Islampress.ch

  • Home
  • Islampress.ch

Islampress.ch Portali i islamistikës dhe traditës shqiptare: autentik dhe autokton. Mirë se vini! ✅

Intelektualë botërorë, shkencëtarë dhe profesorë, të cilët kanë pranuar Islamin Tejatat Tejasen -  shkencëtar tajlandez...
22/07/2025

Intelektualë botërorë, shkencëtarë dhe profesorë, të cilët kanë pranuar Islamin

 Tejatat Tejasen - shkencëtar tajlandez

 Roger Garaudy - filozof francez

 Murad Wilfried Hofmann - Diplomat gjerman

 Arthur J. Ellison - inxhinier anglez

 Atsushi Okuda - profesor japonez

 Jeffrey Lang - matematiken amerikan

 Jonathan A.C. Brown - profesor amerikan

 G*i Eaton - diplomat anglez

 Lawrence D. Brown - profesor amerikan

Lavdrim Hamja

21/07/2025

DHJETË GJËRAT PËR TË CILAT NUK DO TË PYETESH NË DITËN E GJYKIMIT

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

1- Nuk do të pyetesh se cilin automobil ke vozitur.
Do të pyetesh sa herë je ndalur për ta marrë atë i cili (e cila) të ka ndalur dhe nuk ka pasur mundësi transporti.
2- Nuk do të pyetesh për madhësinë e shtëpisë tënde.
Do të pyetesh se sa njerëz i ke mirëpritur dhe gostitur në atë shtëpi.
3- Nuk do pyetesh për gardërobën tënde në dollap.
Do të pyetesh se sa persona i ke veshur ose mbathur.
4- Nuk do të pyetesh se sa ishte paga jote.
Do të pyetesh se ku dhe si e ke shpenzuar.
5- Nuk do të pyetesh se ku ke punuar.
Do të pyetesh sesi e ke bërë punën tënde.
6- Nuk do të pyetesh se sa miq ke pasur.
Do të pyetesh se për sa prej tyre ke qenë mik i sinqertë.
7- Nuk do të pyetesh se në cilën lagje ke jetuar.
Do të pyetesh se çfarë lloj komshiu (fqinji) ke qenë.
8- Nuk do të pyetesh për ngjyrën e lëkurës?
Do të pyetesh se çfarë mendimi ke pasur për të tjerët.
9- Nuk do të pyetesh për sa kohë e ke gjetur paqen dhe e ke njohur Zotin.
Do të çojnë në pallat në xhenet, dhe jo në zjarrin e xhehenemit, Inshallah.
10 – Nuk do të pyetesh se sa personave ua ke dërguar këto fjalë.
Do të pyetesh përse nuk ua dërgove atyre që ua do të mirën.

Përshtati: Miftar Ajdini

Xhamia e Namazgjasë, zemra që rreh në qendër të Tiranës!Çdo ditë, dhjetëra e qindra të rinj turistë nga mbarë bota ndalo...
21/07/2025

Xhamia e Namazgjasë, zemra që rreh në qendër të Tiranës!

Çdo ditë, dhjetëra e qindra të rinj turistë nga mbarë bota ndalojnë këtu, me kamera në duar, sy të hapur e zemra të etura për kuptimin e së vërtetës.

I mahnit ata arkitektura, qetësia dhe bukuria e kësaj shtëpie të Zotit. Por ajo që i ndal më gjatë… është pamja e besimtarëve në sexhde, përulësia e faljes, paqja që mbulon gjithçka.

Nëse nuk do ishte mjegulla e rëndë e propagandës islamofobe që për dekada ka helmuar mendjet, sot do i shihnim turma të tëra që hyjnë në fenë e Allahut me dëshirë, dritë dhe bindje. Sepse Islami nuk ka nevojë për imponim, mjafton ta shohësh, ta ndjesh dhe zemra e njeh të Vërtetën.

“Kur të vijë ndihma e Allahut dhe fitorja, dhe ti të shohësh njerëzit që hyjnë në fenë e Allahut turma turma…” (Kur’ani, surja En-Nasr)

Behar Kaceli

"Populli i Gazës nuk është dorëzuar deri më tani dhe besoj se nuk do të dorëzohet kurrë. Izraeli, nga ana tjetër, po sul...
21/07/2025

"Populli i Gazës nuk është dorëzuar deri më tani dhe besoj se nuk do të dorëzohet kurrë. Izraeli, nga ana tjetër, po sulmon kudo si një bishë e egër dhe do të bjerë viktimë e agresionit të tij."

- Recep Tayyip Erdoğan, President i Turqisë

Vëllezërit e Jusufit (alejhis-selam) ia kishin zili, sepse babai e donte më shumë dhe sepse ai kishte një vend të veçant...
21/07/2025

Vëllezërit e Jusufit (alejhis-selam) ia kishin zili, sepse babai e donte më shumë dhe sepse ai kishte një vend të veçantë në zemrën e tij. Kur u tregoi ëndrrën, se dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje do t’i përuleshin, zilia e tyre u shtua edhe më shumë.

Babai e këshilloi: “O biri im, mos u trego vëllezërve ëndrrën tënde, që të mos kurdisin ndonjë kurth kundër teje. Vërtet, shejtani është armik i hapur i njeriut.” (Jusuf, 5)

Për shkak të kësaj zilie – dhe pa pasur asnjë faj – e hodhën në pus…

Sot, njerëzit vetë i shpërndajnë ëndrrat, sukseset, fëmijët, martesën, udhëtimet, begatitë… dhe nuk frikësohen as nga zilija e as nga syri i keq.

Nëse vëllezërit mund ta kenë zili vëllain e motrën, atëherë ti ruaji dhuntitë e tua nga sytë e të tjerëve që i ke të panjohur. Nuk tregohet gjithçka para të gjithëve. Ato që t’i ka dhënë Allahu, mbroji me falënderim dhe me lutje dhe jo me postime.

Muhamed M. Jushiq

“EL-IHTIJARU LI TA’LILI-L-MUHTARI”NJË VEPËR MADHORE E JURISPRUDENCËS ISLAME, TANI EDHE NË GJUHËN SHQIPETri komunitetet i...
21/07/2025

“EL-IHTIJARU LI TA’LILI-L-MUHTARI”
NJË VEPËR MADHORE E JURISPRUDENCËS ISLAME, TANI EDHE NË GJUHËN SHQIPE

Tri komunitetet islame shqiptare – Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut – kanë kënaqësinë të njoftojnë opinionin e gjerë se së shpejti do të jetë në dispozicion për lexuesit përkthimi në gjuhën shqipe i veprës klasike të jurisprudencës islame hanefite “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, të dijetarit të shquar Imam Abdullah bin Mahmud el-Mevsilij el-Hanefij.
Ky botim i përbashkët përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e botimeve islame në gjuhën shqipe dhe një hap të madh drejt pasurimit të literaturës juridike islame për studiuesit, dijetarët, studentët dhe të gjithë të interesuarit në fushën e fik’hut.
Vepra “El-Ihtijar” do të jetë në sh*tje në tri qendrat kryesore të shqiptarëve: në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, duke e bërë atë lehtësisht të qasshme për të gjithë ata që dëshirojnë të thellohen në trashëgiminë juridike të shkollës hanefite.
Ky projekt është shprehje e bashkëpunimit të frytshëm ndërinstitucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm për zhvillimin e dijeve islame në gjuhën shqipe dhe për forcimin e trashëgimisë sonë fetare e kulturore.

E pyetën një njeri të urtë:“Kush është më e bukur: nëna apo hëna?”Ai u përgjigj: “Kur e shoh nënën, harroj hënën. Por ku...
21/07/2025

E pyetën një njeri të urtë:
“Kush është më e bukur: nëna apo hëna?”
Ai u përgjigj: “Kur e shoh nënën, harroj hënën. Por kur e shoh hënën,
ajo ma kujton nënën.”

Eh, NËNA!

̈rtëlumtur

SI T‘UA MBJELLIM DASHURINË PËR KUR’ANIN FËMIJËVE TANË?Për çdo prind që dëshiron që zemra e fëmijës së tij të rritet me d...
20/07/2025

SI T‘UA MBJELLIM DASHURINË PËR KUR’ANIN FËMIJËVE TANË?

Për çdo prind që dëshiron që zemra e fëmijës së tij të rritet me dashurinë për Librin e Allahut, këto 13 këshilla praktike janë një udhërrëfyes i mrekullueshëm. Ato kërkojnë vetëm 10–15 minuta kohë në ditë, por ndikimi i tyre është afatgjatë dhe shpirtërisht i thellë. Në këtë rrugëtim, roli i nënës është veçanërisht i rëndësishëm, sepse lidhja e saj me fëmijën nga periudha e shtatzënisë e deri në fëmijërinë e hershme është më e fuqishme dhe më ndikuese.

🟢 1) Dëgjo Kur’an gjatë shtatëzanisë – Qetësia dhe rahatia që nëna përjeton gjatë dëgjimit të Kur’anit, kalon tek fëmija në bark. Një zakon i bekuar për një fillim të mbarë.

🟢 2) Dëgjo Kur’an gjatë gjidhënies – Fëmija zhvillon ndjesinë e dëgjimit. Le të jetë zëri i Kur’anit ajo që e rrethon që në muajt e parë të jetës.

🟢 3) Le të të shohë fëmija duke lexuar Kur’an me zë – Trego emocione gjatë leximit, le të ndiejë dashurinë që ke për Kur’anin.

🟢 4) Dhuroja Kur’anin si dhuratë personale – Mësoje ta respektojë, ta vendosë në vend të lartë e të pastër, dhe ta ruajë si pasuri të shenjtë.

🟢 5) Premtoji shpërblim pas çdo pjese të lexuar – Një festë e vogël pas çdo xhuzi dhe një festë e madhe kur ta përfundojë tërë Kur’anin.

🟢 6) Tregoji para gjumit histori nga Kur’ani – Si tregimi i Jusufit (a.s.), Musait (a.s.) dhe profetëve të tjerë. Shkurt, por me mesazh.

🟢 7) Organizoni gara mes vëllezërve e motrave në mësimin përmendësh të sures – Jepni shpërblime dhe nxisni përpjekjen.

🟢 Siguroji incizime me zëra të bukur të lexuesve të Kur’anit – Le të shijojë bukurinë melodike të fjalës së Zotit.

🟢 9) Pajise me MP3 me Kur’an – Le ta dëgjojë në rrugë për në shkollë dhe gjatë kohës së lirë.

🟢 10) Incizoje zërin e tij kur lexon Kur’an dhe lavdëroje – Kjo do t’i japë vetëbesim dhe do ta nxisë të përmirësohet.

🟢 11) Regjistroje në halka të Kur’anit në xhami
🟢 12) Nxite të marrë pjesë në gara të Kur’anit
🟢 13) Nxite të udhëheqë namazin në shtëpi – Sepse ai di më shumë pjesë nga Kur’ani përmendësh.

Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Prindërve të atij që lexon Kur’anin dhe vepron sipas tij, në Ditën e Gjykimit do t’u vendoset një kurorë më ndriçuese se dielli dhe do të vishen me petka që nuk gjenden në këtë botë.”
Ata do të pyesin: “Për çfarë jemi nderuar kështu?” Do t’u thuhet: “Për shkak të fëmijës tuaj që mësoi Kur’anin.” (Ebu Davud)

O Allah, bëji fëmijët tanë hafizë të Kur’anit dhe prej atyre që jetojnë me Kur’anin! Amin!

✍️ Autor: Saudin Cokoja
📌 Burimi: Akos.ba
📝 Përktheu: Hfz. Mehas Alija

Ju ka ndodhur ndonjëherë që, duke qenë me nxitim për të dalë, e keni vendosur telefonin për t’u mbushur me bateri (karik...
20/07/2025

Ju ka ndodhur ndonjëherë që, duke qenë me nxitim për të dalë, e keni vendosur telefonin për t’u mbushur me bateri (karikim), por kur jeni kthyer, keni parë që nuk ishte mbushur fare? Pse? Sepse nuk ishte futur mirë në rrymë.
Imagjinoni habinë… apo zhgënjimin pastaj!
Gjatë tërë kohës mendoni se telefoni juaj është duke u mbushur (karikuar) dhe në fund asgjë, pa rezultat.

Ky moment na kujton fundin e sures El-Kehf dhe zhgënjimin e përhershëm të disa njerëzve:

“Thuaj: A t’ju tregoj për ata që më së shumti kanë humbur në veprat e tyre? Ata të cilët mendojnë se kanë bërë mirë, por në të vërtetë veprat e tyre janë të kota!”
(Sure El-Kehf, 103–104)

Në Medinë jetonte një grua e thjeshtë dhe me ngjyrë. Nuk njihej për dituri, as për fjalime.Por ishte e njohur për një gj...
20/07/2025

Në Medinë jetonte një grua e thjeshtë dhe me ngjyrë. Nuk njihej për dituri, as për fjalime.
Por ishte e njohur për një gjë: ajo e pastronte xhaminë e Pejgamberit a.s.
Në heshtje, pa kërkesë dhe pa duartrokitje.

Një ditë, Pejgamberi a.s. nuk e pa më.
I pyeti shokët e tij:
“Ku është gruaja që e pastronte xhaminë?”

Ata i thanë:
“Ka ndërruar jetë, o i Dërguar i Allahut. Nuk deshëm të të zgjonim…”

Pejgamberi a.s. tha:
“Pse nuk më treguat?!”
Kërkoi t’ia tregonin varrin e saj.

Dhe shkoi.
Qëndroi pranë varrit të saj dhe ia fali vetë nanazin e xhenazes. Vetëm.
(Hadith – Buhari dhe Muslim)

Ajo grua, emrin e së cilës ne nuk e dimë, nuk ishte e parëndësishme për Pejgamberin a.s.
Dhe, me siguri, ishte e madhe edhe te Allahu.
Vlera e njeriut nuk matet me pozitë në shoqëri,
por me vendin që zë në zemrat e njerëzve.

Në një botë ku gjithçka vlerësohet me tituj dhe famë, Pejgamberi a.s. na mësoi:
👉 Veprat janë ato që të ngrenë.
Jo emri.
Jo fotografia.
Jo zëri.

Thirrje botërore për GAZËN: “Nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të vuajmë bashkë me ta”Organizata Botërore e Ndihmës...
20/07/2025

Thirrje botërore për GAZËN: “Nëse nuk mund t’i ndihmojmë, të paktën të vuajmë bashkë me ta”

Organizata Botërore e Ndihmës për Pejgamberin Muhamed (s.a.v.s) ka publikuar një thirrje urgjente drejtuar dijetarëve, popujve dhe autoriteteve islame që të ngrihen për Gazën, e cila prej më shumë se 21 muajsh po përballet me një rrethim të pamëshirshëm, uri, etje dhe shkatërrim të vazhdueshëm.

Në thirrje theksohet se mbledhja e ndihmave ka ngecur, kufiri mbetet i mbyllur dhe fëmijët po vdesin nga uria e etja, ndërsa ummeti me mbi dy miliardë besimtarë është i pafuqishëm për të çarë këtë bllokadë.

Apeli i fundit i zëdhënësit të Ezzedine el-Kassam, Ebu Ubejde, është përshkruar si një krik i ndërgjegjes që ka zbuluar heshtjen dhe dështimin e të gjithë atyre që kanë mundur të ndihmojnë, por kanë qëndruar indiferentë.

Organizata i bën thirrje qeverive islame që të hapin dyert e ndihmës dhe të lejojnë hyrjen e ushqimit dhe barnave për popullin e Gazës. Nëse kjo nuk ndodh, të paktën të hapen kufijtë që njerëzit të mund të ndihmojnë direkt.

Një thirrje e veçantë u drejtohet fiseve arabe dhe bashkësive me nder dhe dinjitet, veçanërisht atyre në rajonet përreth Gazës, që të ndërmarrin hapa konkretë siç bënë dikur në ndihmë të Sirisë.

Në fund, theksohet roli historik dhe përgjegjësia e dijetarëve, me theks të veçantë ndaj Universitetit El-Az’har dhe shejh Ahmed El-Tayyib, për të ngritur zërin dhe për të ndërmarrë hapa seriozë.

“Historia po hap faqet e saj për të shkruar emrat e atyre që u ngritën. A jemi ne ndër ta?” – mbyllet mesazhi i fortë dhe i ndjeshëm që i fton të gjithë myslimanët të reagojnë para se të jetë vonë.

Në hyrje të Kosovës, te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata dhe ka pritje prej disa orë.  Ndërsa disa të rinj nga...
20/07/2025

Në hyrje të Kosovës, te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata dhe ka pritje prej disa orë.

Ndërsa disa të rinj nga Lugina, me aq sa kanë mundësi, po përpiqen t’u ndihmojnë udhëtarëve.

Ata u kanë shpërndarë sot ujë pa pagase mërgimtarëve kosovarë që po presin me orë të tëra në temperatura të larta.

Një gjest i vogël – një falënderim i madh për dashurinë që sillni çdo verë në vendlindje, thanë ata. ❤️

Bahri Cani

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Islampress.ch posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Islampress.ch:

Shortcuts

  • Address
  • Telephone
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share