10/08/2026
🚨 URGJENCË! ZJARRI PO RREZIKON BANESAT E LAGJES ABAZE
Sapo është riaktivizuar një vatër e madhe zjarri mbi shtëpitë e lagjes Abaze. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për banorët dhe banesat.
Forcat në terren po bëjnë gjithçka që munden, por terreni dhe përmasat e zjarrit e bëjnë të pamundur përballimin vetëm me mjete zjarrfikëse dhe me forca njerëzore.
Në këto momente nuk ka kohë për pritje.
Kërkohet ndërhyrje urgjente me helikopter për shuarjen e zjarrit nga ajri, përpara se flakët të përhapen edhe më shumë dhe të afrohen te banesat.
Ky nuk është më një zjarr që mund të lihet të menaxhohet me pritje. Çdo minutë vonesë mund ta rëndojë situatën.
🙏 U bëjmë thirrje strukturave përgjegjëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë menjëherë dhe të dërgojnë helikopter për shuarjen e vatrës.
Lagjja Abaze ka nevojë për ndihmë tani. Jo pas disa orësh. Tani! 🚒🚁