Cladys USA

Cladys USA UGC creator
🩅Everyone is 🌞welcome🌞 to my big little world 🌏🩅
🧬Health is Wealth💰,
DM for collaborations. Email: [email protected].

      Pet parents, you need this in your life! đŸ¶đŸ± The BISSELL ProHeat 2X Revolution Pet Pro Plus is a powerful upright d...
06/16/2025



Pet parents, you need this in your life! đŸ¶đŸ± The BISSELL ProHeat 2X Revolution Pet Pro Plus is a powerful upright deep cleaner that tackles even the toughest messes đŸ§ŒđŸ’„ Whether it’s muddy paw prints đŸŸ, pet hair tumbleweeds 🐕, or mystery stains 😬—this machine handles it all! The Dual Dirt Lifter Powerbrush scrubs deep into carpets đŸ§œ, while the Heatwave Technologyℱ helps everything dry in just 30 minutes! 🕒✹

Plus, it includes the Pet Upholstery Tool, Tough Stain Tool, and handy hose & attachments—so you can clean couches, stairs, and even the car đŸš—đŸ›‹ïžđŸšż.

If you’ve got pets, kids, or just like a truly clean home 🏡🌿— this is the deep clean upgrade you’ve been waiting for!

🛒 Grab yours now from the HSN – link below or in bio!
https://k.kreatornow.com/9Sx8

I love how easy HSN makes it to shop innovative, effective home solutions like this one. Their curated picks and trusted brands make it a go-to for smart shopping! đŸ›ïžđŸ’™
k

      OBSESSED is an understatement!!Just got my hands on the Better Than S*x mascara from  and OMG — my lashes have NEV...
04/22/2025



OBSESSED is an understatement!!
Just got my hands on the Better Than S*x mascara from and OMG — my lashes have NEVER looked this good!
✹ Volume? ✔
✹ Drama? ✔✔
✹ Confidence? Sky high!

It glides on like a dream and gives me that bold, fluttery, eye-popping look I LIVE for!
This mascara is a total game changer in my beauty routine!
If you’re as lash-obsessed as I am... run, don’t walk!
Hit that link below or in bio and let your lashes do all the talking
https://k.kreatornow.com/9Sx8
k

07/01/2024
08/30/2022

Publikohen çmimet e biletave pĂ«r ndeshjen ShqipĂ«ri – IslandĂ«

ShqipĂ«ria do ta luaj ndeshjen e fundit nĂ« LigĂ«n e Kombeve mĂ« 27 shtator ndaj IslandĂ«s, nĂ« stadiumin “AIR Albania”.
Së fundmi, FSHF ka bërë publike ditën e sotme, çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme, ku Kombëtarja kuqezi ka shanset për tu kualifikuar për më tej në Ligën e Kombeve, edhe pse në fillim duhet të përballet kundër Izraelit në transfertën e 24 shtatorit në orën 20:45.
Biletat variojnë nga 750 lekë të reja në 15.000 lekë të reja. Në tribunat pas porte bileta kushton 750 lekë të reja.
Në tribunat këndore kushtojnë 1200 lekë të reja, në tribunat përballë do të kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë të reja. Në tribunën kryesore do të jenë 8000, 10000 lekë dhe në tribunën VIP do të kushtojë një biletë 15.000 lekë të reja.

08/27/2022

Florian Markut i rezervohet pritje e njëjtë si ajo e Luiza Gegës? Trajneri i kombëtares së boksit shpërthen në kritika: Kampion Instagrami!

Fitorja e boksierit Florian Marku ndaj meksikanit Miguel Parra dy ditë më parë ka ngritur polemika të shumta në vend.
Pas triumfit pĂ«r titullin “WBC Silver”, kryeministri Rama vendosi qĂ« tĂ« zhvillojĂ« njĂ« ceremoni pritje pĂ«r boksierin shqiptar, tĂ« njĂ«jtĂ« me pritjen qĂ« i bĂ«nĂ« atletes Luiza Gega.
Kjo ka sjellë reagime të shumta nga fusha e boksit, ku trajneri i ekipit kombëtar, Sead Bushati ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë dhe ndaj vetë Florian Markut.
PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, Bushati thotĂ« se Marku Ă«shtĂ« njĂ« sportist qĂ« dhuron “shoĂ«â€ dhe spektakĂ«l pĂ«r rrjetet sociale, ndĂ«rsa ka shumĂ« boksierĂ« tĂ« tjerĂ« shqiptarĂ« qĂ« janĂ« kampionĂ«t e vĂ«rtetĂ«.
Bushati sjell në vëmendje boksierin Alban Beqiri i cili u rendit i treti në botë dhe u shpall kampion Ballkani. Sipas tij, qeveria është ngritur në këmbë për të pritur Florian Markun, ndërsa Alban Beqirin nuk e pranuan as ta takonin në zyrë.
Postimi i Sead Bushatit:
Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Florian Markut dhe boksierit meksikan Miguel Parra, si specialist i ketij sporti, Dr. Shkencash, Pedagog në UST, dhe trajner i Ekipit Kombetar, nuk mund të rri pa sqaruar sportdashësit shqiptar mbi hipërbolizimin e kësaj ndeshje, e cila per hir të së vërtetës la shumë për të dëshiruar. Ndeshja u dominua nga boksieri meksikan paçka se u fitua nga Marku.
Në disa media dhe portale thuhet se Florian Marku është boksieri më i mirë shqipëtar, ndaj mora iniciativën të bëj këtë sqarim dhe të vendos meritën aty ku duhet.
Shqipëria ka sportistë të cilët qëndrojnë shumë më lart se Florian Marku. Boksieri Alban Beqiri shkroi historinë e boksit shqiptar në Beograd, duke u renditur i treti në Botë dhe Kampion Ballkani.
Boksieri Denis Nurja, kampion Ballkani.
Indrit Laci, nënkampion Ballkani.
Rexhildo Zeneli, nënkamion Ballkani.
Krenar Zeneli, nënkamion Ballkani.
Ariol Zeneli, nënkampion Europe dhe dy herë medalist në Europë.
Jurgen Uldedaj, dy herĂ« medalist Europe, kampion bote nĂ« ËBC (Junior).
Aleksandër Ramo dhe Alban Barmeta me karrierë profesioniste.
Duke parë kontributët që boksierët tanë i kanë dhënë Shqipërisë, natyrshëm lind pyetja:
Po Florian Marku çfarë ka dhënë për vendin? A e ka përfaqësuar ndonjëherë vendin në konkurse institucionale ndërkombëtare?
Vetëm show, asgjë më shumë. Ndjehem i keqardhur dhe i pezmatuar që boksierët tanë që ngritën lart Flamurin Kuq e Zi dhe na përfaqësojnë denjësisht, nuk u pritën siç u ka hije kur kanë ardhur me medalje ndërkombëtare!
Janë ngritur në këmbë Bashki e Kryeministri për të organizuar një pritje madhështore për Florianin, ndërkohë që për të tretin e botës, z.Kryeministër nuk denjoi as ta priste në zyrën e tij.
Alban Beqiri nuk ofron shoĂ«, nuk ka kohĂ« pĂ«r shoĂ« se t’ia dalĂ«sh pĂ«r tĂ« qenĂ« i treti nĂ« botĂ«, duhet mund, duhet punĂ«, shumĂ« punĂ«. MiqĂ«sisht, kĂ«rkoj nga mediat dhe portalet tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« kujdeshĂ«m kur dalin nĂ« deklarata tĂ« tipit “Mbreti i boksit shqiptar”, pĂ«r sportistĂ« qĂ« nuk e meritojnĂ«, pasi po demotivohen profesionistĂ«t e vĂ«rtetĂ«.
Të jesh boksier elite në arenën e boksit dhe boksier instagrami e rrjetesh sociale, janë dy gjëra komplet të ndryshme. Le të jemi të gjithë pak më të kujdesshëm dhe të motivojmë rininë drejt vlerave që sjell puna, mundi dhe përkushtimi i vazhdueshëm. Rinia jonë ka nevojë për modele, të rinjtë kanë nevojë për përkrahje, që të vijojnë të na bëjnë krenar nëpër gara ndërkombëtare.

08/27/2022

Përplasen mjetet në afërsi të Niklës, dy persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Kamëz, pranë Nikles, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Mësohet se dy personat janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët dhe policia për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti, të ndodhur në një prej akseve që është njollë e zezë sa i takon aksidenteve.

08/23/2022

Arrin në 15 mijë numri i të huajve në vend, gjysma e tyre për të punuar, kryesojnë iranianët

Ka arritur pothuajse në 15 mijë numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri me leje qëndrimi, ndërsa pothuajse gjysma e tyre janë për arsye pune.
Sipas INSTAT, Në fund të vitit 2021, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.921 banorë, duke pësuar rritje me 9,6%, krahasuar me 2020.
Numri i të huajve rezidentë në 2021 dominohet nga meshkujt me 63,0 % kundrejt femrave me 37,0%.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 ishte 9.106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9%, krahasuar me vitin 2020.
Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani, Italia dhe shtetasit nga Kosova përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2021, respektivisht me 2.586, 2.324 dhe 1.869 banorë.
Të huajt me origjinë nga Evropa, në vitin 2021 rezultojnë 8.812 banorë dhe përbëjnë 59,1% të të huajve gjithsej kundrejt 56,8% që përbënin në 2020.
Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2021, me 47,7%.
Në vitin 2021 janë evidentuar 10.062 të huaj të parregullt në territorin e vendit ku pjesën më të madhe të tyre, e zënë të huajt me origjinë nga Siria dhe Afganistani me 67,0%.
Të huajt në Shqipëri
Gjatë 2021 numri i të huajve rezident përbëhet nga 9.400 meshkuj dhe 5.521 femra. Meshkujt zënë 63,0% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.
Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2021 është 9.106 aplikime, duke shënuar një rritje me 18,9%, krahasuar me vitin 2020. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani dhe Italia përbëjnë 42,2% të aplikimeve gjithsej, në 2021.
Të huajt në Shqipëri sipas kontinenteve
Të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri, sipas vendit të origjinës, në 2021 kryesohen nga vendet e Evropës, duke zënë 59,1% të të huajve rezident gjithsej. Të huajt me origjinë nga Evropa janë 8.812, duke shënuar një rritje me 14,1%, krahasuar me 2020. Të huajt me origjinë nga Azia janë 4.222, duke shënuar një rritje me 4,3%, krahasuar me 2020. Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 1.887, duke pësuar një rritje me 2,7%, krahasuar me 2020.
Të huajt në Shqipëri sipas vendit të origjinës
Në 2021 të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Irani janë 2.586 banorë, duke shënuar një rënie me 0,9%, krahasuar me 2020. Të huajt me origjinë nga Italia janë 2.324 banorë, duke shënuar një rritje me 12,4%, krahasuar me 2020. Shtetasit nga Republika e Kosovës janë 1.869 banorë, duke shënuar një rritje me 21,2%, krahasuar me 2020.
Të huajt në Shqipëri sipas arsyes
Në vitin 2021 të huajt rezident për arsye punësimi zënë 47,7% të të huajve gjithsej, ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 24,1%, arsyet për qëllime humanitare me 17,8%, arsyet për studime 2,8% dhe arsyet të tjera me 7,5%.
Të huajt me origjinë nga Irani kryesisht dominohen nga arsye humanitare për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri (99,3%).
Te të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për bashkim familjar (61,7%) vihet re edhe një dominim i arsyes për punësim (17,5%).
Të huajt me origjinë nga Kosova, kryesohen nga arsyet për punësim (42,3%) dhe arsyet për bashkim familjar (29,1%).
Të huajt me origjinë nga Turqia, kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (69,2%) dhe arsyet për punësim (28,9%).
Të huajt me origjinë nga SHBA dhe Egjipt dominohen nga arsyet për bashkim familjar (respektivisht me 64,3% dhe 77,0%).
TĂ« huajt e parregullt
Të huajt e parregullt të evidentuar në territorin e Shqipërisë ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm, rezultojnë 10.062 persona në 2021, kundrejt 18.835 personave në 2020.
Të huajt e parregullt të kapur për herë të parë sipas vendit të origjinës në 2021, kryesohen nga vende si Siria me 5.366 persona, Afganistani me 1.377 persona, Bangladeshi me 832 persona, Maroku 505 persona

08/22/2022

“BlogerĂ«t” kanĂ« hyrĂ« nĂ« Pashaliman, Partia e LirisĂ«: Rama ia sh*ti NATO-s nĂ« maj si bazĂ« tĂ« sigurt, ja fotot qĂ« e dĂ«shmojnĂ«

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit ku shtatë shtetas, dy rusë, një ukrainas dhe katër çekë, janë kapur në uzinat e armëve në Poliçan dhe Gramsh, me pretendimin se po fotografonin objektet tashmë jashtë shërbimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Blushi solli në vëmendje një tjetër rast, ku të tjerë shtetas të huaj kanë hyrë në bazën e Pashalimanit.
Aiu shpreh se institucionet shqiptare kanë dështuar, ndërsa kërkoi që të mbahen përgjegjës personat të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Postimi i plotë:
INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “BlogerĂ«t” kanĂ« hyrĂ« nĂ« Pashaliman! Kryeministri ia ofroi NATO-s nĂ« maj 2022 pĂ«r bazĂ« tĂ« sigurtĂ«!
VetĂ«m dy muaj mĂ« parĂ« “blogerĂ«â€ tĂ« huaj, me shtetĂ«si dhe kombĂ«si tĂ« panjohur zyrtarisht, kanĂ« hyrĂ« nĂ« bazĂ«n ushtarake tĂ« Pashalimanit.
Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve!
Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH,
Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.
Institucionet kanĂ« dĂ«shtuar pĂ«r faqe tĂ« zezĂ« sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kĂ«rkuar sqarime “blogerĂ«ve” tĂ« huaj qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« çfarĂ« kanĂ« dashur nĂ« Pashaliman, njĂ« nga bazat kryesore ushtarake detare tĂ« ShqipĂ«risĂ«, vend anĂ«tar i NATO-s.
Kur “blogerĂ«â€ apo “turistĂ«â€ janĂ« tĂ« aftĂ« tĂ« thyejnĂ« nĂ« çdo kohĂ« filtrat e sigurisĂ« tĂ« bazave tona ushtarake, tĂ« filmojnĂ« dhe tĂ« marrin prej andej çfarĂ« tĂ« duan, imagjinoni ç’mund tĂ« bĂ«nin armiq tĂ« NATO-s, grupet terroriste apo aktorĂ« tĂ« tjerĂ« qĂ« duan tĂ« dĂ«mtojnĂ« SigurinĂ« tonĂ« KombĂ«tare dhe tĂ« destabilizojnĂ« rajonin.
Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!
ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s duhet t’i vendosĂ« sa mĂ« parĂ« para ligjit tĂ« gjithĂ« pĂ«rgjegjĂ«sit! Institucionet nuk kanĂ« funksionuar! QartĂ«sisht kanĂ« dĂ«shtuar!

Address

Marlborough, MA

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cladys USA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share