detaje të reja
Nga Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ervin Qerimi 31 vjeç, Eluert Hoxha 31 vjeç, dhe Elvis Kurti 37 vjeç. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi një ditë më parë në lagjen Nr.11, Durrës, pas një konflikti të çastit, në një dyqan sh*tje kafesh, shtetasit Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka.

Për pasojë, Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri dhe Eluert Hoxha është plagosur aksidentalisht në këmbë. Ndërkaq, Ervin Qerimi është plagosur me thikë. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Bekim Gjoka 36 vjeç, banues në Durrës. Në vendngjarje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një këmishë predhe dhe tre aparate telefoni celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në ngarkim të shtetasve Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha. Ndërsa ndaj shtetasit Elvis Kurti dhe Bekim Gjoka, rëndona akuza “Plagosja e rëndë me dashje”.

10/03/2016

7 marsi, “Dita e Mësuesit”, është kthyer në makth për nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Bulqizë, ndërsa në shkollat e tjera bëhej festë.
Një mësues në Ostren të Bulqizës, në Peshkopi, ka goditur 12 nxënës të klasës ku ai jepte mësim. Mësohet se në ato momente mësuesi ishte në gjendje të dehur. Policia ka deklaruar se ka arrestuar agresorin në flagrancë.
Pas informacioneve të marra se në shkollën “Orzhanov”, Ostren, Bulqizë, ku mësuesi i kësaj shkolle shtetasi Agim Muça, 63 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të mitur, ku njëra paraqitet me shenja të theksuara dhune në kokë dhe po transportohet në Spitalin e Dibrës, menjëherë forcat policore kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të mësuesit Agim Muça”
Fillimisht u raportua se katër nxënës ishin në gjendje të rëndë, por pas verifikimit të policisë, mësohet se vetëm një nxënës ndodhet në Spitalin e Bulqizës në mbikëqyrjen e mjekëve.
Sipas burimeve akoma të pakonfirmuara, mësuesi i ka goditur nxënësit më drutë e sobës, ku njëri prej tyre është në klasën e parë të kësaj shkolle.
Kanë qenë prindërit ata që kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve të tyre. Ndaj tij është marra masa e pushimit të menjëhershëm nga puna.
Ndërkohë, zëvendësministrja e arsimit Nora Malaj ka reaguar pas kësaj ngjarje të rëndë. Malaj deklaroi se mësuesi është pezulluar dhe do të ndiqet penalisht.
Ajo sqaroi se mësuesi ka qenë i dehur në momentin që ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se ka ardhur momenti që të merren masat e nevojshme që ngjarje kaq të shëmtuara të mos jenë pjesë e shkollave.

09/03/2016

Zgjedhjet në SHBA, Trump triumfon edhe në 3 shtete

Donald Trump ka fituar edhe në tre shtete të tjera në atë të Michigan, Mississippi and Hawaii. Në krahun demokrat Bernie Sanders i ka surprizuar të gjithë më fitoren e arritur në Michigan, ndërsa Hillary Clinton arriti një fitore të madhe në Mississippi.

Republikani Ted Cruz fitoi garën në Idaho. Këto shtetet janë të fundit për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ndërsa për senatorin republikan të Floridës, Marco Rubio ishte një natë e tmerrshme, pasi u rendit i katërti me një diferencë të madhe votash nga kryesuesit në Michigan, Mississippi.

09/03/2016

Dyshimet e policisë për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 34-vjeçarit

Denis Shtraza, një nga dy personat që u akuzuan për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, do të vijojë të mbetet në burg, pasi dyshohet se ai ka pasur rol aktiv në këtë ngjarje. Për eliminimin e Çollakut është shpallur në kërkim edhe Ervin Dalipaj, ish-shefi i antikrimit ekonomik të Tiranës. Nga disa burime jozyrtare të policisë mësohet se njolla e gjetur në makinën, e cila dyshohet se u përdor në vrasjen e Gazmend Çollakut, nuk është e të arrestuarit Denis Shtraza. Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore, sipas këtij informacioni, konfirmon faktin e mospërputhjes së gjakut. Por Shtraza do të vazhdojë të qëndrojë në burg, edhe pse mendohet se njolla e gjakut nuk i përket atij, pasi ka dyshime se ai ka dijeni dhe rol aktiv mbi rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Çollakut. Duke iu referuar këtij informacioni të pakonfirmuar, nuk dihet nëse është zbuluar se kujt i përkasin gjurmët e gjakut që u gjetën në bagazhin e makinës Mercedes ML, mjet që mbrëmjen e vrasjes së Gazmend Çollaku drejtohej nga Dalipaj, ku Shtraza ishte në vendin e pasagjerit. Dalipaj është shpallur në kërkim. Prej më shumë se një muaji, ai është në arrati, por në intervistat e tij, për mediat ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Çollaku u rrëmbye në datën 6 janar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës dhe u gjet i vdekur një ditë më vonë në fshatin Murqin të Fushë–Krujës. Në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur u arrestua Shtraza dhe u shpall në kërkim Dalipaj thuhej se “është ndaluar dhe kontrolluar mjeti tip ML, i cili drejtohej nga shtetasi Shtraza dhe që shoqërohej nga një person tjetër. Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit, ndërkohë që dy personat e shoqëruar janë lënë përkohësisht të lirë. Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndër të tjera, është bërë edhe këqyrja e kufomës dhe është urdhëruar ekspertiza. Nga të dhënat shkencore, në fashat plastike me të cilat ishte lidhur viktima, u gjetën disa gjurmë gjaku, të cilat nuk i përkisnin viktimës, por që kishin vlera identifikuese. Po ashtu, nga ekspertiza mjetit tip ML, në pjesën e pasme të saj, u gjetën disa gjurmë gjaku. Këto gjurmë, pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Çollaku”.

09/03/2016

Durrës, grabitet gjatë natës poliklinika e specialiteteve

Poliklinika e specialiteteve në spitalin rajonal të Durrësit ka rënë pre e grabitësve gjatë orëve të natës së djeshme.

Burime policore nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e katit të parë të poliklinikës e më pas kanë hyrë brenda saj duke grabitur disa lap topë, kompjuterë dhe aparate të matjes së glicemisë.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes, gjurmë të cilëve janë gjetur në vendin e ngjarjes.

08/03/2016

Pukë arrestohen dy shpërndarës droge, sekuestrohen 51 doza kanabis dhe 1 pistoletë

Policia e Pukës ka vënë në pranga dy të rinj me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Burime nga policia e qytetit verior bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Klodian Gj., dhe Klevis M., të cilët janë konfliktuar mes tyre pas prishjes së pazareve të drogës.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj dy të rinjve policia gjeti dhe sekuestroi 51 doza kanabis sativa, një pistoletë model 56 dhe një krehër me 7 fishekë.

07/03/2016

Gjirokastër, sekuestrohen 10 kg kanabis e 5 kg heroinë, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme një sasi lënde narkotike dhe ka arrestuar poseduesin e saj.

Burime nga policia e qytetit jugor bëjnë me dije se në kuadër të operacionit antidrogë të koduar ‘Stafeta’, është sekuestruar 10 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe 5 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Droga u gjet në automjetin tip Benz me targa AA828NC, që drejtohej nga shtetasi Ervis Canka, 30 vjeç, i cili u vu në pranga. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u sekuestruan edhe 6 aparate celularë.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip Benz po transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë-Përmet në vendin e quajtur “Ura e Leklit”. Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Benz” me targa AA 828 NC, me drejtim lëvizje Tepelenë-Përmet, ku drejtues mjeti ishte shtetasi Ervis Canka, i cili së bashku me automjetin e tij u shoqërua për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli i automjetit rezultoi se në pjesën e pasme kishte në një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u konstatuan 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë të mbështjella me natriban me peshë totale 5 kg e 150 gr , si dhe 10 pako lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa të mbështjella me natriban me peshë totale 10 kg. Brenda në automjet u konstatuan dhe u sekuestruan dhe 6 aparate celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

07/03/2016

Fier, përplaset për vdekje teksa po mbushte ujë buze rruges

Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Baltëz të Fierit. Ngjarja ndodhi në aksin kryesor që lidh këtë zonë me qytetin e Fierit, ku 60-vjeçari Sherif Biba, banor i zonës, kishte ndaluar për të mbushur ujë në një çezmë në anë të rrugës.

Viktima kishte parkuar makinën e tij tip Volkswagen, ku kishte edhe enët të cilat do të mbushte me ujë. Pasi ka zbritur, ai është goditur nga një makinë tip Benz e cila vinte me shpejtësi në drejtim të viktimës.

Benz ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës duke goditur fillimisht makinën e parkuar e më pas drejtuesin e saj. Drejtuesi i Benzit, Selim Ferko, është ndaluar nga policia.

07/03/2016

Veliaj përuron ambientet e reja të gjimnazit “Qemal Stafa”


Veliaj te gjimnazi Qemal Stafa (3)
Pas shumë muajsh bllokimi, ambientet e reja të gjimnazit “Qemal Stafa” u përuruan sot nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili gjeti rastin që të përcjellë urimin e tij për të gjithë mësuesit e kryeqytetit.

“Nuk besoj se kishte një ditë më të bukur se ky 7 mars për të çelur shkollën e re ‘Qemal Stafa’. Para disa javësh kam inspektuar punimet në këtë shkollë dhe së bashku me drejtoreshën i bëmë një premtim publik njeri-tjetrit, që në datën 7 mars, do të fillojmë mësimin. Tirana ka humbur shumë kohë, ashtu si edhe kjo shkollë, punë që zvarriteshin, kontrata që nuk realizoheshin”, tha kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të shkollës.

Ai shtoi se puna e kryer në një kohë të shkurtër në këtë shkollë është shembulli më i mirë i faktit se kur i rri punës te koka, gjërat bëhen në kohë.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë besim se puna është mënyra më e mirë se si ne i përgjigjemi kritikës, se si u përgjigjemi fjalëve dhe cinikëve. Ndaj, edhe për ju që jeni të rinj sot dhe do të mbaroni shkollën, nesër do të shkoni në universitet, di t’ju j*p vetëm një këshillë: Vetëm puna është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që nuk e duan suksesin tuaj”, theksoi Veliaj.

Më tej Veliaj shprehu mirënjohjen e tij, jo vetëm për ata që e ushtrojnë sot profesionin e mësuesit, por edhe për të gjithë mësuesit e dalë në pension.

“Shpreh mirënjohjen për të gjithë ato breza mësuesish, të cilët janë përkushtuar me pasion, që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë edhe duke dhënë mend, jo duke kritikuar, jo duke bërë ‘analistin’, por duke investuar te fëmijët dhe e ardhmja e qytetit tonë”, tha Veliaj.

Punimet për gjimnazin “Qemal Stafa” përfshijnë rikonstruksionin e plotë të ambienteve ekzistuese dhe një shtesë objekti me një sipërfaqe bazë 907 m2. Shkolla tashmë ofron 34 klasa, 5 laboratorë, një palestër të re, sallë mësuesish, sallë mbledhjesh, e disa ambiente të tjera, të cilat u vijnë në ndihmë nxënësve dhe stafit pedagogjik. Godina tashmë ofron gjithashtu dhe ngrohje të garantuar nëpërmjet një sistemi qendror ngrohje.

07/03/2016

Horoskopi – 7 mars 2016

Dashi

Rimëkëmbja e përpjekjeve për biznes dhe për çështjet profesionale duket shumë stimuluese nga hëna. Vetëm në dashuri nuk do të keni mbrojtje. Bëni durim gjithsesi.

Demi

Diell akoma në shenjën tuaj. Do të keni fat në çështjet financiare. Guxoni për diçka më shumë, por me kujdesin më të madh ndaj çështjeve ligjore.

Binjakët

Mbajeni fort dashurinë e sapogjetur ose të rigjetur. “Zjarri” i dashurisë duhet të qëndrojë gjithmonë i ndezur, sepse vetëm kështu nuk do të ndieni shqetësimin nga Saturni.

Gaforrja

Projekte personale dhe profesionale shumë të afërta në vijën e finish*t. Fryma e butësisë që mungonte në bashkëpunime dhe në martesë do t’ju ofrohet nga Venera.

Luani

Në lidhjen private që po jetoni po bëni një super gabim! Ndërkaq, perspektiva të mira ju shfaqen për përmirësim në punë ose në çështje të tilla. Mundohuni të jini më social.

Virgjëresha

Do të jeni me fat, sepse do të zgjidhni një problem. Një binjak do të bëhet aleat. E sotmja është një ditë e shkëlqyeshme për të zbukuruar shtëpinë ose për të sistemuar disa gjëra.

Peshorja

Tashmë jeni në gjendje që të çliroheni nga shumë situata dhe persona. Hëna do t’ju sjellë sot një mesazh dashurie dhe fati, kontakte shumë të rëndësishme për karrierën.

Akrepi

Ky do të jetë një moment delikat për çiftet e stabilizuara. Komunikoni dhe përballuni me të gjitha gjërat, pasi vetëm kështu mund të fitoni. Evitoni ushqimet me yndyrë.

Shigjetari

Jini më selektiv. Disa miqësi në fakt, vetëm ju sjellin humor të keq. Nëse arrini ta merrni veten nga zhgënjimet emocionale ose nga një refuzim, do të thotë se jo gjithmonë mund të fitoni.

Bricj*pi

Keni nevojë të çlodheni, sepse fatkeqësisht fundjava ju lodhi. Nëse mundeni këtë gjë bëjeni me personin tuaj më të dashur, duke organizuar diçka të këndshme ose bëjini një surprizë. Mos harroni disiplinën në punë.

Ujori

Do të keni probleme dhe mërzi në familje dhe me fëmijët. Një diskutim për shkak të parave. Në prospektivë sot jeni të favorizuar për takime të reja dhe interesante.

Peshqit

Kundërshti në ambientet e punës. Jeni më shumë elastik dhe përballojeni gjithçka me një diplomaci të mirë. Mërkuri do t’ju bëjë llafazan, ndaj matuni mirë se çfarë dhe me kë flisni.

06/03/2016

Fier, mjeku dhe infermieri qëllohen me grushte

Spitali fierNjë mjek i urgjencës dhe një infermier janë goditur me grushte nga disa persona të dehur në ambientet e spitalit rajonal të Fierit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës pas një konflikti mes personave të dehur dhe mjekëve. Sipas policisë mjekët janë goditur me grushte në kohën që ata ishin në shërbim.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pasi janë njoftuar nga mjeku dhe infermieri. Policia ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin në gjendje të dehur.

06/03/2016

Dënohet arkëtarja, mashtroi bankën ku punonte

Falsifikoi disa dokumente të klientëve, përvetësoi rreth 30 mijë euro

Një arkëtare e një banke të nivelit të dytë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me dy vite burg. Albana Z., akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, ndërsa ka qenë e punësuar pranë një filiali. Nga raporti i Kontrollit të Brendshëm të kësaj banke, ka rezultuar se kjo shtetase ka përvetësuar, me anë të veprimeve të kundërligjshme, një vlerë prej 32 554 eurosh me anë transaksionesh bankare, të parregullta, për periudhën nëntor 2010–mars 2014. Ajo akuzohet se ka hartuar në emër të klientëve aplikime për kredi, shlyerja e të cilave sigurohet me shumat e depozitave me afat që këta klientë kanë pasur pranë bankës, pa dijeninë e klientëve, duke falsifikuar firmat e tyre. Ajo ka nënshkruar në emër të klientëve kontratat e kredisë, si dhe të marrëveshjeve siguruese/pengut, mbi shumat e depozitave me afat, pa dijeninë e klientëve dhe duke falsifikuar firmat e tyre. Ajo ka bërë disa tërheqje kesh nga llogaritë e kredive të klientëve duke përdorur mandate bosh të firmosura më parë nga aplikantët ose me firmë të falsifikuar të klientëve nga vetë e pandehura. Albana Z. ka përvetësuar disa këste të shlyerjeve të kredisë, ndërsa ka marrë edhe pagesat e disa personave që kanë bërë shlyerje kredie. Mësohet se transaksionet janë kryer pas orarit të punës dhe pasi janë printuar nga dega të gjitha transaksionet ditore të punonjësve. E pandehura Albana Z., thuhet në vendimin e gjykatës, është thirrur dhe ka dhënë shpjegime pranë auditit të brendshëm të bankës në lidhje me këto veprime, ku ajo vetë ka pranuar nëpërmjet një deklarate me shkrim, se ka kryer veprime transaksione bankare. Ajo ka bërë edhe disa veprime të tjera si rritja e vlerës së overdraftit personal pa marrë më parë miratimin përkatës, pagesa e kësteve të kredisë, në emër të disa shtetasve. Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka lindur dyshimi i arsyeshëm që disa dokumente të përfshira në praktikat e kredive të miratuara për disa persona janë të falsifikuara, pasi në to nuk janë nënshkrimet origjinale të shtetasve të lartpërmendur.

06/03/2016

Horoskopi – 6 mars 2016

Dashi

Do të habiteni teksa do të shihni magjinë e rezultateve që do të merrni falë impenjimit tuaj maksimal. Vazhdoni më tej për të arritur më shumë qëllime.

Demi

Nuk duhet ta merrni lehtësisht një të papritur që do të rrezikojë të bëhet një problem serioz, i cili më pas do t’ju hajë shumë kohë për ta zgjidhur.

Binjakët

Jeni shumë xheloz: jini më pak të tillë duke kuptuar arsyet e vërteta të të tjerëve. Në fund të fundit të gjithëve mund t’ju ndodhë të gabojnë.

Gaforrja

Provoni të sforcoheni sot për të besuar më shumë në dashuri, edhe pse mund të jeni zhgënjyer disa herë. Mundësitë do t’i keni të shpejta për çështjet e tjera.

Luani

Nëse mendoni që të mos ruheni në tryezë, mendoni gabim: duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të bëni më shumë ushtrime fizike. Pra kujdesuni për veten.

Virgjëresha

Mos mendoni se do t’ia dilni me pak fjalë dhe gjëra konfuze: do të keni shumë për të diskutuar rreth një sqarimi. Mos i shpërdoroni lekët për gjëra jo të rëndësishme.

Peshorja

Do të mund të verifikoni vlerën efektive të një propozimi që do t’ju bëhet gjatë kësaj faze, por ama mos u tregoni të papërfillshëm me të tjerët.

Akrepi

Kalojeni bukur këtë ditë pushimi. Në dashuri do të jeni gati për të sqaruar disa çështje që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës.

Shigjetari

Përpiquni që të bëheni të dobishëm për një familjarin tuaj, i cili ka nevojë për mbështetjen tuaj në të gjitha kuptimet. Nëse bëni mirë, atëherë do të gjeni mirë. Mos e harroni këtë!

Bricj*pi

Shumë persona mund të tentojnë t’ju vënë në vështirësi, ndaj mos bini në kurthin e tyre. Është momenti që të reagoni dhe të bëni përpara. Tregohuni tolerantë ndaj një personi të bezdisshëm sot.

Ujori

Të reja në dashuri për të lindurit në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nëse jeni beqarë mund të takoni një person të mrekullueshëm, i cili do t’ju magjepsë.

Peshqit

Nëse e juaja është një dashuri sekrete, mundohuni që të mos i besoni dikujt, i cili më pas mund t’ju vërë në vështirësi. Jupiteri do t’ju favorizojë në marrëdhëniet e punës.

05/03/2016

Dy të arrestuar në operacionin “Flash”. Gardiani, policit: Jam te burgjet. Manjani kërkon ndëshkim maksimal

Mariglen Mullai

Inspektori i Burgut 313 në Tiranë u arrestua dje nga policia me afro 10 kg marijuanë, e planifikuar për t’u sh*tur në Farkë. Bashkë me të, u prangos edhe një tjetër, ndërsa policia sekuestroi drogën, armën e shërbimit, një makinë dhe celularët. Operacioni i koduar “Flash” u njoftua dje zyrtarisht nga Policia e Tiranës, e cila publikoi edhe videon e momenteve të gjetjes së drogës dhe të arrestimeve. Përpos prangosjes së poseduesve të lëndës narkotike, policia ka nisur hetimet për të gjetur furnizuesit e tyre me drogë, si dhe për të identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi. Jo në pak raste, efektivët e Policisë së Burgjeve janë implikuar në episode droge. Vetëm pak ditë më parë, prokuroria kërkoi 77 vite burg për shtatë të pandehur, ku 15 vite burg janë kërkuar për Zenel Nezhën, ish-gardianin e Burgut të Peqinit. Droga që ky grup tregtonte për të burgosurit ishte kryesisht kanabis dhe shpërndahej me ndihmën e gardianit. Disa gardianë të tjerë janë arrestuar herë pas here, për futje të drogës në ambientet e brendshme të burgjeve, kur ata kanë qenë në shërbim. Pas arrestimit, mbrëmjen e djeshme reagoi dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. “Ndëshkim maksimal dhe në rrethana rënduese”, ka kërkuar ministri i Drejtësisë për efektivin e burgjeve.

05/03/2016

Trump: Nëse bëhem President, mbështes torturën ndaj terroristëve

Trump Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Donald Trump, tha se nuk ka hequr dorë nga ideja për ushtrimin e torturës ndaj terroristëve dhe vrasjes së familjeve të tyre. Këtë deklaratë, e ka rikonfirmuar në një intervistë që ka dhënë për ”Wall Street Journal”.

Donald Trump u kritikua edhe nga vetë kampi i tij për shkak të këtyre deklaratave të publikuara dy ditë më parë, në një debat me kundërshtarët e tij për parapraket republikane.

“Do të vë në dispozicion gjithë fuqinë time ligjore për arrestimin e armiqve terroristë. Jam i vetëdijshëm gjithsesi se SHBA janë të ndërlidhura nga ligje dhe traktate dhe nuk do të kërkoja nga ana e ushtrisë ose e zyrtarëve të tjerë të shkelnin ligjin. Është e qartë se në rolin e presidentit, jam i rrethuar nga ligjet në mënyrë krejt të qartë si të gjithë shtetasit amerikanë dhe do të marr përsipër këto përgjegjësi ”, shprehet kandidati për President në SHBA

05/03/2016

Një ilaç që na mbron nga kanceri?

Pothuajse të gjithë e kemi në shtëpi. Mjafton ta marrësh dy herë në javë për të reduktuar mundësinë e zhvillimit të sëmundjes vdekjeprurëse. Bëhet fjalë për aspirinën.

Sipas shkencëtarëve, aspirina parandalon 10 mijë vdekje potenciale në vit nga tumori. Studimi është publikuar në ‘Jama Oncology’. Në harkun e 32 vjetëve, studimi në fjalë ka ekzaminuar 136 mijë persona dhe të dhënat kanë vërtetuar se ato subjekte që kishin marrë rregullisht aspirinën kishin reduktuar me 3 për qind mundësinë e zhvillimit të çfarëdolloj forme të kancerit.

Siç raporton ‘Telegraph’, për studiuesit e ‘Massachusetts General Hospital’ efektet kanë qenë më të dukshme për rastin e tumoreve në stomak dhe në zorrë, ku rreziku kishte rënë me 15-19 për qind.

“Tashmë, – përfundojnë studiuesit, – kjo është një provë e pakundërshtueshme se ata që kanë histori familjare me kancer në zorrë apo stomak, duhet të marrin në konsideratë konsumimin e aspirinës si një parandalues mjaft efikas.

05/03/2016

Shpronësimi

Dëmshpërblim për banorët në Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Lushnjë

Pretendimet – Brenda 15 ditëve pas publikimit, pronarët kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre për sipërfaqen dhe vlerën

Qeveria dhe shoqëria TransAdriatic Pipeline AG Shqipëri (TAP) publikojnë listat me 1156 pronarë të tokave dhe kulturave bujqësore të prekura nga ndërtimi i gazsjellësit. Vlera totale që është llogaritur për shpronësimin është 325 743 227 lekë. Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli dje kërkesën për shpronësim dhe marrjen në përdorim të përkohshëm për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i korridorit të sistemit të gazsjellësit dhe korridori i ndërtimit në zonat: Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Lushnjë (pjesë e projektit të gazsjellësit TransAdriatik). TAP, shoqëria që do të zhvillojë një tubacion të gazit natyror përmes territorit të vendit tonë, me anë të këtij publikimi kërkon të vërë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Kërkesa përcakton masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të ligjit të posaçëm të 15 prillit 2013, si dhe në përputhje me planin e rehabilitimit të jetesës. “Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në listat emërore të publikuara (në Fletoren Zyrtare), si dhe personat që preken por nuk figurojnë në këto lista, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit dhe marrjes në përdorim të përkohshëm”, theksohet në dokumentin e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele. “U lutemi pronarëve dhe personave që pretendojnë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt, të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP-së, mbi saktësimin dhe konfirmimin e sipërfaqeve, mungesat e dokumentacionit etj.”, theksohet në kërkesën për shpronësim.

05/03/2016

Kapet dhe ndalohet nga Policia një shtetas për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në pranga ka rënë Sokrat Nika, 59 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet se kundrejt pagesës prej 10.000 lekë të reja, i kishte premtuar shtetasit R.D, 20 vjeç, banues në Elbasan, se i njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe do t’i merrte provimet.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” .

05/03/2016

Armando Prenga ne panga

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar 75 dëshmitarë me qëllim që të provojë fajësinë e deputetit Armando Prenga, që po gjykohet për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Akuza thotë se ka prova se ligjvënësi është fajtor për plagosjen e dy pjesëtarëve të familjes Cali. Dje, një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë, ka filluar shqyrtimin gjyqësor ndaj deputetit, i cili edhe pse në gjendje të lirë, nuk preferoi të paraqitet në sallën e gjyqit, duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Dje, përfaqësuesit e prokurorisë lexuan kërkesën për gjykim, duke renditur në mënyrë kronologjike ngjarjen e mbrëmjes së 4 shtatorit në Lagunën e Patokut dhe më pas pranë Komisariatit të Laçit. Sipas akuzës, deputeti që është marrë i pandehur, është konfliktuar me peshkatarët e familjes Cali për licencën e peshkimit që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Prokurorët thanë se ka qenë deputeti Prenga që ka nisur konfliktin me një nga të rinjtë e familjes Cali në lagunën e Patokut. Më pas e ka goditur me qytën e pistoletës, duke e kanosur me armë Gjok Calin në rrugën Patok-Laç.

Pas kësaj përplasjeje, deputeti Prenga ka qëlluar me armë duke i plagosur në këmbë dy vëllezërit Nikoll dhe Tom Cali pranë Komisariatit të Laçit, si dhe ka kanosur pjesëtarët e tjerë të familjes me armën e zjarrit që mbante në dorë, duke i kërcënuar se do t’i zhdukte si fis. Akuza thotë se për të gjitha këto pretendime, nevojiten 75 dëshmitarët dhe një mori provash të gjetura në vendet e ngjarjeve.

05/03/2016

Këto janë 35 ushtritë më të fuqishme në botë?


Shtetet e Bashkuara prijnë me ushtrinë më të fuqishme në botë. Në vendin e dytë është Rusia, ndërsa në vendin e tretë gjendet Kina.

Me ushtrinë më të fuqishme në botë, gjithashtu në listë radhiten edhe Franca, Gjermania dhe Turqia, transmeton Telegrafi.

Më pas janë edhe Izraeli, Egjipti dhe vende të tjera qe mund ti shihni ne foto .

04/03/2016

Ajo u zgjodh femra më seksi në në botë dhe jo pa arsye. Kate Upton shfaqi sërish format e jashtëzakonshme për fotografët e ‘Sport Illustrated’ në ishujt Cook.

Ajo dhuroi për fotografin James Macari disa poza vërtet të nxehta duke shfaqur gjithë arsenalin e saj.

22-vjeçarja ka pasur një vit vërtet të suksesshëm dhe pas çmimit si femra më seksi në planet u shpall dhe si modelja më e kërkuar në Google.

04/03/2016

Organet greke të Antidrogës kanë arrestuar një shtetas shqiptar në Aeroportin e Athinës, “Eleftherios Venizelos”, pasi kanë verifikuar se ka qenë marrësi i dy pakove, të cilat përmbanin 13 kilogramë kokainë.

Bëhet fjalë për një 43-vjeçar, emri i të cilit ende nuk publikohet, për arsye se ende vazhdojnë hetimet.

Sipas burimeve policore, ai është pjesëtar i një rrjeti të madh trafikantësh të lëndëve narkotike dhe për të njëjtën çështje janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tij, edhe ata shtetas shqiptarë.

Antidroga greke ka marrë informacione nga organet policore të Gjermanisë, të cilat bënin me dije se kishin zbuluar dy pako postare me lëndë narkotike, që vinin nga Panamaja, nëpërmjet Gjermanisë, me destinacion Athinën.

Kokaina ishte e fshehur në pjesë motorike për anije. Ndërkohë, i arrestuari është çuar në Prokurori, ku po merret në pyetje nga hetuesit e çështjes.

04/03/2016

Avokati i Popullit, Igli Totozani, prezantoi sot në Shkodër, Raportin e Posaçëm për Gjakmarrjen. Në raport theksohet se strukturat shtetërore nuk janë angazhuar në mënyrë totale dhe serioze për ta luftuar atë. Zbatimi i këtij ligji nga strukturat qendrore e vendore të parashikuara prej tij përbën domosdoshmëri për të luftuar këtë fenomen. Mbledhja e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes nga Presidenti, në cilësinë e drejtuesit të tij, do të ishte një mesazh pozitiv për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes dhe ndërkohë do të shërbente si nxitje për organet e administratës për miratimin e tyre.

Nuk është zbatuar akoma Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e akteve nënligjore për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes, që kryesohet nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme. Ndërsa, tre aktet nënligjore jo vetëm që nuk janë miratuar, por nuk janë përgatitur ende nga grupi i punës.

03/03/2016

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar 21 kg lëndë kanabis sativa. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe poseduesi i drogës, Saimir Dervishi 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi më datë 2 mars 2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip ‘Citroen’, me targa AA 384 MZ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 21 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”

Address

Durrësi
652897

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ALB-Newspaper posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other News & Media Websites in Durrësi

Show All