Normalisti Media

Normalisti Media Videot dhe Fotot të ngjarjeve më aktuale dhe të kaluara në vend, mund ti shihni në Facebook-un tonë.

Thanë “PO” 💍 👰 Ilnisa dhe Meritoni 🤵‍♂️ shkëmbejnë unazat dhe puthjet 😘 në dasmën e tyre 🥂, LIVE në DigitAlb në kanalet ...
08/02/2024

Thanë “PO” 💍 👰 Ilnisa dhe Meritoni 🤵‍♂️ shkëmbejnë unazat dhe puthjet 😘 në dasmën e tyre 🥂, LIVE në DigitAlb në kanalet Big Brother VIP.

Festa vazhdon me Valbona Memën të ftuar speciale 🥳🥳🥳

Sara ❤️ Bardhi shkëmbejnë puthjen e parë në këtë Big Brother VIP 😍 Batuta nga banorët: Bardhi duhet ta ketë gati këngën ...
06/02/2024

Sara ❤️ Bardhi shkëmbejnë puthjen e parë në këtë Big Brother VIP 😍

Batuta nga banorët: Bardhi duhet ta ketë gati këngën 😅

30/01/2024

Takimi emocionues i Lisiz me të atin i përlot të gjithë


30/01/2024

“Për të hequr fytyrën e mërzitur ..”

Mes lotësh Elvisi rrëfen historinë e tij të jetës : Do futem në Big Brother për të rikthyer Lisin

30/01/2024

“këtu s’po bëj asnjë intrig…”

Elvisi tregon çfarë i mungon më shumë

Përshëndetje Familjar,Miq dhe Dashamirë.Nina jonë e bukur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është diagnostifiku...
25/01/2024

Përshëndetje Familjar,Miq dhe Dashamirë.

Nina jonë e bukur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është diagnostifiku me Tumorin NEUROBLASTOMA në Abdomen i cili shërimin duhet ta marr urgjent në Turqi, i cili kushton 144.000 Euro.

Une dhe Tina kur kemi fillu bashkë rrugëtimin jetësor, kishim imagjinuar të jemi gati me të gjitha sfidat e jetës por në realitet qenka shumë ndryshe, si Prindër jemi të thyer.

I madhi Zot po të jepke forcë dhe sabër me i përballu këto sprova dhe lutemi te Allahu ti jep shërim vajzës tonë Ninës.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Ninën në menyrë Financiare, Llogaria e Bankës është:

Leutrim Dragusha 044777232

IBAN: XK05 2033000108638067 - Teb Bank

Swift Code: TEBKXKPR

Paypal; [email protected]

24/01/2024

Hyrja me e re ne shtepine e Big Brother Albania Vip 3, Erjola Doçi

24/10/2023

🇦🇱🇪🇺BE-ja🇪🇺🇦🇱NË🇦🇱🇪🇺ELBASAN🇪🇺🇦🇱

Për Elbasanin kjo është një ngjarje historike, më e madhja ndërkombëtare në historinë e tij.

Vështirë se mund ta imagjinonte dikush deri disa vite më parë, që ekspertët më të mirë të BE-së do të zbrisnin në Elbasan, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel e do të mblidhnin përfaqësues vendorë nga 100 qytete, fanatikë të mjedisit e ndryshimeve klimatike për një agjendë globale që po shqetëson çdo ditë e më shumë liderët e G8.

Por sot Elbasani nuk është më ai i deri disa viteve më parë, por një qytet i ri europian, tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare.

Për mua dhe Bashkinë e Elbasanit, organizimi në Elbasan me bashkëpunim të TAIEX i një forumi të tillë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor është fruti më i bukur, i përpjekjes sonë për afirmimin e Shqipërisë, si një anëtar me të drejta të plota në bashkësinë ndërkombëtare të vitit 2023 🇦🇱🦅😍🫶

THANK YOU! 🇪🇺🙏🏻🇦🇱
SEE YOU SOON!😉

  - DOKUMENTET QË NXJERRIN BLLOF LUÇIANO BOÇIN, ALBTEK U SEKUESTRUA NË 15 DHJETOR 2021 Pak javë më parë, dy opozitarët E...
13/08/2023

- DOKUMENTET QË NXJERRIN BLLOF LUÇIANO BOÇIN, ALBTEK U SEKUESTRUA NË 15 DHJETOR 2021

Pak javë më parë, dy opozitarët Edmond Spaho dhe Petrit Vasili tentuan të peshkojnë opinionin publik me pretendimin se kishin zbuluar një super skandal. Duke keqinterpretuar qëllimisht aktet juridike ata deklaruan se kompania koncesionare që ndërtoi inceneratorin e Elbasanit kishte marrë nga Ministria e Energjisë një kontratë koncesionare të dytë që i siguronte asaj të drejtat për të prodhuar e tregtuar energji nga djegia e mbetjeve për 25 vite dhe jo vetëm 7 vjet sa ishte jetëgjatësia e koncesionit. Pra thënë troç, nënkuptonin se edhe kur shteti të merrte në dorëzim inceneratorin në vitin e 8, privati do shiste energjinë dhe do arkëtonte të ardhurat. Një idiotësi kjo që u hodh poshtë me fakte të dukshme, fakte që i ka dhe prokuroria që po heton çështjen e inceneratorëve, e për të cilat Spaho e Vasili nuk guxuan të flasim më.

U bë e qartë se Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk ka lëshuar koncesion të dytë kompanisë së inceneratorit. Në zbatim të kontratës që kompania kishte në fuqi me Ministrinë e Mjedisit, Ministria e Energjisë kishte detyrimin ligjor për të autorizuar dhe hapur rrugën e licensimit të shoqërisë “ALBTEK ENERGY” shpk. për prodhimin dhe tregtimin e energjisë. Në përfundim të kontratës koncesionare, pra në përfundim të periudhës 7 vjeçare të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit, kjo vepër transferohet në administrim të shtatë bashkive të Qarkut të Elbasanit. Këto të fundit marrin në pronësi veprën dhe fitojnë automatikisht edhe të drejtat e fituara nga kompania në raport me asetin.

Por ditën e sotme, u shfaq një tjetër opozitar i zgjuar nga gjumi letargjik që pasoi humbjen katastrofale në garën për Bashkinë e Elbasanit. Dikush ka dashur të tallet me Luçiano Boçin e aq më keq që ky i fundit nuk ka ndjekur as kolegët e tij në tentativat e mëparshme të dështuara në këtë çështje. Boçi deklaroi se “ALBTEK rezulton të ketë një fitim për 2022 rreth 860 milion lekë, megjithëse pronarja është e dënuar për aferën e inceneratorëve dhe kompania është në sekuestro. ALBTEK zotëron për 25 vite impiantin e prodhimit të energjisë brenda inceneratorit megjithëse të akuzuarit përfshi Ramën dhe sot e kësaj dite deklarojnë pa asnjë përgjegjshmëri që impiantin e prodhimit të energjisë e ka Bashkia Elbasan”.

Pra, i njëjti Luçiano që në muajin Maj të këtij viti protestonte në dyert e inceneratorit duke premtuar se do ta shembte atë pasi nuk kishte punuar asnjë ditë qëkur ishte ndërtuar, sot del dhe thotë që jo vetëm ka punuar nga viti 2015 deri në 2021 kur përfundoi periudha e koncesionit por edhe gjatë vitit 2022. E para, cilin Luçiano të besojmë? Atë që thotë nuk ka punuar apo atë që thotë ka punuar!!??

E dyta, sikurse mund ta shohë kushdo i interesuar, kontrata koncesionare e thotë qartazi se ALBTEK Energy është një kompani e krijuar vetëm për të menaxhuar veprimtarinë e inceneratorit të Elbasanit dhe asnjë aktivitet tjetër. Po sipas kontratës, me përfundimin e periudhës së koncesionit 7 vjeçar, kompania bashkë me asetet fizike dhe të gjitha të drejtat e detyrimet e saja i kalon shtetit dhe menaxhohet prej një kompanie të re e cila krijohet me aksionerë gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan.

Ku qëndron gënjeshtra e profesorit të zgjuar nga gjumi?! Që nga 15 Dhjetori 2021, pra 16 ditë pa përfunduar kontrata koncesionare, inceneratori i Elbasanit, kompania ALBTEK Energy bashkë me të gjitha të drejtat e saj janë vënë nën sekuestro nga SPAK në kuadër të hetimeve që po bëheshin. Nëse koncesionari sipas kontratës humbte të drejtat mbi kompaninë dhe asetet e saja në 31 Dhjetor 2021, në realitet i humbi ato edhe 16 dite më herët.

Nga ai moment, administrator i ALBTEK, aseteve dhe të drejtave është shtetasi Arjan Baçi për llogari të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Pra flasim për fundin e vitit 2021. Është Baçi që ka çuar në QKB bilancet ekonomike të vitit 2022 për të cilat flet Luçiano Boçi. Në marrëveshje me administratorin shtetëror, 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit kanë krijuar shoqërinë e tyre ECO-ELB sh.a. përmes të cilës bëjnë operimin e inceneratorit dhe trajtimin e mbetjeve të Bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Belsh, Gramsh, Cërrik e Peqin. Çdo e ardhur e deklaruar pas 31 Dhjetorit 2021 i përkeq shtetit dhe asnjë cent nuk shkon për subjektin privat që e operonte inceneratorin për 7 vitet e koncesionit.

Nastradin Boçi duhet të kuptojë se inceneratori ka për objekt incenerimin e mbetjeve dhe jo riciklimin e figurave të djegura politike. Për të mos u bërë qesharak dhe më tej, mirë do ishte që të mos përdorej nga ata që e gënjejnë sikur kanë zbuluar skandale. I vetmi skandal në këtë rast është një profesor që mashtron nga dashakeqësia apo nga injoranca juridike! Këtë dilemë duhet ta zgjidhë ai vet!

FAKSIMILE: Bie aludimi se pagoi Zoto, Damian Gjiknuri udhëtim e fjetje të paguara nga ministria
13/07/2023

FAKSIMILE: Bie aludimi se pagoi Zoto, Damian Gjiknuri udhëtim e fjetje të paguara nga ministria

Dosja e paraqitur në Kuvend nga SPAK përmes të cilës kërkon autorizimin për të arrestuar ish-zv

10/07/2023

📍LIVE - Ceremonia e konstituimit e Këshillit Bashkiak të Elbasanit 🙌

Luçiano Boçi humb edhe në qendrën e vet të votimit.Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Bashkinë e...
14/05/2023

Luçiano Boçi humb edhe në qendrën e vet të votimit.

Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës në Bashkinë e Elbasanit ka humbur zgjedhjet edhe në qendrën ku ka votuar vet. Luçiano Boçi ka votuar në qendrën 2370 dhe aty ka rezultuar fitues kandidati socialist Gledian Llatja me 53 vota ndërsa vet Luçiano Boçi ka marrë vetëm 46 vota.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Normalisti Media posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share