01/12/2025
Njerëzit që vdiqën mbrëmë kishin plane për këtë mëngjes, dhe ata që vdiqën këtë mëngjes kishin plane për sonte.
Mos e merr jetën si të mirëqenë. Brenda një të qindte të sekondës gjithçka mund të ndryshojë, ndaj fal shpesh, përqafo fort dhe duaj me gjithë zemër. S'i dihet kurrë nëse do ta kesh mundësinë ta bësh sërish. Dhe mbi të gjitha ji mirënjohës për çfarë ke në jetën tënde. Sepse jeta jote mund të mos duket e përsosur, por është gjithësesi shumë e bukur. Duhet të pranosh sa shumë ke ecur. Kujto nga ku e nise. E ndoshta nuk i ke të gjitha, por dikur je lutur për gjërat që ke sot — si shkolla ku je, puna që bën, miqtë që të duan, apo fëmijët që ke sjellë në botë. A s'jan ata një mrekulli? A nuk je ti një mrekullibërës?
Gjërat do të dukeshin më qartë nëse do të pushoje së pyeturi veten se çfarë mund të kishe bërë më mirë e të bëje një hap pas për të çmuar se sa mirë ia ke dalë deri këtu. Gëzo për jetën tënde, edhe në pastë qënë jo e lehtë. Beso se je pikërisht aty ku duhet të jesh. Përqafoje rrugëtimin tënd dhe kujto se që të rritesh merr kohë. - Anonim