Zëri Hamburgut

Zëri Hamburgut Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Zëri Hamburgut, Medien- und Nachrichtenunternehmen, Berlin.

04/05/2023
Foshnja e lindur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, e cila i mbijetoi një tërmeti masiv, është birësuar nga...
21/02/2023

Foshnja e lindur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, e cila i mbijetoi një tërmeti masiv, është birësuar nga tezja dhe xhaxhai i saj. Mijëra njerëz ofruan që ta adoptonin, por mesa duket foshnja është lënë në duart e të afërmëve pasi humbi nënën si pasojë e tërmetit tragjik mëngjesin e 6 shkurtit. 'Ajo është një nga fëmijët e mi tani. Unë nuk do të bëj dallim mes saj dhe fëmijëve të mi,' u shpreh xhaxhai i saj. Tashmë foshnjës i është vendosur emri i nënës së saj të ndjerë Afraa.

20/02/2023

Maqedonia ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Bexheti: Edukimi ekonomik është nevojë e domosdoshme

KOSOVA 15 VJET SHTETShpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Re...
17/02/2023

KOSOVA 15 VJET SHTET

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.
Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara - UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në deklaratën e nënshkruar nga deputetët pjesëmarrës.
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Pas një kërkese nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një sesion urgjent në pasditen e 17 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, lëshoi një deklaratë asnjanëse duke kërkuar nga të gjitha palët "të përmbahen nga çdo veprim i deklaratave që mund të rrezikojnë paqen, nxisin dhunën ose rrezikojnë sigurinë në Kosovë apo në rajon".

Duke folur në emër të gjashtë vendeve - Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara - ambasadori belg shprehu keqardhjen "se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar"

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin.
Pak para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni joushtarak 2,000 anëtarësh për Sundimin e Ligjit, "EULEX", për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Të gjithë njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan mandatin e EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe pakicën e pesë vendeve të BE që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

15/02/2023

Kodi Penal pëson ndryshime/ Burg për sulmuesit e gazetarëve

Pas dy vitesh pritje, gazetarët kanë pritur që sulmet ndaj tyre të trajtohen si sulm ndaj një zyrtari dhe në këtë mënyrë sulmuesit të marrin dënim me burg. Ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar dje nga deputetët në Kuvendin e RMV-së. Presidenti Stevo Pendarovski është në radhë për nënshkrimin e ndryshimeve ligjore, pas së cilës ato duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe të hyjnë në fuqi.

Sulmuesit e gazetarëve dhe punonjësve të medias do të dënohen me dënim me burg. E njëjta gjë vlen edhe për sulmet dhe kërcënimet ndaj avokatëve dhe punonjësve të shëndetësisë.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, për kërcënimin me jetë të punonjësve të medias, avokatëve dhe punonjësve të shëndetësisë, sulmuesit do të dënohen me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Dhe nëse kërcënimi shkakton një ndjenjë frike ose pasigurie, dënimi mund të arrijë deri në një vit burg. Nëse ndaj këtyre personave ushtrohet dhunë, atëherë dënimi me burg është nga tre muaj deri në tre vjet.

14/02/2023

Derri i egër sulmon skijatorët në Mavrovë

14/02/2023

Mrekullia e vajzes qe u gjend pas tre ditesh nën rrënoja, e ushqyer dhe qe nuk e ndjeu te ftohtin ..

14/02/2023

Turqi, shpëtohet një grua 26-vjeçare nga rrënojat 201 orë pas tërmetit

14/02/2023

Një baba sirian e mbajti vajzën e tij në duar për 3 ditë me radhë deri sa u shpëtuan

14/02/2023

Termeti dridh Shkupin

Një tërmet prej 5.7 ballë sipas Rihterit ka goditur Rumaninë, tërmeti është ndje edhe në vendet fqinje, si Serbi e Bullgari, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Sipas EMSC-së epiqendra e tërmetit është regjistruar në veri të Rumanisë.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo viktima në njerëz.

13/02/2023

GOSTIVARI PËRKUJTON VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË LLASKARCË

MASHALLAH  Karavani i ndihmave humanitare prej Libie drejt Sirisë
12/02/2023

MASHALLAH Karavani i ndihmave humanitare prej Libie drejt Sirisë

Skuadra e ASH-së!
11/02/2023

Skuadra e ASH-së!

Ezeli dhe Halili bëhen bashkë, ndihmojnë të prekurit nga tërmetiMbi 17 mijë viktima është bilanci tragjik nga tërmeti sh...
11/02/2023

Ezeli dhe Halili bëhen bashkë, ndihmojnë të prekurit nga tërmeti

Mbi 17 mijë viktima është bilanci tragjik nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ekipe nga e gjithë bota janë drejtuar drejt Turqisë për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Gjithashtu edhe elita turke, përfshirë këngëtarë dhe aktorë të njohur. Aktori i njohur nga roli në serialin “Ezel” , Kenan İmirzalıoğlu, Kıvanç Tatlıtuğ nga seriali “Halil ve Menkse”, janë bërë bashkë me aktorë të tjerë të estradës turke për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Nismëtari i kësaj nisme është këngëtari i njohur turk, Haluk Levend, i cili ka bërë bashkë dhe ka organizuar aktorët për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Ata kanë ngritur një zyrë koordinimi për të mbledhur dhe blerë ndihma, ku nisin çdo fitë kamionë me ndihma për familjet në juglindje të Turqisë.

Vdes vajza e aktorit turk e cila ndodhej nën rrënoja, trupi i pajetë u gjet 6 ditë pas tërmetitArtisti i teatrit dhe kin...
11/02/2023

Vdes vajza e aktorit turk e cila ndodhej nën rrënoja, trupi i pajetë u gjet 6 ditë pas tërmetit

Artisti i teatrit dhe kinemasë Orhan Aydın njoftoi se vajza e tij Eylem Aydın dhe ish-bashkëshortja e tij Elif Torun Öneren ishin nën rrënojat në Hatay dhe kërkoi ndihmë. Ndërsa ish-bashkëshortja e Aydin mbijetoi, trupi i pajetë i vajzës së tij, Eylem u gjet 6 ditë pas tërmetit.

Orhan Aydın fillimisht njoftoi se nuk mund të kontaktonte vajzën e tij nga llogaria e tij në rrjetet sociale.

“Po mundohemi të arrijmë vajzën time. Ka një masë të madhe betoni sipër dhe poshtë rrënojave. Nuk kam më forcë të duroj, zemra më qan. Duart e mia po dridhen.. Dhimbja dhe pikëllimi im janë të papërshkrueshme. Hajde e dashur…… Rezisto…” tha ai.

Megjithatë, një lajm i keq erdhi. Në ditën e 6-të të tërmetit u gjet trupi i pajetë i Eylem Aydin.

Kryetari i Bashkisë së Maltepesë së Stambollit Ali Kılıç tha: “Nuk mund t’i jepnim një lajm të mirë Orhan Aydin. Më vjen shumë keq. Pas 36 orësh punë të pandërprerë, vajza e tij e çmuar Eylem Şafak Aydın u nxor nga rrënojat. Ngushëllimet tona.”

O Allah na Ndihmo Foshnja 10-ditëshe e kaloi gjysmën e jetës së saj nën gërmadha. Një foshnjë e lindur 10 ditë më parë ë...
11/02/2023

O Allah na Ndihmo Foshnja 10-ditëshe e kaloi gjysmën e jetës së saj nën gërmadha. Një foshnjë e lindur 10 ditë më parë është shpëtuar, pasi kaloi pothuajse gjysmën e jetës së saj nën rrënoja. Yagiz Ulas dhe nëna e saj u nxorën nga rrënojat në Hatay pas pesë ditësh.

Adresse

Berlin
102

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Zëri Hamburgut erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Videos

Teilen