
25/01/2025
🔹Arnold Kariqi “asi nën mëngë” i Sali Berishës për Kavajën!
Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht nisjen e proçesit të Primareve për përzgjedhjen e kandidaturave për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar kështu standartin e vendosur prej kuvendit kombëtar të 11 Dhjetorit në Air Albania, e cila përcaktonte qartë se tashmë emrat përfaqësues të çdo niveli nga kryetar bashkie, partie por edhe për deputet i vendos antarësia nëpërmjet votës! Lideri i opozitës Sali Berisha në çdo dalje të tij e ka vendosur theksin tek figurat e reja dhe ato publike si formacioni i ri që Partia Demokratike do ti ofrojë qytetarëve si alternativa kryesore e fitores për të sjellë rrotacionin politik në vend. Njëri prej emrave që spikat dukshëm në qarkun e Tiranës është pikërisht Arnold Kariqi. Gazetari dhe moderatori i Syri TV i cili prej më shumë se një dekade vijon të japë kontributin e tij edhe në strukturat më të larta të PD. Kariqi vjen nga baza e kësaj partie, ndonëse i ri në moshë, karriera e tij në këtë forcë politike nis prej moshës 16 vjeçare duke u angazhuar në seksionet dhe grupseksionet e PD. Më pas, Arnold Kariqi ka mbajtur një sërë detyrash, si Sekretar i Përgjithshëm i FRPD Kavajë, më vonë zgjidhet prej 6 vitesh kryetar i FRPD Kavajë i cili udhëhoqi të rinjtë në fitoren e Bashkisë së këtij qyteti në zgjedhjet e vitit 2017, vijon me anëtar kryesie në PD, kandidoi për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë duke zënë vendin e dytë dhe më pas nëpërmjet votës në Kuvendin Kombëtar arriti të zgjidhej anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike! Arnold Kariqi ishte tek të vetmit eksponentë të rëndësishëm të PD Kavajë i cili mbështeti hapur dhe organizoi foltoren e Sali Berishës në tetor të vitit 2021 në pallatin e kulturës “Kavaljon”!
Kariqi është emëruar së fundmi nga kryedemokrati Berisha edhe si pjesë e grupit të punës në qarkun e Tiranës për organizimin e PD për zgjedhjet e 11 Majit.
Jeta politike e tij është ndërthurur edhe me atë mediatie ku prej 4 vitesh ai spikat me profesionin e tij si gazetar dhe moderator në Ora News e së fundmi në Syri TV.
E tashmë, sipas burimeve konfidenciale të redaksisë tonë, Arnold Kariqi do të jetë në krye të një tjetër sfide, atë të kandidatit për deputet të Kavajës në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë!
©️Syri Kavajës