Shqipëria do Bëhet

Shqipëria do Bëhet Ne jemi ku lajmi ndodh

31/05/2026

PO NDODH/ Pas ngjarjeve në Zvërnec, qytetarët në protestë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Protesta zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

30/05/2026

Ligji "Për investimet strategjike" duhet shfuqizuar me referendum!

Sa kohë ai ligj të jetë në fuqi, protestat do të mbeten thjeshtë përpjekje e lavdërueshme, por jo zgjidhje reale!

50 000 firma për shfuqizimin e ligjit "Për investimet strategjike";
50 000 firma për shfuqizimin e ligjit "Për paketën e maleve"!

Nisim të shtunën, datë 30 maj, ora 11.00 paradite në hyrje të shesh*t "Skënderbej" përballë Kullës së Sahatit.

30/05/2026

Rrugës për në Dorëz📍Librazhd të del arushi 🐻 përpara🤗

28/05/2026

Një kamion është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Kolsh, por fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin mbi kamionin. Megjithatë, shoferi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

28/05/2026

Nga ky gjarper beni kujdes! Eshte me helmuesi ne Shqiperi

28/05/2026

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Llevan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën një i ri rreth 30 vjeç.
Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga, ndërsa hetimet vijojnë.

27/05/2026

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar Ura.
Dy automjete që udhëtonin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona. Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.

27/05/2026

Gezuar!

27/05/2026

Qindra besimtarë myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në Fier

🚨Vijojnë kontrollet për forcimin e masave të sigurisë në IEVP Fushë KrujëNë kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe...
26/05/2026

🚨Vijojnë kontrollet për forcimin e masave të sigurisë në IEVP Fushë Krujë

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, mbrëmjen e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Adriatik Kupi, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Dejtues i Lartë Paulin Rajta, ushtruan kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, përfshirë regjimin e brendshëm, observimin dhe brezin e butë të sigurisë.

Gjatë kontrollit në brezin e butë midis Godinës A dhe ambienteve të observimit u konstatua një aparat celular tip Samsung, një fishe karikimi dhe një palë kufje, të fshehura brenda një çorapeje.

Materialet e konstatuara iu referuan strukturave përgjegjëse për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, ndërsa për rastin është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave.

Address

Lagja Apollonia
Fier
00000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

0692547926

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqipëria do Bëhet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share