Shekulli.info

Shekulli.info Informohu i pari me lajmin e fundit!

Osmani takohet me përfaqësues të komunitetit kulturor: Fushë Kosova ka potencial të madh kulturorKandidati i LDK-së për ...
08/10/2025

Osmani takohet me përfaqësues të komunitetit kulturor: Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani është takuar me përfaqësues të komunitetit kulturor të kësaj komune.

Osmani ka shkruar se kanë diskutuar për “rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror, sfidat e artistëve dhe mënyrat për të mbështetur krijimtarinë vendore”.

Postimi:

Sonte zhvilluam një takim të vlefshëm me përfaqësues të komunitetit kulturor të Fushë Kosovës. Diskutuam për rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror, sfidat e artistëve dhe mënyrat për të mbështetur krijimtarinë vendore.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkushtimin ndaj vlerave kulturore që pasurojnë komunën tonë.

Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor – së bashku do ta kthejmë në forcë zhvillimi për qytetin tonë.

Osmani: Vuçiq beson që mund ta kërcënojë Turqinë, ashtu siç bën me vendet fqinje – Erdogan, njeri i fjalës, ka treguar k...
08/10/2025

Osmani: Vuçiq beson që mund ta kërcënojë Turqinë, ashtu siç bën me vendet fqinje – Erdogan, njeri i fjalës, ka treguar kujdes për rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili sipas saj po sulmon Turqinë – një shtet anëtar të NATO-s që po ndihmon në mbrojtjen e paqes në rajon.

Osmani ka theksuar se ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për lidershipin e tij në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiq po ndjek një rrugë të kundërt duke kërcënuar Turqinë.

“Jam krenare që kam bashkëpunuar ngushtë me Presidentin Erdogan, një njeri fjale që gjithmonë ka treguar kujdes të sinqertë për popujt e rajonit tonë dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin dhe sigurinë. Vuçiq, ndërkohë, duket se beson se mund të kërcënojë një shtet të madh të NATO-s ashtu siç kërcënon vendet fqinje,” ka shkruar Osmani në rrjetin X.

Ajo e ka akuzuar presidentin serb se në vend që të bashkëpunojë me aleatët e NATO-s, po thellon partneritetet me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse sipas standardeve të saj, për të garantuar paqe e stabilitet për popullin tonë. Vuçiq duhet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë fqinjët e tij,” shtoi Osmani në X.

Në fund, ajo e përfundoi reagimin e saj me një falënderim në turqisht për Presidentin Erdogan dhe popullin turk: “Faleminderit President Erdoğan dhe popullit vëlla të Turqisë; që na ndihmoni të mbrojmë paqen dhe që gjithmonë qëndroni në krah të popullit të Kosovës. Uroj që lidhja jonë e fortë të jetë e përhershme.”

Abdixhiku ankohet se Valon Syla bullizoi Përparim RamënKreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, krit...
08/10/2025

Abdixhiku ankohet se Valon Syla bullizoi Përparim Ramën

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, kritikoi ‘disa media’ e disa ‘komentatorë politik’ se paskan ulur nivelin e diskursit publik politik, transmeton Gazeta Metro.

Liderit të LDK’së iu tërhoq vërejtja nga panelistët prezent se diskursi i tij përjashtues e i ngjashëm me të Vetëvendosjes nuk është i përshtatshmi.

Abdixhiku insistoi se kritika e Valon A. Syla në Pressing të T7 për Përparim Ramën na qenka “përqeshje dhe bullizim”.

U insistua nga Kërquki se qasja e tij ndaj studiove dhe diskualifikimi i disa prej tyre apo analistëve të caktuar nuk është e duhura./gazetametro.net

Shaqir Totaj merr mbështetjen e sportistëve dhe shoqatave kulturore e artistike të PrizrenitKryetari i Prizrenit, Shaqir...
08/10/2025

Shaqir Totaj merr mbështetjen e sportistëve dhe shoqatave kulturore e artistike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar kontributin e madh të të rinjve, sportistëve dhe organizatave kulturore gjatë mandatit të parë të qeverisjes së tij, duke theksuar se përkushtimi i tyre ka qenë thelbësor për gjallërimin e jetës në qytet.

“Të rinjtë, sportistët dhe organizatat kulturore kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë mandatit tonë katërvjeçar. Ne çdo vit e kemi shtuar mbështetjen për ta dhe do të vazhdojmë ta rrisim përkrahjen për të gjithë ata që kanë ndikuar në fuqizimin e jetës kulturore, sportive e edukative në Prizren" - tha Kryetari Totaj.

Ai shtoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me komunitetin rinor dhe atë kulturor e sportiv do të mbetet prioritet edhe në mandatin e ardhshëm.

“Sonte, bashkë me ta, u mblodhëm për t’i kremtuar sukseset e shumta dhe u zotuam se në mandatin e dytë do ta ngrisim në nivel tjetër atmosferën e bukur të Prizrenit, duke e mbajtur të gjallë energjinë rinore, kulturore e sportive gjatë gjithë vitit" - theksoi Totaj.

Ai përfundoi se ky është vetëm fillimi i një faze të re të zhvillimit kulturor e social të Prizrenit, qytetit që po e kthen identitetin e vet si qendër e artit, sportit dhe energjisë rinore në Kosovë.

A***n Tahiri: Synim kam t’i bashkojë të gjithë qytetarët e Mitrovicës, jo vetëm votuesit e një partieKandidati i PDK-së ...
08/10/2025

A***n Tahiri: Synim kam t’i bashkojë të gjithë qytetarët e Mitrovicës, jo vetëm votuesit e një partie

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, A***n Tahiri, ka deklaruar se në garën për zgjedhjet lokale synon të jetë kandidati i të gjithë qytetarëve, pa dallime politike.

Ai në Debat Plus, tha se dëshiron ta bashkojë Mitrovicën përtej ndarjeve partiake dhe ta kthejë fokusin tek qytetari.

Ai theksoi se fokus i tij do të jenë projektet strategjike për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është garë interesante në Mitrovicë, synimi im është t’i bashkojë të gjithë qytetarët. Jo vetëm votuesit e një subjekti politik, dua ti respektoj të gjithë. Është një garë përtej partive politike, është një garë për qytetin me qytetarët dhe e kam edhe dëshirën edhe ambicien edhe motivin që secilën ditë të punojmë maksimalisht në Mitrovicë në mënyrë që të ketë projekte kapitale të rëndësishëm që do ta bëjnë krenare dhe të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

08/10/2025

Idrizi: Nga premtimi në realitet: Vushtrria inauguron Sheshin “Adem Jashari” dhe Parkingun Nëntokësor

Vushtrria ka marrë sot një pamje të re me përurimin e njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të qeverisjes lokale – Sheshin “Adem Jashari” dhe Parkingun Nëntokësor.

Kryetari aktual i komunës dhe kandidati për një mandat të ri katërvjeçar, Ferit Idrizi, e cilësoi këtë projekt si dëshmi konkrete të punës së bërë dhe të vizionit për një qytet modern, funksional dhe të denjë për qytetarët.

“Sot përuruam një nga projektet më të mëdha të qeverisjes lokale në historinë e Vushtrrisë, që e ndryshon pamjen e qytetit tonë — Sheshin ‘Adem Jashari’ dhe Parkingun Nëntokësor. Kjo hapësirë është ndërtuar me kujdes dhe përkushtim që nga dita e parë e mandatit. Ky është vizioni ynë për Vushtrrinë: një qytet që ecën përpara me punë të ndershme dhe projekte transformuese”, tha Idrizi.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe durimin gjatë realizimit të projektit, duke theksuar se puna nuk ndalet këtu:

“Faleminderit nga zemra gjithë qytetarëve për durimin dhe mbështetjen. Vazhdojmë me punë të mëdha edhe në mandatin e ri.”

Sheshi “Adem Jashari” dhe parkingu nëntokësor pritet të shërbejnë si qendra të reja urbane të Vushtrrisë, duke i dhënë qytetit një identitet më bashkëkohor dhe duke lehtësuar dukshëm qarkullimin dhe shërbimet për qytetarët dhe vizitorët.

Tragjike: 19-vjeçari humb jetën pas 14 ditësh luftë për jetë nga plagët e marra në aksidentNjë ngjarje e rëndë ka trondi...
08/10/2025

Tragjike: 19-vjeçari humb jetën pas 14 ditësh luftë për jetë nga plagët e marra në aksident

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjakovën.

Më 8 tetor 2025, rreth orës 13:45, nga QKUK-ja është njoftuar se Emiriton Kryeziu, 19-vjeçar, ka ndërruar jetë, pas 14 ditësh luftë për jetë, si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e rëndë që kishte ndodhur më 24 shtator 2025, në lagjen Brekoc të qytetit, përballë varrezave.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00, kur Qazim Morina, duke drejtuar automjetin Opel Zafira, nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kishte humbur kontrollin mbi veturën, e cila kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur fillimisht në shtyllë elektrike, e më pas në mur betoni.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, tre persona kishin pësuar lëndime të rënda: Emiriton Kryeziu – i cili sot ndërroi jetë në QKUK, F.K. dhe E.B. – të cilët kanë marrë lëndime trupore dhe janë trajtuar në spital.

Ka një javë që familja Sylaj nga Rakoshi i Istogut ka mbetur pa kulm mbi kokë. Një zjarr i shkaktuar nga defekti elektri...
08/10/2025

Ka një javë që familja Sylaj nga Rakoshi i Istogut ka mbetur pa kulm mbi kokë. Një zjarr i shkaktuar nga defekti elektrik i ka lënë pesë anëtarët e familjes pa zgjidhje në mot të ftohët dhe në prag të dimrit.

Solidarizimi në kohë të vështira është një virtyt i joni si komb, prandaj të gjithë ngapak mund të ndihmojmë familjen Syla.

Për kontributesit nga diaspora numri është ky:

XK051706018502847061

Për kontribuesit nga Kosova numri është ky:

1706018502847061

Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tijPresidenti i FIFA-s Gianni Infant...
08/10/2025

Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tij

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku u dekorua me “Medaljen e Nderit” nga presidentja Vjosa Osmani.Lidhur me këtë vizitë, ka shkruar kryetari i FFK-së Agim Ademi.Ademi tha se kjo vizitë nuk ishte thjeshtë protokollare, por plot emocion e simbolikë, sepse Kosova dhe futbolli ynë janë thellësisht të lidhur me udhëheqjen e tij.“Në Kongresin e parë të tij si President i FIFA-s, më 13 maj 2016, Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit, andaj sot kur e mirëpritëm sërish në tokën dardane, kishim ndjenjën e krenarisë për atë çfarë kemi arritur, por edhe shprehëm mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të FIFA-s në ngritjen e futbollit tonë”, tha Ademi transmeton Klankosova.tv.Ai theksoi se presidenti Infantino e quajti Kosovën si shtëpinë e tij dhe na inkurajoi të investojmë në rininë dhe sportin tonë.“Jemi të lumtur që Kosova dhe futbolli i saj ka fituar miq të tillë si Infantino. Mirupafshim President! Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj!”, deklaroi ai.

Dronët kamikazë të FSK-së, Osmani: Vuçiq beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si TurqiaPresidentja e Re...
08/10/2025

Dronët kamikazë të FSK-së, Osmani: Vuçiq beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas reagimit të ashpër të këtij të fundit ndaj Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan në lidhje me sh*tjen e dronëve në Kosovë.Në një shkrim në X, Osmani theksoi se në të njëjtën ditë kur ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte lavdëruar Turqinë dhe Presidentin Rexhep Taip Erdogan për “udhëheqje të jashtëzakonshme në promovimin e paqes globale”, Vuçiq “pa turp po sulmon Turqinë — një shtet anëtar të NATO-s që po ndihmon në mbrojtjen e paqes”.“Në të njëjtën ditë kur Presidenti Trump lavdëroi Turqinë dhe Presidentin Erdoğan për udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiç po sulmon pa turp Turqinë — një vend që, si anëtar i NATO-s, po na ndihmon të mbrojmë paqen.Jam krenare që kam punuar ngushtë me Presidentin Erdoğan, një njeri fjale, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë popujt e rajonit tonë dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe paqes. Ndërkohë, Vuçiç duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia, ashtu siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai përparon në bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin.Ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s, për të siguruar paqe dhe stabilitet për popullin tonë dhe për të kontribuar aktivisht në sigurinë kolektive. Vuçiç do të duhej të bënte të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por, për mendjen e tij hegjemone, e mbetur në të kaluarën dhe e fiksuar pas ngacmimit të të tjerëve, një nivel i tillë pjekurie duket i paarritshëm.”

Në Vushtrri u përurua parkingu nëntokësor, kryetari Idrizi: Kryevepër e qytetit, bashkohen modernja dhe klasikjaVushtrri...
08/10/2025

Në Vushtrri u përurua parkingu nëntokësor, kryetari Idrizi: Kryevepër e qytetit, bashkohen modernja dhe klasikja

Vushtrri u përurua parkingu nëntokësor. Kryetari i kësaj komune dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat në këtë post në zgjedhjet e 12 tetorit, Ferit Idrizi, tha se ky projekt është kryevepër e Vushtrisë dhe e transformon këtë qytet, raporton Ekonomia Online.“Është një moment i veçantë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë. I janë gëzuar këtij projekti. Është një nga projektet më domethënëse. Prej fillimit e kam quajtur si kryevepër të qytetit të Vushtrrisë dhe transformim të qytetit, ku do të bashkohen modernja dhe klasikja. Sot përuruam parkingun nëntokësor, një parking modern që i plotëson të gjitha standardet bashkë me sheshin e qytetit dhe po ashtu ngritëm këtu në këtë shtizë të bukur edhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që qëndron këtu pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari. Investimi komplet i Komunës është 2 milionë e 700 mijë euro, por pjesa e dytë do të vazhdojë deri te galeria, deri në fund të shesh*t”, tha kryetari Idrizi.

LAJMI I FUNDIT: Policia nuk i lejon hyrjen në Kosovë këngëtares serbe e ftuar nga Lista Serbe për koncertin në veri
08/10/2025

LAJMI I FUNDIT: Policia nuk i lejon hyrjen në Kosovë këngëtares serbe e ftuar nga Lista Serbe për koncertin në veri

Adresse

Stuttgart

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Shekulli.info erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen