15/04/2026
RASTËSITË
Në supin tim papritur erdhi të ulej një flutur.
Një sup të tillë kjo flutur ç'pati që zgjodhi ?
Të thuash se ishte një sup i bukur,
Gjepura ! Kjo duhej të ndodhte dhe ndodhi !
Shumë gjëra s'dimë pse ndodhin në luftë a në paqe.
Për shembull, s'të zuri mes luftërave plumbi,
Në paqe të vjen një grerëz, me thumb të thumbon në faqe
Dhe ti, që s'vdiqe nga plumbi, vdes një ditë nga thumbi...
~ Dritëro Agolli ~