qarku.al

qarku.al qarku.al është media e pa varur rajonale e cila menaxhohet nga gazetarë profesionistë 🗞️

26/05/2026

🎓📚 “Festa e Abetares”, emocione dhe buzëqeshje në klasën I A

Një atmosferë plot emocion, gëzim dhe krenari ka shoqëruar zhvillimin e “Festës së Abetares” nga nxënësit e klasës I A, të cilët festuan një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre shkollore.

Nën përkujdesjen dhe përkushtimin e mësueses Klodiana Shaholli, vogëlushët sollën një program artistik me këngë, recitime, vjersha dhe interpretime të ndryshme, duke dëshmuar se tashmë kanë hedhur me sukses hapat e parë drejt dijes dhe botës së librit.

“Festa e Abetares” mbetet një nga kujtimet më të bukura për çdo fëmijë, pasi shënon momentin kur nxënësit njohin shkronjat e para dhe hapin rrugën drejt leximit dhe shkrimit.

Prindër, mësues dhe të ftuar vlerësuan punën dhe përgatitjen e nxënësve, si edhe përkushtimin e mësueses gjatë gjithë vitit shkollor.

Urime nxënësve të klasës I A për këtë arritje të bukur dhe suksese në rrugën e dijes!

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when qarku.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share