Programi i Mëngjesit-Radio Kosova

  • Home
  • Programi i Mëngjesit-Radio Kosova

Programi i Mëngjesit-Radio Kosova Radio Kosova

20/05/2023

Në Kosova ka shumë të rinj të talentuar, të cilët shfaqin talente të tyre që në moshë të re. Në shkolla të fshatrave mund të gjenden shumë nxënës të mirë, që kanë aftësi për fusha të ndryshme, por zëri i tyre shpesh nuk dëgjohet, edhe për shkak të rrethanave në të cilat jetojnë ata.

Një vajzë e re e shkollës fillore “Zenun Çoçaj” në Gjonaj në Prizrenit, ka disa afinitete, por ajo thotë se nuk ka guxim t’i shprehë ato as me mësuesit e saj.

Reportazh i përgatitur nga Hyrë Tejeci Murati

19/05/2023

Fëmijë të Kosovës kanë shkruar tregime e vargje edhe gjatë ditëve të luftës. Në një libër me poezi dhe ese janë përfshirë shumë punime të fëmijëve, në mesin e tyre edhe punime të fëmijëve të zhdukur më vonë në luftë.

Grumbullimin e këtyre materialeve i ka përgatitur për botim Suzana Gjergji në librin “Vargje për fëmijërinë që nuk e gëzuan”. Bëhet fjalë për fëmijë të Klinës dhe punimet e tyre përfshijnë historinë e Kosovës në vitet 1996-1999.

Hyre Tejeci

18/05/2023

Të rinjtë në Kosovë janë përqendruar më shumë në fushat kompjuterike dhe në gjuhë të ndryshme të programimit. Njohuritë që marrin në programim iu mundësojnë atyre të gjejnë më shpejtë një vend pune. E rëndësishme që këtë lloje pune ata mund ta kontraktojnë duke qenë edhe në Kosovë, madje edhe nga shtëpia e tyre. Prandaj shkolla të ndryshme të programimit po ofrojnë mundësi të mësimit të programeve dhe aplikacioneve të ndryshme që të rinjtë të gjejnë veten më lehtë në Kosovë.
Donika Bajrami është koordinatore e trajnimeve në Coders Lab dhe sot kjo shkollë ka mundësuar një punëtori falas për studentë të interesuar.

Hyre Tejeci

10/05/2023

“Prizren Rock & Blues Music Festival”
Bisedë me Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit. Prizreni, si kryeqytet historik i Kosovës, është adresë e shumë vizitorëve për trashëgiminë e pasur kulturore. Por, nga ky vit qyteti do të jetë edhe më divers. Në qershor për dy mbrëmje radhazi mbahet “Prizren Rock & Blues Music Festival”. Festivali mëton që të ruajë elementet e përbashkëta të muzikës popullore, historisë, ndjenjës sublime të dashurisë dhe revoltës. Në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, më 10 dhe 11 qershor 2023, do të realizohet projekti më i ri që bën bashkë muzikën rock & blues, të rinjtë, historinë e muzikës si potencial promovues të turizmit përmes këtij festivali. (Niki N. Cahani)

09/05/2023

Arti dhe kultura kanë ngritur femrën kosovare dhe ky ka qenë një mision i artisteve të Kosovës që të emancipojnë shoqërinë në Kosovë. Në këtë temë, ka bërë hulumtime studiuesja nga Tirana, Alketa Luari. Në studimin e saj për Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Roli i gruas në jetësimin e shtetit të Kosovës”, në Prishtinë, Luari tha se bazë për studimin e saj kanë qenë femrat e para që kanë vepruar pas luftës së dytë botërore, dhe sidomos ato në vitet '70 dhe '80.

Ajo përmend në studim disa emra të grave intelektuale të kohës, sidomos të Shpresa Gash*t dhe Shpresa Berisha, të cilat pavarësisht represionit jugosllav dhe sistemit komunist që drejtohej atë kohë nga Beogradi, ato arriten të shndërrohen në figura që që përfaqësonin artin dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, që janë të çmuara për secilin popull.

H T

08/05/2023

Intervistë me Teuta Elshanin, vajzën e shkrimtarit për fëmijë, Ymer Elshani, i vrarë para 24 vjetësh bashkë me familjen, në fshatin Poklek të Drenasit

Teuta Elshani, çdo prill vjen në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara ku jeton dhe punon. Ajo vjen për të përkujtuar familjen në përvjetorin e vrasjes së tyre.

Gjatë vizitës së fundit, ajo u përkujdes edhe për promovimin e katër librave të Y.Elshanit, dhe një libri me ilustrime, mori pjesë në shumë aktivitete e orë letrare nëpër shkolla, por edhe në sofrën poetike “Ymer Elshani” që u mbajt në Drenas.

D.Loshi

08/05/2023

Intervistë me Rina Gosalcin, menaxhere e Qendrës për Praktikë Narrative.
Qendra për praktikë narrative, ndonëse e themeluar tash vonë, ka filluar vrullshëm aktivitetet. Shumë aktivitete do të mbajë vetëm gjatë muajit maj. Në fokus ka mbështetjen e artit dhe artistëve, thotë Gosalci.
D.Loshi

04/05/2023

Intervistë me Primo Shllaku dhe Blerta Kraja. “Për një gjuhë të përbashkët”, rezolutë drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.
Përmes kësaj rezolute kërkohet që të nënshkruhet marrëveshja për procedurat e ngritjes, e përmbajtjes dhe funksionimin e komisionit ndërshtetëror për hartimin e propozimeve “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”. Gjithashtu, është bërë një peticion ku kërkohet nga qeveritë e katër vendeve, ku gjuha shqipe është plotësisht ose pjesërisht gjuhë zyrtare, pra, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që të krijohet një komision ndërshtetëror, që të fillojë punën e vet për unifikimin e gjuhës shqipe si mjet i komunikimit në një hapësirë të re. (Niki N. Cahani)

26/04/2023

Shumë të rinj, profesionistë në fusha të tyre, gjejnë edhe punë në Kosovë. Madje ata e kanë gjetur vetën mirë në vendet ku punojnë dhe nuk shohin asnjë arsye të migrojnë. Thonë se Kosova ka ponetciale të shumta për vende pune dhe mohojnë deklarimet se në Kosovë nuk mund të bëhet punë. Disa inxhinierë që kemi intervistuar në një kompani prodhuese në Ferizaj, po bënin punë të mirë me teknikë shumë të avancuar të punës, edhe në Kosovë

Hyrë Tejeci Murati ka përgatitur një reportazh në këtë temë

24/04/2023

Aktivistja Liridona Shehu së fundi u ngjit në podium për 3 javë me 3 vende të para në vrapim. Në vrapimin e Izbicës, Liridona mori vendi e tretë në vrapim 21 km, për të vazhduar në Vrapimin e Istogut-Izet Shatri që u shpërblye me vendin e dytë. Një javë më pas në Ulqin Trail, Liridona u ngjit në podium si e para e kategorisë së femrave në 21 km dhe ky sukses i saj vjen si rezultat i vrapimit me klubin X-Trailers tash e dy vjet. (Niki N. Cahani)

22/04/2023

Mysafire në program Alisa Bekteshi, poete. Flasim për librin e parë të saj me poezi “Pëshpëritja botës ëndrrat”, libër me 78 poezi me tematikën e romansës dhe pak filozofike nga mënyra se si shkruan dhe si e trajton vetë autorja. Ndërkohë Alisa është në përgatitje të librit të saj të dytë, këtë herë me tregime. (Niki N. Cahani)

Address

Rruga Nena Tereze, Pn

10000

Telephone

+38138242273

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Programi i Mëngjesit-Radio Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Programi i Mëngjesit-Radio Kosova:

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share