Radio "Ngjallja"

07/06/2026

Shërbesa e Mbrëmësores drejtpërdrejt nga Katedralja "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë.
07.06.2026
Na ndiqni në transmetim direkt përmes valëve të Radio "Ngjallja" në frekuencat:
Tiranë–Durrës – 88.5 MHz
Korçë – 88.7 MHz
Pogradec & Prrenjas – 90.7 MHz
Elbasan – 93.4 MHz
Fier – 98.7 MHz
Radio "Ngjallja" me ju, për një shoqëri të vërtetë dashurie!

KRYEPISKOPI JOAN - "VETËM DUKE DASHUR PERËNDINË MUND T'I DUAM REALISHT TË TJERËT" KRYEPISKOPI JOAN DREJTON SHËRBESAT E S...
07/06/2026

KRYEPISKOPI JOAN - "VETËM DUKE DASHUR PERËNDINË MUND T'I DUAM REALISHT TË TJERËT"

KRYEPISKOPI JOAN DREJTON SHËRBESAT E SHENJTA NË TË DIELËN E GJITHË SHENJTORËVE NË LAGJEN KOMBINAT, Tiranë, 7 qershor 2026

Në atmosferën festive që karakterizon të Dielën e Gjithë Shenjtorëve, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, kryesoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën Orthodhokse të Shën Gjerasimit dhe Gjithë Shenjtorëve, në lagjen Kombinat të Tiranës, duke mbledhur rreth altarit të shenjtë klerikët eTij dhe brenda kishës, besimtarë të shumtë.

Në predikimin e Tij, Kryepiskopi Joan ofroi një reflektim të thellë teologjik mbi misterin e shenjtërimit dhe veprimin e Shpirtit të Shenjtë në jetën e njeriut. Ai theksoi se Kisha e Shenjtë ka vendosur kremtimin e të Gjithë Shenjtorëve menjëherë pas Pentikostisë për të dëshmuar se shenjtëria është fryt i drejtpërdrejtë i pranisë dhe veprimit të Shpirtit të Shenjtë.
“Është Shpirti i Shenjtë që i shenjtëron njerëzit. Njeriu nuk mund të arrijë shenjtërimin vetëm me forcat e veta. Shpëtimi është një sinergji mes hirit hyjnor dhe përpjekjes njerëzore, por pa hirin e Perëndisë nuk mund të realizohet”, theksoi Kryepiskopi.

Duke iu referuar mësimit apostolik dhe traditës së shenjtë të Kishës, Ai nënvizoi se njohja e dobësive personale dhe kultivimi i përulësisë janë kushtet themelore për pranimin e hirit të Perëndisë. Sipas Tij, vetëm ai që merret me pastrimin e zemrës së vet dhe jo me gjykimin e të tjerëve mund të ecë në rrugën e shenjtërimit.

Në vijim, Kryepiskopi Joan u ndal te Ungjilli i ditës, duke komentuar fjalët e Krishtit mbi dëshminë e besimit. Ai vuri në dukje se pohimi i Krishtit nuk kufizohet vetëm në deklarimin verbal të besimit, por realizohet kryesisht përmes jetës së përditshme dhe veprave konkrete.
“Predikimi më i fuqishëm është ai që bëhet me shembullin personal. Fjalët mund të jenë të lehta për t’u thënë, por jeta e krishterë duhet të pasqyrojë mësimet e Krishtit në çdo veprim dhe qëndrim tonin”, u shpreh Ai.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua kuptimit të kryqit në jetën e krishterë. Kryepiskopi kujtoi se kryqi, i cili në kohën e Krishtit ishte simbol i turpit dhe dënimit, u shndërrua prej Tij në simbol të jetës dhe shpëtimit. Duke sjellë shembuj nga jeta e shenjtorëve dhe martirëve, Ai theksoi se vuajtjet dhe sprovat, kur pranohen me besim dhe dashuri ndaj Perëndisë, bëhen mjete të shenjtërimit.
“Nuk mund të ketë krishtërim pa kryq. Kryqi nuk është qëllimi përfundimtar; qëllimi është Ngjallja. Kryqi është rruga që na çon drejt bashkimit me Krishtin dhe drejt shenjtërisë”, deklaroi Kryepiskopi Joan.

Në përmbyllje të mesazhit të Tij, Fortlumturia e Tij imzot Joani, ftoi besimtarët të ndjekin shembullin e shenjtorëve, duke e mbajtur Krishtin si modelin e përhershëm të jetës së tyre dhe duke ecur me besim në rrugën e shenjtërimit.
“Le t’u lutemi të gjithë shenjtorëve që të ndërmjetojnë për ne, për familjet tona, për fëmijët dhe prindërit tanë, si edhe për Kishën tonë, që Perëndia të na mbrojë, të na forcojë dhe të na shenjtërojë”, përfundoi Ai.

Pas Liturgjisë Hyjnore u zhvillua Litania e Ikonës, e udhëhequr nga Kryepiskopi Joan, kleri dhe besimtarët përreth Tij, të cilët procesionuan rreth kishës.
Më pas, komuniteti u mblodh në sallën e pritjeve të kishës, ku kleriku përgjegjës i enorisë, At Emanueli, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kishin organizuar mikpritjen tradicionale për të gjithë të pranishmit, duke përforcuar frymën e komunitetit dhe dashurisë vëllazërore që karakterizon jetën e Kishës Orthodhokse.

Kremtimi i kësaj dite të shenjtë, i kësaj feste të madhe të Kishës sonë, i kujton çdo të krishteri për t’u bërë pjesëtar i asaj “reje të madhe dëshmitarësh”, që Kisha i nderon sot në personin e të Gjithë Shenjtorëve.

Gëzuar të gjithë vëllezërve dhe motrave në Krishtin sepse të gjithë festojmë sot.
Veçanërisht sot festojnë të gjithë ata që nuk kanë identifikuar emrin e tyre me emrin një shenjti konkret apo nuk kanë gjetur emrin e tyre në kalendarin kishtar apo në librat përmbledhës të jetëve të shenjtorëve.

KRYEPISKOPI JOAN DREJTON SHËRBESAT E SHENJTA NË TË DIELËN E GJITHË SHENJTORËVE NË LAGJEN KOMBINAT, Tiranë, 7 qershor 202...
07/06/2026

KRYEPISKOPI JOAN DREJTON SHËRBESAT E SHENJTA NË TË DIELËN E GJITHË SHENJTORËVE NË LAGJEN KOMBINAT, Tiranë, 7 qershor 2026

Në atmosferën festive që karakterizon të Dielën e Gjithë Shenjtorëve, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, kryesoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën Orthodhokse të Shën Gjerasimit dhe Gjithë Shenjtorëve, në lagjen Kombinat të Tiranë...

07/06/2026

E DIELA E GJITHË SHENJTORËVE - KRYEPISKOPI I TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË IMZOT JOANI

KISHA E SHËN GJERASIMIT DHE GJITHË SHENJTORËVE, KOMBINAT

7 QERSHOR 2026

07/06/2026

Mëngjesorja dhe Liturgjia Hyjnore nga Katedralja e Krishtit - Tiranë
E Diela e Gjithë Shenjtorëve

Gëzuar të gjithë vëllezërve dhe motrave në Krishtin sepse të gjithë festojmë sot.Veçanërisht sot festojnë të gjithë ata ...
07/06/2026

Gëzuar të gjithë vëllezërve dhe motrave në Krishtin sepse të gjithë festojmë sot.
Veçanërisht sot festojnë të gjithë ata që nuk kanë identifikuar emrin e tyre me emrin një shenjti konkret apo nuk kanë gjetur emrin e tyre në kalendarin kishtar apo në librat përmbledhës të jetëve të shenjtorëve (Sinaksarët).

Forcimi i Veprës së Kampeve Kishtare në Fokus të Konferencës Kombëtare në GreqiMe bekimin e Kryepiskopit të Tiranës, Dur...
06/06/2026

Forcimi i Veprës së Kampeve Kishtare në Fokus të Konferencës Kombëtare në Greqi

Me bekimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë imzot Joanit, një përfaqësi e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën IV Kombëtare të Drejtuesve dhe Bashkëpunëtorëve të Kampeve Kishtare, e cila u zhvillua nga 3 deri më 5 qershor 2026 në ambientet e kampit të Mitropolisë së Halkidhës, në Lutra Edhipsu, Greqi.

Konferenca u organizua nga Sinodi i Kishës së Greqisë dhe mblodhi hierarkë, klerikë, katekistë, drejtues dhe bashkëpunëtorë kampesh nga të gjitha Mitropolitë e vendit, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e veprës edukative e shpirtërore të kampeve kishtare.

Përfaqësia e Kishës sonë përbëhej nga At Grigor Pelushi, drejtues i Rinisë dhe përgjegjës i kampeve rinore; At Nikolla Kodheli, përgjegjës i kampit të dytë të djemve; Klajdi Dervishi, teolog dhe nënkryetar i kampit të parë të djemve; priftëreshë Irena Davidi, katekiste dhe anëtare e stafit të kampeve; si dhe Elisabeta Shqau, katekiste dhe përgjegjëse e kampit të dytë të vajzave.

Gjatë punimeve të konferencës u trajtuan sfidat, përvojat dhe perspektivat e veprës së kampeve kishtare në kohën tonë, duke u theksuar roli i tyre i rëndësishëm në edukimin shpirtëror dhe formimin e fëmijëve e të rinjve. Pjesëmarrësit nënvizuan se kampi kishtar nuk është thjesht një hapësirë aktivitetesh dhe argëtimi, por një bashkësi e gjallë ku kultivohen vlerat e bashkëjetesës, përgjegjësisë, shërbimit, lutjes dhe jetës në Krishtin.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kampeve, duke theksuar se shërbimi i tyre ka karakter të thellë pedagogjik dhe shpirtëror. U nënvizua nevoja për shembull personal, dashuri, përulësi, përgjegjësi dhe formim të vazhdueshëm, pasi fëmijët ndikohen më shumë nga dëshmia e jetës së edukatorëve sesa nga fjalët apo udhëzimet teorike.

Në diskutime u trajtuan gjithashtu marrëdhënia me familjen, sfidat që sjell përdorimi i teknologjisë dhe telefonave celularë, krijimi i një klime besimi dhe sigurie, si dhe rëndësia e dëgjimit aktiv dhe e qasjes individuale ndaj çdo fëmije. Pjesëmarrësit theksuan se nuk ekzistojnë “fëmijë problematikë”, por situata dhe sjellje që kërkojnë kujdes, dashuri dhe mbështetje pedagogjike.

Një tjetër temë me rëndësi ishte sfida demografike, e cila u paraqit si një nga çështjet më serioze të shoqërisë bashkëkohore. Në këtë kuadër, u vu në dukje kontributi që kampet kishtare mund të japin në kultivimin e vlerave familjare, të përgjegjësisë dhe të respektit për jetën.
Programi i konferencës përfshiu gjithashtu sesione kushtuar muzikës, këngës, valleve tradicionale dhe veprimtarive artistike si mjete edukimi dhe formimi. U prezantuan mënyra konkrete të përdorimit të tyre në jetën e kampit, duke treguar se ato ndihmojnë në forcimin e frymës së bashkëpunimit, identitetit kulturor dhe përcjelljen e mesazheve shpirtërore.

Po ashtu, u theksua rëndësia e jetës liturgjike në kamp, pjesëmarrjes së fëmijëve në adhurim, rrëfim dhe Kungim, si dhe nevoja që ata të përjetojnë drejtpërdrejt jetën e Kishës dhe kuptimin e saj shpirtëror.

Në përfundim të konferencës, pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen e tyre për të gjithë klerikët, drejtuesit, vullnetarët dhe bashkëpunëtorët që shërbejnë me përkushtim në kampet kishtare. U theksua se themeli i çdo veprimtarie mbetet Krishti dhe se suksesi i kampit matet jo vetëm nga organizimi i tij, por mbi të gjitha nga dashuria, kujdesi dhe gjurmët shpirtërore që lë në zemrat e fëmijëve dhe të rinjve.

Takimi u mbyll me urimin që vepra e kampeve kishtare të vazhdojë të zhvillohet dhe të forcohet, duke ofruar gjithnjë e më shumë mundësi edukimi, formimi dhe përjetimi të jetës së krishterë për brezat e rinj.

Nga: At Nikolla Kodheli

LITURGJIA HYJNORE NËN DREJTIMIN E KRYEPISKOPIT JOANE DIELA E GJITHË SHENJTORËVE 7 QERSHOR 2026 KISHA E SHËN GJERASIMIT D...
06/06/2026

LITURGJIA HYJNORE NËN DREJTIMIN E KRYEPISKOPIT JOAN

E DIELA E GJITHË SHENJTORËVE
7 QERSHOR 2026

KISHA E SHËN GJERASIMIT DHE GJITHË SHENJTORËVE NË KOMBINAT

SHËRBESA E MËNGJESORES - ORA 7:30
LITURGJIA HYJNORE - ORA 8:45

06/06/2026

🔴LIVE: Mbrëmësorja e Madhe e të Shtunës nga Katedralja "Ngjallja e Krishtit" Tiranë, 6 qershor 2026.

E DIELA E GJITHË SHENJTORËVE

Na ndiqni në transmetim direkt përmes valëve të Radio "Ngjallja" në frekuencat:
Tiranë–Durrës – 88.5 MHz
Korçë – 88.7 MHz
Pogradec & Prrenjas – 90.7 MHz
Elbasan – 93.4 MHz
Fier – 98.7 MHz
Radio "Ngjallja" me ju, për një shoqëri të vërtetë dashurie!

Address

Rruga Dritan Hoxha, Pallati Komfort
Tirane
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio "Ngjallja" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio "Ngjallja":

Share

Category