Syri Kavajës

Syri Kavajës Portali i lajmeve të Kavajës. Informacion dhe lajme nga aktualiteti, kronika dhe sporti!

🔹Arnold Kariqi “asi nën mëngë” i Sali Berishës për Kavajën!Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht nisjen e proçesit t...
27/01/2025

🔹Arnold Kariqi “asi nën mëngë” i Sali Berishës për Kavajën!

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht nisjen e proçesit të Primareve për përzgjedhjen e kandidaturave për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar kështu standartin e vendosur prej kuvendit kombëtar të 11 Dhjetorit në Air Albania, e cila përcaktonte qartë se tashmë emrat përfaqësues të çdo niveli nga kryetar bashkie, partie por edhe për deputet i vendos antarësia nëpërmjet votës! Lideri i opozitës Sali Berisha në çdo dalje të tij e ka vendosur theksin tek figurat e reja dhe ato publike si formacioni i ri që Partia Demokratike do ti ofrojë qytetarëve si alternativa kryesore e fitores për të sjellë rrotacionin politik në vend. Njëri prej emrave që spikat dukshëm në qarkun e Tiranës është pikërisht Arnold Kariqi. Gazetari dhe moderatori i Syri TV i cili prej më shumë se një dekade vijon të japë kontributin e tij edhe në strukturat më të larta të PD. Kariqi vjen nga baza e kësaj partie, ndonëse i ri në moshë, karriera e tij në këtë forcë politike nis prej moshës 16 vjeçare duke u angazhuar në seksionet dhe grupseksionet e PD. Më pas, Arnold Kariqi ka mbajtur një sërë detyrash, si Sekretar i Përgjithshëm i FRPD Kavajë, më vonë zgjidhet prej 6 vitesh kryetar i FRPD Kavajë i cili udhëhoqi të rinjtë në fitoren e Bashkisë së këtij qyteti në zgjedhjet e vitit 2017, vijon me anëtar kryesie në PD, kandidoi për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë duke zënë vendin e dytë dhe më pas nëpërmjet votës në Kuvendin Kombëtar arriti të zgjidhej anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Arnold Kariqi ishte tek të vetmit eksponentë të rëndësishëm të PD Kavajë i cili mbështeti hapur dhe organizoi foltoren e Sali Berishës në tetor të vitit 2021 në pallatin e kulturës “Kavaljon”!
Kariqi është emëruar së fundmi nga kryedemokrati Berisha edhe si pjesë e grupit të punës në qarkun e Tiranës për organizimin e PD për zgjedhjet e 11 Majit.
Jeta politike e tij është ndërthurur edhe me atë mediatie ku prej 4 vitesh ai spikat me profesionin e tij si gazetar dhe moderator në Ora News e së fundmi në Syri TV.
E tashmë, sipas burimeve konfidenciale të redaksisë tonë, Arnold Kariqi do të jetë në krye të një tjetër sfide, atë të kandidatit për deputet të Kavajës në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë!

©️Syri Kavajës

⚽️Vora 1-1 Besa, vijon beteja në kategorinë e parë!Pas humbjes me Erzenin e Shijakut, verdhezinjtë kanë barazuar në një ...
26/01/2025

⚽️Vora 1-1 Besa, vijon beteja në kategorinë e parë!

Pas humbjes me Erzenin e Shijakut, verdhezinjtë kanë barazuar në një transfertë të vështirë ditën e sotme me kryesuesit e Vorës. Në fundin e ndeshjes u vu re qartë mohimi i një 11 metërshi flagrant i cili arbitri kryesor nuk e akordoi për ekipin e Besës! Kavajasit vijojnë të qëndrojnë në zonën “play-off” ku Vlora e vendit të dytë është shkëputur me 6 pikë dhe Vora me 8 pikë.
Beteja për superligën vijon e fortë në kategorinë e parë por pritet për tu parë nëse Besa do të arrijë të shmang zonën “play-off” për ta rikthyer edhe njëherë në elitën e futbollit shqiptar!

©️Syri Kavajës

🔘Socialistët vijojnë takimet me strukturat e Kavajës për zgjedhjet e 11 Majit!Majko: Në Kavajë, në Golem, në takim me kë...
26/01/2025

🔘Socialistët vijojnë takimet me strukturat e Kavajës për zgjedhjet e 11 Majit!

Majko: Në Kavajë, në Golem, në takim me këshillin socialist të njësisë administrative.

©️Syri Kavajës

🔘Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja vizitë ngushëllimi në Kishën Orthodhokse të Shën Nikollës!🔹Qosja: Vizituam sot Kis...
26/01/2025

🔘Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja vizitë ngushëllimi në Kishën Orthodhokse të Shën Nikollës!

🔹Qosja: Vizituam sot Kishën Orthodhokse të Shën Nikollës për të shprehur ngushëllimet tona për ndarjen nga jeta të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mirënjohje dhe nderim për figurën e Kryepiskopit Anastas, një personalitet që ndërtoi ura paqeje, bashkëpunimi dhe harmonie në komunitetetet tona duke ndikuar në forcimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe njerëzore në Shqipëri.
I Përjetshëm kujtimi i tij!

©️Syri Kavajës

🔙Në kohë!Vitet '90. Besa Kavajë!©️Kavaja Online🔹Syri Kavajës
25/01/2025

🔙Në kohë!

Vitet '90. Besa Kavajë!

©️Kavaja Online
🔹Syri Kavajës

🔙Në kohë!⚽️Haki Arkaxhiu, ndër  portjerët  më të talentuar që ka nxjerrë “fidanishtja” e futbollit Kavajë. Qytetar model...
25/01/2025

🔙Në kohë!

⚽️Haki Arkaxhiu, ndër portjerët më të talentuar që ka nxjerrë “fidanishtja” e futbollit Kavajë. Qytetar model dhe kontribues i vyer në futbollin Shqiptar. Gardian i padiskutueshëm i Besës. (…Tahir Haxhialushi, Isa Malo, Mustafa Merhori, Nikolla Cyçja, Sadik Gjuzi, Abdulla Sukaj, Abdulla Sahatçiu, Demir Uku, Hamza Mliku, Pilo Blido, Astrit Myhyrdari, Sulejman Maliqati, Sulejman Vogli, Shefqet Topi, Haziz Bejtaga, Sulejman Allmeta, Xhavit Cara, Agim Kala, Flamur Guga, Sotir Shkurti, Gazment Kariqi, Mario Dajsinani etj

©️Kavaja Online
🔹Syri Kavajës

🔙Në kohë!Tregu “fshatar” në Kavajë, para viteve'90.©️Kavaja Online🔹Syri Kavajës
24/01/2025

🔙Në kohë!

Tregu “fshatar” në Kavajë, para viteve'90.

©️Kavaja Online
🔹Syri Kavajës

🔹Kryeparlamentarja Elisa Spiropali vijon takimet me struktura e PS për organizimin e 11 majit!Spiropali: Me Këshillin So...
24/01/2025

🔹Kryeparlamentarja Elisa Spiropali vijon takimet me struktura e PS për organizimin e 11 majit!

Spiropali: Me Këshillin Socialist të njësisë Kavajë, ndajmë prioritetet dhe detyrat për fitoren tonë të 11 majit.

©️Syri Kavajës

🔙Në kohë!⚽️Dhimitër Dimroçi, Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, f...
22/01/2025

🔙Në kohë!

⚽️Dhimitër Dimroçi, Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, futbollisti i Besës së Kavajës të viteve ’50-’60-të. E nisi karrierën në vitin 1953 dhe e mbylli më 1967-ën. Tri ishin skuadrat që luajti: Besa, Partizani dhe Luftëtari i Ushtrisë. Mbahet mend si lojtar simbol i Besës, por veçanërisht për të majtën klasike që e dallonte nga të tjerët. Pak gola të shënuar, por me një goditje të shpejtë e të fortë. Në një ndeshje me Partizanin në vitin 1957, të luajtur në fushën e vjetër të Kavajës, goditja e fuqishme e Dimroçit përfundoi në portë, ndërsa topi kishte çarë rrjetën në këndin e poshtëm, që nuk ishte parë nga arbitri dhe asistenti i tij, të cilët e konsideruan gol të rregullt. Por ndërgjegjja e Dimroçit e shtyu të bisedonte me Refik Resmen dhe si dy kapitenë e sqaruan arbitrin për golin e parregullt dhe ai anuloi atë. Takimi përfundoi 1-1. Ose rasti, kur falë lojës së tij, ktheu rezultatin e paharruar ndaj 17 Nëntorit në Tiranë, kur nga 2-1 në 3-2 për Besën, në finalen e parë të Kupës së Republikës në mars të vitit 1963. Pas një jave, në Kavajë, 17 Nëntori fitoi 1-0, por kupën e mori pas gjuajtjeve historike të 11 metrave. Asnjëherë i grumbulluar me Kombëtaren, Mit Dimroçi, siç e thërrisnin, është ndarë nga jeta me 7 gusht 2013 në moshën 78- vjeçare.

©️Kavaja Online
🔹Syri Kavajës

Talenti kavajas Tedi Cara nënshkruan me ekpin Oleksandrija në Ukrainë!Pas largimit nga Partizani, Tedi Cara është zyrtar...
21/01/2025

Talenti kavajas Tedi Cara nënshkruan me ekpin Oleksandrija në Ukrainë!

Pas largimit nga Partizani, Tedi Cara është zyrtarizuar te skuadra e re. Cara ka firmosur në Ukrainë, me ekipin e Oleksandrija, një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Postimi: Klubi i Futbollit Oleksandrija ka arritur marrëveshjen me klubin shqiptar Partizani për blerjen e sulmuesit shqiptar Tedi Cara në mënyrë të përhershme. Kontrata e lojtarit me “Oleksandrinë” pritet deri më 31 maj 2028.

Tedi Cara ka lindur më 15 prill 2000. Performoi për klubet: “Besa”(Kavaja) dhe “Partizani”(Tiranë).

Ishte lojtar i kombëtares së të rinjve të Shqipërisë: U-19, U-20, U-21. Ai është lojtar i kombëtares së Shqipërisë, për të cilën ka kaluar 2 ndeshje me një gol të shënuar.

Tedi, urime dhe ju dëshirojmë suksese në ekipin tonë!”

©️Syri Kavajës

🔘Shoqata Humanitare “3 Dhjetori” nderon me çertifikatë mirënjohje n/Prefektin e qarkut të Tiranës Parid Xhihani!Xhihani:...
21/01/2025

🔘Shoqata Humanitare “3 Dhjetori” nderon me çertifikatë mirënjohje n/Prefektin e qarkut të Tiranës Parid Xhihani!

Xhihani: I nderuar për vlerësimin sot me këtë çertifikate “Mirënjohje“ për kontributin në mbështetje të Shoqatës Humanitare 3 dhjetori “Ndihmë për jetimët dhe personat me aftësi të kufizuar“.
Gjithmonë do te jem pranë çdokujt që ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje për ti lehtësuar sa të jetë e mundur një hall a një problem.
Faleminderit nga zemra ! 😊

🔹Syri Kavajës

🔙Në kohë!Qamil Teliti, “Tarzani” (09.07.1922 – 07.12.1977).Sulmuesi i shquar i Beses se Kavajes i viteve ’30-’40, nje ng...
21/01/2025

🔙Në kohë!

Qamil Teliti, “Tarzani” (09.07.1922 – 07.12.1977).
Sulmuesi i shquar i Beses se Kavajes i viteve ’30-’40, nje nga lojtaret me te rendesishem te kombetares, fitues i kupes se Ballkanit ne vitin 1946. Gjuajtjet dhe golat nga distanca me te djathten i dhane famen si sulmuesi më i frikshëm në vend duke terhequr vëmendjen e kombëtares.
Qamil Teliti ka luajtur në mbi 30 ndeshje ndërkombëtare për Besen, Dinamon, Tiranen, Partizanin dhe Vllaznine.
Shenues i golit te pare ne historine e Kombetares ne nje ndeshje miqsore me Malin e Zi ne Shkoder, 22 gusht 1946 (5-0, 2 gola Teliti). 13 tetor 1946, kunder Rumanise shenon golin e vetem duke i dhene Shqiperise titullin Kampjone e Ballkanit. Ndeshjen e fundit me kombetaren e ka luajtur ne dhjetor te vitit 1952, ne miqsoren kunder Çekosllovakise. Ne dhjetor te vitit 2019 u dekorua nga FSHF me titullin “Nderi i futbollit Shqiptar “.

©️Kavaja Online
🔹Syri Kavajës

Address

Kavajë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Syri Kavajës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share