đ—Šđ—ąđ—™đ—„đ—” đ—„đ—”đ——đ—œđ—ą 𝗖𝗔𝗡𝗔𝗗𝗔

  • Home
  • Canada
  • Toronto, ON
  • đ—Šđ—ąđ—™đ—„đ—” đ—„đ—”đ——đ—œđ—ą 𝗖𝗔𝗡𝗔𝗗𝗔

đ—Šđ—ąđ—™đ—„đ—” đ—„đ—”đ——đ—œđ—ą 𝗖𝗔𝗡𝗔𝗗𝗔 đ—Šđ—ąđ—™đ—„đ—” CHANNEL.CA

05/19/2025

KafshatĂ« qĂ« s’kapĂ«rdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra tĂ« zbeta edhe sy t’jeshilta
qĂ« t’shikojnĂ« si hije dhe shtrijnĂ« duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n’ajri, si nĂ« qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulĂ«n e vet t’shĂ«mtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzĂ«t qĂ« mĂ« kot mundohen ta mshefin –
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t’mbetunat e flliqta rreth e pĂ«rqark tryezĂ«s
mbi t’cilĂ«n hangri darkĂ«n njĂ« qen e pamshirshĂ«m
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s’ka fat, por ka vetĂ«m zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t’shkyem dhe tĂ« coptuem me t’dalun bese.

Mjerimi tĂ«rbohet n’dashuni epshore.
nĂ«pĂ«r skaje t’errta, bashkĂ« me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
lakuriqen mishnat, si zhangĂ«; t’verdhĂ« e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fash*tet etja
n’epshin kapĂ«rthyes, kur mbytet vetvetja
dhe aty zajnĂ« fillin t’marrĂ«t, shĂ«rbtorĂ«t dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi nĂ« dritzĂ«n e synit t’kĂ«rthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nĂ«n tavan t’tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukĂ« gjitĂ« e shterruna t’zezĂ«s amĂ«,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
foshnj’ e saj nuk qesh, por vetĂ«m lĂ«ngon,
e ama s’e don, por vetĂ«m mallkon.
vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojĂ« t’i iki grushtit q’i kĂ«rcnohet,
atij grusht qĂ« n’gjumĂ« e shtĂ«rngon pĂ«r fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrĂ«n e fĂ«mis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fĂ«mia n’bark t’dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa nĂ« gjoks edhe nĂ« ballĂ«,
tue u zhigatun deri n’gjujĂ«, n’baltĂ«
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
shpërblim qesharak! për qindenjë afsh
nĂ« ditĂ« – vetĂ«m: lekĂ« tre-katĂ«r dhe “marsh!”.

Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pĂ«rmendore e njĂ« tregtis s’ndytĂ«,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbĂ«,
mund qĂ« t’len kujtim ditĂ«n e dikurshme
kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohĂ«s, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut qĂ« vdiste nĂ«n tra.
kĂ«shtu nĂ«n kambĂ«t’randĂ« t’zotit t’egĂ«rsuem –
thotĂ« prifti – vdes ai qĂ« çon jetĂ« tĂ« dhunuem.

dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit nĂ« trashigim brezninash.
mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n’fyt pĂ«r me harrue nandhetenand’ halle.
e gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
tĂȘ gjitha hallet skami n’gotĂ« i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnĂ« tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s’ka gĂ«zim, por ka vetĂ«m dhimba,
dhimba paduruese qe t’bajnĂ« t’çmendesh,
qĂ« t’ap in litarin tĂ« shkojsh fill’ e t’varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s’don mshirĂ«. por don vetĂ«m tĂ« drejt!
mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë,
t’cilt n’mnyrĂ« pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lĂ«shue lypsiti njĂ« grosh tĂ« holl’ n’shplakĂ«.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballĂ« tĂ« njerzimit qĂ« kalon nĂ«pĂ«r shekuj.
dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

𝐍𝐠𝐚 đŒđąđ„đ„đšđŹđĄ đ†đŁđžđ«đ đŁ đđąđ€đšđ„đ„đš 𝐌𝐈𝐆𝐉𝐄𝐍𝐈
#đŽđ›đŹđžđ«đŻđžđ«đŠđźđ„đ­

Here’s what’s open and closed on Victoria Day in CanadaCanadians will welcome the unofficial start of cottage season on ...
05/16/2025

Here’s what’s open and closed on Victoria Day in Canada

Canadians will welcome the unofficial start of cottage season on Victoria Day this Monday.

Many retailers, businesses and schools will be closed on May 19. Provinces that mark the federal statutory holiday honouring Queen Victoria include British Columbia, Alberta, Saskatchewan, Manitoba, Ontario, Northwest Territories, Yukon and Nunavut.

Although Victoria Day is a statutory holiday in Ontario and Manitoba, there are exceptions by municipality, according to the Canadian Federation of Independent Business (CFIB).

Meanwhile, Victoria Day is not a statutory holiday in Quebec, which celebrates National Patriots’ Day, New Brunswick, Newfoundland and Labrador, Prince Edward Island and Nova Scotia, with many businesses open that day but many schools also closed.

Here’s what’s open and closed during the federal statutory holiday.

Federal government offices
Passport offices and Service Canada offices are closed on statutory holidays, including Victoria Day.

Provincial government offices
Most provincial offices are closed in the places that mark Victoria Day. It’s best to check with the office to confirm specific schedules.

Canada Post
Canada Post is closed and there is no collection or delivery of mail during national, provincial and territorial holidays, including Victoria Day and National Patriots’ Day on Monday. However, privately run post offices will be open based on the hours of service of the host business.

Retailers and malls
Many retailers are closed or operate reduced hours in all the provinces that mark statutory holidays. Check with the specific shopping mall or store to confirm schedules. Victoria Day is a retail closing day in New Brunswick and Newfoundland so stores must close, according to the CFIB. The CFIB said many businesses close in Nova Scotia although it’s not a statutory holiday or retail closing day.

Essential retailers such as gas stations and convenience stores are generally allowed to open on statutory holidays, according to the CFIB.

Transit
Many transit services will have holiday schedules in places where statutory holidays are observed. Visit their websites to confirm schedules.

Movie theatres
Many movie theatres are open during statutory holidays. Check their websites to confirm schedules.

Schools
Elementary and secondary schools are generally closed in the provinces that mark statutory holidays, including Victoria Day.

Banks
Branches for many major banks will be closed in the provinces that mark statutory holidays Monday, but customers can do banking online and use ATMs.

Grocery stores
Many major grocery stores such as Loblaws, FreshCo and Sobeys will be closed Monday.

Some Shoppers Drug Mart and Rexall locations will be open with adjusted hours. Check with the store in advance to confirm schedules or closures.

City-run services
Municipal administrative offices are usually closed where statutory holidays are observed. Some places will be open with adjusted holiday hours of operation.

Garbage and recycling collections are generally unavailable, and many libraries are closed on statutory holidays. Emergency services won’t be affected. Check the city’s website to confirm details.

NĂ« nderim tĂ« Papa FrançeskutMe zemĂ«r tĂ« rĂ«nduar, por me mirĂ«njohje tĂ« thellĂ«, pĂ«rcjellim nĂ« amshim njĂ« njeri tĂ« madh – P...
04/21/2025

Në nderim të Papa Françeskut
Me zemĂ«r tĂ« rĂ«nduar, por me mirĂ«njohje tĂ« thellĂ«, pĂ«rcjellim nĂ« amshim njĂ« njeri tĂ« madh – Papa Françeskun.
Një zë i paqes, një shpirt i përulur, një dritë në errësirën e botës sonë.
Ai na mësoi të duam më shumë, të gjykojmë më pak, të jetojmë me mëshirë dhe të falim me zemër të pastër.
Nuk ishte thjesht njĂ« udhĂ«heqĂ«s shpirtĂ«ror – ishte njĂ« at pĂ«r tĂ« gjithĂ«, pa dallim feje, ngjyre apo kombĂ«sie.
Trashëgimia e tij do të jetojë në çdo lutje, në çdo akt dashurie, në çdo shpirt që gjeti shpresë falë tij.
U prehsh në paqe, Shenjtëria Juaj. Qielli fitoi një engjëll më shumë.

Everyone has a story of challenges in life! But the Shqip Story Podcast is the ideal place to open your heart!đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡œđŸ‡°đŸ‡šđŸ‡ŠđŸ””
03/29/2025

Everyone has a story of challenges in life! But the Shqip Story Podcast is the ideal place to open your heart!đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡œđŸ‡°đŸ‡šđŸ‡ŠđŸ””

03/02/2025

THINK OF IT

Megjithëse Donald Trump nuk ka shumë fantazi letrare, nganjëherë i nis postimet e veta bombastike, me togfjalëshin Think of It, që në shqip do ishte mendo sikur, pra mendo sikur të ndodhte kështu.

Atëherë le të bëjmë një eksperiment llogjik që nis me Think of It.

Mendo sikur nesër lufta mes Ukrainës dhe Rusisë përfundon me një armëpushim i cili si fillim
ndalon vrasjet dhe bombardimet në të dy anët.

Rusia merr përsipër të tërhiqet ushtarakisht nga territoret që ka pushtuar me kushtin që Ukraina të heqë dorë nga antarësimi në NATO, duke e sanksionuar neutralitetin e saj në Kushtetutë.

Pakicat ruse në Ukrainë, të cilat janë afro 8 milion banorë, apo më shumë se 17 për qind të popullsisë, fitojnë një lloj autonomie kushtetuese bashkë me të drejtën e vetos, se Ukraina nuk mund të antarësohet as në BE as në NATO pa miratimin e tyre.

Rusia njeh reparacionet e luftës, pra dëmet që i ka shkaktuar Ukrainës gjëtë pushtimit dhe del garant se do rindërtojë zonat e shkatërruara dhe godinat që ka hedhur në erë.

Europa dhe Amerika i heqin sanksionet Rusisë dhe Ukraina hyn në një fazë rindërtimi me kosto të përbashkëta të përballuara nga Europa, Amerika, Rusia dhe shumë vende të tjera.

6 milion ukrainas që kanë emigruar rikthehen ne shtëpitë e tyre duke cliruar nga një barrë financiare edhe vetë Europën që sot paguan për qëndrimin, strehimin dhe ushqimin e tyre.

Ukraina mban zgjedhje të lira, të cliruara nga dyshimet e ndërhyrjes ruse dhe blerjes së opinionit publik me fondet e USAID që sot financon më shumë se 90 për qind të gazetave, portaleve dhe televizoneve të këtij vendi me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Një pjesë e madhe e nëntokës së pasur të Ukrainës fillon edhe shfrytëzohet nga kompanitë e mëdha amerikane dhe europiane duke krijuar siguri, pavarësi, mirëqenie, taksa, vende pune dhe të ardhura, në një vend pothuajse të shkatërruar nga lufta, ku sot në 100 veta, 22 nuk punojnë sepse papunësia është 22 për qind.

Qytetarët europiane çlirohen nga rritja me tre herë e çmimeve të energjisë që nga dita kur për shkak të luftës, refuzuan të furnizohen nga Rusia me gaz, naftë dhe energji elektrike.

Rusia dhe Ukraina bëjnë një marrëveshje afatgjatë mossulmimi me garanci amerikane dhe europiane dhe ndoshta edhe kineze të nënshkruara bashkarisht.

Rusia hap dyert për kompanitë amerikane dhe europiane të cilat mund të shfrytëzojnë rezervat më të mëdha të botës në një territor prej 17 milion kilometrash katrorë, që është pothuajse sa gjithë sipërfaqja e Amerikës dhe Europës së bashku.

NATO dhe Rusia arrijnë një marrëveshje të qëndruershme carmatimi duke u kthyer nga armiq në partnerë dhe duke negociuar eventualisht antarësimin e Rusisë në NATO dhe ndoshta më vonë edhe në Bashkimin Evropian.

Armët bërthamore reduktohen dhe shkatërrohen gradualisht dhe asnjë vend i botës nuk lejohet të pasurojë më uranium.

Think of it

Nëse Rusia antarësohet në Bashkimin Evropian ky Union do ishte më i madhi që ka parë ndonjëherë historia.

Bashkimi Europian me Rusinë do arrinte një popullsi më të madhe se 600 milion banorë dhe një sipërfaqe që do shtrihej nga Portugalia deri në ishullin Sakhalin përballë Japonisë.

NĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« treg gjigand do kishte shumĂ« lĂ«vizje mallrash, shumĂ« transaksione, shumĂ« mirĂ«qenie, shumĂ« shpikje tĂ« reja dhe shumĂ« mĂ« shumĂ« vende pune se ç’ofron Europa sot pĂ«r popujt e vet.

Evropa e sotme, e trembur dhe e terrorizuar do qetësohej nga paniku, herë pas here i shtirur, se Rusia kërkon ta pushtojë dhe vetë Rusia dhe shpëtonte nga paranoja se europianët e rinj duan ta shkatërrojnë duke përfunduar një projekt kolonizimi që Napoleon Bonaparti dhe Hitleri nuk ia arritën dot.

Liderët e dobët europianë, që ndryshe nga Napoleoni dhe Hitleri kërcënohen të humbin pushtetin cdo katër vjet, nuk do ëndërronin kurrë ta pushtonin Rusinë, pasi ajo do ishte pjesë e tyre njëlloj si Gjermania apo Franca.

Në këto kushte edhe Amerika, Europa dhe Kina e Rusia do ulnin shpenzimet e çmendura për armë dhe do investonin më shumë për teknologji, arsim, shëndetësi, infrastrukturë, demografi,dhe bashkëpunim.

Demokracia, të cilën evropianët e duan aq shumë dhe në emër të së cilës akuzojnë gjithë ata që nuk mendojnë si ata, do ishte një state of art edhe në Rusi, pra një gjendje e përhershme e shoqërisë e cila do respektonte opozitën, do garantonte shtypin e pavarur dhe do mbante zgjedhje të lira siç ndodh kudo në Europë.

Vendet e Europës Lindore do shpëtonin nga kërcënimi rus dhe Lituania, Letonia, Estonia bashkë me Finlandën do i mbanin kufinjtë të hapur, pa patur frikë se do pushtoheshin nga një aleat siç ndodh sot me Hollandën dhe Belgjikën që nuk flenë me frikën se në mëngjes do pushtohen nga Gjermania megjithëse kjo ka ndodhur dikur.

Bashkimi i Madh Evropian do ishte një kooperativë popujsh, nga rusët deri te shqiptarët, të cilët pavarësisht nga madhësia, janë të barabartë në të drejta politike dhe kanë peshë të njëjtë vote në vendimet që merren në tryezën e përbashkët.

Kur të votohej për Parlamentin Europian, një herë në katër vjet, do votohej njëkohësisht në Berlin, në Paris, në Athinë, në Oslo, në Moskë, në Prishtinë dhe në Tiranë dhe vota e monitoruar nga kaq shumë sy nuk do manipulohej dot sepse kjo ndërhyrje të nxjerr automatikisht jashtë Unionit.

Paqja me Rusinë do ta qetësonte Ballkanin duke e bërë më të lehtë integrimin në Europë të popujve që jetojnë në këtë zonë, përfshi shqiptarë, serbë, boshnjakë, maqedonas dhe malazezë, të cilët janë ndarë dhe janë vrarë sa herë Europa dhe Rusia kanë dashur.

Shqiptarët dhe serbët, do gjenin shumë më lehtë një marrëveshje, në kushtet kur Europa dhe Rusia janë bashkë dhe nga ky mirëkuptim asnjë popull nuk do fitonte më shumë se shqiptarët të cilët kanë humbur sa herë kanë patur Rusinë kundër.

Bota do ndahej në tre blloqe të mëdha, Amerika, Europa e Madhe dhe Kina.

Në kuptimin strategjik, Rusia do shkëputej nga aleanca e sotme me Kinën dhe Evropa e Madhe do shpëtonte nga varësia ushtarake dhe politike e Amerikës duke u bërë një superfuqi e barabartë me dy të tjerat.

Europa e Madhe, brenda të cilës do përfshihej edhe Ukraina edhe Rusia, do kishte një sipërfaqe më të madhe se Amerika dhe Kina së bashku dhe një popullsi dy herë më të madhe se Amerika dhe dy herë më të vogël se Kina.

Pra Europa e Madhe do ishte superfuqia me masën optimale,Optimum Superpoëer, as shumë e madhe as shumë e vogël, por shumë e fortë, shumë e pasur dhe shumë e ditur.

Demokratizimi i Rusisë dhe përfshirja e saj në Europën e Madhe do mbyllte shpejt edhe shumicën e konflikteve të sotshme të botës, aty ku Rusia con armë, para dhe mbështetje politike për të balancuar ndërhyrjet e Perëndimit në këto zona.

OKB do clirohej nga kundërshtia e përhershme, e përvitshme dhe e përjetshme e 5 antarëve të saj me të drejtë vetoje, Amerikës, Rusisë, Kinës, Francës dhe Anglisë dhe do kthehej në një qeverisje me qëllime globale siç edhe është konceptuar.

Pa mbështetjen e Rusisë, Irani do demokratizohej menjëherë, ajatollahët do binin nga pushteti, vendi do hiqte dorë nga armët bërthmore, marrëdhëniet me Izraelin do normalizoheshin dhe çështja palestineze mund të zgjidhej pa gjak.

Terroristët islamikë të gjithë botës, të furnizuar herë nga Irani,herë nga Rusia herë nga Amerika do zhdukeshin nga faqja e dheut dhe në përgjithësi Islami do zbutej duke kërkuar një lider në një botë të rigrupuar, një lider që mund të ishte Arabia Saudite apo Turqia, apo të dyja bashkë.

Korea e Veriut dhe Korea e Jugut mund të bashkoheshin, sic ndodhi 35 vjet më parë me dy Gjermanitë, të cilat u bashkuan kur Ronald Regani i tha Gorbacovit, Mr President Tear this Wall, Rrëzoje këtë Mur, dhe kur ky i fundit pranoi, me garancinë se NATO nuk do shkonte kurrë në Ukrainë, pra në kufi me Rusinë, siç për fat të keq ndodhi.

Në shumë vende të Afrikës, duke nisur nga Sudani, Mali, Burkina Fasso, Libia dhe Republika Qendrore Afrikane, do pushonin luftërat civile të nxitura nga mercenarët rusë të cilët kanë shkaktuar sa e sa grushte shteti duke nxitur rebelimin e ish kolonive të varfëra europiane.

Luftërat në botë, të cilat në qind për qind të rasteve nxiten nga Amerika, Rusia dhe Europa do pushonin për një kohë të pacaktuar.

Think of It

A janë rusët dhe ukrainasit europianë?

A janë kufinjtë e Europës kulturorë, gjeografikë, fetarë apo etnikë?

A është krijuar Europa Moderne njëlloj nga Balzaku dhe nga Dostojekvsi, nga Nicja dhe nga Tolstoi, nga Gëtja dhe nga Pushkini, nga Pasternaku dhe nga Remarku, nga Mozarti, nga Verdi dhe nga Cajkovski, nga Goja, nga Picasso dhe nga Chagalli, nga Bertrand Rusell, nga Kandinsky, nga Kazanzaqis, nga Kamyja dhe Kundera,nga Sartri, nga Saramago dhe nga Solzhenicini?

Think of It.

Mendo se sikur Ukraina dhe Rusia të jenë bashkë në Europë dhe në NATO.

Në fund të fundit a është kjo ajo që donte Ukraina?

A është kjo arsyeja arsyeja pse deri tani aty janë vrarë gati 200 mijë njerëz?

A është mbrojtja nga Rusia arsyeja pse u krijua NATO?

Mendo sikur një ditë armikun ta kesh mik.

Mendo se si u ulën në një tryezë Gjermania dhe Franca që i vranë njëri-tjetrit disa herë më shumë njerëz se Rusia Ukrainës dhe anasjelltas.

Mendo sikur kjo të ndodhte prapë.

Think of it.

Think of it, sepse rruga tjetër do ishte një luftë mes NATO-s dhe Rusisë në Ukrainë.

Think of it, sepse, meqë edhe Shqipëria është antare e NATO-s në fushat e pafundme të Ukrainës do shkonin edhe fëmijët e Shqipërisë për të luftuar.

Think of It.

Për cfarë do luftonin fëmijët tanë me helmetat e NATO-s mbi kokë?

Prandaj Think of It.

NĂ«se nuk doni t’i çoni fĂ«mijĂ«t nĂ« UkrainĂ«,

Think of It.

02/13/2025
02/02/2025

Duke përshëndetur Kosoven në muajin e saj Shkurtin !
Nje poezi e shkruar nga poeti Bilal Xhaferri,dhe e recituar nga Gojard Kodra.

01/28/2025

SHOQATA ILIRIA NË LONDON JU FTON TË FESTOJMË SËBASHKU FESTËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS. DATE 16 SHKURT ORA 5 PM.

01/11/2025

Send a message to learn more

Address

Toronto, ON

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when đ—Šđ—ąđ—™đ—„đ—” đ—„đ—”đ——đ—œđ—ą 𝗖𝗔𝗡𝗔𝗗𝗔 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to đ—Šđ—ąđ—™đ—„đ—” đ—„đ—”đ——đ—œđ—ą 𝗖𝗔𝗡𝗔𝗗𝗔:

Share

Category