Vox Libera.al

Vox Libera.al Your voice, your news, your truth. Stay informed with Vox Libera.alđź“°

Viktor Orban, kryeministri I Hungarisë, ka miratuar së fundmi një reformë të re, shumë interesant, që parashikon përjash...
19/03/2025

Viktor Orban, kryeministri I Hungarisë, ka miratuar së fundmi një reformë të re, shumë interesant, që parashikon përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për nënat hungareze. Ai theksoi se, nëpërmjet kësaj reforme do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat dy kategori të ndryshme nënash:

- Nënat me një fëmijë, nën 30 vjeç, do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat.
- Nënat me dy ose më shumë do të përjashtohen përjetësisht nga tatimi mbi të ardhurat.

Kjo është një skemë shumë interesante, dhe që do të sjell dhe rritjen e popullsisë së popullit hungarez.

Ndoshta do të ishte mirë që dhe shteti shqiptar të ndiqte një politikë të tillë duke parë nivelin e lartë të emigrimit dhe të uljes së ndjeshme të numrit të lindjeve.

Opinion: nga Ardit MinarolliDebati mbi krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane po fiton terren dita-ditës, por, p...
19/03/2025

Opinion: nga Ardit Minarolli

Debati mbi krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane po fiton terren dita-ditës, por, pyetja kryesore nuk është nëse BE-ja ka nevojë për një ushtri të përbashkët, por në çfarë forme dhe me çfarë qëllimi duhet kjo ushtri? Dua të citoj këtu një filozof që unë personalisht e preferojë shumë, Friedrich Hayek që ka thënë: “Ata që nuk janë të gatshëm të mbrojnë lirinë e tyre, do të përfundojnë duke u sunduar nga të tjerët”.

Unë e mbështes idenë e një force europiane të mbrojtjes, jo si një zëvendësim të NATO-s, por si një mekanizëm që i jep Europës autonominë strategjike dhe aftësinë për të vepruar me efikasitet. Kjo do të mundësonte një përgjigje më të shpejtë dhe të koordinuar ndaj krizave që ndikojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Megjithatë, qasja aktuale e propozuar nga Ursula von der Leyen duket e nxituar dhe nuk merr parasysh kompleksitetin e një iniciative të tillë.
Çështja nuk është thjesht ndërtimi i një ushtrie, por përcaktimi i qartë i misionit të saj. Prioriteti duhet të jetë zhvillimi i një strategjie të mbrojtjes që mbështetet në teknologjinë moderne ushtarake. Rusia ka treguar dobësi të mëdha në aspektin teknologjik, dhe Europa mund të ndërtojë avantazhin e saj duke investuar në inovacion: inteligjencë artificiale për mbrojtjen kibernetike, dronë autonomë dhe sisteme të avancuara mbrojtëse. Kjo do t’i mundësonte BE-së një mbrojtje efektive pa hyrë në një garë shkatërruese armatimi. Se dhe siç ka pas thënë Machiavelli: “Një shtet i armatosur mirë, është një shtet i lirë”.

Në fund, duhet të themi një të vërtetë: një ushtri europiane nuk duhet të jetë një instrument për luftë, siç po e kërkojnë globalistët e majtë, por si një garanci për paqen. Nëse Europa vendos të ndërtojë një mekanizëm të përbashkët mbrojtës, ajo duhet të jetë e mirëmenduar, e koordinuar me aleatin kryesor që është SHBA-ja dhe të jetë e bazuar mbi një strategji afatgjate. Qëllimi i armatimit të Europës nuk duhet të jetë një konfrontim me fuqitë e tjera, si Rusia, por garancia e sigurisë për një Europë më të qëndrueshme, më të fortë dhe më të pavarur në mbrojtjen e saj. Populli Europian do vetëm një gjë, PAQEN!

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi rendin numërortë partive dhe koalicioneve që marrin pjesë në zgjedhje...
17/03/2025

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi rendin numërortë partive dhe koalicioneve që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentaretë 11 Majit. Më poshtë është lista e subjekteve të regjistruara:
1. Aleanca për Shqipërinë Madhështore – e udhëhequr nga PartiaDemokratike e Sali Berishës
2. Lëvizja Bashkë – e drejtuar nga Arlind Qori
3. Lëvizja Atdheu – e Kreshnik Osmanit
4. Koalicioni Euroatlantik – e udhëhequr nga Lulzim Basha
5. Partia Socialiste – e Kryeministrit Edi Rama
6. Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" – e drejtuar nga Adriatik Lapaj
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare – e Prof. Elena Kocaqi
8. Aleanca Demokracia e Re – e Edmond Stojkut
9. Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" – e udhëhequr ngaDashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj
10. Partia Mundësia – e Agron Shehaj
11. Partia Social Demokrate – e Tom Dosh*t
Zgjedhjet e 11 Majit pritet të jenë një test i rëndësishëm për spektrinpolitik shqiptar. Bazuar në dinamikat politike të muajve të fundit, fushatat elektorale dhe perceptimin publik, bëjmë një analizë tëmundësive të secilit subjekt.
1. Partia Socialiste (PS) – Favoriti kryesor, por me sfida
PS, e udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, është forca kryesore nëkëto zgjedhje. Me një strukturë të konsoliduar dhe një bazë elektoraletë fortë, kjo parti pritet të dalë e para. Megjithatë, lodhja e elektoratitnga një qeverisje e gjatë dhe pakënaqësitë për çështje ekonomike dhe korrupsionin mund të ndikojnë në rezultat. Parashikimi ynë: rreth 65 mandate.
2. Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Opozita më e madhe, por me sfida të brendshme
Ky koalicion, i udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës, ka avantazhin e një baze të madhe votuesish besnikë, por ka hasur sfidapër shkak të përplasjeve të brendshme dhe pakënaqësive me listat e kandidatëve. Gjithsesi, duke qenë blloku kryesor opozitar, pritet tëdalë i dyti me rreth 60 mandate.
3. Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet", Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë – Forca të reja me potencial
Partitë e reja dhe koalicionet alternative janë përpjekur të sjellin njëqasje ndryshe ndaj politikës tradicionale. Agron Shehaj me PartinëMundësia ka ndërtuar një profil opozitar të pavarur, ndërsa Adriatik Lapaj me "Nisma Shqipëria Bëhet" dhe Arlind Qori me LëvizjenBashkë kanë synuar një qasje më populiste. Megjithatë, pritet që këtoparti të përballen me sfida të mëdha për të siguruar mandate tërëndësishme. Parashikimi ynë:
• Partia Mundësia: 6 mandate
• Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet": 3 mandate
• Lëvizja Bashkë: 1 mandat
4. Partia Social Demokrate (PSD) – Një forcë pragmatiste
PSD, e drejtuar nga Tom Doshi, është një forcë që tradicionalisht ka arritur të sigurojë mandate në parlament. Ajo ka një bazë tëqëndrueshme votash, kryesisht në zona të caktuara. Parashikimi ynë: rreth 5 mandate.
Zgjedhjet e 11 Majit pritet të jenë një garë e fortë, ku Partia Socialistetë mbetet forca kryesore, por me një rënie të lehtë të mandateve. Opozita ka potencialin për të sfiduar, por është e fragmentuar dhe me sfida të brendshme. Partitë e reja do të kenë një betejë të vështirë përtë hyrë në parlament, ndërsa PSD pritet të ruajë pozitat e saj.
Të nderuar qytetarë, më 11 Maj, merrni pjesë në votime dhe bënizgjedhjen që mendoni se përfaqëson më së miri të ardhmen e Shqipërisë. Vota juaj është thelbësore për të ndërtuar një politikë më tëpërgjegjshme dhe një qeverisje më të mirë. Mos e neglizhoni të drejtëntuaj për të vendosur për të ardhmen e vendit!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vox Libera.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share