14/08/2022
Një i dënuar me vdekje, përpara ekzekutimit kërkon si dëshirë të fundit një letër dhe një stililaps. Pasi shkroi për disa minuta, i kërkoi rojes së burgut që letrën e shkruar t'ja jepte të ëmës.
Dhe ai i shkruante:
"Nënë, nëse do të kishte drejtësi në këtë botë, sot nuk do isha i dënuar vetëm unë. Je edhe ti fajtore për jetën që po humb sot.
Të kujtohet kur i vogël, i vodha biçikletën një fëmije dhe e solla në shtëpi? Ti e fshehe që babi të mos më dënonte.
Të kujtohet kur i vodha portofolin tezes? Ti përsëri më fale, madje me ato parà më bleve tutat që më pëlqenin në qendrën tregtare, sepse unë qaja se I doja
Të kujtove kur u zure keq me babin për mua dhe ai u detyrua të ikte nga shtëpia? Ai thjesht po më qortonte pasi kisha kopjuar në një provim dhe në fund më përjashtuan edhe nga shkolla.
Ti për mua u sule kundër të gjithëve: babit, mësuesve, shokëve dhe unë u bëra një i përkëdhelur keqbërës.
Nënë, unë isha një fëmijë që duhesha korrigjuar dhe jo të më aprovoje gjithçka që bëja... por sidoqoftë, të kam falur për të gjitha!
Të lutem nënë, bëj që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër, sepse është përgjegjësia e tyre nëse fëmijët sillen mirë ose keq.
Kushdo që nuk i flet apo qoftë dhe nuk e dënon fëmijën për një sjellje të caktuar, nuk e do atë. Nëse edukon fëmijët, nuk ka nevojë të dënosh të rriturit!
Faleminderit nënë që më dhe jetën dhe faleminderit që ma more..."