Agronews.al

Agronews.al Busulla per fermerin dhe agrobiznesin! Agronews.al portali më I ri në fushën e bujqësisë ësht?

13/07/2025
03/07/2025

Ditari Natyrës nr.145 - Qershor 2025

Në këtë numër do të gjeni:

- Për një të ardhme të pastër; Shqipëria i bashkohet lëvizjes rajonale kundër ndotjes plastike në det!
- Edukimi mjedisor në shkollën Haki Stermilli në Melan
- Zbulimi i vlerave të zonave kullosore dhe trashëgimisë lokale
- Dita Botërore e Mjedisit
- Edukim për natyrën me në qendër komunitetin
- Bashkë për një mjedis më të qëndrueshëm dhe një të ardhme më të gjelbër
- Nxënësit në muze marrin njohuri mbi kostumet popullore dhe zejet e të parëve
- Kostumet popullore të Myzeqesë
- IUCN members call on States to make ambitious announcements!
- Definition of a Ranger
- Njoftime
- Data të rëndësishme
- Pak histori...

Për më tepër, ju lutemi klikoni këtu...https://www.inca-al.org/media/files/2025/07/01/Ditari_Natyr%C3%ABs_nr.145_-_Qershor_2025.pdf

03/07/2025
03/07/2025
03/07/2025

Thirrje për studentët që të marrin pjesë në Kampin Ekologjik në Luginën e Grebajës

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se, për të tretin vit radhazi, do të organizojmë një kamp edukativ dhe ekologjik në Luginën e Grebajës.

OJQ Green Home, në bashkëpunim me organizatat INCA nga Shqipëria dhe ERA nga Kosova, po organizojnë një kamp ekologjik pesë-ditor që do të zhvillohet rrëzë Parkut Kombëtar të Maleve të Namuna, në Luginën e Grebajës, nga data 16 deri më 20 korrik 2025, për studentët nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.
Parku Kombëtar i Maleve të Namuna është i njohur për bukurinë e tij unike dhe vlerën natyrore, por ajo që e bën këtë zonë edhe më të veçantë është fakti se shtrihet në kufirin e tre vendeve fqinje. Për këtë arsye, kampi synon të rrisë njohuritë dhe të promovojë shkëmbimin e përvojave midis studentëve të biologjisë dhe shkencave të ngjashme nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, me fokus të veçantë në biodiversitetin dhe ruajtjen e natyrës.

Programi i kampit është hartuar me kujdes për të përfshirë një gamë të gjerë aktivitetesh përmes të cilave studentët dhe të pasionuarit pas natyrës do të kenë mundësinë të eksplorojnë vlerat e natyrës së egër. Gjatë kampit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin leksione ekspertësh për tre tema kryesore:

● Rrëqebulli Ballkanik – Rëndësia dhe kërcënimet
● Krijimi i Rrjetit Natura 2000
● Malet e Namuna (mallkuara) – Rëndësia e biodiversitetit të tyre

Për më tepër, programi i kampit do të përfshijë aktivitete në terren, vizita në vende të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, ture ecjeje, punë praktike, si dhe kohë të lirë për shoqërim dhe aventura unike në natyrë.

Kampi do të zgjasë pesë ditë dhe të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me pajisje kampingu, transport dhe ushqime. Numri i vendeve është i kufizuar, kështu që është e rëndësishme që pjesëmarrësit e interesuar të aplikojnë në kohë.
Aplikimet janë të hapura nga data 30 qershor 2025, deri në fund të ditës më 7 korrik 2025.
Ju lutemi aplikoni duke plotësuar formularin e aplikimit në
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdPfbpnvZrTAkMALj_ywDvyM3B5MlNXtwuUDGONUtJwB_KCqg/viewform

Për informacion shtesë, mund të dërgoni pyetje në adresat e mëposhtme të e-mailit:

Për Malin e Zi: [email protected]
Për Shqipërinë: [email protected]
Për Kosovën: [email protected]

Kampi Ekologjik i Klasës Shkencore Ndërkufitare organizohet me mbështetjen e Fondit të Ballkanit Perëndimor (ËBF) përmes programit "Mbështetje për Promovimin e Aktiviteteve Rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor”.

Green Home

ERA group

Energjia Diellore dhe efiçenca e Pushtetit Vendor
30/06/2025

Energjia Diellore dhe efiçenca e Pushtetit Vendor

GIZ Instalon 150 panele fotovoltaike në 4 kopshte dhe 2 shkolla në qytetin e Lushnjes duke ulur shpenzimet që aktualisht shkojnë për energji,

Rëndësia e Trashëgimisë Popullore dhe si mund ta kthejmë në shërbim të Turizmit dhe përfitimit ekonomik.Pjesa e 3-të me ...
28/06/2025

Rëndësia e Trashëgimisë Popullore dhe si mund ta kthejmë në shërbim të Turizmit dhe përfitimit ekonomik.
Pjesa e 3-të me dr. Niko Ferro
https://www.facebook.com/share/p/16T6a1ZAW5/?mibextid=oFDknk

EmisionI Udhekryq Dr. Niko Ferro historian, Arkeolog dhe Hulumtues i Kulturës Myzeqare, sjellim në vëmëndje të dëgjuesve fillesat e valles Myzeqare dhe ve...

Java e Shoqërisë Civile mbyllet me 4 stola të montuar në Qëndrën Shëndetësore në Toshkëz!Horizont EU u bë bë pjesë e Jav...
26/06/2025

Java e Shoqërisë Civile mbyllet me 4 stola të montuar në Qëndrën Shëndetësore në Toshkëz!
Horizont EU u bë bë pjesë e Javës së Shoqërisë Civile 2025 (JSHC) me aktivitetete edukuese, ndërgjegjësuese si dhe finalizimin me një aksion modest konkret pastrimin dhe paisjen me 4 stola të Qendrës Shëndetësore në Toshkëz, komuna Allkaj.
Nxënës e mësues të shkollës “Rrapi Mërtiri” si dhe banorë të zonës nën drejtimin e Horizont EU bënë pastrimin e sistemimin për ti lënë vend montimit të 4 stolave në lulishten e Qendrës Shëndetësore Toshkëz, dhuruar si pjesë e Javës së Shoqërisë Civile 2025.
Sot këta stola u montuan për ti lehtësuar sadopak banorët e zonës!

Ky aktivitet u mundësua përmes mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit “Qëndra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Horizont EU



Partners Albania for Change and Development
European Union in Albania
National Resource Centre for Civil Society in Albania

Programet dhe projektet nxitëse, mbështetëse e stimuluese me fokus Turizmin duhet të jenë pjesë e politikave të bashkisë...
25/06/2025

Programet dhe projektet nxitëse, mbështetëse e stimuluese me fokus Turizmin duhet të jenë pjesë e politikave të bashkisë dhe Këshillit Bashkiak Lushnjë reflektuar me buxhetim ekonomik për të gjithë ata individë që me punën e tyre kontribuojnë dhe realizojnë aktivitete me qëllim edukimin dhe nxitjen e të rinjve për të njohur, ruajtur e percjellë vlerat që mbart Trashëgimia Kulturore Lokale.
Bashkia Lushnjë duhet të ndërtojë një paketë Turistike me Ardenicën ku vuri kurorë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qytetin ku u mbajt Kongresi Kombëtar i Lushnjës dhe vendlindjen e Vaçe Zelës duke i shtuar dhe disa Muze të Memories së luftës së klasave dhe persekutimit komunist në ish qëndrat e internimit në Savër e Gjazë do të ishin me shumë interes për cilindo vizitor vendas apo të huaj.
Mundësitë janë pa fund por duhet angazhim dhe mbështetje institucionale i njerëzve seriozë, të apasionuar e profesionistë të cilët duhet të krijojnë bazat e një Turizmi të qëndrueshëm e më pas do të vijnë përfitimet në cdo aspekt.
.gov.al .meki.gov.al h orizont BE

https://youtu.be/1d3SZIKGf7w?si=rc7ZiJ5GMBW0IM7R
https://youtu.be/1d3SZIKGf7w?si=HvV9P_5i8g7Bq3MB

24/01/2025

Address

Kongersi I Lushnjes . Rr. Arben Vogli. ART Bussines Center , Kati, 6 Lushnjë
Lushnjë
9001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agronews.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Agronews.al:

Share