14/06/2026
Katy Perry performon në “Sunny Hill Festival”
Këngëtarja e famshme amerikane, Katy Perry do të performojë në edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill Festival” që mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Prishtinë, njoftojnë mediat. Ajo do të jetë një nga emrat kryesorë të programit.
Turneu festivalor i Perry-t përfshin disa nga ngjarjet më të njohura muzikore në Spanjë, Portugali, Belgjikë, Francë, Itali dhe Maltë, ndërsa ndalesa në Kosovë vjen si një nga pikat kulmore të verës së saj evropiane.
Përfshirja e “Sunny Hill Festival” në agjendën zyrtare të një prej emrave më të njohur të muzikës po tregon ndikimin në rritje të festivalit kosovar në skenën ndërkombëtare.