fieritv.com

fieritv.com Portal Podcast

06/08/2025
Teknologjia 😂😂😂
06/08/2025

Teknologjia 😂😂😂

Qeni dhe ujku po bisedonin, kur ujku e pyeti:– Kushëri, si i sheh njerëzit?Qeni u përgjigj:– Është e çuditshme… kur urre...
06/08/2025

Qeni dhe ujku po bisedonin, kur ujku e pyeti:

– Kushëri, si i sheh njerëzit?

Qeni u përgjigj:

– Është e çuditshme… kur urrejnë dikë, thonë: “qen bir qeni”.

Ujku vazhdoi:

– A i ke kafshuar ndonjëherë fëmijët e tyre?

Qeni u përgjigj me vendosmëri:

– Jo, kurrë!

Ujku: – A i ke tradhtuar?

Qeni: – Asnjëherë!

Ujku: – Po sikur t’i sulmojë dikush, a do t’i mbrosh?

Qeni: – Pa dyshim, edhe me jetën time!

Ujku e pyeti sërish:

– E si e quajnë njerëzit një burrë të zgjuar dhe të guximshëm?

Qeni: – Thonë se është si ujk!

Ujku buzëqeshi hidhur dhe shtoi:

– Unë u kam sulmuar fëmijët, u kam therur bagëtitë, më druhen… dhe prapë më quajnë hero!
Dëgjo, kushëri: disa njerëz adhurojnë xhelatët dhe armiqtë e tyre, ndërsa përçmojnë të mirët dhe besnikët.

Këta janë njerëzit…

Një pemë e rritur mund të lëshojë 380 litra avull uji çdo ditë, duke freskuar ambientin përreth si 5 deri në 8 kondicion...
05/08/2025

Një pemë e rritur mund të lëshojë 380 litra avull uji çdo ditë, duke freskuar ambientin përreth si 5 deri në 8 kondicionerë dhe duke ndihmuar në uljen e temperaturave në qytete me 2 deri në 4°C.🌳🌡️

Pemët nuk janë vetëm të bukura por ato janë kondicionerët natyrorë të ajrit. Një pemë e rritur mund të lëshojë deri në 380 litra avull uji në ditë, duke freskuar në mënyrë të heshtur dhe të qëndrueshme ajrin përreth. Është njësoj si të funksiononin disa kondicionerë njëherësh, pa energji elektrike dhe pa zhurmë.

Në qytetet që përvëlojnë nga vapa, pemët bëjnë shumë më tepër se sa të ofrojnë hije. Ato transformojnë lagje: ulin temperaturat urbane me disa gradë, reduktojnë ndotjen dhe sjellin qetësi atje ku mbizotëron betoni. Shpesh harrojmë që jemi ende pjesë e një ekosistemi dhe pemët janë çelësi i këtij ekuilibri.

Kur mbjellim dhe mbrojmë pemët, nuk po e zbukurojmë thjesht lagjen por po i japim të ardhmes sonë një mundësi për të mbijetuar. 🌱

Aksident në seri në aksin Lushnje-Fier. Përfshihen 5 automjete dhe një autobot5 Gusht 2025 – Aksident zinxhir në autostr...
05/08/2025

Aksident në seri në aksin Lushnje-Fier. Përfshihen 5 automjete dhe një autobot

5 Gusht 2025 – Aksident zinxhir në autostradë, dy të plagosur dhe dëme të mëdha materiale

Një aksident i rëndë me përfshirjen e disa mjeteve është regjistruar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Durrës, pranë zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe një autobot, çka ka shkaktuar përplasje të forta dhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë, kanë bërë sigurimin e zonës dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lëvizja në segmentin ku ndodhi ngjarja ka pasur vonesa të përkohshme për shkak të grumbullimit të automjeteve, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar në drejtim të mjetit dhe respektim të rregullave të qarkullimit.

🌅🧡
05/08/2025

🌅🧡

Stuhia e shiut kthen disa rrugë të Vlorës në ‘Venecia’Vlora është përfshirë këtë të martë nga një stuhi e fortë, e shoqë...
05/08/2025

Stuhia e shiut kthen disa rrugë të Vlorës në ‘Venecia’

Vlora është përfshirë këtë të martë nga një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje shiu me intensitet të lartë.

Reshjet kanë përfshirë të gjithë qytetin, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke detyruar pushuesit të largohen nga plazhet.

Disa rrugë të qytetit janë përmbytur teksa uji ka vërshuar edhe brenda bizneseve.

05/08/2025

Pamje spektakolare nga natyra shqiptare vijnë këtë herë nga liqeni i Gramozit, ku një grup motoristësh të apasionuar pas motocross-it janë ngjitur në një aventurë sfiduese në lartësitë e malit të Gramozit, mbi 2400 metra mbi nivelin e detit.

Të ardhur nga disa qytete të Shqipërisë, këta sportistë dhe aventurierë kanë sfiduar terrener të vështirë malor, duke i dhënë një tjetër dimension turizmit sportiv dhe eksplorues në këtë zonë të egër e ende pak të prekur nga ndërhyrja njerëzore.

Ky aktivitet jo vetëm promovon natyren e rrallë dhe të virgjër të Gramozit, por edhe nxit turizmin aventuresk dhe sportiv, një formë që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në vend. Lartësitë e Gramozit dhe panoramat përreth liqenit ofrojnë një sfond të jashtëzakonshëm për motoristët, duke i bërë këto ngjitje një përvojë të paharrueshme.

Motorcross-i në terrene të tilla kërkon durim, teknikë dhe përgatitje fizike, por për shumë prej pjesëmarrësve, sfida është një mënyrë për të përjetuar Shqipërinë ndryshe – në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën dhe adrenalinën.

Shpërthen bombola e gazit në Kolonjë, dëmtohet një burrëKOLONJË- Një bombolë ka shpërthyer në ditën e sotme në Kolonjë. ...
05/08/2025

Shpërthen bombola e gazit në Kolonjë, dëmtohet një burrë

KOLONJË- Një bombolë ka shpërthyer në ditën e sotme në Kolonjë. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një 67-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit

Vetëplagoset bariu në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spitalNjë person është plagosur me armë zjarri në fshatin Bolene të...
05/08/2025

Vetëplagoset bariu në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Bolene të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.

Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me vetëplagosje apo rrethana të tjera.

Rrufeja i merr jetën një burri në PogradecPogradec/ Goditet nga rrufeja gjatë kohës që ruante bagëtitë, humb jetën një 4...
05/08/2025

Rrufeja i merr jetën një burri në Pogradec

Pogradec/ Goditet nga rrufeja gjatë kohës që ruante bagëtitë, humb jetën një 47-vjeçar në Velçan

Pogradec – Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Velçan të Pogradecit. Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç, i cili po ruante bagëtitë në momentin e ngjarjes.

Burime paraprake bëjnë me dije se nga rrufeja kanë ngordhur gjithashtu rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when fieritv.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to fieritv.com:

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Contact The Business
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share

Hisoriku

historiku