TVA News

TVA News Bashkohuni me TVA News për lajmet më të fundit nga të gjitha trevat shqiptare! Fotot dhe videot qe mendoni se pershtaten me emrin tone mund ti nisni ne inbox.

Faleminderit!

06/09/2026

Qytetarët nisin marshimin pas fjalimeve nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në rrugët e Tiranës, në ditën e 99-të të protestës.

06/09/2026

SHKUAN ME MAKINAT E TYRE PËR TË LUFTUAR ZJARRIN, POR FLAKËT UA SHKRUMUAN

Dy efektivë të Policisë së Fierit humbën plotësisht automjetet e tyre personale, pasi shkuan me to në zonën e përfshirë nga zjarri në Vadhizë, për të ndihmuar në përballimin e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Për shkak të përhapjes së menjëhershme dhe të fuqishme të zjarrit, dy automjetet u përfshinë nga flakët dhe u dogjën plotësisht.

Efektivët kishin shkuar në terren me automjetet e tyre private, në kushtet e një situate emergjente, për të kryer detyrën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar.

06/09/2026

“Rama ne burg, Berisha ne burg”

Sali Berisha pritet me protesta ne shba

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha po përhapet me ritme të shpejta në zonën e Semanit, në Fier, ku era e fortë po vepr...
06/09/2026

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha po përhapet me ritme të shpejta në zonën e Semanit, në Fier, ku era e fortë po vepron si një faktor kryesor në përkeqësimin e situatës. Ekipet zjarrfikëse të qarkut kanë qenë të angazhuara për orë të tëra në terren, duke u përpjekur të shuajnë flakët dhe të frenojnë përhapjen e tyre. Megjithatë, intensiteti i zjarrit dhe kushtet atmosferike po e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë punën e tyre në këto momente. Situata mbetet dinamike, ndërsa forcat e zjarrfikësve po vazhdojnë me përkushtim përpjekjet për të kontrolluar vatrat aktive.

Era e fortë po vështirëson ndjeshëm çdo ndërhyrje dhe po krijon mundësi për zgjerimin e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera pyjore në afërsi. Shërbimet e emergjencës janë të përqendruara në parandalimin e kalimit të zjarrit në zona të reja, duke ndërmarrë masa për të kufizuar dëmin ekologjik. Përkundër vështirësive të mëdha dhe rrezikut të lartë, deri tani nuk ka asnjë informacion për persona që mund të jenë lënduar gjatë këtij operacioni. Zjarrfikësit mbeten në gatishmëri të plotë, duke shpresuar se do të arrijnë ta mbajnë nën kontroll këtë situatë kritike sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë vitit 2025, Instituti Tony Blair ka përfituar mbi 94 milionë lekë, rreth 100 mijë euro, nga qeveria shqiptare e dr...
06/09/2026

Gjatë vitit 2025, Instituti Tony Blair ka përfituar mbi 94 milionë lekë, rreth 100 mijë euro, nga qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama, sipas bilanceve tregtare të dorëzuara së fundmi. Dega e institutit, e hapur në janar 2024, ofron ekspertizë për dixhitalizimin, rimëkëmbjen pas COVID-19 dhe komunikimet strategjike.

Megjithatë, nga të dhënat publike mbetet e paqartë se çfarë shërbimesh konkrete janë ofruar dhe sa do t’u kushtojnë ato taksapaguesve shqiptarë. Deri më tani, kontratat dhe përmbajtja e shërbimeve nuk janë bërë transparente për opinionin publik.

Kryeministri Rama e ka vlerësuar publikisht Tony Blair-in, duke e konsideruar mik personal dhe duke deklaruar se ai ka ofruar shpesh konsulencë pa pagesë për qeverinë shqiptare. Por bilancet tregtare tregojnë se Instituti Tony Blair ka marrë pagesa në Shqipëri, çka ngre pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënies financiare dhe përdorimin e fondeve publike.

Në të njëjtën kohë, “Omnia Strategy”, studioja ligjore e bashkëshortes së Blair-it, Cherie Blair, ka përfituar mbi 2 milionë euro nga shteti shqiptar. Këto fonde janë paguar për përfaqësimin e Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, në çështjen e humbur përballë sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.

Më herët, Rama kishte njoftuar se Tony Blair dhe instituti i tij do ta përfaqësonin qeverinë shqiptare “pro bono”, pra pa pagesë, në Gjykatën Ndërkombëtare për çështjen e delimitimit të kufirit detar me Greqinë.

Të dhënat financiare të publikuara dhe mungesa e kontratave të bëra publike krijojnë kontrast me deklaratat e mëparshme për shërbime pa pagesë. Në total, marrëdhëniet e familjes Blair me qeverinë shqiptare kanë përfshirë pagesa të konsiderueshme nga fondet publike, ndërsa mbetet e paqartë se cilat janë të gjitha shërbimet e përfituara në këmbim.

Situata shton kërkesat për transparencë, llogaridhënie dhe kontroll më të rreptë mbi kontratat qeveritare që financohen me paratë e taksapaguesve.

05/09/2026

KODRAT E MYSELIMIT DHE BARDHAJVE TË RRETHUARA NGA FLAKËT!

Situatë alarmante në zonë, ku flakët kanë përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve.

Era e fortë favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

04/09/2026

Himara në flakë. Raportohet për shtëpi të djegura. Qyteti dhe banorët kanë nevojë urgjente për ndihmë

04/09/2026

HIMARË NË FLakë!

Pamje të rënda nga zjarri që ka përfshirë zonën mbrëmjen e sotme. Flakët janë përhapur pranë banesave, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve në zonat e rrezikuara.

Banorëve u kërkohet të largohen menjëherë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

04/09/2026

Zjarri në Himarë këtë mbrëmje ka marrë përmasa të mëdha. Flakët kanë përfshirë zonën pranë banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të situatës.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TVA News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share