Shqipëria do Bëhet

Shqipëria do Bëhet Ne jemi ku lajmi ndodh

Cilët janë biznesmenët që goditi SPAKJaht, Rolex, makina luksoze dhe miliona euro/ trafik droge nga Amerika Latine në Eu...
26/07/2025

Cilët janë biznesmenët që goditi SPAK
Jaht, Rolex, makina luksoze dhe miliona euro/ trafik droge nga Amerika Latine në Europë
16 persona kanë vënë nën hetim pas aksionit të SPAK në disa qytete të vendit.
Gjithashtu u arrestuan edhe disa biznesmenë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në disa shtete të Evropës.
Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj pronar i disa kompanive, si dhe Ilir Lloshi u arrestuan përkatësisht në Palasë dhe Elbasan.
Plarent Dervishajtdhe Erion Alibejt, iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit, ku mbahen për vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate.
Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra komunikimeve në Sky ECC por dhe dëshmisë e të penduarit Erion Alibej.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” (neni 334) të Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet Evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim:
A. H.
K. H.
E.N.
E. A.
P. D.
I. Ll.
Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.
Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.
Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:
Shuma monetare në total:
Euro: 43,470 €
Franga zvicerane: 5,000 CHF
Automjete:
3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan.
Mjet lundrues:
1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.
Armë zjarri:
3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.
Ora të luksit:
1 orë Rolex, model 126613LN
1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68
Telefona celularë:
16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.
Karta bankare dhe dokumente financiare:
19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.
Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.
Pajisje elektronike:
1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.
8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.
1 NVR Hikvision.
2 radio komunikimi Baofeng.
Dokumentacion identifikimi dhe pronësie:
Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.
Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.
Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata sh*tblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
Etj.
Episodet të trafikut të drogës
Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Episode të sekuestrimi të kokainës
Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.
Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.
Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.
Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro (Burimi: https://www.ad.nl/rotterdam/douane-vindt-2020-kilo-cocaine-met-een-waarde-van-ruim-151-miljoen-euro-tussen-bananen )
Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.
Episode të sekuestrimit të hashash*t
Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.
Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.
Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020
Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.
Episode të tjera
Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.
Modus Operandi
Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.
Sipas prokurorëve të çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi:
“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”
Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.
Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.
Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.
Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.
Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Hawala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.
Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia. Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.
Prokurorët e çështjes, z. Altin Dumani dhe z. Adnan Xholi, nënvizojnë se:
“Ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal.”

Zbardhet dinamika e vrasjes në Fier! Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e mbyst...
26/07/2025

Zbardhet dinamika e vrasjes në Fier! Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel! Si u zbuluan

Zbardhen detaje të reja për vrasjen makabër ndodhur në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka mësuar të gjithë dinamikën e vrasjes ndodhur në banesën e viktimës.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

24/07/2025

Flet vellai i viktimes ne Frashër

Hapen dyert e mortit në familjen Rama pas vrasjes së Anesti Ramës

Në fshatin Frashër të Fierit janë hapur dyert e mortit në familjen Rama, pas lajmit tronditës për vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik.

Vëllai i viktimës, Fredinant Rama, ka folur për mediat, duke treguar për raportet e ftohta që çifti kishte pasur ndër vite. Sipas tij, marrëdhëniet mes Anestit dhe bashkëshortes së tij nuk kanë qenë të mira, ndërsa gjithçka është mësuar vetëm pas publikimeve në media, pasi familjarët nuk kishin dijeni për ngjarjen tragjike deri në atë moment.

“Për vrasjen e vëllait tonë e mësuam nga mediat. Nuk na kishte lajmëruar askush, ishim të tronditur. Marrëdhëniet në familje nuk ishin të mira, por askush nuk e kishte menduar një fund të tillë,” – tha ai para kamerave.

Anesti Rama u vra nga vajza e tij, Emanilda Rama, e cila ka pranuar krimin në dëshminë e dhënë para hetuesve, duke deklaruar se shkak ishin kufizimet që babai ushtronte ndaj saj, për mënyrën e jetesës dhe pamjen e jashtme.

Hetimet vijojnë, ndërsa ngjarja ka rikthyer në qendër të vëmendjes problemet sociale dhe familjare që shpeshherë zhvillohen në heshtje, për të shpërthyer në mënyrë tragjike.

Kalon Darëzeza dhe Zvërneci/ Vëllai i Dakos merr 50 katësh në Tiranë, Deromemaj që kaloi ylberin shpërblehet me 2 leje n...
24/07/2025

Kalon Darëzeza dhe Zvërneci/ Vëllai i Dakos merr 50 katësh në Tiranë, Deromemaj që kaloi ylberin shpërblehet me 2 leje në bregdet

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi.

Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro.

Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj.

Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, park publik si dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.

Kalon Darëzeza dhe Zvërneci/ Vëllai i Dakos merr 50 katësh

Paralelisht KKT ka miratuar lejen e Zhvillimit edhe për një projekt tjetër madhor. Bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti gjigand në Zvërnec, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.

Në listën e gjatë të projekteve bie në sy leja për një kullë 49 kate në rrugën Resh*t Petrela në Tiranë nga kompania E.S.E.C. Kjo kompani është me bazë në Durrës dhe zotërohet nga Edmond Dako, vëllai i ish kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako.

Genc Deromemaj, ish kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, i cili kaloi ylberin duke pranuar postin e drejtorit të Kadastrës për këtë qytet nga kryeministri Edi Rama, është shpërblyer me dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë. Kompania N94, në pronësi të Deromemajt, ka marrë leje ndërtimi për një objekt banimi me 5 kate në Sarandë dhe një tjetër me 8 kate, hoteleri dhe banim, në Vlorë.

ISEC e dhëndrrit të Qefaliajve ka marrë leje ndërtimit për një kompleks turistik në Borsh, ndërsa Dine Fratari është rikthyer me një kompleks të madh rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri të quajtur Riverëay City, i cili do të ndërtohet në rrugën Pjetër Bogdani në Tiranë.

Hajredin Fratari u bë i njohur publikisht kur para shumë vitesh akuzoi Edi Ramën, në atë kohë kryetar bashkie se kërkonte rryshfet 20 për qind për lejet e ndërtimit. Por më vonë ndërtuesi, vajza e të cilit kandidoi për deputete me Partinë Demokratike, i tërhoqi akuzat.

Kalon Darëzeza dhe Zvërneci/ Vëllai i Dakos merr 50 katësh

Paralelisht KKTU ka miratuar lejet e zhvillimit apo ndërtimit edhe për dhjetra projekte të tjera, kryesisht në Tiranë dhe zonat e bregdetit. /kapitali

Mare nga Gazeta Korrieri

24/07/2025
Operacion i befasishëm i Policisë në Fier, disa persona në pranga, nën arrest edhe ish-nënkryetarja e bashkisëFierSeksio...
24/07/2025

Operacion i befasishëm i Policisë në Fier, disa persona në pranga, nën arrest edhe ish-nënkryetarja e bashkisë
Fier

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

- “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale "Shperdorimi i detyrës” dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

- "Arrest në shtëpi” dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës";

- "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit", për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj:Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgj...
23/07/2025

Reagim i avokatëve ndërkombëtarë të z. Veliaj:

Sot, 163 ditë pas ndalimit të z. Erion Veliaj, rezultatet e hetimit të zgjatur nga SPAK i janë dorëzuar nga ana e prokurorisë së posaçme. Avokatët e z. Veliaj mund të nisin tashmë shqyrtimin e provave të çështjes, të kundërshtojnë qëndrimin e SPAK-ut ndaj tij dhe të paraqesin prova në mbështetje të mbrojtjes.

Z. Veliaj i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit. Ne mbetemi në bindjen se vijimi i ndalimit të z. Veliaj është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional. Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3 muajsh, z. Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij ligjorë ndërkombëtarë, gjë që cenon seriozisht aftësinë e tij për të ushtruar të drejtat që i garanton KEDNJ-ja.

Si një funksionar i zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilit i është pamundësuar ushtrimi i mandatit, është thelbësore që SPAK të ketë vlerësuar domosdoshmërinë e vazhdimit të ndalimit të tij. Deri më sot, nuk ka asnjë provë që kjo është bërë.

Jemi thellësisht të shqetësuar për mënyrën se si është zhvilluar hetimi. Së fundmi, detaje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe raportin e Prokurorisë janë rrjedhur në mediat shqiptare. Kjo rrjedhje informacioni është në përputhje me trajtimin që i është bërë z. Veliaj që prej ditës së arrestimit, ku të dhëna paragjykuese mbi hetimin e SPAK-ut janë publikuar vazhdimisht në hapësirën publike. Nga informacionet e marra prej avokatëve të tij vendas, kuptojmë se këto rrjedhje përbëjnë shkelje të sekretit hetimor sipas legjislacionit shqiptar.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me ekipin ligjor vendas të z. Veliaj dhe të ndjekim çdo mjet ligjor të mundshëm.

Fëmijë të emigrantëve nuk mund të regjistrohen në Shqipëri – burokracia u mohon nënshtetësinë shqiptareNë një kohë kur m...
23/07/2025

Fëmijë të emigrantëve nuk mund të regjistrohen në Shqipëri – burokracia u mohon nënshtetësinë shqiptare

Në një kohë kur mijëra shqiptarë braktisin vendin çdo vit në kërkim të një jete më të mirë jashtë kufijve, ata që përpiqen të ruajnë lidhjen me atdheun përballen me pengesa të pakuptimta. Qytetarë shqiptarë që jetojnë në emigrim po hasin vështirësi serioze për të regjistruar fëmijët e tyre të lindur jashtë vendit në zyrat e gjendjes civile, duke i lënë fëmijët pa të drejtë ligjore për të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Në Fier dhe qytete të tjera, emigrantët raportojnë sorollatje të pafundme nga një zyrë në tjetrën, përkundër faktit që paraqesin dokumentacion të plotë: certifikata lindjeje të legalizuara, përkthime zyrtare, deklarata noteriale dhe dokumente prindërie. Sërish, kërkohen dokumente shtesë – shpesh të pamundura për t’u siguruar brenda një afati të shkurtër që qëndrimi në Shqipëri lejon.
Pengesë kryesore mbetet kërkesa për adresë të përhershme në Shqiperi, një kusht që diskriminon emigrantët që nuk kanë shtëpi në pronësi apo qëndrime të gjata në vend. Prindër që vijnë vetëm për pushime, duke qëndruar tek familjarët, nuk mund të regjistrojnë fëmijët e tyre, edhe pse janë shtetas shqiptarë vetë.
Ndërkohë që Shqipëria përpiqet të ndërtojë politika për të afruar diasporën dhe për të forcuar lidhjet me emigrantët, raste të tilla tregojnë një realitet të kundërt: një sistem që më shumë i largon se i afron ata që duan të jenë pjesë e këtij vendi.
Ekspertë të së drejtës administrative theksojnë se ligji për nënshtetësinë duhet të zbatohet me fleksibilitet dhe ndjeshmëri, sidomos në raste që lidhen me fëmijët dhe emigracionin. Ligji duhet të jetë një ure, jo një mur

Ju që rrini nën freskinë e kondicionerit dhe bëni ligje të thata nga pas kompjuterëve, kujtoni se këto ligje nuk janë për t’u varur në mur, por për t’u zbatuar me arsye dhe zemër. Çdo letër që u kërkoni më tepër qytetarëve është një pengesë për të cilën do të mbani përgjegjësi.
Nëse nuk i shërbeni qytetarit, por e sorollatni derë më derë, atëherë nuk jeni shërbyes publik, por barrë publike.
Reflektoni. Sepse shumë shpejt, kur të mos ketë më kush t’ju trokasë në derë, nuk do mbetet gjë tjetër, veç ferrat që do mbulojnë gjithçka.

Çfarë duhet të bëni brenda 10 minutave të para të një sulmi bërthamor, udhëzues i detajuar për 48-orëEdhe pse tensionet ...
23/07/2025

Çfarë duhet të bëni brenda 10 minutave të para të një sulmi bërthamor, udhëzues i detajuar për 48-orë

Edhe pse tensionet në Lindjen e Mesme janë ulur kohët e fundit, frika nga një luftë bërthamore ende ekziston.
Një shpërthim bërthamor pa paralajmërim mund të shkaktojë humbje masive. Por, me përgatitjen e duhur, është e mundur të mbroheni ju dhe familja juaj nga pasojat e rrezatimit.
10 minutat e para janë vendimtare, nëse ndodh një shpërthim bërthamor
Mos e humbni kohën. Brenda 10 minutave të para, tymi radioaktiv do të fillojë të përhapet. Duhet të gjeni menjëherë një strehë të sigurt.
Futuni në një ndërtesë solide, idealisht me mure prej betoni ose tullash. Sa më në qendër ose më thellë në bodrum të shkoni, aq më mirë.
Garazhet nëntokësore, metrotë apo ndërtesat shumëkatëshe janë zgjedhje të mira për strehim.
Një shembull real. Më 6 gusht 1945, Eizo Nomura i mbijetoi bombës atomike në Hiroshima sepse ndodhej në bodrumin e një ndërtese, vetëm 170 metra larg nga qendra e shpërthimit. Ai jetoi deri në moshën 84-vjeçare.
24 orët e para
-Hiqni rrobat e kontaminuara nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit.
-Lani zonat e ekspozuara të trupit me ujë dhe sapun.
-Izoloni kafshët shtëpiake në një dhomë të veçantë dhe laji nëse është e mundur.
-Qëndroni brenda! Mos dilni përveç nëse jeni në rrezik të drejtpërdrejtë ose ju udhëzojnë autoritetet.
-Qëndroni në qendër të ndërtesës ose në bodrum për të paktën 12–24 orë.
-Ushqimi, pijet dhe ilaçet që ndodhen në brendësi të strehës janë të sigurta për konsum.
48 orët e ardhshme
-Rrezatimi në natyrë bie ndjeshëm pas 24 orësh, por mbrojtja mbetet e rëndësishme.
-Dilni jashtë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme dhe vetëm për pak kohë.
-Ndiqni udhëzimet e autoriteteve për informacion të përditësuar dhe për çdo urdhër të mundshëm evakuimi.
-Në rast se ju urdhërohet të qëndroni brenda
-Qëndroni brenda përveç nëse jeta juaj është në rrezik.
-Nëse duhet të dilni jashtë bëjeni vetë për ndonjë arsye urgjente:
-Mbuloni gojën dhe hundën me një maskë ose leckë.
-Vishni rroba dhe këpucë që mund të hiqen lehtë, dhe hiqini ato sapo të futeni sërish në strehë.
-Lani duart dhe zonat e ekspozuara të trupit.
-Fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të strehohen në zonat më të mbrojtura të ndërtesës.
-Përdorni vetëm ushqim dhe ujë të ruajtur. Mos konsumoni fruta/perime nga jashtë.
-Uji i rubinetit mund të jetë i sigurt për t’u përdorur, për sa kohë që nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për ndryshe.
Mos shkoni në spitale për raste që nuk janë urgjente.
Në rast të një urdhri evakuimi, nëse jeni në shtëpi, merrni me vete:
-Ilaçet dhe dokumentet e rëndësishme
-Rroba, këpucë, telefona dhe karikues
-Ushqime dhe ujë të konservuar, pajisje higjienike, para në dorë, radio me bateri dhe bateri rezervë
-Artikuj për kafshët shtëpiake (ushqim, ilaçe, zinxhir, kafaz)
-Mos u ktheni në shtëpi derisa autoritetet të thonë se është e sigurt.
Nëse nuk jeni në shtëpi:
Mos tentoni të ktheheni. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore.
Mos shkoni në shkolla, spitale apo azile për të kërkuar të afërmit, përveç nëse ju udhëzohet ndryshe.
Përgatitni një kit emergjence dhe vendosni një plan familjar. Mos u panikosni. Informimi dhe reagimi i shpejtë shpëton jetë.
Top Channel

I dha futbollit një nga legjendat më të mëdha të sportit, skauti që zbuloi Ronaldon jeton sot në varfëri ekstreme: Më re...
22/07/2025

I dha futbollit një nga legjendat më të mëdha të sportit, skauti që zbuloi Ronaldon jeton sot në varfëri ekstreme: Më refuzonte sa herë i kërkoja ndihmë

Një histori e dhimbshme vjen nga Brazili: Fernando dos Santos Carvalho, njeriu që i dha shansin e parë Ronaldo Nazarios, i njohur në mbarë botën si “R9” apo “Fenomeni”, jeton sot në kushte ekstreme varfërie, i pastrehë dhe i sëmurë, ndërsa ish-lojtari i tij është kthyer në një nga ikonat më të mëdha të historisë së futbollit.
Në vitin 1985, Ronaldo ishte thjesht një djalosh 9-vjeçar anonim, por Carvalho – atëherë një skaut i ri në të njëzetat – pa diçka të veçantë tek ai. Ai i dha mundësinë e parë për të luajtur në disa miqësore, duke i hapur rrugën drejt futbollit profesionist, shkruajnë mediat italiane.
Ronaldo do të shkëlqente më pas te PSV, Barcelona, Interi, Reali e deri tek Kombëtarja e Brazilit, ku u kurorëzua dy herë kampion bote.

Por për Carvalhon, rruga ishte ndryshe. Ai rrëfen se nëna e Ronaldos kishte dyshime për udhëtimet, por ai mori përgjegjësinë të kujdesej personalisht për të.
“E merrja vetë, e çoja në stërvitje, e sillja në shtëpi”, thotë ai. Ronaldo duhej të transferohej te Flamengo, por familja nuk mund të paguante. Falë ndërhyrjes së legjendës Jairzinho, ai përfundoi te Cruzeiro dhe më pas në Evropë.
Sot, 58-vjeçari Carvalho jeton pa shtëpi, në varfëri ekstreme, ndërsa kërkon njëfarë mirënjohjeje. “U përpoqa ta takoj në São Paulo, mora autobus për atje, por më refuzoi. Nuk kishte kohë për mua,” thotë ai. Ka dërguar mesazhe dhe ka kontaktuar edhe me miq të Ronaldos, përfshirë menaxherin e restoranteve të tij, por pa përgjigje.
Një histori që vë në pah kontrastin mes famës dhe harresës, suksesit dhe vuajtjes, dhe mbi të gjitha – një mungesë të thellë mirënjohjeje.

21/07/2025
Perendim Darzeze🫶
20/07/2025

Perendim Darzeze🫶

Address

Fier

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

0692547926

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqipëria do Bëhet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share