Kamenica

Kamenica Faqja Kamenica është Portal që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të drejtë për qytetarët e Kamenicës

 Të dashur miq,Po ju drejtohemi me zemër të thyer, por me shpresë të madhe.Djali (nipi) ynë Lavdim Mavriqi (i lindur më ...
23/12/2025


Të dashur miq,

Po ju drejtohemi me zemër të thyer, por me shpresë të madhe.
Djali (nipi) ynë Lavdim Mavriqi (i lindur më 04.03.2015) është diagnostikuar me Leukemi Akute Mieloide – rrezik i lartë. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit, pasi ky trajtim nuk mund të realizohet në Kosovë.

Sipas dokumentacionit mjekësor, trajtimi në një qendër të specializuar hematologjike pediatrike jashtë vendit kushton rreth 174,000 €, shumë që familja nuk ka mundësi ta përballojë e vetme.

💔 Çdo ditë është vendimtare për jetën e Lavdimit.
🙏 Çdo ndihmë, sado e vogël, është shpresë për shërim.

💳 Për donacione (Raiffeisen Bank):Leotrim Mavriqi
Xhirollogaria: 1507011002198927

Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje, shpërndarje dhe lutje.
Zoti ju bekoftë! 🤍

22/12/2025
Gjendja momental ne Qytetin e Kamenices
19/12/2025

Gjendja momental ne Qytetin e Kamenices

Kamenica ne keto momente
15/12/2025

Kamenica ne keto momente

Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publikeKryetari i Komunës së Kamenic...
15/12/2025

Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nxjerrë urdhëresë zyrtare për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e jashtme të institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës.

Urdhëresa, e datës 11 dhjetor 2025, ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, sigurimin e një ambienti pa tym duhani dhe rritjen e nivelit të higjienës publike, veçanërisht në hapësirat ku qarkullojnë qytetarë, fëmijë, nxënës dhe pacientë.

Sipas dokumentit, ndalimi zbatohet në oborre dhe hapësira të hapura të:
• objekteve komunale,
• shkollave fillore dhe të mesme,
• çerdheve dhe institucioneve edukativo-arsimore,
• qendrave të mjekësisë familjare dhe ambulancave,
• drejtorive, zyrave dhe njësive vartëse,
• institucioneve kulturore, rinore dhe sportive.

Urdhëresa ndalon jo vetëm pirjen e duhanit, por edhe përdorimin e cigareve elektronike, purove, nargjileve dhe çdo pajisjeje tjetër që lëshon nikotinë apo substanca të ngjashme. Ndalimi vlen për punonjësit, qytetarët, vizitorët dhe personelin e institucioneve përkatëse.

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme obligohet që brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e urdhëresës të caktojë hapësira të veçanta të jashtme për pirje të duhanit, në distancë të sigurt nga hyrjet, daljet dhe zonat e qarkullimit të qytetarëve, si dhe t’i pajisë ato me sinjalistikë përkatëse.

Zbatimi i urdhëresës do të monitorohet nga Inspektorati Komunal dhe personat përgjegjës të institucioneve publike. Për shkeljet parashihen paralajmërime administrative, masa disiplinore për punonjësit dhe gjoba, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Duhanit dhe legjislacionin në fuqi.

Urdhëresa hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe publikohet në tabelën zyrtare të njoftimeve dhe në faqen zyrtare të Komunës së Kamenicës.

Ismet Zubaku është ndarë nga jeta. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas faljes së n...
14/12/2025

Ismet Zubaku është ndarë nga jeta. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Topanicë

-Xhamia qëndrore e Prishtinës do të jetë Xhamia më e madhe në Europë.-Kjo Xhami pritet të përfundohet në vitin 2027.-Do ...
13/12/2025

-Xhamia qëndrore e Prishtinës do të jetë Xhamia më e madhe në Europë.

-Kjo Xhami pritet të përfundohet në vitin 2027.
-Do të i nxen rreth 15000 besimtarë brenda.

NJOFTIM nga Komuna e Kamenicës: Neser duke filluar nga ora 10:00 në Sallen e Kuvendit Komunal mbahet debati publik për R...
10/12/2025

NJOFTIM nga Komuna e Kamenicës:

Neser duke filluar nga ora 10:00 në Sallen e Kuvendit Komunal mbahet debati publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për Sistemin Fotovoltaik

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Brickos Solar” shpk, Kamenicë, për Pëlqim Mjedisor, – për Sistemin Fotovoltaik (me kapacitet 2.3 MW (DC)) Z.K. Berivojcë, Kamenicë:

https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2

Ka ndërruar jetë Skender Jahiri, një figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë kamenicasit. Ai njihej për zemrën e ...
05/12/2025

Ka ndërruar jetë Skender Jahiri, një figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë kamenicasit. Ai njihej për zemrën e tij të madhe dhe për gatishmërinë për t’i ndihmuar njerëzit në çdo sferë të jetës.

Për kohën e varrimit do të njoftoheni me kohë.

🚨 Vetaksident tek Baja e DoberqanitSot është regjistruar një vetaksident në afërsi të Bajës së Dobẽrqanit. Fatmirësisht,...
05/12/2025

🚨 Vetaksident tek Baja e Doberqanit
Sot është regjistruar një vetaksident në afërsi të Bajës së Dobẽrqanit. Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime të rënda. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

📌 Ngasësit ju bëhet thirrje të vozitin me kujdes dhe të i përshtasin shpejtësinë kushteve të rrugës.

🔷 👉 NJIHUNI ME POLICIN E LAGJES TUAJ!👮‍♂️ Policia e Kosovës vazhdon me iniciativën për të prezantuar policët e lagjeve n...
01/12/2025

🔷 👉 NJIHUNI ME POLICIN E LAGJES TUAJ!

👮‍♂️ Policia e Kosovës vazhdon me iniciativën për të prezantuar policët e lagjeve në të gjitha zonat, si pjesë e përkushtimit për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me komunitetin.

🤝 Krahas ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, kjo iniciativë ka për qëllim rritjen e transparencës, përmirësimin e komunikimit dhe nxitjen e përfshirjes aktive të qytetarëve në çështje që ndërlidhen me sigurinë.

📍 Këtë javë, Policia e Kosovës prezanton zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan – STACIONI POLICOR Kamenicë, të cilët janë në shërbimin tuaj, të gatshëm të dëgjojnë, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë drejtpërdrejt me qytetarët e lagjeve përkatëse.

🚔 STACIONI POLICOR – KAMENICË

👮 Alban Kovani

🗂️ Sektori: A
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë (qendra e qytetit): Rr. Skënderbeu, Rr. Nënë Tereza, Rr. Tahir Sinani dhe Sheshi Metush Krasniqi.

👮 Zymrije Bunjaku

🗂️ Sektori: A
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë (qendra e qytetit): Rr. Skënderbeu, Rr. Nënë Tereza, Rr. Tahir Sinani dhe Sheshi Metush Krasniqi.

👮 Salih Mavriqi

🗂️ Sektori: B
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë: Lagjja Iliria dhe Lagjja Ogragjë.
Fshatrat: Berivojcë, Koretin, Topanicë, Bllatë dhe Petrovc.

👮 Igballe Ramadanaj

🗂️ Sektori: B
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë: Lagjja Iliria dhe Lagjja Ogragjë.
Fshatrat: Berivojcë, Koretin, Topanicë, Bllatë dhe Petrovc.

👮 Avdi Leci

🗂️ Sektori: C
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë: Lagjja Qamëria.
Fshatrat: Ruboc, Busavatë, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenicë, Krilevë, Gregjenik, Rahovicë, Leshtar, Vaganesh, Gurgullovc, Kosovicë.

👮 Fatmire Berisha

🗂️ Sektori: C
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë: Lagjja Qamëria.
Fshatrat: Ruboc, Busavatë, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenicë, Krilevë, Gregjenik, Rahovicë, Leshtar, Vaganesh, Gurgullovc, Kosovicë.

👮 Shaban Canaj

🗂️ Sektori: D
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë: Lagjja Malësia.
Fshatrat: Bosce, Grizime, Straliq, Feriqevë, Tugjec, Gmicë, Zajqec, Sfircë, Bratillovc, Kostadincë, Moqare e Ulët, Moqare e Epërme, Kremenatë.

👮 Blerona Imeri

🗂️ Sektori: D
📞 Tel.: 0280-372-390 / 192
📧 Email: [email protected]

📍 Zona e Përgjegjësisë:
Kamenicë: Lagjja Malësia.
Fshatrat: Bosce, Grizime, Straliq, Feriqevë, Tugjec, Gmicë, Zajqec, Sfircë, Bratillovc, Kostadincë, Moqare e Ulët, Moqare e Epërme, Kremenatë.

📲 Qëndroni të informuar përmes kanaleve tona zyrtare dhe mos hezitoni të kontaktoni Policin e Lagjes Suaj për çdo nevojë apo shqetësim që ndërlidhet me sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.

🛡️ Të gjithë zyrtarët policorë janë në shërbim të drejtpërdrejtë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, për të ruajtur rendin, qetësinë dhe për të ndërtuar së bashku një ambient të sigurt për të gjithë.

🟦 Policia e Kosovës – Në shërbim të qytetarit!

28/11/2025

Fillon bora n'Kamenicë❄️❄️

Adresse

Limmatstrasse
Zürich
8049

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Kamenica erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen