Veleçiku Studio

Veleçiku Studio Dergoni Foto dhe Vidio tuja te biznesit apo te vëndit ku jetoni per çdo problem ne privt.

07/11/2025
21/10/2025
01/10/2025
01/10/2025
26/09/2025

CMIMI I DYTE
Z,Znj_
LUIGJ GJERKAJ
( KELMEND)
Për interpretimin në manifestimin kulturor
FESTIVALI I LAHUTAREVE 2025
Organizuar nga Shoqata Kulturore "Logu i Bjeshkëve", me mbështetje të Bashkisë Malësi e Madhe.

26/09/2025
26/09/2025

Një tragjedi ka goditur familjen e fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti. Vëllai i tij, Eldion Kelmendi, ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Qungur të Pejës.

Aksidenti u raportua rreth orës 14:00, kur një motor u përplas me një veturë. Për pasojë, Eldioni ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër person, banor i zonës me iniciale K.B., mbeti i plagosur rëndë dhe po trajtohet në spitalin e Pejës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë ende në vijim.

Rreth 20 orë para tragjedisë, motra e tij, Blerina Kelmendi, kishte publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, mes tyre edhe një me vëllain e ndjerë, shoqëruar me dy emoji engjëjsh – një detaj që ka prekur ndjekësit dhe ka marrë shumë reagime të trishtueshme.

Eldion Kelmendi ishte pjesë e disa prej momenteve më të rëndësishme në jetën e Gjestit, duke u shfaqur edhe gjatë surprizës së familjes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku e mbështeti publikisht.

Ende nuk ka pasur një reagim nga vetë reperi, i cili shpesh ka folur për lidhjen e ngushtë dhe të veçantë me vëllain e tij.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Veleçiku Studio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share