16/04/2025
Ganimete Sava, drejtore e "Art without Limit", gjatë fjalimit të saj theksoi:
Si një artiste me aftësi të kufizuara, është kënaqësi të prezantoj punën tonë në organizatën Art without Limit. Në festivalin tonë krijojmë dokumentarë mbi histori të vërteta të personave me aftësi të kufizuara, të cilët shpeshherë janë edhe vetë-krijuesit e filmave apo bëhen pjesë e tyre. Organizojmë gjithashtu një program të veçantë për fëmijë, Art without Limit Kids, ku përfshijmë fëmijë nga e gjithë Kosova. Çdo vit, marrin pjesë rreth 500 nxënës nga shkollat e Prishtinës.
Festivali është unik, pasi mbledh së bashku të gjitha organizatat që punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar. Kur e kemi krijuar organizatën tonë, ishim pa fonde. Më pas ndodhi një kthesë e madhe: RrGK ishte mbështetësja e parë e festivalit tonë. Gjithashtu, jemi bërë pjesë e rrjetit të festivaleve botërore, ku kemi fituar shumë njohje ndërkombëtare dhe kemi arritur suksese të tjera.
Falemnderit Igo dhe falemnderit Rrjetit për përkrahjen e vazhdueshme!
***
Kao umetnica sa posebnim potrebama , zadovoljstvo mi je da predstavim naš rad u organizaciji Art without Limit. Na našem festivalu stvaramo dokumentarce o stvarnim pričama osoba sa posebnim potrebama, koji često i sami bivaju kreatori filmova ili postaju deo njih. Takođe organizujemo poseban program za decu, Art without Limit Kids, u kojem učestvuju deca iz celog Kosova. Svake godine, oko 500 učenika/ca iz škola Prištine učestvuje.
Festival je jedinstven jer okuplja sve organizacije koje rade u oblasti posebnih potreba. Kada smo osnovale našu organizaciju, bile smo bez sredstava. Kasnije je došlo do velikog preokreta: MŽK je bila prvi podržavalac našeg festivala. Takođe, postale smo deo mreže svetskih festivala, gde smo stekle mnoga međunarodna priznanja i postigle druge uspehe.
Hvala Igo i hvala Mreži na stalnoj podršci!
***
As an artist with disabilities, I am pleased to present our work at the Art without Limit organization. At our festival, we create documentaries about the real stories of people with disabilities, who often become creators of films themselves or become part of them. We also organize a special program for children, Art without Limit Kids, in which children from all over Kosovo participate. Every year, around 500 students from Pristina schools participate.
The festival is unique because it brings together all organizations working in the field of disabilities. When we founded our organization, we were without funds. Later, there was a major turning point: KWN was the first supporter of our festival. We also became part of a network of world festivals, where we gained many international recognitions and achieved other successes.
Thank you Igo and thank you to the Network for your continuous support!