30/12/2025
TROPOJA, THESARI KOMBËTARË INTELKTUALO-TURISTIKË
Elita kulturore e shkencore e Malësisë Gjakovës, lakmi për çdo kryeqytet ballkanik
, Agron PREBIBAJ
Në nisje të kohërave në prehërin e alpeve, atëherë kur Zoti dhuroi të mirëPikturuar Malësinë e Gjakovës, tokën dardane e g'dhenur me zellin dhe mjeshtërinë hyjnore duke i dhuruar të gjitha resurset e pasuritë dhe bukuritë e natyrës, zgjodhi vendin dhe qiellin përmbi, e shtriu në një terren fushor, kodrinor, malor, e stolisi me bjeshkët e përmendura (Alpet) që një gojëkeq i quajti “të nemuna”me një lartësi që nisen nga 143 m mbi nivelin e detit, aty ku bashkohet lumi i Curraj Eper(Merturit) me Drinin për të arritur në pikën më të lartë Maja e Hekurave 2561 m.
Shtrirja gjeografike e Tropojës është unikale, formon amfiteatre të mëdhenj e të vegjel, me livadhe e pyje të bollëshme por që kulmon me amfiteatrin më madhështor në Curraj Eper një befasi që mrekullon dhe mahnit përmbi krye Bjeshkët e Namuna që nis me vargun Qerem - Dragobi - Valbonë - Curraj - Theth të cilët pasurojnë historinë dhe letërsinë e visaret e kombit me “epikën legjendare“.
Tropoja është mjaft e pasur me bjeshkët të cilat kanë bimësi e ujëra të bollëshme, është Sylbica, Markovçe, Dobordol, Shkelzen, Lumi i Gash*t, Bosh, Vashqefen, Lkeni i Ponarëve, Shtegu i Dash*t, Treshja e Rajës, Bjeshkët e Salcës, T'thermja e Nikajve, Piku i Currajve, e plot të tjera që e bëjnë mrekullinë e vërtetë majën e ajzbergut të Apleve shqiptare, e pse jo të Ballkanit e më gjërë.
Malësia e Gjakovës është më e pasura me bimësi: ka një zonë fushore të cilën e zotëron kryesisht fisi Krasniqe, vazhdon me pyllin e gështenjave mbi 2000 ha që fillon nga Brisa deri në Qafë Morinë, më pas fillon dushku, ahu e pisha të cilat vendosen sistematikisht mes luginave për t’u bërë hije lumenjëve të kaltër me troftë, atë të Valbonës e Curraj Eper, Gash*t etj.
E gjithë Tropoja është prodhuese, pjesa fushore merr dy prodhime në vit, me pemëtari të zhvilluar, pasuri minerare të pashterrshme e ujëra e burime të bollëshme.
Përjashtohet këtu zona e bokës nga Dega deri në Bytyç një tokë jo shumë prodhuese dhe e ftohtë në dimër.
Tropoja mbetet pasuri kombëtare e turizmit malor, mbretëreshë e alpeve shqiptare që po shfrytëzohet pjesërisht. Mrekullia vjen te zona e paprekur krejt e virgjër, amfiteatri përrallor i vëndosur në Curraj Eper.
Tropoja është kalaja natyrore e shqiptarëve, e cila nuk u mposht asnjëherë nga asnjë pushtues në shekuj.
Tropojanët nuk pranuan ofiqe e poste, nuk bënë pazare me tokën e tyre të shënjtë, nuk bënë kompromise dhe as ulën kryet, por qëndruan fort në kështjellën e vet dardane, asnjëherë të nënshtruar edhe në besimin e tyre fetar megjithëse mysliman, por asnjëherë të turqizuar duke mbajtur me qëndresë edhe besimin fetar katolik si qershia mbi tortë.
Krasniqja në shekuj ka një prodhim mjaft me potenciale intelektuale qysh me klerik katolik, porse duhet veçuar për Malësinë e Gjakovës klerikët e shekullit të fundit Hoxhë Dusha vërtetë një personalitet unifikues e bashkëpunues ndërmjet besimeve e qytetarëve, është kleriku Patër Pjetër Mëshkalla, Hoxhë Zogu, e Dom Ndoc Nikaj të cilët kanë përcjellur mesazhet më të shëndosha për besim në Zot e qëndresë ndaj secilit pushtues, vërtetë jo vetëm klerik por atdhetarë e nacionalistë të shëndoshë në mbrojtjen e çdo centimetri nga trojet dardane.
Ajo që e ngren Malësinë e Gjakovës më lart në besimin e vet ndryshe edhe nga të tjerët është krijimi i miteve e krijesa e shënjëtorëve të tyre nëpërmjet Dervish*t të Luzhës e Rexhep Belit, pranë të cilëve e gjithë malësia e Gjakovës e malësitë për rreth kanë gjetur shërbim, shërim e shpëtim, kjo një Hyjnore e krijuar vetëm në Tropojë.
Për këtë malësi vetëkënaqësia është azma që pengon frymëmarrjen, bllokon proçeset e zhvillimit të rritjes.
Përballë kësaj azme vetëm fryma e ngacmimit nëpërmjet ndjenjes njerëzore e nacionalizmit të shëndoshë krijon progres duke marrë përgjegjësi e duke i rritur ato, për të frymëzuar të ardhmen e dobishme për shoqërinë tonë.
SHKOLLIMI, TRADITAT E ZAKONET
Tropoja fisin më të madh ka Krasniqen, gjenëzë e të cilit janë fisi Nikaj si vëlla.
Gjithashtu Berisha gjak i të cilit është fisi Mertur, fise të tjera janë Gashi, Bytyçi e Shipshani, por edhe fiset Hot, Vuthaj, Kelmend, Shalë si lulja e pranverës pranë kësaj malësie nëpërmjet prezencës e miqësisë.
Besimi fetar në Malsinë e Gjakovës në breza më parë përgjithësisht i përkiste besimit katolik, ndërsa sot e kanë ruajtur këtë besim vetem fiset Nikaj e Mertur një lule e pavyshkur e qëndresës dhe e bashkëjetesës për Malësinë e Gjakovës.
Krasniqja së bashku me vëllain Nikaj si fisi më i madh konsiderohet si truri e aristokracia e Malësisë së Gjakovës, Gashi konsiderohet me mëndje të pastër e shumë të vendosur në qëndrimet e tyre, Shipshani një fis i artë, Bytyçi-fisi i bujarisë e sojit, kurse vëllezërit Berishë-Mërtur një racë e shkëlqyer shqiptare.
E veçantë për Malësinë e Gjakovës është mikëpritja në oden e burrave, vyrtytet, traditat e zakonet e veçanta, krejt të përbashkëta përjashto ato të ritit të besimit fetar, por gjithnjë edhe festat fetare janë festuar sëbashku krejt si në mes vëllezërish.
Shkollimi në të gjithë Tropojën i përket shkollës së jetës së ashpër atëherë kur flinin në fier, lëkurë delje (postaxhi) e me kokë në cumer, gjithnjë i madhi duke folur e të vegjlit duke dëgjuar, vetëm aty jepeshin njohuri e dituri me vlera njerëzore për të ardhmen e brezave.
Oda e burrave(Soba) ishte Akademia e kohës ku aty përplaseshin mendime, edhe të kundërta, por sëfundmi dilej me një vendim unik, i cili nuk cënohej nga askush, vetëm aty në odën e burrave secili fliste me rradhë dhe me mendim të qartë për të mos lënë hapësira me pasoja në të ardhmen për fshatin, zonën apo krahinën.
TROPOJA E SHEKULLIT TË FUNDIT
Sapo filluan lëvizjet kombëtare për liri e pavarësi tropojanët u vendosën në krye qysh në Lidhjen e Prezrenit me kolloset e tyre të vendosur në sofrën e parë me mendimtarë e prinjës në të gjitha etapat pa kursyer koston njerëzore për atdheun e tyre.
Tropojanët me mjaft përgjegjëshmëri kombëtare, të mirëvendosur e mjaft të maturuar janë fitimtarë në të gjitha betejat me secilin pushtues sikurse mendimtarët e tyre kanë dhënë ide të vyera e kane kryer shërbesa gjithë kombëtare. Edhe në Tropojë si kudo në Shqipëri shkolla shqipe është hapur me vonesë vetëm 108 vite më parë (Gjonpepaj), por vrapimi i tyre për t’u arsimuar e radhit trevën më me shumë intelektualë në shkallë kombëtare, gjithnjë në proporcion me popullsinë.
Malësia e Gjakovës zën vëndin e parë me profesorë e doktorë shkencorë të të gjitha fushave.
Rasti unikal në Shqipëri mbetet Nikaj-Merturi, kjo krahinë zën vendin e parë në Shqipëri për arsimimin e lartë pa proporcion popullsie e matur kjo në ish-komuna sot njësi.
Eshtë kjo etje për dijen dhe zgjuarsia e lindur e banorëve të saj, që e ka ngjitur Tropojën në majën e diturisë kombëtare me elitat e saj kulturore e shkëncore që do ia kishte lakmi çdo kryeqytet ballkanik.