ALBAS

ALBAS ME NE MË PRANË DIJES! Shtëpia botuese ALBAS është themeluar në vitin 2000 dhe që në fillimet e saj ajo ka pasur si politikë botimet shkollore.

Me seli në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë ALBAS jo vetëm që e sjell tekstin shqip sa më afër nxënësve në hapësira të ndryshme gjeografike, por edhe e përpilon atë sipas kërkesave të veçanta të sistemeve arsimore në këto vende. Në listën e botimeve të ALBAS përfshihen 25 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe 20 tekste shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit e Maqe

donisë. Për lëndët me rëndësi kombëtare si gjuha shqipe dhe historia e Shqipërisë ALBAS bashkëpunon me autorë të njohur të këtyre tri vendeve, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur mbarëkombëtare shqiptare. Kur nisi reforma arsimore në Shqipëri në drejtim të teksteve shkollore, ALBAS ka qenë ndër të parat shtëpi botuese që mori pjesë me një numër të konsiderueshëm tekstesh shkollore. Në vitin 2004 ajo fitoi për herë të parë tekstin alternativ Letërsia dhe gjuha shqipe 10, ku u bënë përpjekje për integrimin e lëndës së gjuhës shqipe me letërsinë dhe kulturën e të shkruarit dhe të folurit. Gjatë viteve 2004-2009 Albas ka synuar të plotësojë linjat në disa nga titujt më të rëndësishëm të kurrikulave arsimore si: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, Biologji, Kimi, Histori, Edukatë shoqërore, Fizikë etj. Tashmë ajo operon në tregun e teksteve shkollore me 70 tituj shkollorë. Po kështu ALBAS i vjen në ndihmë mësuesve me materiale ndihmëse, libra mësuesi, zbërthime planprogramesh e objektivash, teste etj. Albas ka botuar deri tani 18 libra mësuesi. Përveç kësaj Albas ka një numër të madh botimesh ndihmëse për nxënësit; ku hyn dhe seria e botimeve enciklopedike; atlaset, lexime plus, fleta pune etj., të cilat përfshijnë të gjitha lëndët që zhvillohen sot në shkollë. Shtëpia botuese Albas ka një numër të madh bashkëpunëtorësh: studiues, pedagogë, punonjës shkencorë e didaktë, mësues të kualifikuar të cilët kanë sjellë në tekste koncepte bashkëkohore, shkencore dhe didaktike. Sot ALBAS, ka një sërë botimesh të cilat janë profilizuar në disa drejtime kryesore:

Tekste shkollore
Botime ndihmëse për shkollat
Seria e atlaseve
Kolana e Lexim Plus
Botime të ndryshme artistike e studimore
Botime psikologjike

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka shpërndarë tekstet mësimore "Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare" për nxënësit e shk...
04/08/2025

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka shpërndarë tekstet mësimore "Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare" për nxënësit e shkollave dhe të klasave të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

Këto dy paketa, "Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, Niveli I dhe II", që përmbajnë librat bazë dhe materiale të tjera plotësuese, vijnë nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese, ndër më të njohurat në trevat shqiptare, ALBAS dhe DUKAGJINI. Tekstet janë fituese të konkurseve të shpallura nga Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës, MASR dhe MASHT, të koordinuara dhe mbështetura nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Tekstet "Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare" janë gjithashtu të aksesueshme në version digjital përmes platformës Albas e-libër.

“Ç’më sugjeron për në Ksamil?”“Një histori pasioni”📘 Ne nuk zgjedhim vetëm librin… por dhe ku mund ta lexosh!👇 Gati për ...
23/07/2025

“Ç’më sugjeron për në Ksamil?”
“Një histori pasioni”
📘 Ne nuk zgjedhim vetëm librin… por dhe ku mund ta lexosh!
👇 Gati për pushime?

16/07/2025

Kur bashkohet Albas me Lilu Store… e gjithë familja gëzon!
📚 Libra që frymëzojnë,
🧸 Lodra që argëtojnë,
🎒 Valixhe që mbushen me pushime!

Për 2 javë, libraria Albas bëhet ndalesa e parë para çdo udhëtimi:
📦 Kamerdare, lopata, t**a plazhi, syze noti…
📖 Libra për plazh, rrugë të gjata dhe pasdite me diell…
✨ Kujdesi për më të vegjlit vjen i pari – ndaj këtë verë, përpara se të nisesh, ndalo njëherë te ne!

💥 Dhe ka më shumë: nëse blini të paktën një produkt nga Albas dhe një nga Lilu, përfitoni 15% zbritje në totalin e blerjes!

ME NE MË PRANË DIJES!

🧠 Fëmijët nuk lindin me dashuri për librin, ajo kultivohet.Si? Me pak kohë, shumë dashuri dhe disa tradita të vogla lexi...
16/07/2025

🧠 Fëmijët nuk lindin me dashuri për librin, ajo kultivohet.

Si? Me pak kohë, shumë dashuri dhe disa tradita të vogla leximi që i bëjnë të ndihen mirë.

👆🏼 Ja si ta bëni leximin pjesë të familjes.

Kur bashkohet Albas me Lilu Store… e gjithë familja gëzon!📚 Libra që frymëzojnë,🧸 lodra që argëtojnë,🎒 valixhe që mbushe...
15/07/2025

Kur bashkohet Albas me Lilu Store… e gjithë familja gëzon!

📚 Libra që frymëzojnë,
🧸 lodra që argëtojnë,
🎒 valixhe që mbushen me pushime!

Për 2 javë, në librarinë Albas do të gjeni gjithçka që i duhet një fëmije për të udhëtuar me buzëqeshje:

📦 Kamerdare, lopata, t**a plazhi, syze noti…
📖 Tituj të përzgjedhur për plazh, udhëtim dhe pasdite me diell…
✨ Kujdesi për të vegjlit vjen i pari – ndaj këtë verë, përpara se të nisesh, ndalo njëherë te libraria jonë!

Sot ALBAS ishte plot miq, libra, dashuri dhe koktejle. 📚🍸Libraria jonë u mbush me dashamirës të librit dhe të mendimit, ...
10/07/2025

Sot ALBAS ishte plot miq, libra, dashuri dhe koktejle. 📚🍸

Libraria jonë u mbush me dashamirës të librit dhe të mendimit, për të shijuar “Afterwords”, një pasdite diskutimi me temë: “Antigona dje dhe sot, mes ligjit dhe traditës”.

Një bisedë mjaft interesante mes .cunga dhe , që solli këndvështrime të reja, reflektime të thella dhe shumë kureshtje.
🍸🍹

📚 AFTERWORDS nis këtë të enjte!Një ftesë për të menduar ndryshe, për të shijuar fjalën dhe një koktej pas pune 🍸🎙 Më 10 ...
08/07/2025

📚 AFTERWORDS nis këtë të enjte!
Një ftesë për të menduar ndryshe, për të shijuar fjalën dhe një koktej pas pune 🍸

🎙 Më 10 korrik, ora 19:00, hapim sezonin me Sokol Çungën .cunga & Edon Qesarin , në një bisedë frymëzuese:
“Antigona dje dhe sot: mes Ligjit dhe Traditës” – një eksplorim i klasikëve që flasin edhe sot.

🛋 Pas pune, kudo ka afterwork, por vetëm te ne ka AfterWords.
Zgjidh një libër 📖, merr një koktej falas 🍸, dëgjo muzikë dhe shijo ritmin e mbrëmjes 🎶.

📍 Libraria ALBAS, Tiranë
🗓 Çdo të enjte të korrikut | Hyrja falas me blerje libri

📚 AFTERWORDS nis këtë të enjte!Një ftesë për të menduar ndryshe, për të shijuar fjalën dhe një koktej pas pune 🍸🎙 Më 11 ...
08/07/2025

📚 AFTERWORDS nis këtë të enjte!
Një ftesë për të menduar ndryshe, për të shijuar fjalën dhe një koktej pas pune 🍸

🎙 Më 11 korrik, ora 19:00, hapim sezonin me .cunga & , në një bisedë frymëzuese:
“Antigona dje dhe sot: mes Ligjit dhe Traditës” – një eksplorim i klasikëve që flasin edhe sot.

🛋 Pas pune, kudo ka afterwork, por vetëm te ne ka AfterWords.
Zgjidh një libër 📖, merr një koktej falas 🍸, dëgjo muzikë dhe shijo ritmin e mbrëmjes 🎶.

📍 Libraria ALBAS, Tiranë
🗓 Çdo të enjte të korrikut | Hyrja falas me blerje libri

Address


Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 09:00 - 14:00

Telephone

+355696006005

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ALBAS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ALBAS:

Shortcuts

  • Address
  • Telephone
  • Opening Hours
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share