Shtëpia botuese "Zambaku"

Shtëpia botuese "Zambaku" Të përgatit për jetën!

Të lexosh është një hap drejt një bote më të drejtë.📚 Sot kujtojmë se të drejtat e njeriut janë për të gjithë.          ...
10/12/2025

Të lexosh është një hap drejt një bote më të drejtë.
📚 Sot kujtojmë se të drejtat e njeriut janë për të gjithë.

Rinia është forca që ndryshon botën, libri është mjeti. Gëzuar 8 Dhjetorin!
08/12/2025

Rinia është forca që ndryshon botën, libri është mjeti. Gëzuar 8 Dhjetorin!

28/11/2025

Gëzuar 28–29 Nëntorin!

Dita e 22 Nëntorit shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare: përfundimin e Kongresit ...
22/11/2025

Dita e 22 Nëntorit shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare: përfundimin e Kongresit të Manastirit, i cili u zhvillua nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Në këtë kongres u mblodhën përfaqësues të shoqërive kulturore, klerikë, studiues dhe atdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare me qëllimin e madh për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe.
Para Kongresit, gjuha shqipe përdorej me disa alfabete të ndryshme (arab, grek, latin etj.), gjë që e vështirësonte zhvillimin e arsimit, botimeve dhe komunikimit. Për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të forcuar gjuhën, delegatët e Kongresit vendosën që alfabeti shqip të bazohej në shkronjat latine, duke krijuar sistemin e sotëm me 36 shkronja.
Ky vendim u bë gurthemeli i arsimit dhe kulturës shqiptare dhe një hap vendimtar drejt pavarësisë kombëtare.
Prandaj, 22 Nëntori sot festohet si Dita e Alfabetit Shqiptar, ditë që nderon gjuhën, historinë dhe identitetin tonë.

Pamje nga stenda jonë
13/11/2025

Pamje nga stenda jonë

Ju ftojmë të vizitoni stendën tonë për të përfituar nga uljet dhe ofertat speciale gjatë gjithë ditëve të panairit.     ...
29/10/2025

Ju ftojmë të vizitoni stendën tonë për të përfituar nga uljet dhe ofertat speciale gjatë gjithë ditëve të panairit.

NERomani “Ne” i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëh...
30/09/2025

NE
Romani “Ne” i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë. E zhvendosur në kohë për njëmijë vjet, merr dhe karakterin e ukronisë. Mbasi ngjarjet në tokë kanë marrë një formë të kryer (të mbaruar), situata do të zhvendoset në Kozmos, për të përçuar e bartur gjendjen e “lumturisë njerëzore” në të gjitha botët.

Kelile dhe Dimne Libri paraqet histori me kafshë që flasin, ku përmes ngjarjeve të tyre pasqyrohen urtësi popullore, mës...
16/09/2025

Kelile dhe Dimne
Libri paraqet histori me kafshë që flasin, ku përmes ngjarjeve të tyre pasqyrohen urtësi popullore, mësime morale dhe këshilla mbi jetën, drejtësinë, miqësinë e sjelljen njerëzore. Dy çakejtë, Kelile dhe Dimne, janë personazhet kryesore që shpesh shërbejnë si simbol i mençurisë, por edhe i dredhisë, duke nxjerrë në pah se si zgjuarsia mund të përdoret si për të mirë, ashtu edhe për të keq.

Autori: BEJDEBA

Botimet Zambaku ju uron të gjithë fëmijëve suksese dhe një vit shkollor të mbarë, plot dije, buzëqeshje dhe miq të rinj!...
08/09/2025

Botimet Zambaku ju uron të gjithë fëmijëve suksese dhe një vit shkollor të mbarë, plot dije, buzëqeshje dhe miq të rinj! 📚✨

Apologjia e Sokratit“Apologjia e Sokratit” është fjala mbrojtëse e Sokratit para gjykatës së Athinës, ku ai akuzohej për...
01/09/2025

Apologjia e Sokratit
“Apologjia e Sokratit” është fjala mbrojtëse e Sokratit para gjykatës së Athinës, ku ai akuzohej për prishjen e të rinjve dhe mosbesim tek zotat. Ai mbron parimet e tij, duke theksuar rëndësinë e dijes dhe jetës së ndershme, edhe pse kjo e çoi në dënimin me vdekje. Vepra tregon guximin dhe përkushtimin e tij ndaj së vërtetës.
Autori: Platoni

Fausti Tregon historinë e një dijetari që, i pakënaqur me jetën, bën marrëveshje me djallin Mefistofel për të përjetuar ...
21/08/2025

Fausti
Tregon historinë e një dijetari që, i pakënaqur me jetën, bën marrëveshje me djallin Mefistofel për të përjetuar kënaqësitë dhe misteret e botës. Vepra shtron pyetje mbi dijen, dashurinë, mëkatin dhe shpëtimin shpirtëror.
Autori: Johan Volfgang fon Gëte

Pajtoni Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatareske, i zakoneve dhe i do...
15/08/2025

Pajtoni
Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatareske, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas.

Autori: Nikollai Vsilieviç Gogol

Address

Rruga Demneri
Kashar
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+355 67 386 0590

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia botuese "Zambaku" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category