Zefiri.net

Zefiri.net Media lokale e Korçës, Devollit, Pogradecit, Kolonjës dhe Pustecit. Lajme, histori njerëzore, investigime dhe zhvillime në kohë reale."

15/08/2026

Merr rrugë iniciativa e prefektes së Korçës, për një qendër të përbashkët për të pamundurit

6 bashkitë e Qarkut të Korçës janë bashkuar për ngritjen e një qendre të përbashkët sociale për të moshuarit, fëmijët nē nevojë dhe ata me aftësi ndryshe.

Takimi me drejtorin e Politikave dhe Koordinimit Territorial pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Xhaferi, i ka dhënë mbështetje nismës së Prefektit të Qarkut Korçë, dr. Florinda Zegullaj, për ngritjen e një qendre të përbashkët rezidenciale për personat në nevojë.

Projekti synon të mbēshtesē me shërbim dhe kujdes social fëmijët në situatë rruge, të moshuarit dhe personat me aftësi ndryshe, të cilët nuk do kenë vetëm një çati mbi kokë, por shërbim social, asistencë mjekësore, përkujdesje dhe mbi të gjitha dinjitet.

Të gjitha bashkitë e Qarkut të Korçës kanë shprehur dakordësinë për t'u bërë pjesë e këtij mekanizmi, në kushtet kur kohezioni social ndaj individëve në nevojë, është kosideruar deri sot një çështje periferike.

Përballë problemeve të mprehta sociale, të cilat janë adresuar pak ose aspak, Prefektura e Korçës po tenton të ndërtojë një zgjidhje afatgjatë për kategoritë në nevojë.

Prefektura kërkon tashmë mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për ngritjen e një grupi ndërinstitucional që do të përcaktojë mënyrën e funksionimit dhe formën e bashkëpunimit mes gjashtë bashkive.

Mbrëmësorja e Madhe e Fjetjes së Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, ne Manastirin e Fjetjes në Boboshticë.
14/08/2026

Mbrëmësorja e Madhe e Fjetjes së Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, ne Manastirin e Fjetjes në Boboshticë.

14/08/2026

Bashkia e Maliqit, bashki shembullore. Jemi kundër bashkimit me Korçën: për një kartë në Korçë do bëjmë 70 km rrugë dhe nuk do mbarojmë punë.

14/08/2026

Si do marrim shërbime kur bashkia të bëhet me 160 fshatra ? Banori i Pojanit: Ishte Komitet Ekzekutiv, tani do quhet Bashkia e Korçës.

13/08/2026

Po u mbyll bashkia, zhduket Maliqi / Nëse do kemi një hall, Korça nuk do na presë kurrë.

13/08/2026

Pojani kundër bashkimit me Korçën / Revoltohet banori i Pojanit : Ne të moshuarit e mbajmë Ramën në pushtet. Jemi 780 mijë. Po nuk na dëgjoi, do hajë kokën.

Universiteti “Fan S. Noli” priti ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një takim, ku në fokus isht...
12/08/2026

Universiteti “Fan S. Noli” priti ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një takim, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe sektorit agroushqimor.
Rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, prezantoi veprimtarinë, ofertën akademike dhe procesin e transformimit të universitetit.
Në takim u diskutua për më shumë përfshirje të studentëve dhe profesionistëve të rinj në zhvillimin e bujqësisë, forcimin e rolit të agronomëve, sigurinë ushqimore dhe nxitjen e inovacionit akademik.
🎓 Synimi: më shumë mundësi për studentët dhe një bashkëpunim më i fortë mes universitetit, institucioneve, kërkimit shkencor dhe fermerëve.
Një sfidë e rëndësishme për një rajon ku bujqësia mbetet një nga sektorët kryesorë të ekonomisë.

12/08/2026

Lufta për ujin / Banorët e Burimasit në protestë: Nuk i japim ujë Zvezdës /

"Kur njeriu - nuk bën jetë shpirtërore - shpirti i tij thahet, mendja i errësohet dhe zemra i ngurtësohet.Dhe - bëhet  E...
12/08/2026

"Kur njeriu - nuk bën jetë shpirtërore - shpirti i tij thahet, mendja i errësohet dhe zemra i ngurtësohet.

Dhe - bëhet EGOIST.

Dhe fillon pastaj - dhe shan të gjithë njerëzit, sepse i duket vetja - "më i mirë".

Dhe për këtë arsye, mendon se duhet ta mburrin dhe ta lavdërojnë të gjithë.
Kërkon dhe do - çdo gjë për veten - sepse mendon , se i përkasin të gjitha.

Edhe kështu e kuptojmë pra, se përse këtë kohë - njerëzit janë bërë kështu - kaq të ftohtë, kaq të pandjeshëm - që u mungon dashuria.

Pikërisht tani , në këtë kohë - Krishti na fton të nisim një jetë shpirtërore, të fillojmë të kreshmojmë.
Sepse duke kreshmuar, do e shikojmë veten tonë, se ku jemi realisht, se ku jemi katandisur.

Dhe duke kreshmuar, do fillojmë të shikojmë se në të vërtetë nuk kemi asgjë, për të qenë krenar.

Se krenaria që kemi - realisht është një "krenari boshe", e cila na ka deformuar si njerëz dhe na bën të jemi një krijesë jo reale, një krijesë fallco.

Zoti na fton ta hedhim tutje, këtë krenari boshe, këtë fallsitet.
Na fton të bëhemi të përulur ashtu si shenjtorët, të cilët kur panë brenda shpirtit të tyre se nuk kishte asgjë për të qenë krenarë, u përulën aq shumë, sa edhe u bënë të ngjashëm me Zotin.

Kështu edhe ne - le të bëhemi të përulur në jetën tonë - ashtu si shenjtorët - që të arrijmë të bëhemi të ngjashëm me Zotin.
Amin !"

+ J O A N I
Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

12/08/2026

Jam penduar për krimin / Kristjan Sterjo mbetet në burg për vrasjen e Johan Zuko / Prokuroria: pas vrasjes fshihet paramendimi

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen me armë të 20-vjeçarit Johan Zuko, pas një konflikti mes tyre.

Seanca u zhvillua në masa të shtuara sigurie, jashtë ambienteve të Gjykatës së Korçës.

Prokuroria paraqiti para gjykatës provat dhe dëshmitë që, sipas saj, implikojnë Sterjon në vrasje. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë, dinamika e ngjarjes dhe veprimet e Sterjos tregojnë se vrasja është përgatitur dhe kryer me paramendim.

Për shkak të rrezikshmërisë së të dyshuarit dhe rëndësisë së veprës penale, që parashikon dënim deri në 25 vite burg, Prokuroria kërkoi “arrest me burg”. Gjykata e pranoi kërkesën.

Gjatë seancës, Sterjo ka qëndruar i qetë. Në përfundim të saj, ai ka shprehur pendesë për krimin.

Kristjan Sterjo tashmë do të qëndrojë në burg në pritje të vijimit të hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Address

Albania
Korçë
7001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zefiri.net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share