Lajmi Jonë

Lajmi Jonë www.sprint.al Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bota. Sport, Teknologji, Kuriozitete, Show, Art, Kulture, Poezi dhe plot aktivitete te tjera

07/06/2026
04/06/2026

Ylli Manjani, ka shpërthyer ndaj një pjese të protestuesve që, sipas tij, e kanë sharë dhe ofenduar në rrjetet sociale dhe në telefonin e tij.

Manjani, i pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli në lidhje me protestën, tha se nuk e kishte ndjekur atë dhe u dha një mesazh atyre që e ofendojnë.

Ndërsa më tej, ai nuk i kurseu sharjet dhe ofendimet e rënda ndaj një pjese të protestuesve.

Mëhilli: Si e ke parë protestën?

Manjani: S’e kam parë fare deri më tani, me thënë të drejtën. Kam marrë vesh se ka pasur një protestë, erdha këtu dhe e pashë, por s’më ka dhënë asnjë emocion.

Mëhilli: Si nuk të jep emocione?

Manjani: Nuk më jep, çfarë problemi ka? Dhe më tepër, kur disa prej tyre kanë marrë guximin të më shajnë në telefonin tim me rob shpie, robt ku t’i kenë. Ja, po e filloj kështu…

Mëhilli: Të ruajmë etikën.

Manjani: Etikën ta ruajnë ata, se k***a e k***arë, po e përdor tani, ata legenë, pisa, qelbësira, të cilët trashin gjuhën në mënyrë private.

Ata që kanë marrë përsipër të më shajnë në telefonin tim, janë të sharë deri në brezin e tretë, se s’po çoj më shumë.

Ku t’i kenë! Hajdeni tani me gjithë protestë, se s’dua t’ia di fare.

Mëhilli: Na kanë sharë të gjithëve.

Manjani: Nuk i kam askujt borxh. Unë dhe familja ime s’i kemi borxh askujt. Kjo dhunë është pisllëk.

04/06/2026
04/06/2026

🔴 Lajm i fundit: Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri...

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë.

Emërimi i Wendt u mbështet nga 19 anëtarë të komitetit dhe vetëm tre kundër, çka i hap rrugë emërimit pa pengesa në Senat. Seanca e 4 qershorit vjen pas seancës publike të konfirmimit të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Wendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ndryshe nga seanca publike në maj, takimi i sotem eshte parashikuar të zhvillohet në një format Sesioni Ekzekutiv, gjatë të cilit komiteti diskuton dhe voton mbi emërimet përpara se t’i dërgojë ato në seancën e Senatit.
Në paraqitjen e tij në Senat, Wendt theksoi se prioritetet kryesore të qëndrimit të tij në Tiranë do të përfshinin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e përpjekjeve për sigurinë kibernetike dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet amerikane në vend.

03/06/2026
30/05/2026

Belind këlliçi, sot në Kuvendin e PD: Teksa jemi mbledhur këtu në ditë të veshtira për vendin, qytetarë të ndryshëm po merren zvarrë nga civilë me maska, në prani të policisë së shtetit në Zvërnec!

Miqte e mi që jeni këtu në këtë sallë, miq të një historie të rrallë mbijetese!

Katër vite më parë, Partia Demokratike rrezikonte ekzistencën. Jo sepse kish humbur garën me pushtetin kriminal të Rilindjes, por sepse përballë kishte një sistem që kërkonte krijimin e një republike ku pushteti nuk mund të fitohej më, por thjesht të administrohej.

Ku zgjedhjet të shërbenin si dekor institucional për partnerët ndërkombëtarë, ndërsa rezultati të prodhohej nga patronazhimi, frika, paratë e pista dhe lodhja kolektive.

Propaganda u investua me gjithçka mundej që PD të pranonte fundin e saj, të zvogëlohej gradualisht, të kthehej në një opozitë simbolike, të menaxhueshme, të padëmshme.

Dhe atëherë, kur shumëkush mendoi se Partia Demokratike ishte në kapitullin e fundit të historisë së saj, demokratët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë në momentet më të vështira të këtij vendi, refuzuan të dorëzohen.

Nën drejtimin e Kryetarit tonë Sali Berisha u bashkuam në Kuvendin e Rithemelimit.

Qe kjo përpjekje e pangjashme në historinë politike të Ballkanit dhe Europës, që bllokoi projektin politik kriminal që synonte izolimin përfundimtar të opozitës. Pjesa e parë e skenarit iu dogj në duar autokracisë elektorale, që kërkon me çdo kusht vijimin e tij, shndërrimin e Shqipërisë në një vend ku rotacioni të jetë i pamundur.

Ajo që ndodhi në zgjedhjet lokale të vitit 2023 synonte zhdukjen përfundimtare të partisë së parë opozitare në vend. Pa vulë, pa logo, pa financa, pa minutazh mediatik, por me të vetmin parim që pushteti kriminal i Ramës nuk ka arritur ende ta blejë: rezistencën e demokratëve patriotë.

Mbrojtja e PD-së u njehsua me mbrojtjen e vetë idesë së demokracisë.

Përballë kishim jo vetëm administratën, propagandën e egër, por edhe një model të tërë pushteti që funksionon si korporatë e frikës dhe shantazhit. Edhe pse e dija se përballë kisha organizata kriminale, përfshi atë 5D, hoqa dorë nga ulësja e sigurt e Kuvendit, për të kërkuar votbesimin tuaj si kandidat për Bashkinë Tiranë.

Ende sot u jam mirënjohës mbi 100 mijë qytetarëve që votuan kundër makinerisë së shfrenuar elektorale të Rilindjes, jo veç për një kandidat, por për të drejtën legjitime për të mos u ndjerë peng në qytetin e tyre.

Ato vota faktuan se ne ishim përfaqësues të shqiptarëve që refuzojnë modelin kriminal të një narkoshteti, që refuzojnë shpopullimin, vrasjen masive nga ndotja e ajrit, lëngimin e arsimimit.

Pas të gjitha shpifjeve e goditjeve monstruoze që mora në fushatë, as nuk e çova ndërmend të ndaloja, pasi beteja ime qe mision për të zhdukur njëherë e mirë farën e keqe në krye të qytetit tonë të dashur.

Ia dolëm bashkë dhe sot Erion Veliaj është aty ku e meritonte!

Zgjedhjet humbën kuptim e funksion, por nuk u ndalëm. Sepse premtimi i Rithemelimit qe atuja e vetme për demokratët. Pushteti nuk kërkonte vetëm të fitonte ndaj Partisë Demokratike, por ta kthente atë në relike muzeale të tranzicionit shqiptar, një simbol pa forcë, një emër pa nerv, një opozitë dekorative që duhej të ekzistonte vetëm si alibi për fasadën demokratike të regjimit.

Në 2025-ën, edhe pse jo me rezultatin që punuam e kërkuam sepse garonim përballë një parti-narkoshteti, sërish na mbajti rezistenca.

Trokitëm në çdo organizatë ndërkombëtare për të faktuar se në Shqipëri tashmë nuk ka më zgjedhje por farsë, nuk ka më program por patronazhistë, nuk ka më vizion por grupe kriminale.

Sërish i’a dolëm.

Sot çdo kancelari ndërkombëtare është e informuar mbi shtetin kriminal e patronazhist të Edi Ramës, faktet e Opozitës tashmë janë 32 kushtet për integrimin.

Sot opozita shqiptare nuk konsiderohet më “problemi”, por alarmi që grisi perden e hekurt të propagandës e lobuesve të autokratit Rama.

Ta themi troç, nëse Rithemelimi nuk do të kishte ndodhur, sot nuk do të diskutonim për “reset”, për modernizim apo për rotacion. Do të diskutonim vetëm për fundin politik të opozitës shqiptare. Andaj Rithemelimi ishte kushti i parë i shpresës, momenti kur Partia Demokratike refuzoi të firmoste kapitullimin.

Nuk do të kishte të ardhme politike të Partisë Demokratike pa atë refuzim historik për t’u dorëzuar. Dhe kjo është meritë e demokratëve.

E njerëzve që qëndruan këtu sepse nuk kishin më asgjë përveç bindjes së tyre. Në kohën kur shumëkush largohej nga politika si nga një ndërtesë në zjarr, demokratët hynë sërish brenda saj për ta shpëtuar.

Kjo nuk do harrohet kurrë!

Por sot, pikërisht sepse e shpëtuam Partinë Demokratike, pas rezistencës, pas betejave, pas mbijetesës, kemi detyrimin moral të bëjmë pyetjen që ndan partitë historike nga ato kalimtare.

A e shpëtuam Partinë Demokratike vetëm për ta mbajtur gjallë?

Apo për ta bërë më të madhe se vetja? A u përmbush plotësisht premtimi i Rithemelimit?

Rithemelimi ishte premtim për ripërtëritje politike në kuptimin më fisnik të fjalës: një Parti Demokratike më e hapur, më moderne, meritokratike, më tërheqëse për shoqërinë shqiptare.

Ndaj ky Kuvend duhet të jetë prova jonë kryesore para shqiptarëve si për reflektim të sinqertë, ashtu edhe për gatishmëri si qeveri në pritje. Le të bëjmë disa pyetje të pashmangshme:

A e ndjen sot veten plotësisht në shtëpinë e vet i riu shqiptar që nuk pranon të jetojë me standardin e ulët të këtij regjimi?

A e gjejnë veten tek ne profesionistët që u përjashtuan jo sepse nuk dinin, por sepse nuk u përkulën?

A e ndjejnë Partinë Demokratike si adresën e tyre intelektualët që refuzojnë propagandën si mënyrë jetese?

A i kemi afruar realisht gratë e zonjat e këtij vendi, ato që mbajnë familje, biznese, universitete, spitale, institucione?

A e kemi bërë PD-në shtëpinë natyrale të diasporës shqiptare, të atyre që u larguan jo nga mungesa e dashurisë për Shqipërinë, por nga mungesa e ajrit dhe meritokracisë për të jetuar normalisht këtu?

Dhe pyetja më e rëndësishme:
A kemi ditur t’i hapim dyert për mendjet novatore, për energjitë e reja, për ata që nuk kërkojnë privilegje, por hapësirë për të kontribuar?

Koha e mbijetesës u mbyll dhe një parti që ka kaluar përmes zjarrit nuk ka luksin të sillet si viktimë. Sepse ne nuk ishim të tillë në Rithemelim dhe nuk ka sesi të jemi në Ripërtëritje.

Dhe këtu dua të ndalem tek një çështje që kërkon pjekuri historike.

Unë besoj se demokratët nuk kanë luksin të fragmentohen pafundësisht në parti të vogla që ushqehen nga të njëjtat plagë, nga të njëjtat zhgënjime dhe nga e njëjta histori. Sepse përballë nuk kemi një kundërshtar normal politik, por një sistem që ka investuar prej vitesh në përçarjen e çdo alternative që mund ta rrezikojë.

Ndaj sot më shumë se kurrë duhet të kuptojmë se bashkimi nuk është kompromis dobësie, por inteligjencë politike për të kuptuar momentin historik.

Dhe momenti historik është ky: ose opozita bashkohet rreth një projekti modern, të hapur dhe serioz qeverisës, ose regjimi do të vazhdojë të fitojë, jo nga forca e tij, por nga copëzimi ynë.

Pushteti aktual nuk mbahet vetëm nga propaganda, por edhe nga perceptimi se alternativa ende nuk është bërë shumicë morale.

Detyra jonë është të bindim Shqipërinë se Partia Demokratike nuk është më vetëm partia e rezistencës.

Por partia ku mund të bashkohen energjitë më të mira të këtij vendi.

Në Ballkan, pushtetet nuk bien vetëm sepse lodhen, por edhe kur njerëzit fillojnë të besojnë se alternativa është më e sigurt se frika.

Ky është misioni ynë sot, jo thjesht të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, por të rikthejmë besimin se politika mund të prodhojë ende dinjitet, standard dhe shtet.

Ky është reset-i i vërtetë i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lajmi Jonë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share