Librazhdi Press

  • Home
  • Librazhdi Press

Librazhdi Press We are dedicated to bringing you high-quality news content that is not only accessible and relevant.

11/01/2026

Librazhdi nën dëborë, Bashkia dhe OSSH në terren për të garantuar rrugë të kalueshme dhe energji elektrike të rikthyer.

Turizëm dimëror në rrugën Egnatia vizitorët sfidojnë të ftohtin në librazhd.
11/01/2026

Turizëm dimëror në rrugën Egnatia vizitorët sfidojnë të ftohtin në librazhd.

Edhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit, rruga antike Egnatia vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

10/01/2026
Stravaj-Përrenjas. Dëbora zbardh zonat e thella të njësisë Administrative Stravaj,të bashkisë Përrenjas trashësia e dëbo...
10/01/2026

Stravaj-Përrenjas. Dëbora zbardh zonat e thella të njësisë Administrative Stravaj,të bashkisë Përrenjas trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm,rrugët janë kalueshme më fshatrat si në Farret,Stravaj fshat dhe lagjja Sharrë ,e pa kalueshme rruga për në Sopot në Qafën e Mslit ka rreth 60 cm dëborë.

Poertret: Florant Vreto– një histori që frymëzon besim dhe shpresë për të ardhmenNë komunitetin e Librazhdit dhe Përrenj...
09/01/2026

Poertret: Florant Vreto– një histori që frymëzon besim dhe shpresë për të ardhmen
Në komunitetin e Librazhdit dhe Përrenjasit, dhe fshatrat rreth e qark, emri i Florant Vretos, përmendet me respekt dhe vlerësimin mëntë mirë,një djalë nga Sopoti iI arsimuar në fushën e Ekonomisë–Financës dhe i angazhuar prej vitesh në Drejtorinë e Transportit Rrugor, i mirëvlerësuar ai ka ndërtuar jetën dhe profilin me punë dhe përkushtim një profil profesional të qëndrueshëm, duke fituar besimin e qytetarëve dhe kolegëve edhe në biznesin e rij privat,duke shkuar tregjeve deri në fshatrat më të thella,ku njerëzit e duan dhe e respektojnë.
Florant Vteto njihet si një ekonomist i aftë, korrekt dhe i përkushtuar, por mbi të gjitha si një njeri i thjeshtë, i sjellshëm dhe i afërt me komunitetin. Respekti që gëzon në qytete dhe në fshatrat e zonës nuk vjen rastësisht, por është fryt i një qëndrimi njerëzor, komunikimi të sinqertë dhe ndershmërisë në çdo detyrë që ka ushtruar.
Përtej angazhimit profesional, historia e tij merr edhe më shumë dritë përmes familjes. Dy fëmijët e Florant Vtetomit janë një krenari jo vetëm për prindërit, por edhe për komunitetin, duke u dalluar për rezultate të shkëlqyera në mësime dhe për arritje të larta në auditorët e universitetit. Vlerësimi i tyre me medalje nderi është dëshmi e punës, disiplinës dhe dashurisë për dijen – vlera që kanë marrë nga familja,që e ka lindur edukuar dhe shkolluar .
Në një kohë kur shoqëria ka nevojë për modele pozitive, figura të tilla japin shpresë dhe pritshmëri të mira për të ardhmen. Historia e Florant Vtetos është një mesazh i qartë se puna e ndershme, arsimi dhe vlerat familjare mbeten themelet më t.ë forta për ndërtimin e një komuniteti më të mirë..

Nga Edmir Cekani!Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën e Librazhdit dhe Përrenjasit gjatë orëve të fundit kanë kriju...
09/01/2026

Nga Edmir Cekani!
Reshjet e dëborës që kanë përfshirë zonën e Librazhdit dhe Përrenjasit gjatë orëve të fundit kanë krijuar një panoramë tipike dimërore, veçanërisht në fshatrat e thella malore. Megjithë intensitetin e reshjeve dhe temperaturat e ulëta, situata është mbajtur nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së mirë të strukturave vendore.
Bashkitë Librazhd dhe Përrenjas, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve, kanë qenë në terren që në orët e para të reshjeve, duke pastruar akset kryesore dhe rrugët lidhëse drejt njësive administrative dhe fshatrave të thella. Përdorimi i mjeteve borëpastruese dhe hedhja e kripës kanë bërë të mundur mbajtjen e rrugëve të hapura dhe qarkullimin normal të mjeteve.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar zonave më të izoluara, ku ndërhyrja në kohë ka shmangur problematika për banorët, veçanërisht për furnizimin me shërbime bazë. Autoritetet vendore bëjnë thirrje për kujdes në qarkullim dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet nga përkeqësimi i motit..

08/01/2026

Në kuadër të parashikimeve meteorologjike për përkeqësim të kushteve atmosferike, me ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje shiu dhe dëbore, si dhe rrezik për ngrica, Bashkia Librazhd ka thirrur takimin e Shtabit të Emergjencave Civile me qëllim vlerësimin e situatës aktuale dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe funksionimin normal të shërbimeve
Shtabi i Emergjencave Civile ka vendosur rritjen e nivelit të gadishmërisë së të gjitha strukturave përgjegjëse, përfshirë shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e mirëmbajtjes së rrugëve, strukturat e mbrojtjes civile, shëndetësinë dhe shërbimet sociale, si dhe forcimin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Për çdo situatë urgjente, ju kujtojmë numrat e kontaktit:
Policia e Shtetit: 129
Zjarrfikësja: 128
Numri unik i emergjencave: 112

🚧 Për çdo problematikë që lidhet me rrugët, ju lutemi të kontaktoni administratorët e njësive administrative përkatëse:

07/01/2026

Pas më shumë se dy orësh i bllokuar, shoferi i një kamioni është nxjerrë në mënyrë të sigurt nga punonjësit e Bashkisë Kurbin. Ngjarja ndodhi pranë nënkalimit në Fushë Mamurras, ku mjeti mbeti i izoluar dhe shoferi nuk mundi të dilte vetë.Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe vendosj...

Ambasadori i Katarit viziton Librazhdin: Investime në shkolla, muze dhe xhami të reLibrazhdi u bë  pritës i një vizite t...
04/11/2025

Ambasadori i Katarit viziton Librazhdin: Investime në shkolla, muze dhe xhami të re

Librazhdi u bë pritës i një vizite të rëndësishme nga Shkëlqesia e tij, Jabr Bin Ali Al Dossari, Ambasador i Shtetit të Katarit në Shqipëri, i shoqëruar nga Prof. Dr. Ali Kuradagu, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, si dhe përfaqësues të Qatar Charity, z. Ahmad Yousef Fakhroo, zëvendës CEO, dhe z. Mahmoud Shaker, drejtor i Qatar Charity Albania.

Gjatë vizitës u inaugurua Xhamia e re e Librazhdit, një objekt me rëndësi të veçantë për komunitetin, që do të shërbejë si qendër shpirtërore dhe bashkimi për besimtarët. Po ashtu, u firmosën disa kontrata për projekte zhvillimore në qytet, duke përfshirë rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Togëz”, investime në shkolla të tjera, si dhe rinovimin e Muzeut të qytetit.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, falenderoi ambasadorin dhe përfaqësuesit e Katarit për mbështetjen e dhënë dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e arsimit dhe infrastrukturës kulturore në qytet.

Ky bashkëpunim tregon marrëdhënie të forta miqësore mes Bashkisë Librazhd dhe shtetit të Katarit, duke konfirmuar përkushtimin për investime të përbashkëta në arsim, kulturë dhe zhvillim komunitar.

Gazetari Haxhi Balliu dhuron libra për shkollën e mesme të Hotolishtit.Një gjest i bukur dhe plot vlerë kulturore ka ard...
30/10/2025

Gazetari Haxhi Balliu dhuron libra për shkollën e mesme të Hotolishtit.

Një gjest i bukur dhe plot vlerë kulturore ka ardhur nga gazetari dhe intelektuali Haxhi Balliu, i cili i ka dhuruar një sasi librash shkollës së mesme “Hotolisht”. Librat, të përzgjedhur me kujdes nga fusha të ndryshme të dijes, do t’u shërbejnë nxënësve dhe mësuesve në procesin mësimor, si dhe në pasurimin e bibliotekës së shkollës.

Haxhi Balliu është një nga figurat e njohura të gazetarisë shqiptare, me një kontribut të gjatë në disa media kombëtare dhe lokale. Përveç punës në media, ai ka shërbyer edhe në arsim dhe në Qendrën Kulturore të Librazhdit, duke u dalluar për përkushtimin ndaj dijes dhe kulturës.

Ky akt dhurimi vjen si shprehje e dashurisë së tij për vendlindjen dhe për brezat e rinj, duke përçuar mesazhin se libri mbetet ura më e fortë që lidh dijen me zhvillimin e shoqërisë.

Për këtë gjest të vyer, drejtoresha e shkollës, stafi pedagogjik dhe nxënësit i shprehën mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta gazetarit Haxhi Balliu, duke e vlerësuar si një akt frymëzues që nxit dashurinë për librin dhe dijen.

Ky shembull i Haxhi Balliut mbetet një thirrje e bukur për të gjithë ata që besojnë se investimi më i çmuar është ai në arsim dhe kulturë.

 kryepolice në Librazhd. Nertila Meta është shefja e re e Komisariatit të Policisë Librazhd,është femra e dytë që do dre...
30/10/2025

kryepolice në Librazhd. Nertila Meta është shefja e re e Komisariatit të Policisë Librazhd,është femra e dytë që do drejtojë policinë Qytetit të Librazhdit pas kryekomisare Anila Popa.Kryekomisarja Nertila Meta është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë Librazhd, duke zëvendësuar Kryekomisarin Elton Halili, i cili transferohet si Shef Komisariati në Bulqizë. Meta, e cila më parë ka shërbyer si specialiste për dhunën në familje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, bëhet gruaja e dytë në vend që merr drejtimin e një komisariati. Emërimi i saj shihet si një hap domethënës drejt forcimit të rolit të grave në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit,është e dyta femër pas Anila Popes, që do të drejtojë policinë e Librazhdit,e. ila ka në vartësi dhe stacionin policor Përrenjas.

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librazhdi Press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Librazhdi Press:

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share