Gazeta Qyteti im

  • Home
  • Gazeta Qyteti im

Gazeta Qyteti im Lajme dhe transmetim nga provinca Arb-TVnews

10/06/2026

Amulli në Partinë e Saliut bga Thoma Gëllçi

Fejton

Në politikën shqiptare kishte ardhur më në fund dita që shumë analistë e kishin parashikuar prej vitesh, por askush nuk kishte pasur guximin ta thoshte me zë të lartë.

Pas tri dekadash sharjesh, akuzash, revolucionesh të paralajmëruara, tradhtish kombëtare, grushtesh shteti, dosjesh, përgjimesh, non gratash, patronazhistësh, molotovësh dhe komisionesh hetimore, Partia e Edi Ramës dhe Partia e Sali Berishës kishin zbuluar një të vërtetë të thjeshtë: nuk kishin qenë kurrë aq larg nga njëra-tjetra sa kishin menduar.

Në fakt, sa më shumë studionin programet, deklaratat dhe qëndrimet e tyre, aq më shumë bindeshin se kishin kaluar vite të tëra duke debatuar për gjëra krejt dytësore. Njëlloj si dy shokë lagjeje që shahen nga nëna dhe motra gjatë një ndeshjeje futbolli, pas pesë minutash shihen përsëri duke luajtur në të njëjtin ekip.
Protestat e përnatshme ua kishin hapur sytë.

Ato u treguan se në çështjet më të rëndësishme të vendit, dy partitë mendonin pothuajse njësoj. Sidomos kur vinte puna te çështja me rëndësi strategjike për interesat kombëtare, qëndrimi ndaj dhëndrit të Trumpit dhe vajzës së Trumpit.

Madje u krijua bindja se përçarja e tyre historike nuk kishte qenë gjë tjetër veçse rezultat i një komploti të fuqive të huaja.
Në këto kushte u vendos që të hapej një kapitull i ri bashkëpunimi.

Hapi i parë do të ishte revolucionar: shkëmbimi i sekretarëve të përgjithshëm.

Flamur Noka do të transferohej në Partinë e Edi Ramës, ndërsa Taulant Balla do të merrte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Partinë e Sali Berishës.

Të dy kampet do të përfitonin nga përvojat më të mira të njëri-tjetrit.

Taulanti do të sillte në Partinë e Sali Berishës eksperiencën e patronazhistëve, grupet e bashkëpunimit vullnetar AGBV, monitorimin e kushërinjve deri në emigracion dhe artin e punësimeve para zgjedhjeve etj.

Ndërsa Flamuri do të sillte në Partinë e Edi Ramës përvojën e molotovit, përdorimin profesional të shkallëve, rimarrjen e selive të pushtuara nga kundërshtarët në parti dhe disiplinën e protestës tradicionale.

Në fakt, kjo reformë kishte nisur prej kohësh me shkëmbimin e oligarkëve, por kjo ishte quajtur më tepër një veprimtari spontane dhe jo shumë e institucionalizuar. Biznesmenët lëviznin lirshëm nga një kamp në tjetrin si futbollistët në merkato. Disa kishin luajtur me fanellën e njërës palë, pastaj me fanellën e tjetrës, e disa më të talentuarit kishin arritur të luanin njëkohësisht me të dyja.

Por populli nuk e kishte kuptuar rëndësinë e kësaj reforme.
Tashmë, me rokadën e Taulantit me Flamurin, çdo gjë ishte institucionale, me statut. Çdo gjë ishte gati dhe pritej vetëm takimi i dy të mëdhenjve, kur ndodhi katastrofa.
Sali Berisha doli në konferencë për shtyp dhe deklaroi se Partia e Sali Berishës mbështeste protestat qytetare dhe se kishte kërkuar mbështetje për to edhe në PPE.

Rrufe në qiell të hapur.

Flamur Noka, i cili po përgatiste dosjet e transferimit, u zverdh.
Pa humbur kohë hipi në makinë dhe u nis me shpejtësi drejt selisë.

Kur mbërriti te dera e SHQUP-it, përballë pa Agron Gjekmarkajn që po dilte.
Agroni e pa dhe u habit.
— Ç'ke, Flamur? Pse dukesh sikur ke parë fundin e botës?
Flamuri mezi merrte frymë.
— Më duket se po ndodh e keqja më e madhe.
— Çfarë?
— Doktori po dorëzohet.
— Ku?
— Në SPAK!
Agroni hapi sytë.
— Çfarë po thua?
— Po, mor burrë! Nuk e dëgjove konferencën?
— E dëgjova.
— Tha që ne mbështesim protestat.
— Po?
— Po ti i ke dëgjuar çfarë thërrasin ata?
— Çfarë?
— "Rama në burg! Berisha në burg!"
Flamuri uli zërin.
— Kjo do të thotë se doktori ka vendosur të vetëburgoset.
Agroni heshti për disa sekonda. Pastaj i vuri dorën në sup.
— Qetësohu.
— Si të qetësohem?
— Sapo dola nga zyra e doktorit.
— Dhe?
— Është e gjitha taktikë.
— Taktikë?
— Sigurisht.
— Domethënë?
— Për opinionin publik.
— Ah...
— Po na pështynin njerëzit në rrugë.
Flamuri mori frymë thellë.
Ngjyra iu kthye ngadalë në fytyrë.
— Domethënë unë të vazhdoj përgatitjet për t'u këmbyer me Taulantin?
— Patjetër.
— Nuk anulohet marrëveshja?
— Përkundrazi.
— Vazhdojmë?
— Vazhdojmë.
Agroni mendoi pak.
— Madje mund të bëjmë edhe disa shkëmbime të tjera.
— Si?
— Gazmentin me Zegjinenë. Ndoshta edhe nja dy-tre të tjerë.
— Shumë ide e mirë, — tha Flamuri.
Ai drejtoi kravatën, rregulloi xhaketën dhe u nis me hap të sigurt drejt hyrjes së selisë.

Nga larg dëgjohej zhurma e protestës që përhapej mbi qytet si jehonë.
"Rama në burg! Berisha në burg!"

10/06/2026

Gjarpri duket të jetë një Gjarpër Kaspik (Dolichophis caspius), një nga speciet më të mëdha të gjarpërinjve në Evropë. Është një kolubrid jo-helmues, që lëviz shpejt, që gjendet shpesh në Shqipëri dhe rajonet përreth Ballkanit. Ndonëse nuk është helmues, mund të jetë agresiv kur rrethohet dhe mund të kafshojë, megjithëse kafshimi i tij nuk është i rëndësishëm nga ana mjekësore për njerëzit. Këta gjarpërinj janë ditorë dhe ushqehen kryesisht me hardhuca, brejtës të vegjël dhe zogj.

10/06/2026

Fier Rriten Temperaturat Gjarprinjte vershojne ne rruge

Gjarpri duket të jetë një Gjarpër Kaspik (Dolichophis caspius), një nga speciet më të mëdha të gjarpërinjve në Evropë. Është një kolubrid jo-helmues, që lëviz shpejt, që gjendet shpesh në Shqipëri dhe rajonet përreth Ballkanit. Ndonëse nuk është helmues, mund të jetë agresiv kur rrethohet dhe mund të kafshojë, megjithëse kafshimi i tij nuk është i rëndësishëm nga ana mjekësore për njerëzit. Këta gjarpërinj janë ditorë dhe ushqehen kryesisht me hardhuca, brejtës të vegjël dhe zogj.

Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popul...
10/06/2026

Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

A mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit në emër të të cilëve pretendoni se flisni?

Dhe është veçanërisht domethënëse që papritur keni zbuluar një shqetësim kaq të madh për protestuesit në Tiranë, ndërkohë që gjaku i dhjetëra mijëra njerëzve tuaj rëndon mbi ndërgjegjen e regjimit tuaj, ndërsa të panumërt vazhdojnë të vuajnë persekutim, represion dhe burgosje, dhe ndërsa dhjetëra milionë mbeten të bllokuar në kushte që i përkasin më shumë Mesjetës sesa shekullit të 21.
Populli shqiptar është vërtet mjaftueshëm inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. Pikërisht për këtë arsye ai di të bëjë dallimin mes një debati demokratik dhe propagandës.

Programet tuaja të automatizuara, profilet e rreme dhe videot e manipuluara mund t’i shtojnë konfuzionit të përgjithshëm digjital helmin e regjimit tuaj plot urrejtje, por nuk do të arrijnë askund, sepse pavarësisht dallimeve që mund të kemi mes nesh si shqiptarë, ne jemi të gjithë të qartë dhe të bashkuar në bindjen se çdo lloj regjimi që e mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri është armik i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim.

Dhe i juaji është më i keqi nga të gjithë: një shtet terrorist sipas vetë përkufizimit.

10/06/2026

O Rame, ku i ke institucionet?

nga Ornela Çuçi ish zev min e mjedisit

Po ndjek reagimet e kryeministrit për protestën dhe kam një pyetje të thjeshtë për këtë qeveri
O qeveria ime, ku je???? Se je qeveri me 84 vota për çdo vendim... Ku dreqin je????

Kjo protestë, zotërinj ministra, drejtorë agjensish, kryeinspektorë, nuk është më një çështje ku problemi është vetëm politik. Kjo është një çështje që prek mjedisin, ekonominë, pronën, planifikimin e territorit, funksionimin e gjykatave, kadastrën madje edhe vetë modelin e zhvillimit që ka ndjekur Shqipëria me në krye këtë kryeministër në këto vite. Prandaj pyetja ime është ku është ministri i Mjedisit të shpjegojë pse është në interes publik ndërhyrja në një zonë të mbrojtur? Ku është ish-ministrja e Mjedisit që ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura për të mbrojtur publikisht atë vendim dhe për të argumentuar pse ai ishte i drejtë? Ku e ka drejtoreshën që e kopsiti këtë ligj sipas kërkesës/interesit politik?
Ku është ministri i Ekonomisë të na shpjegojë logjikën ekonomike të këtij modeli zhvillimi? Sa vende pune krijohen? Sa të ardhura prodhohen? Pse ky projekt konsiderohet më i vlefshëm se ruajtja e zonës natyrore? Si funksionon në praktikë ligji i investimeve strategjike? Si janë trajtuar pronat? Si është balancuar interesi privat me interesin publik?
Ku është ministri i Drejtësisë të na flasë për kadastrën? Për një institucion që prej vitesh nuk arrin t'u japë qytetarëve hic asnjë siguri juridike mbi pronën e tyre. Për një drejtori me nammmm në Vlorë që ka parë më shumë drejtues sesa hyrje dalje njerëzish në 3 vjet. Për konfliktet e pafundme që kanë lindur pikërisht nga mungesa e qartësisë mbi pronën. Ku janë drejtuesit e institucioneve që kanë firmosur, miratuar, licencuar, kontrolluar dhe mbikëqyrur këto procese?
Sepse problemi nuk është më nëse je dakord apo kundër protestuesve. Problemi është se në Shqipëri, në këtë krizë, janë zhdukur plotësisht institucionet dhe shfaqet vec Kryeministri. E ky, nuk është thjesht një stil komunikimi. Kemi të bëjmë me një filozofi të tërë qeverisjeje.
Në filozofinë politike kjo quhet MONIZËM. Monizmi i pushtetit, edhe në këtë rastin tonë, nuk matet nga numri i kompetencave që grumbullon një lider, sado arrogant të jetë ai, por nga numri i zërave që heshtin rreth tij. Ai fillon kur ministrat pushojnë së qeni autorë të politikave dhe kthehen në sekretarë apo thjesht shkopinj në kokën e specialitëve të ministrive për t’I shkruar ato. Kur institucionet nuk prodhojnë më argumente, por dridhen nga mesazhet forward të ardhura nga lart. Kur përgjegjësia publike nuk shpërndahet më në sistem, por përqendrohet vetëm tek ai që e konsideron veten Zot, e në këtë rastin tonë, me dishepuj të humbur rrugës.
Në teori jetojmë në një republikë parlamentare me ndarje pushtetesh dhe përgjegjësish. Në praktikë, çdo debat publik përfundon tek Ai. Ai mbron ligjin për zonat e mbrojtura. Ai mbron investimet strategjike. Ai drejton kadastrën. Ai policinë. Ai çdo vendim.
Nëse ministri i Mjedisit nuk mund të mbrojë politikën mjedisore, nëse ministri i Ekonomisë nuk mund të mbrojë politikën ekonomike dhe nëse ministri i Drejtësisë nuk mund të shpjegojë dështimet e sistemit të pronave, atëherë për çfarë shërbejnë? Nëse treshja jote më e fortë politike të ka braktisur rrugës, nëse një pjesë e figurave kryesore të qeverisjes së këtyre viteve ndodhen sot para drejtësisë, pjesa tjetër është në rradhë pritje, dhe një pjesë e hajrit është zëvendësuar me manekinë që rrallë dëgjohen e edhe më rrallë mbajnë përgjegjësi publike, atëherë pyetja bëhet edhe më legjitime. Ku janë njerëzit të cilëve u ke deleguar firmën? Ku janë njerëzit që duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet që kanë marrë?

Prandaj pyetja ime nuk është çfarë mendon ai për gocat me këmbët e bukura që iu shkon shumë minifundi në instagram.
Pyetja legjitime e çdo socialisti që ju votoi, sot është:

Ku janë njerëzit të cilëve ju keni deleguar firmën dhe kopencën drejtuese??
Se delegimi i firmës në këtë rast, nuk është aspak delegim përgjegjësie...

10/06/2026

Në kuadër të operacionit “Fast”, u arrestua në Shëngjin, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Orgito Paloka

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni i koduar “Fast”.

Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.
Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:

-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.

10/06/2026
Tiranë/Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur.Identifi...
09/06/2026

Tiranë/Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K.

Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit.

Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve.

*Ministria e Arsimit: Provimi i Maturës Shtetërore 2026 vijon në zbatim strikt të Rregullores së Maturës Shtetërore me t...
09/06/2026

*Ministria e Arsimit: Provimi i Maturës Shtetërore 2026 vijon në zbatim strikt të Rregullores së Maturës Shtetërore me transparencë dhe siguri*

Ministria e Arsimit garanton maturantët, prindërit, mësuesit dhe opinionin publik se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i Maturës Shtetërore 2026, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në zbatim strikt të Rregullores së Maturës Shtetërore, duke siguruar standardet më të larta të testimit për mbi 26,600 maturantët në të gjithë vendin.

Provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2026 po zhvillohet normalisht në 144 qendra provimi, në mjedise qetësie, rregulli, transparence dhe sigurie të lartë.

Në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të fotografive të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Ministria e Arsimit sqaron se ky akt ka ndodhur pasi provimi ka nisur dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin apo integritetin e tij.
Një veprim i tillë nuk mund të zbehë punën dhe angazhimin e mijëra mësuesve që kanë punuar me maturantët, e mbi 2 mijë administratorëve të provimit dhe punonjësve të strukturave arsimore, të cilët kanë ndjekur me përkushtim përgatitjen dhe mbarëvajtjen e testimit për Maturën Shtetërore.

Aktualisht është evidentuar se teza është publikuar nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit dhe maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi. Siç është bërë e ditur me herët, masat do të aplikohen si ndaj maturantëve që thyejnë rregulloren, ashtu edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit.

Ministria e Arsimit dënon çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë e procesit të Maturës Shtetërore dhe rithekson se çdo shkelje e rregullave do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren në fuqi.

Përgatitjet për Maturën Shtetërore 2026 kanë qenë të plota dhe të mirëkoordinuara, nga hartimi i testeve me standarde të larta profesionalizmi dhe sigurie, certifikimi i personelit administrues, zhvillimi i konsultimeve në shkolla, shpërndarjen e testeve model nga Qendra e Shërbimeve Arsimore tek organizimi i testimeve provë, si dhe ofrimi i mbështetjes psikologjike për maturantët.

Për Ministrinë e Arsimit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe garantimi i të drejtës së secilit për t’iu nënshtruar provimeve në kushte të barabarta, ndaj angazhimi për një Maturë Shtetërore të drejtë, të ndershme dhe meritokratike do të vijojë pa ndërprerje deri në përfundim të të katër testimeve.

Address

Fier Sarande Vlore

001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Qyteti im posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta Qyteti im:

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share