Sarandalife.al

Sarandalife.al Saranda Life Media...
Çdo ditë tënden e bën speciale.

01/02/2025

SHPRESA DINE

Shteti turk dhuratë dy laboratorë të rinj për shkollën “Bido Sejko” Konispol

Mes një entusiazmi nxënës e mësues u përuruan në shkollën “Bido Sejko” dy laboratorë të rinj tepër të domosdoshëm për nxënësit e kësaj shkolle, laboratori i Bio – Kimisë dhe ai i Gjuhëve të Huaja.
Laboratorët janë fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit.
Laboratori i Bio – Kimisë është i pajisur ndër të tjera, me 12 mikroskopë “Optica” për nxënësit, si dhe një profesional për mësuesin, aparatura për matjen e procesit të fotosintezës, për ndotjen e ajrit, me pothuajse të gjithë elementët kimikë dhe biologjikë, që nevojiten për një orë mësimore laboratorike.
Ndërsa laboratori i gjuhëve të huaja, i cili mund të shërbejë edhe si sallë koferencash dhe prezantimesh të ndryshëm, është i pajisur me sistem audio dhe tabelë digjitale interakive.
Laboratorët e rinj në shkollën “ Bido Sejko” në Konispol janë dhuratë nga shteti turk, mundësuar nga fondi i investimeve të Agjencisë Turke për Kooperim dhe Kordinim TIKA, në bashkëpunim me Ambasadën Turke në Tiranë dhe Fondacionin ALSAR.
Në ceremoninë e inagurimit merrnin pjesë Ambasadori i Turqisë Z. Tayyar Kağan ATAY, Kordinatori i TIKA Z. Mustafa ATA, Atasheu i Arsimit në Ambasadën Turke në Tiranë Z.Metin BULUT, si dhe kryetari i Fondacionit Alsar Z. Mehdi Gurra. Merrte pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë Konispol Ergest DULE, si dhe përfaqësues të shkollave të tjera të Bashkisë Konispol.

01/02/2025

NGA THOMA NIKA & VLADIMIR KODHELAJ
KONCERT ME KRYEFJALË ÇAMËRINË

"Sofra Çame". Kështu titullohej performanca artistike që u dha mbrëmjen e djeshme bë sallën e Bashkisë së Sarandës. Në prani të një publiku të gjerë, me përkatësi nga komuniteti i Çamërisë dhe miq të tyre të shumtë në qytetin e Sarandës, u shpalos pasuria folklorike, këngët e vallet karakteristike, kostumet e shumëllojshme dhe tradita po kaq e pasur me rite tradicionale të kësaj krahine.
Sildi Koqini (theksi në fund), një nga organizatoret e "Sofrës Çame" në Sarandë, tha për Blu TV se organizimi i këtij koncerti ishte plotësim i një detyrimi ndaj njerëzve të krahinës së Çamërisë dhe ndaj traditës folklorike dhe patriotike të saj.
Sinkrona e parë

Emocion të veçantë krijuan vajzat artiste që inskenuan ninullën e djepit, ritin e qerasjes së mikut, interpretimin e valles me tumane të kuqe etj.
Në performancën artistike gjithashtu ishin pjesë organike pjesët fimike që ndriçuan figura si ajo e Hasan Tahsinit. Bilal Xhaferit etj
Nuk mund të mungonte Vallja e Osman Takës, si dhe performancat me lulet identifikuese të kësaj krahine, si: borziloku, manxurana dhe Trëndafili i Çamërisë.
Sinkrona e dytë.

Koncerti "Sofra Çame" ishte ndërkaq edhe një prezantim i motiveve dhe ngjyrave në kostumet e krahinës, të cilat u porositën dhe kompletuan për moshat rinore e fëminore, falë donatorit Proletar Hasani.
Sinkrona e Proletarit

"Sofra Çame" ishte një koncert shumë i vlerësuar edhe për atë që protagonistë të saj u bënë të rinj e të reja dhe fëmijë, që vazhdojnë t'i japin jetë folklorit të mrekullueshëm të Konispolit dhe gjithë Çamërisë.

https://www.facebook.com/share/15we1R5tbf/
31/01/2025

https://www.facebook.com/share/15we1R5tbf/

Firdeus Kasaj, 19-vjeçari nga Tirana, ka shndërruar pasionin për teknologjinë në një histori frymëzimi. Që 13 vjeç, ai krijoi aplikacione për bankat shqiptare, ndërsa sot sfidon kufijtë me projekte ndërkombëtare. Me përkushtim, ai synon të frymëzojë të rinjtë dhe të ndërtojë t...

30/01/2025

Mbledhje e rëndësishme e Këshillit Bashkiak Sarandë, ku do trajtohen çështje të rëndësishme si kontratat për trojet, restaurimi i kinoteatrit dhe informacion për Eco Campusin

27/01/2025

Nga Vladimir Kodhelaj

Kush sot më shumë duhet të nxjerrë mësime nga holokausti nazist i luftës së Dytë Botërore?.

27 janari njihet si Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, ku 6 milionë hebre u zhdukën nga nazistët gjermanë nëpër kampet shfarosëse gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmes Rezolutës 60/7 shpalli 27 Janarin, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit (International Holocaust Remembrance Day). Ajo deklaron, se “Holokausti, gjatë të cilit u vranë një e treta e popullit hebre, si dhe një numër i madh pjesëtarësh të pakicave të tjera, të të gjitha kohërave duhet t’u shërbejë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziqet e urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin aplikuar kohë më parë këtë ditë përkujtimore. Më 27 Januar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan Kampin e Përqëndrimit dhe Shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Ushtarët hasën pak të mbijetuar, rrënojat e dhomave të gazit, kufoma dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Auzhvic janë vrarë rreth 1,1 milionë njerëz, shumica rreth 90 përqind e tyre ishin hebrej. Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në Maj 1945 vdiqën mbi gjashtë milionë hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz, që përndiqeshin si homoseksualë, si kriminelë, dëshmitarë të Jehovait dhe shumë njerëz të tjerë, kundër të cilëve drejtohej terrori nazist. Në ditën e parë përkujtimore mbarëbotërore të Holokaustit më 27 Janar 2006 Sekretari i Përgjithshëm asokohe i OKB-së, Kofi Annan, theksoi: “Përkujtimi është edhe një sigurim për të ardhmen. Humnera që u arrit në kampet naziste të vrasjes, nisi me urrejtjen, paragjykimet dhe antisemitizmin. Përkujtimi i këtyre zanafillave mund të na ndërgjegjësojë që vazhdimisht t’i kemi parasysh këto shenja paralajmërimi. Shqipëria ishte ndër ato të pakta shtete në botë që strehuan hebrejtë dhe nuk ia dorëzuan gjermanëve. Në përfundim të luftës numuri i hebrejve në vendin tonë ishte më i madh se ai i para luftës, 2000. Edhe në Delvinë dhe në Sarandë kishte familje hebreje, të cilat gjetën mbështetje dhe përkrahje në popull. Po sjellim dëshmitë e Dilaver Beqirit , delvinjoti që ka jetuar me hebrejtë e Delvinës, të Nessin Kohen, pinjolli i familjes Kohen në Delvinë sot në SHBA, të Stillo Papadhimës , sot 100 vjeç i mbijetur i kampit të përqëndrimit Midllsburg dhe Anastas Gurmës. Tregimet e tyre janë mjaft interesante dhe ju hapin horizont për hebrejtë në Delvinë dhe Sarandë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot lufta e Izraelit kundër popullit palestinez është i pa justifikueshëm. Janë ata që më shumë se kushdo popull tjetër në botë duhet të nxjerrin mësime nga e kaluara.. Genocidi izrealit ndaj popullit palestinez e vërteton një gjë të tillë. Më e keqja është se ata që përjetuan dje holokaustin nazist, sot e ushtrojnë vet ndaj popujve të tjerë. E pafalshme.

25/01/2025

Nga Thoma Nika & Vladimir Kodhelaj

QENDRA "MOTRAT MARCELINA"
SI NJË COPËZ ITALIE NË SARANDË

Në një prej lagjeve periferike të Sarandës, funksionon kjo Qendër Sociale, që mban emrin "Motrat Marcelina". Sepse disa misionare fetare i dhanë asaj dimension njerëzor e kulturor, sipas modelit dhe frymës italiane. Në rol protagonisteje punoi dhe drejtoi Sorela Daniela Silvestrini, e cila në ditën e fundit të vitit 2024, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Në përshpirtje të asaj që ishte "më e mira e Motrave", paraditen e sotme në Qendrën Sociale, u mbajt Mesha e Shenjtë. Pjesë e saj u bënë pjesëtarë nga komitetet e Sarandës dhe misionare nga Delvina, Fieri, Orikumi, Babica etj.
Motër Anna Giannetta thotë se mesazhin e vijimësisë e dha edhe Mesha e sotme, dedikuar Motër Danielës, si një përbetim për plotësimim e amanetit të saj.
Sot u shpreh me pak fjalë e me shumë meditim dhe heshtje nderuese, se Saranda i detyrohet shumë milanezes së mirë, e cila njerëzve të Sarandës në të gjithë rajonin, u kushtoi një pjesë të mirë të jetës dhe shpirtit të saj human. Për këtë dimension, Saranda e shpalli "Qytetare Nderi" të saj. Për faktin se ajo u bë figurë e dashur, që dha shpresë e besim në vite të vështira, deri për shqiptarët e Kosovës, duke bërë të ndjehen të mbështjellë nga dashuria dhe humanizmi që u duhej edhe në Sarandë, për të kapërcyer krizën e vitit 1999
Osman Balani sjell ekspetuencën unike të bashkëpunimit me Motër Daniela, në ato vite të vçshtira.
Falë vizionit dhe përkushtimit të Motër Danielës, në krye të stafit të Motrave, kjo Qendër u bë shtëpi e dashur për fëmijë e të rritur. Sepse këtej shpërndahej drita e edukimit dhe kulturimit të Fëmijëve me modelin italian. Këtu funksionoi një kopësht fëmijësh me pesë klasa, me pagesë të reduktuar, për kushte shumë komode dhe me programe e qasje të ndryshme nga ai i kopshteve të tjera publike dhe private në qytet.
Qendra Marcelina, me Motër Danielën në krye, iu bë krah për zgjidhje jetësore, duke investuar për ujësjellës, për të ngritur e pajisur Qendrën shëndetsore apo për të hapur linja prodhimi të produkteve artizanale, në fshatin Shëndëlli, fshat që u krijua dekada më ‭parë me banorë‭ ‬të‭ ‬ardhur‭ ‬nga‭ ‬trevat‭ ‬ ‭veriore‭ të‭ vendit.‭
I gjithë mjedisi i brendshëm dhe i jashtëm i kësaj Qendre Sociale është impresionues dhe jep modelin e një pune të admirueshme që është bërë e është në vijim.
Meshën e nderoi me praninë e tij, edhe deputeti Niko Kuri.

Kryetarja e PD, dega Sarandë, Manjola Nikollo, jep dorëheqjen nga drejtimi, për t’i hapur rrugë kandidimit për deputete ...
24/01/2025

Kryetarja e PD, dega Sarandë, Manjola Nikollo, jep dorëheqjen nga drejtimi, për t’i hapur rrugë kandidimit për deputete

Kryetarja e PD dega Sarandë Manjola Nikollo, në një postim në FB bën më dije dorëheqjen e saj nga drejtimi i degës,bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve,vendim ky që i hap rrugë kandidimit të saj për deputete e PD për Sarandën.

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Sarandë!

Falë mbështetjes suaj, 8 muaj më parë, u rizgjodha për një mandat të dytë si drejtuese e degës sonë. Përgjegjësia ime për ndaj çdo demokrati u dyfishua, motivimi im për të përmbushur me sukses detyrën, u shumëfishua. Gjatë kësaj periudhe jam përpjekur me mish e shpirt jo vetëm të përmbush detyrat e mia funksionale, por edhe të bëj gjithçka për të bashkuar e forcuar degën tonë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye duhet të dorhiqet,kërkoj nga ju me përulësi të pranoni vendimin për të dhënë dorëheqjen nga detyra. Si një prej jush, duke kaluar hap pas hapi çdo funksion prej anëtares së thjeshtë të seksionit e deri në nivel drejtuesi, e quaj legjitime ambicjen time për të kandiduar në procesin e Primareve për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!

Kurrë nuk e kam quajtur privilegj të qenit drejtuese, por akt sakrifice për të mirën e përbashkët, në mënyrë të veçant këto 12 vjet të vështira të opozitë që kemi përjetuar të gjithë bashkë. Krah jush, kam punuar si e barabartë mes të barabartëve, si demokrate mes demokratësh por mbi të gjitha si një qytetare e cila politikën e sheh si mjet për të shërbyer e jo për të përfituar. Gjithnjë kam luftuar për të arritur e jo të qëndroj e heshtur përball padrejtësive, sepse kam besuar gjithnjë se qëndresa e guximi janë mjeti i duhur që ne t’ja dalim.

Kandidatura për deputete, nuk ka qenë kurrë qëllim në vetvete. Qëllimi im ka qenë gjithnjë kontributi për Partinë Demokratike pavarësisht pozicionit. Por mendoj se në këto momente janë pjekur kushtet, që përfaqësimi im, i joni së bashku, të kalojë në këtë stad të ri. Nuk preferoj dhe nuk kam preferuar kurrë emërime, ndaj do të garoj sërish, ashtu si kam bërë gjithnjë, duke filluar nga seksioni, kryesia e deri tek drejtimi i degës.

Duke filluar nga sot, do të kërkoj mbështetjen e çdo anëtari për garën e Primareve, me një objektiv dhe vizion të qartë. Jam e bindur se, bashkë ne mundemi, jo vetëm që Saranda të jetë e përfaqësuar në nivel qëndror me një banor të sajin, atë që ja di e ja “qan” si duhet hallet qytetit, por edhe Partia Demokratike të arrijë fitoren e shumëpritur por edhe të merituar.

Ju kërkoj me përulje, që në garën e Primareve të gjykojmë ftohtë e me maturi, të veprojmë si demokratë e të sillemi me qytetari. Nuk është garë emrash, por është garë dinjiteti. Është gara e të gjithë ne, që t’i ofrojmë çdo votuesi mundësinë për të zgjedhur qytetarin e mirë, intelektualin, politikan e drejtë, por mbi të gjitha përfaqësuesin e tyre të devotshëm. Jam e bindur se përfaqësoj këto cilësi, e mbi këtë bazë do të kërkoj edhe mbështetjen tuaj.

Duke qenë mirënjohëse dhe e përulur për këtë sakrificë të jashtëzakonshme tuajën në këto vite shumë të vështira opozite, kërkoj mbështetjen tuaj në këtë sfidë të re.

Ju faleminderit për gjithçka demokratë!
Manjola

Ajsbergu më i madh i Tokës do të përplaset me një ishullAjsbergu është dy herë më i madh se Londra dhe mund të shihet ng...
23/01/2025

Ajsbergu më i madh i Tokës do të përplaset me një ishull

Ajsbergu është dy herë më i madh se Londra dhe mund të shihet nga hapësira

Ajsbergu më i madh në botë është në një rrugë përplasjeje me një ishull të largët britanik, Georgia Jugore.
Ajsbergu udhëton në veri nga Antarktida në Gjeorgjinë Jugore, një territor i egër britanik dhe një vend i shenjtë për kafshë të egra, duke përfshirë pinguinët dhe fokat. Për momentin, ajsbergu i madh ndodhet 280 kilometra larg ishullit në fjalë.
“Ajsbergët janë të rrezikshëm. Do të isha i lumtur nëse do të na kalonte plotësisht, "tha kapiteni Simon Wallace për BBC, duke folur nga anija qeveritare Pharos, Georgia e Jugut.
Një ekip shkencëtarësh, detarësh dhe peshkatarësh po kontrollojnë me ankth imazhet satelitore për të gjurmuar lëvizjet e përditshme të ajsbergut masiv, i njohur si A23a dhe një nga më të vjetrit në botë.
Ai u shkëput nga akulli Filchner në Antarktidë në vitin 1986, por u mbërthye në fundin e detit dhe më pas u kap në një vorbull oqeani.
Më në fund, në dhjetor 2024, u lëshua dhe tani është në udhëtimin e tij të fundit, duke u nisur për në ishullin e Gjeorgjisë Jugore. Ujërat e ngrohta në veri të Antarktidës po shkrin dhe po dobësojnë shkëmbinjtë e mëdhenj të ajsbergut që ngrihen deri në 400 metra.
Ajsbergu dikur mbulonte një sipërfaqe prej 3,900 kilometrash katrorë, dy herë e gjysmë më e madhe se Londra (1,572 km katrorë), por imazhet e fundit satelitore tregojnë se po shpërbëhet ngadalë. Tani është 3,500 kilometra katrorë në sipërfaqe, pasi shtresa të mëdha akulli shpërthehen dhe zhyten në ujërat rreth skajeve të saj.
Ajsberg A23a mund të ndahet në copa të mëdha në çdo kohë, të cilat më pas mund të qëndrojnë atje për vite, si qytetet lundruese akulli që enden në mënyrë të pakontrolluar rreth Gjeorgjisë Jugore.
Ky nuk është ajsbergu i parë i madh që kërcënon Gjeorgjinë Jugore, pasi në vitin 2004, njëri prej tyre i quajtur A38 u rrëzua në shelfin kontinental të ishujve, duke shkaktuar një fatkeqësi të madhe ekologjike.
Detarët dhe peshkatarët thonë se ajsbergët janë një problem në rritje. Në vitin 2023, një ajsberg i quajtur A76 i shqetësoi ata kur u afrua të rrëzohej në ishullin e Gjeorgjisë Jugore.
"Pjesë të tij po përmbyseshin, kështu që dukej si kulla të mëdha akulli, një qytet akulli në horizont," thotë z. Belchier, i cili pa ajsbergun ndërsa ishte në det. Këto shtresa akulli mbeten ende rreth ishujve sot.
"Është në copa në madhësinë e disa fushave të Wembley” thekson Andrew Newman nga Argos Froyanes, një kompani peshkimi që punon në Gjeorgjinë Jugore.
Detarët e anijes së tij duhet të jenë në vigjilencë të vazhdueshme. "Ne i kemi fenerët ndezur gjithë natën për të provuar të shohim akullin - ai mund të dalë nga askund," shpjegon ai.
A76 ishte një "ndryshues i lojës", sipas Newman, me "një ndikim të madh në operacionet tona dhe mbajtjen e anijes dhe ekuipazhit tonë të sigurt".
Ndryshimet klimatike nuk kanë gjasa të jenë pas lindjes së A23a, sepse ai ka lindur shumë kohë më parë, përpara efekteve të ngrohjes që po shohim tani.
Por ajsbergët gjigantë janë pjesë e së ardhmes sonë. Ndërsa Antarktida bëhet më e paqëndrueshme me temperaturat më të ngrohta të oqeanit dhe ajrit, më shumë copa të mëdha ajsbergësh do të shkëputen.
Por ka gjëra pozitive në udhëtimin e ajsbergut A23a nëpër oqeane. Një ekip Britanik i Anketimit Antarktik në anijen kërkimore Sir David Attenborough ishte pranë ajsbergut masiv në 2023.
Shkencëtarët u hodhën në mundësinë e rrallë për të hetuar se çfarë po i bëjnë mjedisit ajsbergët e mëdhenj.
Studiuesja Laura Taylor mblodhi mostra uji nga brenda ajsbergut. “Pashë një mur të madh akulli shumë më të lartë se unë. Kishte ngjyra të ndryshme në vende të ndryshme. Pjesët po binin, ishte mjaft magjepsëse,” shpjegon ajo nga laboratori i saj në Kembrixh, ku tani po analizon mostrat.
Hulumtimi i saj shqyrton ndikimin që uji i shkrirë nga ajsbergët ka në ciklin e karbonit në Oqeanin Jugor. “Ky nuk është vetëm ujë siç pimë ne. Është plot me lëndë ushqyese dhe kimikate, si dhe me mikroorganizma, si fitoplanktoni, që janë të ngrirë brenda”, thotë studiuesi.
Ndërsa shkrihet, ajsbergu i lëshon këta elementë në ujë, duke ndryshuar përbërjen kimike të oqeanit.
Kjo do të thotë se mund të ruajë më shumë karbon thellë në oqean, duke bllokuar disa nga emetimet e dioksidit të karbonit të planetit që kontribuojnë në ndryshimet klimatike, pasi grimcat që përmbahen në ajsberg do të fundosen nga sipërfaqja ku ndodhen.

Shpresa DINE Iku sot nga mezi ynë, ëngjëlli i mbrojtjes së shëndetit, duararta, Suzana Miça (Kavo)Ditë e dhimbshme në kë...
20/01/2025

Shpresa DINE

Iku sot nga mezi ynë, ëngjëlli i mbrojtjes së shëndetit, duararta, Suzana Miça (Kavo)

Ditë e dhimbshme në këtë 20 janar. Trishtim në sytë e qytetarëve sarandiotë. Sapo mësuam lajmin e kobshëm për ikjen nga mezi ynë i engjëllit të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, Zana, siç njihej nga secili prej nesh. Ndjemë peshën e dhimbjes, madje edhe u përlotëm pasi iku një zonjë e nderuar, që jetën e saj ia përkushtoi qytetarëve nga çdo cep i rrethit të Sarandës, Kush shkoi në spitalin e qytetit dhe nuk takoi buzagazen, Zana, e cila i priste si të ishin të familjes së saj, pa dallim, me përkushtim dhe dashuri njerëzore. A ka ndonjë qytetar të Sarandës mos të ketë ndjerë dorën e lehtë dhe kujdesin e infermieres së kirurgjisë, Zana Miça. Përkushtimi i saj është i pakrahasueshëm me askënd tjetër. Dhe jo vetëm vullneti i mirë, po së pari profesionalizmi i spikatur, cilësi njerëzore këto që e bënë atë të njohur nga të gjithë ata që patën nevojë për kujdesin e saj. Zana qëndronte plotë përkushtim mbi kokën e çdo të sëmuri. Ajo i përngjante rujajtjes së jetës, apo siç thoshin dhe e thonë ish - pacientët e saj të shumtë dukej si “xhindi” që ruante llampën e Aladinit të mos fikej.
Kështu për vite 40 vite me radhë, ishte përditshmëria e saj duke ngjitur dhe zbritur shkallët e spitalit, dhe në çdo moment vetëm me atë buzëqeshjen e karakteristike që vetëm ajo dinte ta jepte me dinjitet. Mund të ishte natë apo ditë me shi madje shumë ftohtë, apo vapë behari por një thirrje dhe Zana do të shkonte shtëpi më shtëpi me garzat dhe gërshërët në dorë, me serumet dhe shiringat për t’u shërbyer atyre që kishin nevojë. Ajo hynte në çdo familje me hapat e saj të lehtë, pa ndroje dhe pa bërë asnjë dallim. Me qëllimin e vetëm t’u shërbente atyre që i kërkonin ndihmë. Sa netë qëndroi zgjuar mbi kokën e të sëmurëve rëndë dhe sa kujdes tregoi për secilin?! Edhe viti i mbrapshtë i 1997 kur secili prej nesh ishte strukur në shtëpinë e vet duke u ruajtur nga keqbërësit që endeshin nëpër qytet me armë në krahë, kjo Zanë që ka mbyllur sot sytë nuk iu shmang thirrjeve për ndihmë për këdo që e kërkoi ndihmën e saj. Guximtare dhe me njohuri mjekësore në përfeksion si infermiere.
Ishte, ajo, Zana, infermierja me dorën e lehtë që dinte, jo vetëm të mjekonte, por edhe të shëronte me kurajon dhe fjalën e ëmbël. Kush nuk e takoi Zanën, infermieren me përparësen e bardhë si dëbora dhe nuk ndjeu respekt për atë që të jepte jetë nga jeta e saj. Kështu ishte Zana, qysh në bankat e gjimnazit të Sarandës. Në shkollën për infermiere në Gjirokastër. Në lagje e në qytetin tonë. Kurajoze deri pa kufi. Shpirt plot ndjeshmëri. E aftë sa vetë ajo. E bija e Sinanit dhe Lirisë, të respektuar, motër e vetme e dy vëllezërve, bashkëshortja e specialistit të njohur të blektorisë, Thanas Miça nga Sopiku. Nëna e dy vajzave të mrekullueshme. Infermieres Aida, sot e punësuar në Itali dhe Ana, psikologe, të cilat i shërbyen Zanës me të gjitha mundësitë e veta. Qytetarja emërmirë. Infermierja model. Bashkëshortja e përkushtuar. E bija e dy prindërve të respektuar, gjyshja e dhimbsur e dy mbesave engjëllore, Rebeka dhe Irisi. .Zana do të mbahet mend, jo thjeshtë për atë që dha shpirtërisht në shërbim të shëndetit dhe mbrojtjes së jetës së qindra qytetarëve, po së pari si humane dhe e papërtuar, si duarartë dhe e përkushtuar. Sot, familja humbi Zanën e dashur. Qyteti një qytetare model. Shoqëria një mikeshë dhe shpirtbukur. Personeli shëndetësor kolegen e tyre të respektuar. Ne që e njohëm kurrë nuk do ta ndajmë nga kujtimet tona. Dhe asnjëherë nuk do themi “ iku përgjithëmonë”. Se për Zanën, të gjithë jemi besimplotë se do ngjitet në yllësi dhe sa jetë të ketë mbi dhe do mbetet e shtrenjtë dhe e pavdekshme për të gjithë ne.
Udhëtim të lehtë në rrugëtimin drejtë parajsës, e mira dhe e virtytshmja, Zana Miça (Kavo)!

16/01/2025

Shpërthimi i digës së hidrocentralit të Sasaj/ Përmbytet nënstacioni elektrik, Lukova dhe Borshi mbeten pa energji

Si pasojë e çarjes së digës së Hidrocentralit të Sasaj në Njësinë Administrative Lukovë, situata në zonën jugore është përkeqësuar ndjeshëm.

Përveç dëmeve materiale të raportuara më herët, mësohet se janë përmbytur 12 biznese turistike dhe nënstacioni elektrik që furnizon Lukovën dhe Borshin.
Për shkak të këtij incidenti, të dy zonat janë pa energji elektrike për disa orë, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe bizneset lokale.
Sipas burimeve alternativa e furnizimit me energji nga Nënstacioni i Kuçit, siç pretendohet, është e pamundur sepse para një muaji është hequr nënstacioni portabël që i ishte vënë Borsh*t për sezonin turistik.

16/01/2025

Çarja e digës në hidrocentralin e Bunecit, Ministria e Mbrojtjes sqaron ngjarjen: Prezencë uji në 12 biznese

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi këtë të enjte, ku diga e hidrocentralit në Bunec u ça.
Përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk dëme në njerëz, por ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese. Gjithashtu sipas saj është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë në dy familje.
Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.
Nuk ka probleme në njerëz.
Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

16/01/2025

Shpërthen diga e hidrocentralit në Bunec të Lukovës, bllokohet rruga nacionale Sarandë-Himarë

Ka shpërthyer diga e Hidrocentralit në Bunec të Lukovës. Për rrjedhojë është bllokuar rruga nacionale Sarandë – Himarë.
Në vendngjarje ndodhet kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, njëherazi shërbimet policore të Sarandës.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Po punohet për të zbardhur shkakun e shpërthimit. Hidrocentrali i Sasaj furnizohet nga lumi i Kalasës.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.
Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

MIRATOHEN 24 VENDIME LEGALIZIMI PËR SARANDËN- Gjeni emrin në listë- Kadastra vijon procesin e legalizimeve, me synimin p...
10/01/2025

MIRATOHEN 24 VENDIME LEGALIZIMI PËR SARANDËN

- Gjeni emrin në listë-

Kadastra vijon procesin e legalizimeve, me synimin për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje, sipas afateve ligjore.
Në faqen zyrtare të këtij institucioni publikohen 303 emrat e përfituesve nga Vendimi për Legalizimin e Ndërtimit Informal për aplikuesit nga Lushnja, Berati, Fieri, Gjirokastra e Saranda.
Sipas njoftimit të Kadastrës, 24 përfitues i përkasin në Vrion, Borsh, Lukovë, Ksamil, Sarandë, Xarrë, Delvinë, Berdenesh, Gjashtë.
30 ditë pas marrjes së njoftimit, qytetarët duhet të aplikojnë për: Regjistrimin e kalimittën e pronësisë; Kartelën e pasurisë dhe Fragmentin e hartës kadastrale.
Sarandalife.al ka siguruar listëm emërore të përfituesve nga ky rajon, për t’u ardhur në ndihmë të interesuarve.

Address

Sa
Sarandë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sarandalife.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share