Sprint Lajme

Sprint Lajme www.sprint.al Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bota. Sport, Teknologji, Kuriozitete, Show, Art, Kulture, Poezi dhe plot aktivitete te tjera

02/12/2025
02/12/2025
02/12/2025

Edith Harxhi : Do të vinte kjo ditë! E kam paralajmëruar shumë herët që elita globaliste do të kish një fund të rëndë.

Ky është vetëm fillimi për BE-në, pasi është zhvendosur krejtësisht nga boshti i burrave të mençur dhe zonjave të forta dhe predikues të lirisë.

Fatkeqësisht, pas rënies së perdes së hekurt, e djathta klasike nisi të imitojë të majtën dhe kështu i lodhën europianët me rregulla, humbje sovraniteti dhe lirije të fjalës. Më pas, Komisioni dhe shumë nga institucionet e BE-së u kthyen në zyra punësimi për burokratë që nuk gjenin dot veten në vendet e tyre, një pjesë madje kishin mbaruar edhe shkollat në Moskë dhe jipnin leksione demokratizimi në lindje, Ballkan por edhe në Bruksel.

Burokratët e pazgjedhur krijuan rrjetin e tyre i cili nisi të financohet nga filantropistë të majtë si Soros me shokë të Davos-it. Këta të fundit menduan se do të kapnin botën duke përdorur dhe paguar burokratët e Brukselit dhe kështu modelin e një qeverie botërore do ta realizonin me shpejtësi duke vendosur rregulla drakoniane globaliste.

Por, vjen një ditë! Bota zgjohet! Popujt e zemëruar kërkojnë të kthehen tek liria, dhe kuptojnë që edhe zgjedhjet në vende perëndimore nuk janë zgjidhje.

Kjo çfar ka ndodhur sot me Ish-Komisioneren e lartë të BE-së që dikur kish qenë pjesë e brigadave të kuqe Italiane, nuk është gjë tjetër veçse nisja e ripërtëritjes së Europës.

Do të vijojë me të tjerë…

Amerika e dha shembullin e saj një herë në 2016-ën dhe përsëri vjet në nëntor. Votoi kundër elitave të kalbura dhe të korruptuara nga të dy anët. Ajo çfar po ndodh sot në ShBA nuk është vetëm luftë ndaj krimit të organizuar, emigracionit të paligjshëm dhe veçanërisht narko-trafikut, por ajo është në rradhë të parë lufta për të rivendosur lirinë e nëpëkëmbur, që është e njëjtë me vlerat e etërve krijues të saj, lufta për rivendosjen e balancave dhe dinjitetit njerëzor.

Do të sjellë rendin e ri botëror!

Shqipëria do të ndikohet fuqishëm nga ngjarjet në ShBA dhe tashmë Bruksel.

Një marrëveshje e re në Ukrainë dhe përfundimi i luftës me Rusinë, si dhe shkatërrimi i karteleve në Venezuelë e Amerikë Latine që mbahen njëjtë si këtu nga autokratët e majtë, do të fshikullojë edhe autokratin e Shqipërisë dhe të Ballkanit. Ai e ka tashmë biletën e prerë.

Zonja Mogherini do të tërheqë këmbën zvarrë dhe do të marrë me vete edhe zvarranikët e Ballkanit që ishin pjesë e të njëjtit klub mafioz dhe të korruptuar!

Jemi përpara ngjarjeve të mëdha…

02/12/2025

"Bullgaria pa mafien"/ Protesta e fuqishme detyron Presidentin të rrëzoj qeverinë

“Bullgaria e re pa mafian!” Ky ishte lajtmotivi kryesor i mbi 50 mijë protestuesve që i vunë "zjarrin" Sofjes!

Në këto kushte dhe nën trysninë popullore, Presidenti i Republikës ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë

Disa mijëra protestues e ndezën flakë Sofjen e shumë qyteteve të tjera në Bullgari, përgjatë mbrëmjes të së hënës, duke mbajtur kështu një nga marshimet më të madha të viteve të fundit. Protestuesit kërkua tërheqjen e buxhetit të ri dhe dorëheqjen e qeverisë!
Në qendër të Sofjes, në sheshin e madh përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare ishin mbledhur rreth 50.000 njerëz, të cilët brohorisnin: "Dorëheqje!" "Dorëheqje" dhe "Mafia" në ndërtesat qeveritare.

30/11/2025

Ky ua bënte 8-3 imperialistëve amerikanë...

Tedi Blushi: Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Blushi: Një tjetër varr monumental korrupsioni, 260 milion euro. “Rrugët e flo...
23/11/2025

Tedi Blushi: Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Blushi: Një tjetër varr monumental korrupsioni, 260 milion euro. “Rrugët e florinjta” shemben si kashtë se drejtësia nuk merr të pandehur Edi Ramën

Shembja dhe bllokimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e inauguruar tre herë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe e hapur zyrtarisht vetëm 2 muaj më parë, u shndërrua sot në një tjetër provë ulëritëse të korrupsionit me “rrugët e florinjta” që rrëzohen si thes kaste edhe pse ndërtohen 5-6 herë më shtrenjtë se kudo në rajon dhe në vendet e Bashkimit Europian.
Nga sot, rruga Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën u deshën 14 vite për t’u ndërtuar dhe që u kostoi shqiptarëve 260 milion euro, është një tjetër varr monumental korrupsioni i Edi Ramës, një katastrofë e përsëritur dhe e paralajmëruar që për fatin e mirë edhe kësaj here nuk shkaktoi tragjedi në jetë njerëzish, për qytetarët, shoferët dhe pasagjerët që kalonin aty.
Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që ndodh pak kohë pas shembjes së një tjetër rruge të florinjtë si Korçë-Ersekë dhe pas shpërthimit të aferës me Tunelin e Llogarasë, ku Rama-Balluku vodhën 50 milion euro me një të rënë të lapsit dhe 25 milion euro me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, është dëshmia e radhë që veprat ‘madhështore’ të kësaj Qeverie nuk janë autostradat, tunelet apo urat moderne, por vetëm hapja e gropave të zeza dhe të thella të korrupsioni skizofrenik në çdo sektor, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, në shëndetësi dhe në arsim.
Gropa që thellohen e zgjerohen gjithmonë edhe më shumë sa kohë drejtësia hesht dhe mbyll sytë para varreve monumentale të korrupsionit që hap Edi Rama me grabitjen e qindra miliona euro, të cilat duhet të kishin shkuar për rritjen e pensioneve, për rritjen e pagave për mësuesit dhe arsimtarët, apo për mbështetjen e sektorit jetik por të nënfinancuar të bujqësisë dhe që përfundojnë për ndërtimin e rrugëve të florinjta që shemben pas çdo shiu.
Sepse çdo rrugë e ndërtuar nga Edi Rama ka qenë dhe mbetet një instrument për të justifikuar grabitjen e taksave të shqiptarëve.
Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk do të ndodhte nëse drejtësia do të kishte hetuar dhe zbardhur aferën e rrugës së shembur ende pa u inauguruar Korçë-Ersekë.
Ndaj dhe hetimet e aferës së tunelit të Llogarasë, të përqëndruara vetëm te Belinda Ballaku por jo edhe te Edi Rama, do të thotë se rrugë e vepra të tjera në infrastrukturë pritet të kenë të njëjtin fat.
Në këtë regjim, ku prioriteti i vetëm është korrupsioni dhe jo interesi publik, Edi Rama është ideatori dhe përfituesi kryesor i çdo afere të përbindshme korruptive.
Ndaj edhe të ngjashmit e Belinda Ballukut vijnë e ikin nga Qeveria, por aferat dhe gjakderdhja financiare vijon, sepse të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë vetëm te një emër: Edi Rama.
Pa hetuar dhe pa marrë të pandehur Edi Ramën askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë vend ka drejtësi të pavarur, madje edhe nëse kjo mund të ndodhë sërish do të jetë vonë.
Në çdo vend tjetër, drejtësia do t’i kishte hedhur çelësat në det, një kryeministri që vjedh ditën për diell dhe pa maska, me rrugë të florinjta që shemben ose para ose pak muaj pas inaugurimit, por që ende vijon të jetë i lirë edhe pse sot ka një kabinet në liri dhe një kabinet në burg.
Shqiptarët meritojnë drejtësi për vjedhjen e qindra miliona eurove dhe drejtësi do të nisë vetëm kur Edi Rama të merret i pandehur.

23/11/2025

Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.

Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.

Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.

Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.

Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.

Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.

Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.

Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.

Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.

Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

22/11/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e

20/11/2025
13/11/2025

🔴 Aulon Kalaja : Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur te shfuqizojë vendimin e mosfillimit të procedimit penal të SPAK për kallëzimin penal të paraqitur nga unë, si kandidat për deputet në Qarkun Durrës në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, sa i takon veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal.

Me këtë vendim GjKKO ka vendosur konststimin abslolutisht te pavlefshëm të aktit procedural të SPAK, me të cilën u vendos shpallja e mungesës së kompentencës lëndore te SPAK për ushtrimin e ndjekjes penale për pjesën e kallëzimit penal ku kallëzoja kryerjen e veprës penale të falsifikimit te materialeve zgjedhore, e parashikuar nga neni 326/2 i Kodit Penal, vepër penale kjo e kryer në grup të struktuar kriminal, sipas nenit 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.

GJKKO ka urdhëruar SPAK të regjistroje procedimin penal për secilën nga këto vepra penale të kallëzuara, duke i vendosur si detyrë që të kryejë hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm të secilit fakt penal të ndodhur mes kandidatëve dhe adminstratës zgjedhore në KZAZ.

Jo vetëm kaq por sjell në vëmendje se në kallëzimin penal të paraqitur kam kallëzuar penalisht edhe faktet penale krejt të ngjashme që janë bërë publike nga media se kanë ndodhur në Tiranë, Dibër dhe Fier, të provuara si të tilla nga rinumërimi i votave në këto KZAZ. Duke qenë se nuk kishte asnjë adresim nga vendimmarrja e SPAK për këtë pjesë të kallëzimit penal, GJKKO ka udhëruar që hetim të plotë dhe të gjithëanshëm të ketë edhe për këto ngjarje kriminale.

Është në nderin dhe misionin kushtetues të SPAK tashmë të zbardhë të vërtetën kriminale të ndrydhur nga KZAZ, KQZ dhe KAS me vendime të paligjshme në kutitë e votimit.

U jam zotuar çdo votuesi që u kam kërkuar votëbesimin në Qarkun Durrës se do të bëj çmos për të mbrojtur vullnetin e sinqertë të tyre të shprehur me datë 11 maj me votë. GJKKO është i pari institucion që po më jep të drejtë në këtë mision qytetar të nisur në majin e këtij viti. Jam shpresëplotë që, sado të fshihet, e vërteta nuk mund të mbytet.

Uroj që ky procedim penal të arrij të bëjë realitet atë që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri: ndëshkimin penal të krimit të organizuar zgjedhor!

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sprint Lajme posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share