10/04/2026
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe një mbështetës i palëkundur i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Për dekada me radhë, ai ishte një mik i sinqertë i popullit shqiptar. Me përkushtim dhe guxim politik, Engel ngriti zërin në momentet më të vështira, duke lobuar për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë dhe për njohjen e të drejtës së saj për të qenë e lirë dhe sovrane. Ai nuk ishte vetëm një politikan, por një mik i vërtetë që qëndroi pranë Kosovës në kohën kur ajo kishte më së shumti nevojë.
Fjalët e tij të paharrueshme – “Unë nuk jam shqiptar, por e ndiej veten të tillë” – mbeten dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit të tij ndaj popullit tonë.
Sot, Kosova dhe mbarë kombi shqiptar përulen me mirënjohje dhe respekt para veprës së tij. Kontributi i Eliot Engel do të mbetet i gdhendur përgjithmonë në historinë e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
🕊️ Lavdi kujtimit të tij!
🇺🇸🇽🇰 Faleminderit për gjithçka, mik i përjetshëm i Kosovës.