Instituti i Risive Publike

Instituti i Risive Publike Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Instituti i Risive Publike, Media/News Company, 📍Sheshi i Flamurit Vlore, Vlorë.

02/03/2026
Arkitektët e zëritGazetaria radiofonike është ndoshta arti më i padukshëm dhe njëkohësisht më depërtues i komunikimit. A...
12/02/2026

Arkitektët e zërit

Gazetaria radiofonike është ndoshta arti më i padukshëm dhe njëkohësisht më depërtues i komunikimit. Ajo nuk mbështetet te drita e kamerës, as te fuqia e imazhit të gatshëm por jeton vetëm përmes zërit dhe pikërisht për këtë arsye, kërkon një mjeshtëri më të hollë, më të ndjeshme dhe më njerëzore.

Zëri i gazetarit radiofonik nuk është thjesht mjet informimi por urë mes realitetit dhe imagjinatës së dëgjuesit. Në çdo frymëmarrje, në çdo luhatje të tonit, në çdo pauzë të menduar me kujdes, fshihet një botë e tërë emocionesh që dëgjuesi e ndërton vetë.

Radioja nuk i imponon pamjen përkundrazi ajo e fton mendjen ta krijojë dhe pikërisht këtu qëndron magjia e saj. Gazetari radiofonik është një piktor pa penel, një regjisor pa skenë, një rrëfimtar që ndërton universin e tij vetëm me tinguj. Ngjyra e tonit të zërit bëhet dritë, bëhet horizont, bëhet atmosferë. Një fjali e thënë me ngrohtësi mund të krijojë siguri, e njëjta fjali, e mbështjellë me gravitet, mund të zgjojë reflektim apo shqetësim.

Një pauzë e vogël mund të jetë më e fuqishme se një paragraf i tërë, sepse është momenti kur dëgjuesi ndërton në heshtje botën që po i rrëfehet.

Dhe në një epokë të mbushur me imazhe të shpejta dhe informacion të vrullshëm, radioja mbetet hapësira ku fjala merr frymë.
Ajo kërkon gazetarë që dinë të dëgjojnë po aq sa dinë të flasin, që e kuptojnë se ritmi i fjalës është një muzikë e padukshme, por thellësisht ndikuese. Sepse dëgjuesi nuk lidhet vetëm me informacionin por me ndjesinë që zëri i transmeton.

Gazetari radiofonik mban një përgjegjësi të rrallë sepse ai hyn në jetën e njerëzve pa trokitur.
Ai shoqëron udhët, punët e përditshme, momentet e vetmisë apo të reflektimit dhe për këtë arsye, çdo fjalë duhet të peshohet, çdo intonacion duhet të jetë i sinqertë, çdo frymëmarrje duhet të jetë njerëzore.
Radioja nuk fal artificin, sepse dëgjuesi e ndien menjëherë kur zëri nuk buron nga e vërteta.

E pra me dashurinë e bukur për radion e them me zë të lartë se gazetaria radiofonike, e pazëvendësueshme, mbetet një dialog i heshtur mes zërit dhe imagjinatës. Ajo është prova se ndonjëherë, për të parë më qartë, mjafton të mbyllësh sytë dhe të dëgjosh dhe aty, në atë hapësirë të padukshme ku fjala shndërrohet në imazh, gazetari radiofonik bëhet arkitekti i botëve që lindin vetëm në mendjen dhe zemrën e dëgjuesit.

Gëzuar Ditën e Radios!

02/02/2026

Ka tema që nuk lindin në tryeza simpoziumesh dhe as në dokumente strategjike por nga nevoja reale e kohës dhe nga përvoja konkrete e praktikës arsimore.

👏👏👏
22/12/2025

👏👏👏

📚 Bashkohu me mua! Lexo edhe ti nje liber! "Atlas i Flores se Shqiperise"Autor: Akad.Prof.Dr.Jani Vangjeli.📖Ky liber per...
04/11/2024

📚 Bashkohu me mua! Lexo edhe ti nje liber!

"Atlas i Flores se Shqiperise"
Autor: Akad.Prof.Dr.Jani Vangjeli.

📖Ky liber perben nje domosdoshmeri ne studimet e thelluara ne Floren e Shqiperise.

💡Lexo edhe ti me mua nje liber!⚖️ Antropologjia e se drejtes eshte nje nder disiplinat e antropologjise social-kulturore...
01/11/2024

💡Lexo edhe ti me mua nje liber!

⚖️ Antropologjia e se drejtes eshte nje nder disiplinat e antropologjise social-kulturore, e njohur me emra te ndryshem ne vende dhe kohe te ndryshme.Ajo renditet nder lumenjte e dijeve,qe merret me studimin etnografik te se drejtes ne jeten e perditshme si ne te tashmen ashtu edhe ne planin historik, duke qemtuar raportin e marredhenieve te pushtetit qe veprojne ne arena te ndryshme sociale.
🖊️Qellimi kryesor i ketij libri eshte te ndihmoje te shihet e drejta mes tradites antropologjike universale dhe asaj relativiste,gjithashtu per te pare dallimet dhe mbivendosjet mes tradites se te studiuarit te shoqerive te ndryshme dhe asaj ne shtepine tende( vendase).
✍️Kanuni i pare prej etnografise zyrtare,njeherazi si nje e mete dhe si pasuri kulturore mundeson rolin si rast instruktiv.
🔖Perdorimi i dikotomive si,e drejte e shkruar apo e drejte e pashkruar, shoqeri primitive dhe te avancuara perendimore,shoqeri egalitariane dhe hiearkike jane bere te nevojshme per arsye praktike.
📙Ky liber hedh drite mbi kompleksitetin e shoqerise dhe vet qenies njerezore, e thjeshte apo komplekse, e centralizuar ose jo,ku nuk eshte e thene te jene ne harmoni apo ne perputhje me njeri tjetrin.

Ndergjegjesimi per shendetin mendor ishte fokusi i seminarit zhvilluar nga American Councils for International Education...
12/05/2022

Ndergjegjesimi per shendetin mendor ishte fokusi i seminarit zhvilluar nga American Councils for International Education.

"Ruajtja e natyres dhe ndergjegjesimi natyror"Maturantet e Elite u perfshine ne aksionin e pastrimit ne zonen e Zverneci...
13/04/2022

"Ruajtja e natyres dhe ndergjegjesimi natyror"
Maturantet e Elite u perfshine ne aksionin e pastrimit ne zonen e Zvernecit e me pas ne vrojtimin e shpendeve te ujit ne Lagunen e Nartes.
Falenderim per Agjensine Kombetare te Zonave te Mbrojtura Vlore te cilet dhane mbeshtetje maksimale ne kete inisiative modeste.

Address

📍Sheshi I Flamurit Vlore
Vlore

Telephone

+355694789552

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Risive Publike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Instituti i Risive Publike:

Share