Kafe.al

Kafe.al Kafe.al është një platformë online e ndërtuar si forum diskutimi i një grupi gazetarësh të rinj

Luks në kohë krize: Lavazhi i Ballukut tre herë në javë, me para publikeNë një vend ku qytetarët numërojnë lekët për të ...
05/04/2025

Luks në kohë krize: Lavazhi i Ballukut tre herë në javë, me para publike

Në një vend ku qytetarët numërojnë lekët për të mbushur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një tjetër prioritet: larjen e makinave të zyrtarëve të saj, mes tyre edhe një Audi A8, që – si për ironi – është makina që përdoret nga vetë ministrja Belinda Balluku.
Në dokumentet zyrtare të tenderit të fundit, të zhvilluar më 28 mars 2025, ministria ka shpallur një prokurim me vlerë rreth 10 mijë euro për "shërbim lavazhi dhe tapicerie" për 10 automjete zyrtare. Në dukje një shërbim rutinë. Në thelb, një tjetër shembull sesi luksit personal i hapet rruga me financa publike.

Makina e ministres, mbi të gjithë

Sipas specifikimeve, Audi A8 që përdor ministrja ka një trajtim të veçantë. Ndërkohë që mjetet e tjera zyrtare lahen nga 2 deri në 10 herë në muaj, Audi i Ballukut kërkohet të lahet plot 12 herë çdo muaj – pra 3 herë në javë. Në një vit, kjo përkthehet në 144 larje për një veturë të vetme, me një ritëm që do ia kishin zili edhe klientët më të rregullt të një lavazhi luksoz.

Jo vetëm kaq. Lavazhi duhet të ndodhet brenda 2 km nga godina e Ministrisë, të punojë me dy turne, të jetë aktiv edhe të shtunave, të ketë të paktën katër punonjës, dhe të garantojë që asnjë makinë të mos presë më shumë se 30 minuta në radhë. Një listë kërkesash që më shumë i ngjan shërbimeve të një resorti 5 yje për automjete, sesa një nevoje të një institucioni shtetëror.

Tapiceri, orare strikte dhe zell për detaje

Në tender janë përfshirë edhe larjet e tapicerive për 10 mjete (3 vetura dhe 7 fuoristrada), ndërsa janë vendosur edhe orare të sakta për shërbimin – nga ora 07:00 deri në 09:00 – për çdo ditë të javës. Ky nivel kontrolli dhe organizimi mund të ishte për t’u duartrokitur... po të mos bëhej fjalë për larjen e makinave dhe jo shërbime bazike për qytetarët.

Ironikisht, teksa Shqipëria përballet me kriza sociale, mungesë investimesh në infrastrukturën rurale dhe shërbime publike në kolaps, ministria që duhet të merret me këto çështje është më e shqetësuar për të mos lënë makinat e saj të papastra.

Nga lavazhi te SPAK-u

Belinda Balluku, përveçse ministre e Infrastrukturës, është edhe zëvendëskryeministrja e vendit. Emri i saj është përmendur në dhjetëra denoncime publike për procedura të dyshimta tenderimi, ku dyshimet për përfitues të paracaktuar dhe shkelje ligjore janë kthyer në temë të përditshme në media. SPAK aktualisht ka në dorë disa kallëzime që lidhen me firmën e saj.

Në vend që të shërbejë si model i menaxhimit të kujdesshëm të parasë publike, ministria që ajo drejton po shfaqet gjithnjë e më shumë si një instrument për rehatinë e zyrtarëve të lartë. Me para që vijnë nga taksat e qytetarëve.

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn shqyrtimin e masës së sigurisë për Erion VeliajnSeanca e Apelit për shqyrtimin e masës ...
11/03/2025

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn shqyrtimin e masës së sigurisë për Erion Veliajn

Seanca e Apelit për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe të akuzuarve të tjerë u shty të martën pasdite, pasi mbrojtja kërkoi kohë për të shqyrtuar provat e reja të paraqitura nga SPAK.

Sipas përfaqësueses për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Enida Demiraj, seanca do të vijojë të mërkurën në orën 12:30. Kjo shtyrje erdhi pas kërkesës së avokatëve, të cilët duhet të njihen me materialet e reja të dorëzuara si nga prokuroria, ashtu edhe nga mbrojtja e të pandehurve.

Ndërkohë, përpos provave të paraqitura nga SPAK, edhe avokatët e Veliajt dhe personave të tjerë të proceduar kanë dorëzuar materiale shtesë, duke kundërshtuar masat e sigurimit të vendosura më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ata argumentojnë se këto masa nuk janë të bazuara në ligj dhe kërkojnë lirimin e klientëve të tyre.

Erion Veliaj, i cili drejton Bashkinë e Tiranës që nga viti 2015 dhe është një nga figurat më të afërta të kryeministrit Edi Rama, u arrestua më 10 shkurt me akuzën e përfshirjes në një skemë korruptive që përfshinte kompani të lidhura me bashkëshorten e tij dhe biznesmenë të njohur. Prokuroria pretendon se transaksionet e përfshira në këtë aferë tejkalojnë vlerën e 1 milion eurove.

Përveç Veliajt, në paraburgim ndodhet edhe biznesmeni Elman Adule, ndërsa bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, dhe pesë biznesmenë të tjerë janë lënë në “detyrim paraqitjeje”. Mes tyre janë Shkëlqim Fusha (kompania “Fusha”), Gentian Sula (“Agi Kons”) dhe Fatmir Bektashi (“Kontakt”). Nën hetim ndodhet edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të drejtësisë në këtë çështje.

Pas arrestimit të tij, Veliaj e cilësoi procesin si të motivuar politikisht, duke sulmuar prokurorin e çështjes, Olsi Dado, dhe gjyqtarin Erion Bani përmes postimeve në rrjetet sociale. Ai publikoi gjithashtu një transkript të cilin SPAK e konsideroi të manipuluar, duke e interpretuar si përpjekje për të diskredituar prokurorinë.

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës shkaktoi reagime të ashpra politike. Kryeministri Edi Rama e ka quajtur vendimin një sulm të padrejtë dhe një akt të motivuar politikisht nga institucionet e drejtësisë. Nga ana tjetër, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka theksuar se prokuroria po vepron në mënyrë të pavarur dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet nesër, ku do të diskutohet kërkesa e mbrojtjes për lirimin e Veliajt dhe qëndrimi i prokurorisë mbi provat e reja.

Media e quajtur Dritare TV që drejtohet nga Rudina Xhunga dhe Dritan Hila ka 4 ditë që hedh video "të qytetarëve" që fla...
14/02/2025

Media e quajtur Dritare TV që drejtohet nga Rudina Xhunga dhe Dritan Hila ka 4 ditë që hedh video "të qytetarëve" që flasin PRO Erion Veliajt.

E vërteta është se kjo media ka marrë 270 milionë lekë nga buxheti I Shtetit në formën e "projekteve" pra për Propagandë ndaj qeverisë.

Kjo nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë gazetari.

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Jolio Dine, i cili garoi në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021 si përfa...
19/01/2025

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Jolio Dine, i cili garoi në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021 si përfaqësues i opozitës në Sarandë, ka përfunduar në kampin e kundërshtarit politik. Dine, që ka është gjithashtu anëtar i Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatlantik, është emëruar Drejtor i Investimeve në Bashkinë e Sarandës, e drejtuar nga socialisti Oltion Çaçi.

  Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Jolio Dine, i cili garoi në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021 si përfaqësues i opozitës në Sarandë, ka përfunduar në kampin e kundërshtarit politik. Dine, që ka është gjithashtu anëtar i Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatl...

12/01/2025

Kush vendos në Shqipërinë tonë?

Në një kohë kur Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare, vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të mbyllur TikT...
22/12/2024

Në një kohë kur Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare, vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të mbyllur TikTok-un në vendin tonë ka shkaktuar një valë kritikash dhe shqetësimesh për të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe ndikimin që mund të ketë ky hap në procesin zgjedhor. Ky vendim, që Rama e shpalli më 21 dhjetor 2024, vjen vetëm pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, duke ngritur pyetje të forta mbi motivet politike të tij dhe ndikimin që mund të ketë në lirinë e informacionit dhe demokracinë në Shqipëri.

Nga Kafe.al Në një kohë kur Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare, vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të mbyllur TikTok-un në vendin tonë ka shkaktuar një valë kritikash dhe shqetësimesh për të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe ndikimin që mund të ketë ky ...

Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Prishtinë, gjatë seancës së përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dh...
21/12/2024

Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Prishtinë, gjatë seancës së përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës me 20 dhjetor ka ngjallur shumë reagime dhe kritika në lidhje me përmbajtjen e tij dhe tonin që ai ka përdorur ndaj qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Ky fjalim nxori edhe një herë në pah tensioned në mes të Tiranës dhe Prishtinës, dhe sipas shumë analistëve, ka nxjerrë në pah një qasje të ndarë dhe të ndërlikuar në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Kafe.al Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Prishtinë, gjatë seancës së përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës me 20 dhjetor ka ngjallur shumë reagime dhe kritika në lidhje me përmbajtjen e tij dhe tonin që ai ka përdorur ndaj qeverisë dhe institucione...

14/12/2024

Video e re e Parashqevi Simakut në New York.

Një situatë e paprecedent ka përshkallëzuar tensionet mes dy prej institucioneve më të larta të drejtësisë në Shqipëri j...
14/12/2024

Një situatë e paprecedent ka përshkallëzuar tensionet mes dy prej institucioneve më të larta të drejtësisë në Shqipëri javën që lam pas– Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Çështja e mandatit të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka nxjerrë në pah një debat mbi interpretimin e Kushtetutës dhe kompetencat midis këtyre dy institucioneve.

Nga Kafe.al Një situatë e paprecedent ka përshkallëzuar tensionet mes dy prej institucioneve më të larta të drejtësisë në Shqipëri javën që lam pas– Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Çështja e mandatit të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka nxjerrë n....

Në një reagim të papritur me 724 fjalë Kryeminsitri Edi Rama bëri një reagim të pakërkuar ndaj kreut të grupit parlament...
07/12/2024

Në një reagim të papritur me 724 fjalë Kryeminsitri Edi Rama bëri një reagim të pakërkuar ndaj kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhit.

Bardhi e kishte ftuar Ramën të enjte e 5 dhjetorit në një interpelancë për çështjen “Agon Channel” por Rama reagoi për të vëllanë Olsi Rama.



Gjithsesi në vend që të japë prova dhe argument Rama përqëndrohet tek sulmi dhe akuzat! Më poshtë një analizë e hollësishme e deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Nga Kafe.al   Në një reagim të papritur me 724 fjalë Kryeminsitri Edi Rama bëri një reagim të pakërkuar ndaj kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhit. Bardhi e kishte ftuar Ramën të enjte e 5 dhjetorit në një interpelancë për çështjen “Agon Channel” por Rama reagoi për të ...

Megjithatë, reagimi i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas kësaj ngjarje ka hapur një sërë pyetjesh mbi mënyrën se s...
29/11/2024

Megjithatë, reagimi i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas kësaj ngjarje ka hapur një sërë pyetjesh mbi mënyrën se si ai dhe Policia e Shtetit kanë trajtuar informacionin dhe ka sjellë një sërë kritikash nga publiku, media dhe organizatat përkatëse.

Nga Kafe.al Në datën 18 nëntor 2024, një tragjedi e rëndë tronditi Tiranën, kur një nxënës i shkollës “Fan Noli”, 14-vjeçari Martin Cani, humbi jetën në një ngjarje të lidhur me një konflikt mes të rinjve. Ngjarja ka shokuar jo vetëm familjen e viktimës, por edhe gjithë shoq...

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, prezantoi ...
16/11/2024

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, prezantoi së fundmi emërimet e 12 drejtorëve të rinj të Policisë, duke theksuar se kjo është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e sigurisë publike në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, prezantoi së fundmi emërimet e 12 drejtorëve të rinj të Policisë, duke theksuar se kjo është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e sigurisë publike në Shqipëri. Me...

Address

Tirane
1001

Telephone

+355672220666

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kafe.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kafe.al:

Share