13/09/2025
Këtu, te ky fakultet une shkela këmbë për herë të parë për të marrë leksionet e para mbi Kristilografinë, mineralogjinë dhe gjeologjinë për të fituar dijet e para si inxhinierë metalurgë. Fakulteti i Gjeologji Minierave dhe ku dhamë edhe provimin tonë të parë. Ne këtu ishim bujtës që vinim nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike, sepse këtu kishte laboratorë të përkryer mbi kristalet e natyrës, mineralet që ne do të shkrinim për të prodhuar bakër, tela, kavo dhe hekur, krom e nikel, giza të markave më të larta, çeliqe me karbon dhe çeliqe speciale, profile nga më të ndryshme e shumë nënprodukte të tjera për ekonominë, që në atë kohë zhvillohej me ritme të larta në të gjitha degët. Dhe baza ku mbështetej tërë ekonomia ishte industria e rëndë, minierat dhe industria mekanike që i mbante stoike në këmbë të gjitha këto. Ishte pra ai fakultet i inxhinierise mekanike dhe elektrike ku dolen e moren specializime te thella inxhinierët mekanikë, metalurgë dhe elektrikë.