Endrit Januzaj

Endrit Januzaj Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Endrit Januzaj, Digital Creator, 70197, Stuttgart.

03/09/2025

1️⃣6️⃣-shi i Listës Fituese të AAK-së, Mentor Januzaj ✅

Mentor Januzaj vjen nga fshati Isniq.
Është Magjistër i Shkencave Ekonomike, me mbi 10 vite përvojë në sektorin privat të financave dhe kontabilitetit. Është i angazhuar në shumë biznese vendore si kontabilist dhe këshilltar financiar, duke dëshmuar integritet, profesionalizëm dhe transparencë.

Përveç përvojës profesionale, Mentor Januzaj ka qenë gjithmonë i angazhuar në aktivitete të ndryshme. Rrugëtimi i tij si student nuk ishte vetëm mësim, por edhe angazhim për ta bërë zërin studentor-rinor vendimmarrës në udhëheqjen e Universitetit në Pejë. Gjatë kësaj kohe ka ushtruar detyrat:
• Senator në Universitetin “Haxhi Zeka” si përfaqësues i studentëve;
• Kryetar i Këshillit Studentor në Fakultetin e Biznesit, Pejë;
• Anëtar i Këshillit Drejtues të Fakultetit të Biznesit;
• Themelues i Unionit Studentor “Haxhi Zeka”;
• Themelues i Klubit Skitar “Mariashi” në Deçan – një iniciativë për promovimin e sportit dhe turizmit dimëror në Bjeshkët e Belegut;
• Aktivist i palodhshëm për zhvillimin e rinisë dhe nismave kreative në zonën tonë.

Angazhimi i tij i vazhdueshëm në aktivitete rinore, akademike dhe qytetare ka formuar një profil të fuqishëm dhe të besueshëm, duke i dhënë Mentor Januzajt aftësinë dhe përvojën për vendimmarrje të qëndrueshme, udhëheqje të drejtë dhe qasje të ndershme e transparente në çdo proces.

Mentor Januzaj – Një zë i ri për Deçanin, një kandidat me dije, përvojë dhe vullnet të sinqertë për të përfaqësuar denjësisht interesin e qytetarëve të komunës sonë.

Aleanca e ka nder të ketë pjesë të listës fituese një kuadër si ai. Isniqi e ka nder ta ketë përfaqësues dhe Kuvendi Komunal ka nevojë për kontributin e tij!

Urime, suksese e fitore Mentor! 1️⃣6️⃣✅




Adresse

70197
Stuttgart
70197

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Endrit Januzaj erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Endrit Januzaj senden:

Teilen

Kategorie