Rina Vuçetaj Haxhimehmeti

Rina Vuçetaj Haxhimehmeti Në momentin që ti e kupton se qielli është limiti yt i vetëm dhe nisesh drejt tij, unë do e kem arritur qellimin.

21/10/2024
15/10/2024
25/04/2024

Ne nje shoqeri ku “AJO ka faj” edhe ne rastet kur ngacmohet, dhunohet ose vritet… ne nje shoqeri ku, “ai nuk e kishte vra pa arsye”, “ai nuk e kish ngacmu nese nuk ishte veshe ashtu” , “ai nuk e kishte maltretu nese e kishte degju” 🥲 - nese nuk mund te besh me shume, DUAJE VAJZEN TENDE FORT.
Oh, mesoja bre dashnine, ashtu qe ajo me e dite qysh heret kur nje trajtim qe e merr nuk eshte i duhuri.
Behu diell nga gezimi kur e sheh, ashtu qe ajo me e prite po at shikim nga ata qe i thone se e duan.
Mos e prek me dore, edhe nese ajo goditja jote e lehte nuk shkakton dhimbje. Shpirti merr plage, lehtesisht. Mos, se e then murin e besimit - le ta dije neser se, nuk ka dashuri te ai person qe te shkakton dhimbje qellimisht.
Duaje se boten nuk mund ta ndrrosh, por vajzen tende po. Le ta dije ajo sa shume vlene ne syte e tu dhe se ata sy mund t’i kerkoje per qetesi, ne mes te cdo stuhije. Leja deren e zemres çelë…pranoja gabimet, sqaroja se dashuria jote eshte e verteta absolute, kurdo qe kthehet. Atje jasht ajo ka me e mbajte ne krah shpesh fajin e mekateve te botes. Brenda dyerve le ta jetoj qetesine…

18/04/2024

E kupton që kemi nevojë për seanca kolektive psikologjike, atëherë kur edhe në periudhën kur 2 gra vriten për 2 ditë nga BURRAT, komenti më i shpeshtë në rrjete sociale është “janë tranu GRATË…”🙁
Mirëmengjesi mjerim.

16/04/2024

E vrave…
Para se me ja marr jeten, ja ke zbehe driten e syve. Para teje (s)e ke verejte tek po behet me e erret, pa jete. Ju ka trete pak nga pak dielli nga shikimi, qe kur e ka kuptuar se endrrat e dashurise ju kane kthyer ne ankth.
E vrave!
Para se me ja marr shpirtin, ja ke marr deshiren per t’u zgjuar ne mengjes. Ditet i ka pas te mbushura me frike nga mllefi yt i pa kontrolluar. Cilado zgjedhje ka qene e gabuar. Cilado fjale ka qene ftese per diskutime boshe.
E vrave!
Paraprakisht ja ke vra endrrat. Shtepia nuk ka qene vendi ku eshte ndier e qete. Ngrohtesia ka qene koncept i larget i kujtimeve. Ditet kane qene te mbushura me lodhje deri ne rraskapitje, nje maratone pa fund perpjekjesh per te ndertuar shtepine qe po shembej nga lotet e fshehur.

Ti e vrave… cdo dite nga pak.
E ne do te ja harrojme emrin dhe historine sapo nje gruaje tjeter, qe po e jeton te njejten histori sot, t’i shkrepet plumbi i fundit!

Gaboj çdo ditë me ju… e di.Më pelqen te besoj qe gaboj çdo ditë më pak.Por, një gjë të vetme e di sgurt:betejat e mia të...
04/04/2024

Gaboj çdo ditë me ju… e di.
Më pelqen te besoj qe gaboj çdo ditë më pak.
Por, një gjë të vetme e di sgurt:
betejat e mia të brendshme, të sotme
nuk do të jenë tuajat, nesër.
Pjesa jonë e historisë së përbashkët,
pos gabimeve do të ketë edhe kërkim-falje.
Në historitë që do të ja u rrefej një ditë,
fjalia “kam sakrifikuar” do të zevendesohet me
“lumturinë tuaj e kam dashur aq shumë, sa…”
Sepse asgjë nuk është sakrificë, për ju
e gjjtha ështe një histori e veçantë dashurie…
Këtë ja u premtoj.

Gabo, çika jem. Gabo, jo vetem per te pas çka me tregu, por edhe per t’u taku me pjesën me njerezore te shpirtit tend. G...
26/02/2024

Gabo, çika jem.
Gabo, jo vetem per te pas çka me tregu, por edhe per t’u taku me pjesën me njerezore te shpirtit tend. Gabo, se fisnikrohesh - nuk e gjykon me askend dhe i lejon secilit nje dere per falje. Eshte e vetmja rruge per te jetu pa frike nga te papriturat e jetes sepse kur kalon kah me e keqja, e panjohura e te ardhmes nuk do te te ndaloj me nga nisja drejt shtigjeve te reja. Nisu, ndalo, kthehu me gabime ne valixhe - ata qe te meritojne do t’i takosh vec ne veshtiresi.
E me pas … do takosh edhe nga ata qe nga frika e gabimeve e kane jetuar te sigurten , te ‘perkryeren’. Ata qe gjykimin e kane ne buze sepse shpirtin e kane bosh. Ata qe e kane nje dore gati per ta drejtuar kah gabimet tua… Çika jeme, mos i le me ta ftohe shpirtin. Ji aq rehat me rrugetimin dhe planet tua sa te mos i lejosh te te lendojne gjate. Kohe pas kohe do te te vrasin, nuk do te mund t’i kuptosh. Nuk po te them t’i falesh, veç te lutem per aq sa mundesh mbaji larg. Kujtoje: Nana jote miliona nete eshte lute te mos jesh nje nga ata….andaj edhe kur zemra e ka ndjere dhimbjen e planeve tua te pa krye, buzeqeshur ka thene “ani… provo”. Se pa e humbur rrugen nuk e gjene veten - pa e gjetur veten, nuk mund ta gjesh rrugen drejt zemres se kujtdo - e pa e gjetur at rruge, me thuaj: a ja vlene…?

Lloj lloj ngjyra ka lumturia.Bukuria më e madhe e kësaj jete është që, secili prej nesh e kemi një imazh të një dite të ...
18/02/2024

Lloj lloj ngjyra ka lumturia.
Bukuria më e madhe e kësaj jete është që, secili prej nesh e kemi një imazh të një dite të përkryer, një qetësie që edhe në ditët kur nuk e shijojmë, mund t’i mbyllim sytë dhe ta prekim në mendime.
Lumturia ime, pos fytyrave që i dua më shumë se vetën, ka edhe ngjyrat e malit në përshkrim, definitivisht.😃
Tjetër shkelqim marrin sytë kur qetësia e malit hyn brenda teje. Natyra është ilaç💚

14/12/2023

….deri sa një ditë, ajo vendosi të largohet nga zhurmat e panevojshme, nga njerëzit që ja mbushnin shpirtin me boshllek. Tha “SOT është dita kur unë e bëra hapin e parë drejtë një jete tjetër” më pas i duartrokiti vetes, bash për këtë arsye. Secila ditë ishte më e lehtë se ajo paraprake. Ajo kurrë nuk shikoj prapa.😊
FUND.

Uroj të arrijë të ju mësoj se, Ikja nuk bëhet gjithmonë me këmbë…Madje, një largim i tillë na dhëmb më pak se plaga ftoh...
12/12/2023

Uroj të arrijë të ju mësoj se, Ikja nuk bëhet gjithmonë me këmbë…
Madje, një largim i tillë na dhëmb më pak se plaga ftohet kur sytë nuk ndeshen me shkaktarin e saj...
Ikja, ajo më e veshtira, bëhet me zemer.
E di... ata njerëzit që, janë por s'janë aty?
Ata që, të shikojnë ty por mendimet i kanë diku tjetër. Ata që duket se degjojnë por nuk i prekë dhimbja jote. Ata që nuk i gëzohen ardhjës tënde as nuk të rrefejnë asgjë pos siperfaqës së jetës së vet. Ata që mund të të lumturojnë ty me pak, por as atë të pakën nuk e bëjnë. Ata që sillen sikur janë peng i pranisë tënde dhe i sheh si sytë i drejtojnë shpesh kah minutat që po ja u merr...

Ndonjëherë, të tilla ikje nuk verehen lehtë.
Ti do vazhdosh t’i kërkosh, të ju rrefesh, të rrishë...
Deri sa vjen një moment kur mendja e pranon atë që ishte e dukshme:
IKJA NUK ËSHTË VEÇ ME HAPA.
Ikja, ajo e dhimbshmja, bëhët kur dikush të largon nga jeta dhe ti e meson se ske qene ndonjëherë në zemer.
Të lutëm,
mos u përpjek me lutje t'i ndalosh.
As vetën me pyetje mos e mundo.
Leri... le të shkojnë.

Pas çdo mbrëmje të mbushur me mendime të errëta, vjen një mëngjës i mbushur me shpresë. Duket sikur shpirti ynë mbushet ...
08/12/2023

Pas çdo mbrëmje të mbushur me mendime të errëta, vjen një mëngjës i mbushur me shpresë. Duket sikur shpirti ynë mbushet dhe përmes lotëve shlirohet nga e keqja - pastaj jemi gati për nje fillim të ri. Kjo, besoj unë, është një nga ndjesitë më të bukura të jetës.😀
Mirëmengjesi☕️

Me tregoni, pse më thate “mos qaj” kur nana ime mbylli sytë për herë të fundit? Pse më thate butësisht “edhe kjo kalon!....
07/12/2023

Me tregoni, pse më thate “mos qaj” kur nana ime mbylli sytë për herë të fundit? Pse më thate butësisht “edhe kjo kalon!. Më gënjyet, ta dini… dhe më vjen inat që duhej të kalonin vite para se ta kuptoja.
Pse nuk më thate “qaj… se jeta nuk është aq e gjatë sa për t’u pastruar plagët” dhe unë nuk do të përpiqesha të qesh si e marrë, disa muaj më pas, nuk do të përpiqesha aq fort ta gënjej vetën. Të më thosh*t, shembull: “qaj… për gjithë festat që do të vijnë, gjithë dhimbjet që do të peshojnë dyfish, gjithë gëzimet e jetës që domosdo tash e tutje do të jenë pak të zbehta.” Ose, të me thosh*t: qaj sepse asnjë “a je lodhë?”, “si je?”, “a ke ftohtë?” nuk do të jetë më si e saj. Të më tregonit se asnjë adresë tjetër në këtë botë nuk do të më japë dashuri pa kushte, asnjë palë sy nuk do të tentojnë të shohin përtej përgjigjeve të mia formale, asnjë zemër nuk do të ketë vend aq shumë për brengat e mia.
Po të më tregonit… unë do të kisha pranuar, ndoshta, deri sot dhimbjen time dhe nuk do të kisha kaluar kaq shumë kohë duke tentuar të gjej tek kushdo tjetër, diçka që për mua nuk mund të ekzistojë.

Address

Malësi E Madhe
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rina Vuçetaj Haxhimehmeti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Rina Vuçetaj Haxhimehmeti:

Share