Infopressalbania.com

Infopressalbania.com "InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve.

15/08/2025

Festa e Birrës në Korçë

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Alaska me një Ilyushin Il-96, një avion të personalizuar dhe pjesë e flotës pr...
15/08/2025

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Alaska me një Ilyushin Il-96, një avion të personalizuar dhe pjesë e flotës presidenciale ruse.

Ky është një avion me katër motorë dhe trup të gjerë, shumë i ngjashëm me Boeing 747-në e militarizuar të Presidentit amerikan Donald Trump, i njohur si Air Force One. Edhe pse të dy janë të ngjashëm në dizajn, Ilyushin Il-96 është një teknologji më e re, e krijuar për të siguruar mbrojtje të lartë për udhëtarët.

Për fluturimin, sipas FlightAware, fluturimi i Putinit është regjistruar si “Detashmenti Special i Fluturimit Rossiya 539”, dhe ka nisur nga Aeroporti i Magadanit në Rusi, duke mbërritur pas rreth katër orësh fluturim në Alaska.

Në një moment të papritur gjatë qëndrimit të tij, një gazetar i drejtoi një pyetje të ndjeshme Putinit: “Do të ndaloni së vrari civilë?” Kjo pyetje i referohej drejtpërdrejt pasojave të luftës në Ukrainë dhe viktimave civile.

Presidenti rus reagoi duke ngritur supet dhe duke treguar veshin, një veprim që dukej si një shenjë e indiferencës ndaj pyetjes, duke shmangur çdo përgjigje konkrete.

15/08/2025

Një arsye më shumë për të pushuar në plazhet shqiptare!🇦🇱

Të dy presidentët pasi shtrënguan duart, të buzëqeshur udhëtuan në një makinë të përbashkët për takimin e shumëpritur.Ta...
15/08/2025

Të dy presidentët pasi shtrënguan duart, të buzëqeshur udhëtuan në një makinë të përbashkët për takimin e shumëpritur.

Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, gati për të mirëpritur Vladimir Putinin dhe Donald Trump…

I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan, disa minuta më pas presidenti rus.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga salla, ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit. Në një shkrim në sfond, duket qartë mesazhi “Në kërkim të paqes”.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe i Dërguari i Posaçëm, Steve Witkoff.

Në drekën dypalëshe që do të pasojë, do të marrin pjesë gjithashtu Rubio, Witkoff, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe shefja e kabinetit Susie Wiles.

Në një mesazh zyrtar të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, theksohet rëndësia thelbësore e lirisë së shprehjes në ...
15/08/2025

Në një mesazh zyrtar të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, theksohet rëndësia thelbësore e lirisë së shprehjes në një demokraci funksionale.

Ambasada nënvizon se shoqëritë forcohen përmes mendimit të lirë, ndërsa censura dhe kontrolli qeveritar mbi fjalën e lirë përbëjnë kërcënime serioze ndaj të drejtave themelore të njeriut.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar duke ngritur shqetësimin për kufizimin e lirisë së shprehjes në shumë vende të botës, siç dokumentohet edhe në Raportin e të Drejtave të Njeriut për vitin 2024.

“Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie funksionale. Shoqëritë forcohen nga shprehja e lirë e mendimeve dhe censura qeveritare është e patolerueshme në një shoqëri të lirë.” -thuhet në mesazh.

Ambasada shton se qeveritë, në shumë raste, vazhdojnë të përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme dhe ligje kufizuese kundër zërave që nuk u pëlqejnë, shpesh mbi baza politike ose fetare.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se ndalimi apo ndëshkimi i fjalës së lirë nuk sjell zgjidhje, por përkundrazi e përkeqëson klimën shoqërore.

Pushimet e Leonardo DiCaprio-s në Ibiza u ndërprenë papritur nga një kontroll i policisë.Aktori i njohur u ndalua dhe iu...
15/08/2025

Pushimet e Leonardo DiCaprio-s në Ibiza u ndërprenë papritur nga një kontroll i policisë.

Aktori i njohur u ndalua dhe iu kërkua dokumenti i identifikimit nga Guardia Civil, vetëm disa hapa larg një vile ku po merrte pjesë në një festë private të organizuar nga këngëtari spanjoll Arón Piper, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm.
Incidenti, që ndodhi muajin e kaluar, u bë publik vetëm tani pas përhapjes virale të një videoje të shkurtër ku DiCaprio shfaqet duke pritur në radhë me partneren e tij, modelen Vittoria Ceretti, dhe dhjetëra të tjerë, gjatë kontrolleve nga oficerët e policisë.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat spanjolle, aktori ishte i qetë dhe bashkëpunues gjatë kontrollit, i cili ishte pjesë e procedurave normale të sigurisë për eventin dhe jo rezultat i një hetimi specifik.
Një burim për Daily Mail theksoi: “Çdo i ftuar u kontrollua dhe u identifikua”, duke e cilësuar situatën si masë të rregullt sigurie.
Gjatë verës, DiCaprio ka marrë pjesë në disa evente të profilit të lartë, përfshirë Gala One Summer Gala në Saint-Tropez, ku u shfaq me Ceretti, Natasha Poonawalla, Christian Louboutin dhe Jamie Foxx.
Ky incident në Ibiza shënon një moment të papritur gjatë një vere plot aktivitet dhe festa për aktorin e famshëm.

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radh...
15/08/2025

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për korrupsion është edhe kreu i një bashkie të rëndësishme së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, çka zgjeron fushatën kundër opozitës në vend.

Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në rajonin e Stambollit u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Sipas gazetës Birgun dhe mediave të tjera turke, ndër të arrestuarit janë edhe truproja i Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë.
Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP). Bashkitë nën kontrollin e saj janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke nisur me prangosjen e bujshme të në muajin mars të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohej si rivali më i madh i Erdoganit në presidencialet e 2028-tës.

I ndaluar gjatë një hetimi për korrupsion të supozuar, Imamoglu insiston se në fakt veprimet ligjore ndaj janë të motivuara politikisht si sfiduesi kryesor i sundimit dydekadësh të Erdoganit, por edhe si një mënyrë për të minuar ndikimin në rritje të CHP-së. Qeveria e Erdoganit këmbëngul se gjykatat funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.
Stambolli dhe disa qytete të tjera të mëdha kaluan nën drejtimin e CHP-së në vitin 2019, pasi opozita e zgjeroi më tej kontrollin e saj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

A është Alketa Vejsiu prezantuesja më e mirë shqiptare ?....
15/08/2025

A është Alketa Vejsiu prezantuesja më e mirë shqiptare ?....

Prezantuesja e njohur televizive, Arbana Osmani, edhe kur është larg ekranit, di të jetë në qendër të vëmendjes.Së fundi...
15/08/2025

Prezantuesja e njohur televizive, Arbana Osmani, edhe kur është larg ekranit, di të jetë në qendër të vëmendjes.

Së fundi, ajo ka festuar një nga momentet më të veçanta për familjen, dasmën e vëllait.

Ceremonia, ka tërhequr mjaftë interesim.

Në mesin e fotove të publikuara, spikati një imazh i Arbana Osmanit pranë kunatës së saj, bashkëshortes së vëllait të madh.

Kunatat thuhet të kenë një raport shumé të mirë mes vete

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
15/08/2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i

15/08/2025

Xhensila “provokon” fansat me veshjen e saj! Xhensila Myrtezaj

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Infopressalbania.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share