12/07/2026
Zef Ndoc Ndreca Spaç, Mirditë!
Lindi në Koder-Spaç në një familje të vjetër me tradita te hershme patriotike.
Kreu studimet në Austri, sherbeu si mësues në famullinë e Spaçit. Ishte ndër figurat e rendësishme të Mirditës në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Mori pjesë në disa kuvende krahinore si një ndër perfaqesuesit e bajrakut të Spaçit.
Mori pjesë në çdo mbledhje e levizje për liri të Shqipnisë!
Në prill të vitit 1917, kapidan Ndue Gjoni dhe Zef Ndoc Ndreca ishin perfaqësues të Mirditës, si pjesë e delegacionit shqiptar në Vjenë të Austrisë.
Në pershkrimin e shkurtër biografik të bërë nga konsullata austro-hungareze, derguar a*o kohe ministrit të jashtëm kontit Ottokar Czernin, shkruhet:
Zef Ndoc Ndreca, ka qënë per shumë vite si mësues në shkollën e famullisë së Spaçit.
Mori pjesë aktive në qëndresën kundër trupave, në luften kundër serbve, kundër Esat Pashës , të cilit i shkaktoj dëme të mëdha.
Shqiptar nacionalist dhe simpatizant i monarkisë austro-hungareze.
Mbajtës i kryqit të artë për merita të veqanta…Mha!
Zëri i Mirditës, ju falënderon!