18/01/2024
Kerkoj ndihme nga te gjithe miqte juriste te me sqarojne, se kam 48 ore qe po pelcas.
A mundet Gjykata e Larte te regjistroje nje ceshtje pa kerkesen e askujt?
Mos u cudisni! Kjo ka ndodhur! Dritan Goxhajt, i eshte hapur ceshtje per gjykim per rekurs te vendimit per mosekstradimin e tij.
Tani.... Ne dokument thuhet qe e ka kerkuar Prokuroria e Tiranes. Kjo e fundit doli ne deklarate dhe tha qe jo vetem qe se ka kerkuar, por nuk e ka as kopetence.
Derguesi i dosjes, rezultan Dritan Goxhaj. Dritani nuk punon per prokurorine, dhe per me teper te dergoje nje dokument qe ta arrestojne dhe ekstradojne. Jo vetem kaq, i zoti i punes, as ia kishte haberin kesaj gjeje dhe u njoftua live nga mediat.
Tani dua te kuptoj si shkon ne Gjykate te Larte nje ceshtje, qe regjistrohet dhe behet dhe shorti per gjyqtarin brenda 24 oreve pa e kerkuar askush?????? Ndihme ju lutem!
Dhe pasi te arrij ta kuptoj ligjerisht, pra qe te mos ngre akuzen per "Legjitim te te paligjshmes" me thoni ju lutem!