JOQ Albania

JOQ Albania Zëri juaj. Historia juaj. Shtëpia juaj. 📱
Whatsapp: 069 92 99 998 ✍️ Nga vijnë materialet? Nga ju dhe komuniteti. Ndalohen gjuha dhe fjalori i pisët
5.

Krijuar më 5 shkurt 2010, JOQ Albania është platforma më e madhe e lajmeve unike, argëtuese dhe sociale në hapësirën shqipfolëse. Përveç kësaj, ne lundrojmë kudo ku ka shqiptarë dhe ju sjellim nga andej më të mirën duke argëtuar qindra mijëra vizitorë në ditë. Të gjitha materialet tuaja janë të mirëpritura dhe ne do të vendosim nëse janë të denja apo jo për tu ndarë me të tjerët. Gjithashtu, JOQ Albania funksionon si një rregullator për jetën tuaj, duke promovuar dukuritë pozitive dhe denoncuar ato negative. Ne do të lidhemi me ju, t'ju përfshijmë dhe me shpresë herë pas herë, të ndryshojmë jetën tuaj. Për reklama, sugjerime, kërkesa apo ankesa na kontaktoni me anë të postës elektronike: [email protected]. Videot më interesante i gjeni gjithashtu edhe ne kanalin tonë në youtube: www.youtube.com/joqalbania

© Official Instagram: http://instagram.com/joqalbania

© Official Twitter
https://twitter.com/joqalbania

Për marketing na shkruani në: [email protected] dhe për informacione shtesë mund të na i dërgoni në: [email protected]

VËMENDJE!!! Ekipi i JOQ Albania mirëpret përshtypje të ndryshme mbi mbulimin tonë të informacionit. Por duhet të keni parasysh këto rregulla para se të hyni në faqen tonë:
1. Ndalohen sulmet personale apo fjalori ofendues mbi ndjekësit e tjerë të JOQ apo stafit tonë
2. Ndalohen ngacmimet e çfarëdo lloji apo "tallja"
3. Ndalohen komentet raciste apo të tjera që nxisin sharje
4. Ndalohet parullat politike
6. Ndalohen reklamat
7. Ndalohen spam-et apo komentet falso
8. Ndalohen materialet që kanë si synim shpifjen
9. Ndalohet postimi i detajeve personale, si adresat e shtëpive apo numrat e telefonit
10. Ndalohen përmbajtjet eksplicite ose pornografike

Ekipi ynë gëzon të drejtën të fshijë komente, si dhe të bashkëpunojë me autoritetet nëse besojmë se ekziston kërcënim i drejtpërdrejtë për stafin ose ndjekësit tanë. Së fundmi, ekipi do i bëjë “BAN” përdoruesve, të cilët vazhdimisht postojnë përmbajtje të pakëndshme. Komentet dhe pikëpamjet e lëna nga komentuesit mbi lajmet tona nuk përfaqësojnë pikëpamjen e JOQ Albania. Ne rezervojmë të drejtën për të mbledhur, kuruar, redaktuar, ripostuar informacion dhe ndryshe veprojmë me çdo koment të postuar nga përdoruesit në faqen tonë. Me respekt, stafi i JOQ Albania.

17/09/2026

Një taksist nga Elbasani ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas tij, ka ndodhur gjatë punës dhe që e ka bërë të dyshojë se është mashtruar.

Sipas denoncuesit, një i ri e kishte telefonuar për ta transportuar drejt një farmacie. Pasi mbërritën, i riu i ka kërkuar 30 mijë lekë të vjetra, duke i thënë se nuk i mjaftonin paratë për të blerë ilaçet që i nevojiteshin.

Duke besuar te arsyeja e paraqitur, ai thotë se vendosi t’ia jepte shumën. Por, sipas tij, i riu u largua dhe nuk u kthye më. Denoncuesi pretendon gjithashtu se telefoni i të riut është fikur dhe nuk ka mundur ta kontaktojë më.

Në redaksi janë dërguar edhe pamje nga kamera e mjetit, ku shihet i riu teksa i afrohet automjetit, pak para momentit kur, sipas denoncuesit, i ka kërkuar paratë. Momenti i dhënies së shumës nuk është filmuar, ndaj kjo pjesë mbetet në dëshminë e tij.

Taksisti thotë se nuk ka bërë ende kallëzim në polici, por i ka bërë thirrje të riut që t’i kthejë paratë, duke paralajmëruar se në të kundërt do t’i drejtohet autoriteteve.

“Dua të m’i sjellë lekët pa shkuar të bëj kallëzim në polici”, shprehet ai, duke kërkuar që personi në pamje të identifikohet dhe rasti të sqarohet.

Nëse pretendimet e denoncuesit rezultojnë të sakta, rasti ngre shqetësim edhe për mënyrën se si mund të shfrytëzohet gatishmëria e dikujt për të ndihmuar një person që pretendon se ndodhet në vështirësi. Për çdo përgjegjësi të mundshme, mbetet e nevojshme verifikimi i rastit nga autoritetet.

17/09/2026

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentet e para të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e 16 shtatorit në Sarandë, ku tre të rinj mbetën të plagosur.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores. Sipas raportimeve, në konflikt u përfshinë disa të rinj dhe përplasja përshkallëzoi, duke lënë të plagosur vëllezërit Elidon Shukulli, 24-vjeç, Mario Shukulli, 20-vjeç, si dhe 19-vjeçarin Andi Saliaj.

Të tre u dërguan në Spitalin e Sarandës, ndërsa Elidon Shukulli u nis drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Pamjet janë publikuar nga avokati Arben Llangozi, i cili thotë se ato tregojnë nisjen e përplasjes dhe momentet kur debati mes të rinjve kalon në konflikt fizik. Përshkrimi i tij për dinamikën e fillimit të sherrit përkon me atë që duket në video.

Sipas të dhënave të publikuara për ngjarjen, policia ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22-vjeç, dhe Andi Saliajn, 19-vjeç, ndërsa Eduard Bajrami, 19-vjeç, është shpallur në kërkim. Ndaj tyre janë referuar veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Nga të dhënat paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

Ndërkohë, pamjet e publikuara nga avokati janë vetëm pjesa e parë e konfliktit. Në një video të dytë, përplasja zhvendoset brenda ambientit të lokalit dhe situata përshkallëzon më tej.

Një debat mes të rinjsh, që në pak çaste kthehet në dhunë dhe përfundon me tre persona të plagosur, tregon edhe një herë se sa shpejt mund të dalë një konflikt jashtë kontrollit.

This publication is an informative report on a real-life incident. The content may be sensitive to some viewers, but it is not intended to encourage, promote, or glorify violence or harm in any form. As an independent media platform, we share this material solely in the interest of transparency and public awareness.

Tensionet e protestës së sotme janë zhvendosur mbrëmjen e sotme para ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi qy...
17/09/2026

Tensionet e protestës së sotme janë zhvendosur mbrëmjen e sotme para ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi qytetarë të shumtë janë grumbulluar aty në shenjë proteste kundër shoqërimit të disa aktivistëve.

Tensionet e protestës së sotme janë zhvendosur mbrëmjen e sotme para ambienteve të Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi qytetarë të shumtë janë grumbulluar aty në shenjë proteste kundër shoqërimit të disa aktivistëve. Turma e revoltuar ka rrethuar godinën e...

17/09/2026

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një banore e Pogradecit, e cila ngre shqetësimin për sjelljen e dy adoleshentëve ndaj një të moshuari që, sipas saj, është i sëmurë.

Në videon e dërguar në redaksi shihen dy adoleshentët pranë të moshuarit, ndërsa nga pamjet duket se ata qëndrojnë pranë tij dhe ndërveprojnë në një mënyrë që, sipas denoncueses, synon ta bezdisë dhe ta acarojë. Më pas, të rinjtë duket se e filmojnë me telefon, ndërsa largohen me vrap në momentin kur i moshuari ngrihet.

“Një rast shqetësues në Pogradec, dy adoleshentë ngacmojnë dhe i bëjnë video një plak të sëmurë. U informova se është rast i përsëritur. Jam banore e zonës”, shkruan qytetarja.

Nëse ajo që pretendohet është e vërtetë, bëhet fjalë për një sjellje që nuk mund të konsiderohet “shaka”. Një person i moshuar, veçanërisht kur është i sëmurë apo i pambrojtur, nuk duhet të kthehet në objekt talljeje, provokimi apo videoje për argëtimin e të tjerëve.

Telefonat dhe rrjetet sociale nuk duhet të shndërrohen në arsye për të poshtëruar apo shqetësuar dikë. Një video mund të zgjasë disa sekonda, por për personin që përjeton atë moment, pasojat emocionale mund të jenë shumë më të gjata.

Prindërit dhe të rriturit kanë gjithashtu një rol të rëndësishëm për t’u mësuar të rinjve se respekti ndaj të moshuarve dhe ndaj çdo personi tjetër nuk është një zgjedhje, por një vlerë bazë njerëzore.

JOQ Albania sjell denoncimin për të sensibilizuar dhe për të kërkuar që raste të tilla të mos normalizohen si “shaka”. Nëse rasti është i përsëritur, siç pretendohet nga denoncuesja, institucionet dhe familjet duhet të interesohen për të parandaluar që një sjellje e tillë të vijojë.

Protestuesit janë mbledhur sot para Kryeministrisë në Tiranë në atë që shënon protestën e 110-të radhazi kundër klasës s...
17/09/2026

Protestuesit janë mbledhur sot para Kryeministrisë në Tiranë në atë që shënon protestën e 110-të radhazi kundër klasës së vjetër politike.

Protestuesit janë mbledhur sot para Kryeministrisë në Tiranë në atë që shënon protestën e 110-të radhazi kundër klasës së vjetër politike. Tubimi ka nisur me mbërritjen e pjesëmarrësve dhe fjalimet e mbajtura nga organizatorët dhe përfaqësuesit e protestës, të cilët...

Policia Kombëtare e Spanjës ka ekzekutuar një superoperacion, duke shkatërruar një nga organizatat më të rrezikshme krim...
17/09/2026

Policia Kombëtare e Spanjës ka ekzekutuar një superoperacion, duke shkatërruar një nga organizatat më të rrezikshme kriminale me origjinë shqiptare, e cila vepronte kryesisht në zonën e Costa del Sol dhe kishte ngritur bazën e saj logjistike në Katalonjë.

Policia Kombëtare e Spanjës ka ekzekutuar një superoperacion, duke shkatërruar një nga organizatat më të rrezikshme kriminale me origjinë shqiptare, e cila vepronte kryesisht në zonën e Costa del Sol dhe kishte ngritur bazën e saj logjistike në Katalonjë. Ky...

Një tjetër procedurë prokurimi publik e fshehur pas fasadës së "gjelbërimit" dhe "mbrojtjes së mjedisit" ngre dyshime të...
17/09/2026

Një tjetër procedurë prokurimi publik e fshehur pas fasadës së "gjelbërimit" dhe "mbrojtjes së mjedisit" ngre dyshime të forta për abuzim me fondet publike dhe kufizim të garës. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Bashkia Shkodër, e cila ka mbyllur procedurën për blerjen e automjeteve elektrike, ku fituesi është shpallur në shkelje të dukshme të parimeve të konkurrencës së lirë, me një diferencë qesharake nga fondi limit.

Detajet e Procedurës:
Autoriteti Kontraktues: Bashkia Shkodër (Kryetar: Benet Beci)
Objekti i tenderit: Blerje automjetesh elektrike
Fondi limit: 11,000,000 Lekë të reja pa TVSH

Skema e fituesit dhe oferta më e ulët e skajuar
Në këtë garë, ku fondi limit ishte caktuar në vlerën 11,000,000 Lekë të reja, kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë:

ARTEO 2018 (NIPT: L82523203F), me një ofertë ekonomike prej 10,600,000 Lekë.
ALBANIA MOTOR COMPANY (NIPT: K41829010I), me një ofertë ekonomike prej 10,680,000 Lekë.

Pavarësisht se kompania ARTEO 2018 paraqiti ofertën më të ulët ekonomike duke i kursyer buxhetit vendor, Bashkia Shkodër e drejtuar nga Benet Beci ka zgjedhur të shpallë fitues operatorin e dytë, ALBANIA MOTOR COMPANY, me vlerën 10,680,000 Lekë. Një diferencë minimale prej vetëm 0.7% nga fondi limit, duke ngritur pikëpyetje se përse është eliminuar oferta më ekonomike.

Lidhjet e kompanisë fituese dhe hije dyshimi mbi pronësinë
Nga verifikimi i të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania fituese ALBANIA MOTOR COMPANY ka si administratorë Adrian Dulaku dhe Christos Liasi. Struktura e pronësisë së saj ndahet mes shoqërisë INER sh.p.k. (50%) dhe Grand Dalewest Limited (50%).

Nga ana tjetër, shoqëria INER sh.p.k. kontrollohet nga familja e njohur e bizneseve Dulaku (Artan Dulaku, Adrian Dulaku dhe Genci Dulaku), duke e lidhur këtë tender me emra që përfitojnë rregullisht fonde publike.

Fakti që një tender me vlera miliona lekë të taksapaguesve shkodranë jepet duke shmangur ofertën më të lirë dhe duke kapur 97% të fondit limit, përbën një tregues klasik të procedurave të paracaktuara, të cilat kërkojnë një reagim urgjent nga organet e kontrollit financiar dhe drejtësia.

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe familjet në Fier. Tre shqiptarë kanë humbur jetën në...
17/09/2026

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe familjet në Fier. Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës, ndërsa dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin Poseidonos, në kryqëzimin me rrugën Kalypsous, në drejtim të Athinës. Një automjet me pesë persona brenda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli.

Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti u shkatërrua pothuajse plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, ndërsa tetë efektivë me tre automjete dhe pajisje speciale u angazhuan për nxjerrjen e personave të bllokuar në rrënojat e makinës.

Tre prej pesë personave nuk mundën t’u mbijetonin plagëve. Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet greke, viktimat janë një 23-vjeçar, një 26-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk ishte bërë ende publik në momentet e para të raportimit.

Dy të mbijetuarit, të dy 18-vjeçarë, u dërguan në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është i intubuar, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime të shumta dhe po mbahet nën kujdes mjekësor.

Ndërkohë, policia rrugore greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për përfshirjen e një automjeti tjetër.

Sipas FieriWeb, tre viktimat janë të rinj nga Fieri. Lajmi ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjeve të tyre, ndërsa dy 18-vjeçarët vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor pas përplasjes tragjike.

Linkun i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-lukasit-3-javeshVetëm 3 javësh, Lukasi po lufton për ...
17/09/2026

Linkun i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-lukasit-3-javesh

Vetëm 3 javësh, Lukasi po lufton për jetën në një inkubator, ndërsa familja e tij nga Shkodra shpreson që ai të mund ta marrë trajtimin që i nevojitet jashtë vendit.

Apeli për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania dhe lidhet me një fushatë në GoFundMe të hapur nga Fondacioni Firdeus për të ndihmuar familjen Vladaj në përballimin e kostove të trajtimit të foshnjës.

Sipas apelit, Lukasi ka lindur me një problem të rëndë në mushkëri dhe menjëherë pas lindjes është transportuar drejt Tiranës, ku është intubuar dhe vijon të qëndrojë nën kujdesin mjekësor. Për shkak të gjendjes së tij, prindërit nuk kanë mundur ta përqafojnë apo ta mbajnë në krahë siç kishin ëndërruar.

Familja kishte përgatitur gjithçka për ardhjen e tij në jetë. Vëllezërit e prisnin me padurim, i përkëdhelnin barkun nënës dhe numëronin ditët deri në momentin kur do të takonin vëllain e vogël. Por lindja e Lukasit solli menjëherë një realitet krejt tjetër, me prindërit që sot qëndrojnë pranë spitalit dhe presin çdo lajm për gjendjen e tij.

Sipas familjes, shpresa për shërimin e Lukasit lidhet me mundësinë e trajtimit jashtë vendit, por kostot janë të papërballueshme për ta. Për këtë arsye, ata u drejtohen shqiptarëve për ndihmë, duke kërkuar që secili të kontribuojë sipas mundësive.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë familjen Vladaj në përpjekjen për t’i dhënë Lukasit mundësinë të marrë trajtimin që i nevojitet dhe të kthehet një ditë në shtëpi, aty ku vëllezërit e tij e presin.

17/09/2026

Një manovër e rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, për pak sa nuk është kthyer në një aksident me pasoja të rënda.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania janë dërguar nga një qytetar, i cili kërkon të sensibilizojë drejtuesit e mjeteve për rrezikun që mund të sjellin shpejtësia dhe parakalimet e gabuara në rrugë.

Në video, të regjistruar nga kamera e një automjeti, shihet një makinë që lëviz me shpejtësi dhe tenton të kalojë në hapësirën mes një automjeti tjetër dhe një betoniereje. Pas manovrës, drejtuesi humb kontrollin e mjetit, i cili përplaset me barrierën anësore të autostradës.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, drejtuesi ishte një i ri rreth 20-vjeç. Fatmirësisht, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Një moment i tillë mjafton për të treguar se sa e vogël mund të jetë distanca mes një manovre të rrezikshme dhe një tragjedie. Në autostradë, një parakalim i gabuar apo një shpejtësi e papërshtatshme nuk rrezikon vetëm personin që ndodhet pas timonit, por edhe çdo drejtues tjetër që gjendet në të njëjtën rrugë.

Aksidenti duhet të shërbejë si një mësim për të riun që ndodhej në timon dhe për çdo drejtues tjetër që e konsideron autostradën si vend për manovra të tilla. Disa sekonda nxitim mund të kushtojnë shumë më tepër sesa disa minuta të fituara në rrugë.

Address

Tallinn

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when JOQ Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to JOQ Albania:

Share