goal365shqip

goal365shqip Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from goal365shqip, Media/News Company, Tirana.

⚽ Lajmet më të fundit nga bota e futbollit
🎥 Video golash dhe highlights çdo ditë
📺 Linke live stream për ndeshjet më të nxehta
📍 Përjetoni emocionet e futbollit në çdo moment!

🚨 EUROPA LEAGUE: OFI Crete shkruan historinë në debutim, Salzburg fiton jashtë fushës! ⚽⏳ Kanë përfunduar dy ndeshjet e ...
17/09/2026

🚨 EUROPA LEAGUE: OFI Crete shkruan historinë në debutim, Salzburg fiton jashtë fushës!

⚽⏳ Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj dite në Europa League, duke sjellë surpriza të mëdha dhe një debutim historik për skuadrën greke.

🔸 OFI Crete 2-0 Hoffenheim: Skuadra nga Heraklion shkruan historinë duke fituar në ndeshjen e parë të tyre ndonjëherë në këtë fazë të Europa League. Aitor Cantalapiedra zhbllokoi shifrat në minutën e 30-të, ndërsa Georgios Kanellopoulos vulosi triumfin historik në minutën e 84-të. Te Hoffenheim, Albion Hajdari dhe Leon Avdullahu e nisën si titullarë, ndërsa Fisnik Asllani u aktivizua në minutat e fundit pasi po merr veten nga dëmtimi.

🔸 Levski Sofia 0-1 Salzburg: Austriakët sigurojnë tri pikë të arta jashtë fushës falë golit të vetëm të shënuar nga Haris Tabakovic në minutën e 39'.

🚨 LAJMI I FUNDIT❌🇽🇰 Mbrojtësi Florent Hadërgonaj është tërhequr zyrtarisht nga Kombëtarja e Kosovës, për shkak të mosmar...
17/09/2026

🚨 LAJMI I FUNDIT

❌🇽🇰 Mbrojtësi Florent Hadërgonaj është tërhequr zyrtarisht nga Kombëtarja e Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjeve të krijuara me stafin teknik 👔.

Reagimi i plotë ⬇️

🚨✅🇺🇸 ZYRTARE: Adri Mehmeti ftohet nga Shtetet e Bashkuara!🧑‍ 17-vjeçari ka marrë ftesën zyrtare nga SHBA, një lëvizje e ...
17/09/2026

🚨✅🇺🇸 ZYRTARE: Adri Mehmeti ftohet nga Shtetet e Bashkuara!

🧑‍ 17-vjeçari ka marrë ftesën zyrtare nga SHBA, një lëvizje e pritshme pasi babai i tij kishte konfirmuar më parë se zgjedhja përfundimtare e djalit është përfaqësimi i amerikanëve, pavarësisht se më herët ka qenë pjesë e grupmoshave të Shqipërisë.

📋 Ky vendim shënon një tjetër largim të rëndësishëm nga talentet e reja që zgjedhin një rrugë tjetër jashtë kuqezinjve.

🤔 A duhet të kishte bërë më shumë FSHF-ja për të mbajtur një talent të tillë nën fanellën kuqezi? 👇

⏱️ 𝟐𝟏:𝟎𝟎 | 🏆 UEFA Europa League ⚪ Juventus 🆚 Nijmegen 🔴    ⚪ Besiktas 🆚 Marseille 🔵🟢 Celtic 🆚 Ferencvaros ⚪🔵 Crystal Pal...
17/09/2026

⏱️ 𝟐𝟏:𝟎𝟎 | 🏆 UEFA Europa League

⚪ Juventus 🆚 Nijmegen 🔴

⚪ Besiktas 🆚 Marseille 🔵

🟢 Celtic 🆚 Ferencvaros ⚪

🔵 Crystal Palace 🆚 L**h Poznan ⚪

🟡 Lillestrom 🆚 Torreense 🔴

🔴 Plzen 🆚 Royale Union SG ⚪

🔵 Real Sociedad 🆚 Bournemouth 🔴

⏱️ 𝟐𝟎:𝟑𝟎 | 🏆🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 EFL Cup🔵 Manchester City 🆚 Norwich 🟡
17/09/2026

⏱️ 𝟐𝟎:𝟑𝟎 | 🏆🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 EFL Cup

🔵 Manchester City 🆚 Norwich 🟡

🚨✅🇩🇪 BRAJAN GRUDA ka marrë zyrtarisht ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, du...
17/09/2026

🚨✅🇩🇪 BRAJAN GRUDA ka marrë zyrtarisht ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, duke u bërë pjesë e "Pancerëve".

🚨✅ ZYRTARE: Kukësi firmos me sulmuesin Aldi Gjumsi! 🔵 Kukësi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e s...
17/09/2026

🚨✅ ZYRTARE: Kukësi firmos me sulmuesin Aldi Gjumsi!

🔵 Kukësi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar, Aldi Gjumsi, i cili vjen për të përforcuar repartin ofensiv.

📋 Gjumsi ka një eksperiencë të rëndësishme në futbollin shqiptar, pasi në të kaluarën e tij ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si Tirana, Teuta dhe Skënderbeu. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit dhe suksese me fanellën blu.

17/09/2026

💥🗣️ "WTF, WTF, WTF", kështu e kanë "përshëndetur" ekipin e tyre në fund të takimit tifozët e UNITED pas eleminimit nga EFL Cup.

⚽🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 EFL CUP | ⚽🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 EFL CUP | UNITED HUMBET AVANTAZHIN E DYFISHTË DHE ELIMINOHET!🔴😈 Manchester United 2-3 Bright...
17/09/2026

⚽🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 EFL CUP | ⚽🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 EFL CUP | UNITED HUMBET AVANTAZHIN E DYFISHTË DHE ELIMINOHET!

🔴😈 Manchester United 2-3 Brighton 🔵⚪ | "Djajtë e Kuq" eliminohen në mënyrë dramatike nga EFL Cup, pasi lëshojnë një epërsi të dyfishtë dhe pësojnë përmbysjen e madhe nga Brighton në "Old Trafford".

⚽ 8’ Shea Lacey zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës për të ndezur sfidën! 1-0!

⚽ 10’ Mason Mount përfiton nga një top i kthyer dhe nga jashtë zonës realizon për të dyfishuar shifrat në start! 2-0!

⚽ 45’ Brightoni reagon para fundit të pjesës së parë; pas asistimit të Jaouen Hadjam, është greku Charalampos Kostoulas që shënon dhe rikthen skuadrën e tij në lojë! 2-1!

⚽ 65’ Pascal Gross gjendet i lirë brenda zonës pas pasimit të Luka Vuskovic dhe me qetësi dërgon topin në rrjetë për të barazuar shifrat! 2-2!

⚽ 70’ Charalampos Kostoulas shërben Maxim De Cuyper, i cili tregohet i ftohtë brenda zonës dhe realizon golin e tretë për miqtë! 2-3!

❗ 77’ Marcus Rashford ka mundësinë e artë për të barazuar kur del i vetëm përballë portierit Jason Steele, por ky i fundit bën një pritje të shkëlqyer për të ruajtur avantazhin!

📊 REZULTATET E TJERA TË KUPËS:

Everton 1-0 Wolves (Everton kualifikohet me fitore minimale)
Fleetwood 1-0 Sheffield United (Fleetwood siguron një kualifikim surprizë)

Coventry 1-3 Aston Villa (Aston Villa kualifikohet pa shumë vështirësi në transfertë)

⚽🇪🇸 LA LIGA | START PERFEKT: BARCELONA REGJISTRON FITOREN E GJASHTË RADHAZI NË KAMPIONAT!🔵 Barcelona 7-2 Racing Santande...
17/09/2026

⚽🇪🇸 LA LIGA | START PERFEKT: BARCELONA REGJISTRON FITOREN E GJASHTË RADHAZI NË KAMPIONAT!

🔵 Barcelona 7-2 Racing Santander ⚪ | Kampionët regjistrojnë fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në La Liga, duke vazhduar serinë perfekte dhe formën e jashtëzakonshme ofensive me plot 28 gola të shënuar në këtë start sezoni.

⚽ 8’ Joao Cancelo kontrollon bukur një pasim në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë dërgon topin në këndin e sipërm të portës për të zhbllokuar shifrat! 1-0!

⚽ 25’ Raphinha shërbehet mirë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm mposht portierin Julen Agirrezabala për të dyfishuar epërsinë! 2-0!

⚽ 30’ Racing Santander reagon shpejt dhe Maguette Gueye shënon për të ngushtuar rezultatin! 2-1!

⚽ 36’ Asier Villalibre devijon topin në portën e tij, duke shënuar autogol dhe duke rritur sërish avantazhin e katalanazve! 3-1!

⚽ 42’ Raphinha realizon golin e dytë personal duke e çuar rezultatin në thellësi para mbylljes së fraksionit të parë! 4-1!

⚽❌🥅 45’ Në fund të pjesës së parë, Lamine Yamal pati mundësinë të shënonte nga pika e bardhë, por portieri Agirrezabala e ndali penalltinë e tij.

⚽ 65’ Yassir Zabiri përfiton nga një gabim i portierit të Barcelonës dhe shënon, duke rikthyer përkohësisht shpresat e vendasve. 4-2!

⚽ 67’ Raphinha plotëson het-trikun nga pika e bardhë, duke realizuar një gol të sigurt për të qetësuar skuadrën! 5-2!

⚽ 79’ Gabriel Jesus, i futur në lojë në pjesën e dytë, shënon golin e gjashtë pas një aksioni rrjedhës! 6-2!

⚽ 89’ Lamine Yamal vulos sfidën spektakolare pas një asistimi të bukur nga Karim Adeyemi! 7-2!

📊 RENDITJA:
🔵 Barcelona: 18 pikë (Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, kryeson bindshëm tabelën, +3 nga Reali i vendit të 2-të)
⚪ Racing Santander: 7 pikë, mbetet në vendin e 10-të

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when goal365shqip posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share