Magjia e Futbollit 90+

Magjia e Futbollit 90+ Futbolli nuk mbaron në minutën e 90-të – aty nis magjia.

24/08/2025

Nga Albert Aleksi....

Java e parë e kampionatit abissnet superiore të 87 të futbollit.

⚽️ Dy ndeshjet e mbrëmshme,
Bylis............0
Tirona.........0
dhe.......
Elbasani......1
Flamurtari...0

Bylis 0 : 0 Tirona

Ndeshje që ka filluar në Ballsh në ora 17:00 në stadiumin Adush Muça ditën e shtunë më 23 gusht 2025.

Si gjithmonë ekipi Ballshiot luan mirë dhe jep maksimumin e tij.
Mendoj se presidenca dhe stafi teknik dinë të motivojnë ekipin jashtezakonisht mirë.
Për mua Bylisi është shëmbull në këtë drejtim dhe do te jete një kockë shumë e fortë për cilindo ekip, jo vetem në ndeshjet e tij në Ballsh, por edhe në çdo fushë tjetër në transfertë.
Presidenca eshte tepër e dhënē mbas ekipit dhe drejtohet nga një trajner ekspert si Josa.

Tirana, si ekip i riformatuar gati tërësisht do kohën e vet për të mirfunksionuar midis rreparteve.
Është vetëm java e parë dhe nuk ke se ç'thua në këtë drejtim.
Drejtohen nga nje trajner me nje CV jo shume te pasur i cili ka shancin e vet ne duar e tij per ta futur veten ne historine e madhe te kesaj skuadre.
Me fat janë ato ekipe që grumbullojnë pikët në 4, 5 apo 6 javët e para, pasi piket e grumbulluara rrisin ne maksimum parametrat e shumtë që një ekip ka nevojë për mirëfunksionimin e tij.

⚽️⚽️⚽️

Ndeshja tjetër, ajo e zhvilluar në Elbasan Arena ka nisur në ora 20:00, po me dt.23 gusht 2025.

Pritej me shume interes nga opinioni.
Kjo edhe per pritshmerite e te dyja ekipeve ne kete sezon.
Elbasani fitoi me autogolin ne porten e tij te futbollistit te Flamurtarit.
Flamurtari pati "meritën" e madhe se e shënoi golin në porten e tij, ndërsa Elbasani edhe pse nuk shënoi asnje gol, fitoi 3 piket dje.
Pra, të shënosh dhe mos të fitosh, kjo eshte çështja te Flamurtari i mireinvestuar i ketij sezoni që drejtohet nga një trajner spanjoll.
Elbasani nuk beson se kjo formulë "magjike" do i përsëritet në javët në vazhdim, prandaj të besuarit e Gvozdenoviçit, që të marrin 3 pikët e ardhëshme duhet me patjeter te shenojne vete ne porten e kundershtarit 1 gol me shume se sa ai.
Edhe per kete ndeshje, duhet me thonë se ishte java e pare.
Elbasani ishte dukshem me mire se sa Flamurtari.
Për Flamurtarin do shihet mbas javës së 4, 5 apo 6 se sa " vlonjat" do të jetë.

22/08/2025

Koment nga Albert Aleksi

Sot, ora 20:00 në Shkoder, stadiumi " Loro Boriçi".

Java e parë.

Vllaznia 2 0 Egnatia

⚽️ Sot filloi kampionati kombetar i futbollit.
Nisi edicioni i 87 -të i abissnet superiore me nje duel ne stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës ndërmjet Vllaznisë vëndase dhe dhe ekipit të Egnatias nga Rrogozhina, që edicionin që kaloi u shpall kampion per te dytin vit rradhazi.
Ndeshja u mbyll ne favor te Vllaznise me rrezultatin 2 - 0 dhe me nje penallti të humbur nga Vllaznia me parë.
Balaj ka gabuar nga pika e 11 metrave duke e goditur topin jasht kuadratit te portes te mbrojtur nga portieri Dajsinani i Egnatias.
Loja ishte ne pergjithesi mbi nivelin mesatar, dhe pati kontestime te forta ndaj arbitrit nga te dyja skuadrat.
Pati lufte sportive, kartona te verdhe dhe kartona te kuq.
Egnatia, nga min 58 e deri ne fund luajti me 10 lojtare.
Ishte vetem ndeshja e parë dhe Vllaznia u hakmorr per ate ndeshje finale te humbur 4 - 0, ku Egnatia fitoi dhe u shpall kampion, ne edicionin qe sapo kaloi.
Si ndeshje e pare, mund te themi se ishte nje ndeshje relativisht e mire.

18/08/2025

🖋Nga Albert ALEKSI...

Edhe pak ditë........⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️

⚽️ Sipas të gjitha gjasave, kampionati i kategorise superiore në futboll për meshkuj, abissnet superiore, që ngre siparin në Shkodër, në stadiumin Vojo Kushi, në ora 20:00 me ndeshjen Vllaznia - Egnatia, diten e premte më 22 gusht 2025, do të jetë absolutisht më i fortë, më i investuar më i luftuar dhe rrjedhimisht më i bukur se kampionati që shkoi.
Këtë gjë do e vërtetoj fusha e blertë në të 39 javët ku do zhvillohet ky kampionat.

Pse e them këtë ?

⛳ Së pari, dhe më kryesorja, po shohim që 10 ekipet pjesmarrëse që do të militojnë në këtë kategori po investojnë shume me teper në buxhetet e ekipeve te tyre, seç paten investuar më parë.
Që nga 4 ekipet e final four te vjetshem, i jane shtuar gati pothuajse edhe 6 ekipet e tjera, ku absolutisht te gjitha, që nga Flamurtari, Elbasani, Tirana, Teuta, Bylisi dhe Vora, kane rritur ndjeshem buxhetet e tyre financiare, duke afruar ne ekipet e tyre lojtare cilesore dhe shume cilesore madje.
Në krye të gjithe skuadrave, per rritjen e buxhetit, udheheq Flamurtari i Vlores.

Për herë të parë në histori kemi një ekip si Flamurtari i Vlorës që ka vēnë në dispozicion të skuadres një buxhet prej 5 milion eurosh, e pa parë deri më sot në realitetin e çdo kategorie te futbollit shqiptar.
Me këtë buxhet, ne keto shifra, ekipi vlonjat kerkon te vere diktatin e tij te menjehershem ne futbollin elitar shqiptar, menjehere sapo siguroi nje vend ne kategorine superiore, mbasi vjen nga kategoria e pare.
Kjo risi do ti japi nje shtyse, do te kete padiskutim nje efekt domino te buxhetet e te gjitha skuadrave dhe rrjedhimisht automatikisht qe do e ngrerë "stekën" e nivelit te futbollit shqiptar nje kat me lart se ne te kaluaren.
Nëse vite me pare..me 1 apo 1.5, qofte edhe 2 milion euro, ishe pretendent serioz per tu shpallur kampion kombetar, tanimë me te tilla shuma rrezikon edhe vendin në final four, pasi janë shtuar ndjeshëm buxhetet e gati te gjitha skuadrave.
Tashmë nuk do te kemi më 4 apo 5 skuadra qe do te luftojne per ne final four dhe titullin kampion, siç u evidentuan ne kampionatin qe shkoi, por absolutisht do te jene te 10 ekipet pjesmarrese qe do te luftojne shume fort, deri ne javën e fundit te kampionatit, per keto objektiva, pa diskutim qe po.
"Monopoli" i të qënit kampion i perhershem i skuadrave me te titulluara ne vend, është lëkundur ndjeshëm në këta 2 vitet e fundit, ku titullin kampion e ka rrëmbyer dy herë rrjesht një ekip si Egnatia e Rrogozhinës, që në të kaluarën as që do e fantazonte edhe në ëndërat më të paimagjinueshme një sukses te tillë.
Pse ndodhi kjo gjë, që një ekip me zero tradita në futbollin elitar shqiptar të arrije te dominoje dhe te shpallet 2 herë rrjesht kampion kombetar dhe 1 here fitues i kupes se Republikes s superkupes e kategorine superiore...?
Shume e thjeshte.
Ndodhi se ne krye te asaj skuadre erdhi nje president me njohuri te mira ne futboll, me financa te konsoliduara, korrekt ne shlyerjet dhe detyrimet financiare dhe me njerez te afte qe grumbulloi rreth vetes per te arritur qellimin qe i kishte vënë vetes, qëllim që e arriti 2 here rrjesht.
Po pse ekipet e tjera "elitare", te mbushura me trofe dhe histori, përse keto ekipe nuk arritën ti bënin ballë, ta ndalonin dhe mos ta linin kete ekip qe te shkonte deri ne majën e futbollit shqiptar per 2 vjet rrjesht..?
Aresyet jane te ndryshme.
Por kesaj here nuk do i trajtojme ketu.
⛳ Së dyti, përveç investimeve në buxhete, në këtë kampionatin që po vjen, edhe infrastruktura sportive po njeh shkalle te reja permiresimi, faktor ky shime i domosdoshem per rritjen e cilesise sportive.
⛳ Së treti, po shikohet qarte qe ne ekipe te ndryshme po ju jepet perparesi edhe futbollisteve te rinj qe po vine nga akademite e klubeve, duke ju lidhur kontrata afatgjata dhe duke ndihmuar drejtperdrejt ne rritjen e interesit nga te rinjte per tu marrë me futboll.

Mbyllet në barazimi takimi i kombëtares tonë në Letoni.Pretendimet e ekipit tonë kombëtar për një vënd të dytë në grup d...
10/06/2025

Mbyllet në barazimi takimi i kombëtares tonë në Letoni.
Pretendimet e ekipit tonë kombëtar për një vënd të dytë në grup dhe për të shpresuar më pas për një kualifikim në botërorin e ardhshëm u bënë pluhur e hi sot.
📌 Penallti e humbur me Serbinë, lamë 2 pikë.
📌 Me barazimin e sotëm në Letoni humbasim edhe 2 pikë të tjera, pra u bënë 4 pikë, apo jo ?
📌 Momenti i golit të barazimit nga Letonia, një çudi më vete shqiptare.
Realizon një lojtar gati ne kufijte e 1.95 m i lartë i cili mbrohej nga nje mbrojtes, Balliu që nuk i kalon 1.70 m.
Pyetja, çbënin mbrojtesat shtatlarte te mbrojtjes tonë, apo lojtaret e tjere shtatlartë ?
E shikoni pra..?
Kemi lënë 4 pikë për 2 momente që i kemi injoruar totalisht.
A kemi ça të themi tjetër...?
Të tjerat po ju a le juve ti komentoni.
Se si mund te bëjmë gjithë ato deklarata dhe se si mund të shpalosim objektiva te tilla per tu kualifikuar në botëror, me kaq dobësi dhe me kaq shume mosperqendrim, vetëm te Federata jonë mund te shkoni e ta merrni përgjigjen.
Sot duhej të ishim 9 pikë...jemi vetëm 5.
Serbia ka 4 pikë dhe 2 ndeshje më pak se sa ne.
Si thoni.....mendon kush nga Federata dhe stafi i ekipit që do luftojme per tu kualifikuar ne boteror...?

08/06/2025

Dje nuk ishte një 11 metërsh i zakonshme i humbur si në një ndeshje kalçetoje me shoqërinë e lagjes.
Apo ndonjë penallti që ishte akorduar ndermjet ekipeve pa objektiva në javën e 36 të kategorisë superiore ne kampionatin shqiptar.
Jo, ishte një 11 metërsh shumë special dhe historik, më shumë se historik, shumë shumë i rëndësishëm për tu kthyer në gol, pasi do të ishte me shumë gjasa:
📌 Fitorja e parë historike ndaj Serbisë ( apo ish Jugosllavisë )
📌 Konfirmimi, për momentin, si vëndi i dytë në grup.
📌 Rritje e madhe e adrenalinës dhe supermacisë si ekip dhe si komb shqiptar.
📌 Një suport shumë i madh për vijueshmërinë në ndeshjet e ardhshme në grup.etj..etj.
Dhe si një 11 metërsh shumë special kërkonte një futbollist shumë special, një "atentator" që të merr "gjak në vetull", që ta fut "plumbin" në lule të ballit.
Duhej një person shumë gjakftohte dhe ekspert që ta ekzekutonte.
Duhej një person me nje moral superior dhe absolutisht jo një person inferior.
I vetmi në skuadër që i plotësonte tē gjitha këto kushte ishte Kristjan Asllani.
Pse ishte Kristian ?
Sepse Asllani tregoi një performancë shumë të mirë deri kur u akordua 11 metërshi dhe sapo kishte ardhur nga pjesmarrja, në fushën lojës, të finales së Champions League, shqiptarit ndoshta të parë që kishte marre pjesë në një finale të tillë.
Asllani vinte me nje psikologji superiore qe ta jep vetvetiu pjesmarrja në një event të tillë kaq prestigjoz.
Aq me shume qe 11 metërshi u fitua në fundin e pjesës së parë, dhe trajneri Silvinjo, i cili kishte percaktuar d**e tjeter që më përpara qe ta ekzekutonte 11 metërshin, ai kishte shumë kohë në dispozicion që ta kishte ndërruar ekzekutorin e 11 metërsh*t, edhe përpos performancës aspak të mirë dhe inferiore që Manaj kishte kryer deri në ato momente.
Gjatë gjithë 45 minutave të para, mbrojtësi serb që e markonte Manajn, dukshëm superior ne aspektin fizik ( në gjatësi ), i kishte fituar gati te gjitha dyluftimet me Manajn, dhe kjo gjë ishte mjaftueshëm për ta sjellë lojtarin kuq e zi në një gjëndje psikologjike shume te ulet dhe inferiore ndaj ekipit Serb.
Njëkohësisht Manaj vinte edhe mbas një periudhe gripale që ka ndikuar në kondicionin e tij mē të mirë të mundshēm.
Gabim i pafalshëm i trajnerit Silvinjo, që nuk ndërhyri në momentin e 11 metërsh*t, të ndryshonte ekzekutorin e 11 metërsh*t legjendar që kombetarja e Shqiperisë kishte fituar me aq shume sakrificë dhe zgjuarsi nga mbrojtësi i krahut të djathtë, nga Hysaj.
Po të shikosh me kujdes, gjithë sekondat dhe minutat, që morën nga fërshëllima e akordimit të 11 metersh*t deri në fërshëllimin e ekzekutimit të 11 metërsh*t, do të bindeni se lojtari që e ekzekutoi dhe e humbi atë 11 metërsh të artë dhe historik, i ka kryer të gjitha veprimet si nje lojtar që nuk kishte asnje lidhje me veçoritë që duhet të kesh në raste të tilla.
📌 Energjinë
📌 Vrrullin
📌 Përqëndrimin
📌 Forcën e goditjes së topit.
Në rastin konkret, të një penalltie kaq speciale, që duhej realizuar me 100 %, lihet mënjanë goditja e lehtë ( konsiderohen të tilla të gjitha goditjet që portieri arrin që ti presë ) dhe zgjidhet një goditje e saktë ( brenda kuadratit ) por teper e fortë, për tja hequr absolutisht nga duart portierit serb mundesinë e pritjes së penalltisë.
Do të ishte një gol i artë, një gol i rëndë, që do ngrinte peshë miliona zemra shqiptarësh në mbarë globin dhe do zhyste në trishtim kombin Serb.
11 metërsh, që po të kthehej në gol, që me siguri do të ishte edhe një 3 pikësh i sigurtë, do të ishte më i rëndë se sa një "plumb" ballit për çdo serb.
Asnje gjë nuk ndodhi nga këto që duhej të ndodhnin, qe ajo penallti të kthehej në gol, përkundrazi.
Shikoni me vëmëndje se si është ekzekutuar ajo penallti.
Teknikisht në më mënyrën më të dobët të mundëshme.
📌 Nje goditje e dobët, pa pike force..a thua se po e gjuante ndonje kapterr garde ( me gjithë rrespektin ) qe e mbante kapelen në njërën dorë dhe këpucët i kishte mbathur pa lidhëse.
📌 Gjuajtja në krahun absolutisht të pëlqyer të portierëve, dhe absolutisht nuk ishte në cepin e portës.
Portieri serb u hodh shume normalisht ne ate krah, nuk kishte se ku te hidhej tjetër, pasi të gjithë ne që po e ndiqnim ekzekutimin e 11 metërsh*t, e kuptuam që Manaj do godiste në atë krah.
Shkurt muhabeti, që nga trajneri dhe ekzekutori i 11 metersh*t janë përgjegjësit kryesore dhe të vetëm që ekipi jonē nuk arriti te fitorja.
Papërgjegjshmëri totale dhe nje amatorizëm i tejskajshem.
Prandaj themi se e keqja të vjen andej nga ku nuk e pret.
Në vënd që kombi shqiptar në mbare boten te ishin në delir dhe ne qiellin e 7-të nga lumturia dhe kenaqesia e pamase qe te jep nje fitore e tillë, dhe te kishte futur ne nje deshperim total kombin serb, ndodhi krejt e kundërta.
Në një rast të tillë nuk ka vēnd shprehja : se 11 metërsha kanë humbur edhe lojtarë shumë më të mëdhenj në botë.
Jo, nje shprehje e tille nuk ka vënd ne kete rast.
Ekzekutori i 11 metersh*t historik, qe ju dha Shqiperise nga arbitri italian, duhej te ishte snajperi Kristian Asllani., i cili i plotesonte te gjitha kushtet per ta kthyer atë ne G⚽️L.
Pikë.

Barazimi që kishte shijen e humbjes.🔴⚫⚽️ Manaj...gjithmonë të kemi parë duke shënuar me goditje të forta, si goditjet e ...
07/06/2025

Barazimi që kishte shijen e humbjes.

🔴⚫⚽️ Manaj...gjithmonë të kemi parë duke shënuar me goditje të forta, si goditjet e dënimit ashtu edhe penalltitë.

📌 Sot e gjete, sot kur do ishte dita më e mirë që të merrnim fitoren e parë, aq të dëshiruar me kundershtarin më të madh.

📌 Sot e gjete që ta gjuash atë penallti aq dobët...dhe në krahun ku hidhen portieret ne shumicën e herëve.
Ekzekutimet e penalltive me gjuajtje të lehta gjithmonë i kam urryer..edhe kur perfundojne ne rrjetë.
📌 Sot e gjete Manaj....???????

Kot nuk thonë që e keqja vjen andej nga ku nuk e pret.
Rei Manaj kishe në dorë shumë.
Mund te humbesh penallti..por jo ne kete menyre qesharake.
Penalltia ju la lojtarit që ndoshta ishte më inferiori në formacionin kuq e zi.
Dhe inferior u tregua edhe në ekzekutimin e 11 metërsh*t.
Nuk haesh dot me fatin.
Ky ishte fati sot.
Manaj..kur ke ekzekutu penalltite ne kampionatin turk, s'të kena pa kurrë tu e gjujt topin aq lehtë.
Do ishte gol..vetëm ta kishe gjujt fort.

31/05/2025

Kjo mënyrë funksionon jo vetëm për boksin.
Lum ata që gjejnë dhe vendosin njerëz të tillë në vëndet ku kanë nevojë, pasi suksesin do e kenë të garantuar.
Në këtë jetë nuk mjafton që të kesh.....por po aq..në mos më shumë..duhet edhe të dish.

⭐⚽️🔴 Nëse lajmi që lexojmë në faqen e parë të gazetës Panorama Sport do të jetë e vërtetë, atëherë ky do të jetë një sup...
23/05/2025

⭐⚽️🔴 Nëse lajmi që lexojmë në faqen e parë të gazetës Panorama Sport do të jetë e vërtetë, atëherë ky do të jetë një superlajm jo vetëm për ekipin e Flamurtarit dhe tifozerinë e tij por për gjithë futbollin shqiptar në përgjithësi, dhe ja sepse.
- Së pari, do të jetë një bonus i jashtëzakonshëm për skuadrën e Flamurtarit të Vlorës, pasi me një buxhet të tillë, Flamurtari do të mund të formonte një skuadër me shumë cilësi, si në fushë por edhe me një stol të fuqishëm, të aftë që të synojë çdo trofe të mundshëm si dhe të synojë shumë seriozisht pjesmarrjen në Europë, në grupet e konferenc league.
Rrjedhimisht ky do të ishte edhe një bonus dhe kënaqësi e pa masë edhe për tifozerinë e zjarrtë vlonjate, pasi do ti gëzohej aq shumë një momenti të tillë kaq te shumepritur prej kaq e kaq kohesh.
- Së dyti, do të ishte një superlajm për futbollin shqiptar në përgjithësi, pasi kjo gjë do të ishte edhe hera e parë që një superbuxhet i tillë e aplikon një ekip shqiptar në të gjithë kategoritë e tij.
Kjo gjë tregon se skuadrat shqiptare po guxojne per tu ngritur me lart se sa niveli i tanishem, ku ekipet që tentojne të dalin kampion ne futbollin shqiptar, buxhetet e tyre kanë variur ne kufijte deri ne 2 milion €.
Pra është një risi shume e bukur per futbollin shqiptar.
Nje buxhet i tillë synon shume seriozisht pjesmarrjen ne grupet e konference league.
- Së treti, nëse me të vërtetë ky do të jetë një lajm i vërtetë, atëherë kjo situatë do të ndikonte automatikisht, do të kishim një efekt zinxhir te të gjitha buxhetet e ekipeve të tjera, sidomos e atyre ekipeve që synojnë një vënd në final 4.
Kjo padiskutim që do të ndodhë, pasi ekipet pretendente deri tani, do të duan që edhe ato të jenë në të njëjtin nivel pretendimi.
Dhe kështu, nëse do të ndodhi që të rriten buxhetet e shume ekipeve..nga nivelet e 1, 1.5 apo 2 milionëve €, që janë sot e disa vite me rradhë, në kufijtë e deri 5 milion €, pa diskutim që futbolli shqiptar do të kalojë në një standart shume me te lartë se sa është tani, ku disa skuadra shqiptare së bashku do te pretendonin që të hynin në grupet e konferencë league.
- Së katërti, padiskutim që ngritjet e buxheteve të disa ekipeve, deri në kufijtë e 5 milion €, automatikisht do te prodhonin edhe cilesi me te madhe te lojtareve shqiptare, që do kishin edhe nje ndikim ne ekipin kombetar shqiptar në të gjitha nivelet e tij te perfaqesimit.
Mbetemi në pritje që kjo gjë të jetë sa më e vërtetë.

Address

Tirana
Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Magjia e Futbollit 90+ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share