Qeveria

Qeveria çpallun e mosvarme onlajn n’28 Nëndor 1912 Për mbledhjen u mor me qira një vilë me ballkon. Që nga ajo kohë faqja numëron 300 mijë vizita patriotike në muaj.

Qeveria.org është faqe interneti e mosvarme që u publikua për herë të parë online në mesditën e 28 Nëndorit të vitit 1912. Mbledhja e parë themeluese u caktua të zhvillohej në Vorë por delegatët nuk dinin të përdornin Gugëll Meps, ndaj përfunduan Vlorë. Pak para fillimit, cdo gjë u zhvendos në katin e dytë pasi aty kapte më mirë wirelessi i Qaniut, komshiu përballë vilës. Webmaster i parë i websitit ishte Ismail Qemali që edhe pse ishte plak, kur kapte tastierën ishte full stack. Adminët ishin rreth 20 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët kanë hyrën në histori si firmëtarët e parë të borderosë. Shpenzimet e serverit mbuloheshin me kontribute nga biznesmenët e diasporës, nga reklamat e kompanisë Gugëll Pasens dhe ndonjë PPP të vockël sa për të ngjyer sqepin. Qeveria.org ka aktualisht të punësuar mbi 52 korrespondentë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe në Himarë madje dhe Kamëz. Vizita në këtë faqe kushtonte 1 Frangë në kohën e Zogut, 1 Lek në kohën e Enverit dhe 1 Euro në kohën e Salës por falë reformave të kryeministrit Edi Rama tashmë ajo është krejtësisht falas si shëndetësia (mjafton vetëm të keni paguar faturat e energjisë, ujit, taksat e Bashkisë dhe kontributet shoqërore).

22/03/2026

Berisha dhe Salianji kandidojnë për kryetar të PD

17/03/2026

Ngushtica e Novruzit do jete e jona

11/03/2026

Banorët do paguajnë deri në kilometrin e fundit

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qeveria posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share