Pleasureee

Pleasureee informacionet më të fundit dhe më interesante për të gjithë njerëzit

25/07/2025

Lehtësohet burgimi i përjetshëm! Kodi i ri Penal jep mundësinë e lirisë me kusht

25/07/2025

Gjuetari i nëndetëseve në oborrin e Rusisë _ Norvegjia nis P-8APoseidon me mision zbulimi

25/07/2025

Ultimatum, “20 metra larg rrugës”, kryeministri_ Afat deri më 31 korrik për...

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, në kuadër të operacionit “Totali”, pasi ishte shpallur në kërkim për masht...
25/07/2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, në kuadër të operacionit “Totali”, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrime të përsëritura ndaj qytetarëve.

A. O., u kap në zonën e “Xhamllikut”, pasi akuzohet se iu merrte qytetarëve shuma që varionin nga 300 000 deri në 400 000 lekë, duke i mashtruar se do t’u kryente punime me duralumin, të cilat nuk i realizonte kurrë.

Policia bën me dije se arrestimi erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

25/07/2025
Aeroporti i Mynihut do të ketë një terminal deportimi! Gjermania po ndryshon politikën e saj të azilit. Në të ardhmen, a...
25/07/2025

Aeroporti i Mynihut do të ketë një terminal deportimi! Gjermania po ndryshon politikën e saj të azilit. Në të ardhmen, aplikantët e refuzuar për azil do të deportohen më shpejt, kështu që po bëhen plane për të ndërtuar një terminal deportimi në Aeroportin e Mynihut.



Mynihu, me kodin IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh i Gjermanisë. I vendosur në shtetin e Bavarisë, është qendra operative për linjën ajrore gjermane Lufthansa. Me një total prej 73 linjash ajrore, ai operon fluturime në 216 destinacione në 68 vende. Një terminal i tretë do t'i shtohet dy terminaleve ekzistuese të pasagjerëve: Gjermania planifikon të ndërtojë një terminal të dedikuar deportimi në MUC për migrantët që duhet të largohen nga vendi.

Aeroporti Mynihu planifikon të ndërtojë një ndërtesë për policinë federale, tha të mërkurën një zëdhënës i kompanisë. Pronari kryesor i aeroportit është Shteti i Lirë i Bavarisë, ndërsa qeveria federale dhe qyteti i Mynihut zotërojnë aksione minoritare. Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann dhe Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt, të dy anëtarë të partisë CSU, kërkojnë rregullisht masa më të rrepta deportimi për aplikantët e refuzuar për azil dhe kriminelët e huaj. Sipas dokumenteve të tenderit për aeroportin, i ashtuquajturi "terminal riatdhesimi" do të ketë dy kate, raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Ndërtimi pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2028. Projekti do të lejojë "deri në 50 fluturime çarter individuale dhe kolektive në ditë për të mbërritur dhe nisur". "Një tavolinë qendrore regjistrimi do të instalohet në ndërtesë për të koordinuar në mënyrë efikase riatdhesimet", vazhdonin dokumentet. Policia federale nuk ka komentuar ende mbi planet.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të...
25/07/2025

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

I dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të zhvillojë sot bisedime mbi një armëpushim në Gaza.Wi...
24/07/2025

I dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të zhvillojë sot bisedime mbi një armëpushim në Gaza.

Witkoff do tw takohej me pwrfaqwsuesin e Izraelit Ron Dermer dhe kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al Thani, në Romë, por këto bisedime janë zhvendosur në Sardenjë.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme italiane, bisedimet do të fillojnë së shpejti. Takimi pritet të zhvillohet në një anije pranë brigjeve të Sardenjës veriore.

Kjo vjen në një kohë kur SHBA-të kanë kërkuar një armëpushim 60-ditor midis Izraelit dhe Hamasit.

Më herët këtë muaj, Trump tha se Izraeli ra dakord me kushtet e pauzës 60-ditore në luftime dhe i kërkoi Hamasit të pranonte një marrëveshje përpara se kushtet të përkeqësoheshin.

Fatjon Baci, gardiani i burgut telefonin e të cilit përdori Erion Veliaj, ka folur me detaje para prokurorëve të posaçëm...
24/07/2025

Fatjon Baci, gardiani i burgut telefonin e të cilit përdori Erion Veliaj, ka folur me detaje para prokurorëve të posaçëm për bisedat që kryebashkiaku i Tiranës ka realizuar gjatë kohës që u transportua nga paraburgimi i Durrësit për në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Në dëshminë e tij polici i burgjeve deklaroi se ia vuri në dispozicion telefonin Veliajt, pasi kishte frika nga pushteti që ai kishte.

Baci tha se në një nga bisedat ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte nga burgu. Këtu kryebashkiaku ka përmendur edhe kolegë të tij si Tërmet Peçi e Agron Malaj, të cilët hoqën dorë nga detyra e kryetarit të bashkisë, përkatësisht në Tepelenë dhe Mat, për karrigen e deputetit. Për Veliajn, kjo ka qenë strategji e të dyve “për t’i shpëtuar SPAK-ut”.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, thuhet në dëshminë e gardianit të burgut, Fatjon Baci.

23/07/2025

Në Theth rikthehet qetësia, pas lirimit të hapësirave publike

23/07/2025

Dhunuan biznesmenin pas aksionit të IKMT, identifikohen dy vëllezërit Kaja

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pleasureee posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share